Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 10:48
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dobitë e mbulesës


"O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtareve le të vënë shamitë (mbuloje) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (El Ahzab, 59)
 
 

Allahu subhanehu ue teala i ka urdhëruar gratë e besimtarëve që të mbulohen me një petk i cili mbulon tërë trupin dhe bukuritë e saj para burrave të huaj, duke e llogaritur një gjë të tillë adhurim; shpërblehet nëse e vepron dhe ndëshkohet nëse nuk e vepron (nuk mbulohet). Prandaj zbulimi ka qenë nga gjërat e ndaluara (haram), e cila shpie drejt mëkateve të mëdha, si përzierja me burra dhe sprovimi i të tjerëve.
 
 

Gratë e besimtarëve duhet t'i përgjigjen ajetit dhe të ecin sipas asaj që i ka urdhëruar Allahu subhanehu ue tela, duke u mbuluar me mbulesë islame dhe duke qenë të ndershme, për t'iu nënshtruar Allahut subhanehu ue teala dhe të Dërguarit të Tij. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: "Si mos t'i nënshtrohet muslimania urdhrit për mbulesë, ku në të ka urti dhe fshehtësi madhështore, dobi, qëllime dhe përfitime të mëdha."

 
1. Mbrojtja e nderit: Mbulesa është mbrojtje islame për ruajtjen e nderit, pengesë e shkaqeve të fitneve (sprovave) dhe të devijimeve.

2. Pastrimi i zemrave: Mbulesa i fton besimtaret dhe besimtarët për pastrimin e zemrave, për t'i pajisur ata me devotshmëri dhe për t'i madhëruar ndalesat e Allahut. Thotë Allahu subhanehu ue teala. "Kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." (El-Ahzab, 53)

3. Morali i lartë: Mbulesa ofron mundësinë për moralin e lartë: nder, turp, xhelozi, largim nga fyerja dhe zbulimi. Të gjitha këto hyjnë në etikën e lartë që duhet të posedojë çdo besimtare.

4. Shenjë e ndershmërisë: Mbulesa është shenjë e sheriatit për të ndershmet, aludon për ndershmërinë e tyre dhe për largimin e tyre nga çdo e keqe dhe dyshim. Pamja e jashtme është argument për të brendshmen. Me të vërtetë që nderi është kurora e gruas. Çdo shtëpie që ka nder i është shtuar lumturia.

5. Ndërprerës i shpresave dhe i mendimeve të djallit të mallkuar: Mbulesa është masë parandaluese nga çdo e keqe dhe amoralitet, ndërpret shpresat e të këqijve dhe shikimet e tradhtarëve.

6. Mbulesa ndalon shfaqjen e bukurive, lakuriqësinë dhe përzierjen me burra të huaj në ambientet islame.

7. Mbulesa është mburojë kundër amoralitetit dhe dukurive të ndyra.

8. Ruajtje e xhelozisë: Xhelozia ndalon shfaqjen e bukurive dhe lakuriqësinë.

9. Mbulim i vendeve të turpshme: Mbulesa i mbulon ato dhe kjo është shenjë e devotshmërisë.
 
pergaditi:Rashit Zulfiu


Lexuar: 639 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-May-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |