Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 09:02
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Festimi i ditëlindjes


Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në Islam nuk ka festë tjetër përveç festave të dy bajrameve, Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami, dhe çdo festë përveç këtyre dy festave nuk është festë e muslimanëve dhe është një bidat (risi), i cili nuk ka asnjë bazë në Islam dhe në shumë raste është përngjasim me jobesimtarët. Dihet fare mirë se Islami na i ka ndaluar këto dy gjëra: shpikjen e risive në fe dhe përngjasimin me jobesimtarët. Prej festave të shpikura është edhe festa e ditëlindjeve, e cila është përngjasim me jobesimtarët.

Munir Muhamed El Gadban ka thënë: "Festimi i ditëlindjes është i lidhur ngushtë me traditat e të krishterëve. Njerëzit festojnë ditëlindjet e tyre duke ndezur aq qirinj sa vite kanë mbushur (p.sh nëse mbush 12 vjeç, ndez 12 qirinj) dhe nuk ka dyshim se festimi i kësaj dite është përngjasim me të krishterët dhe çifutët, të cilët e kanë shpikur këtë festë." (Ilejki Ejetuhel Fetatul Muslime f.133)

"Islami na e ka ndaluar si meshkujve ashtu edhe femrave që t'u përngjajmë jobesimtarëve qoftë në adhurim apo në festat e tyre, qoftë në veshjet e veçanta të tyre dhe nuk ka dyshim se ky rregull është një rregull i madhërishëm në Islam. Por shumë muslimanë (me shumë keqardhje) janë duke e festuar ditëlindjen për shkak të injorancës së tyre ndaj Islamit e disa prej tyre janë duke pasuar traditat e jobesimtarëve. Pasimi i këtyre traditave ka qenë shkak i nënçmimit të muslimanëve, i dobësimit të tyre dhe i pushtimit të vendeve të tyre. Allahu xh.sh. thotë: "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë veten e tyre." (Er-Rad 11)

Duhet ditur se argumentet e këtij rregulli (mosngjasimi i muslimanëve me jobesimtarët) janë të shumtë në Kuran dhe Sunet. Allahu xh.sh. ka thënë: "Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë." (El Xhathijeh 18)

Transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nuk është prej nesh ai i cili vepron traditat e jobesimtarëve." Taberaniu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, shih Sahih El Xhami 2/102.
(Ediletu Tahrim Halkil-lihje: Muhamed Ismail f.27)
 
Përktheu: Eroll Nesimi


Lexuar: 1139 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 18-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |