Sot është - E Enjëte | Data: 21-Shtator-2017 | Ora: 23:55
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gjendja e gruas para Islamit


Para ardhjes së Islamit gruaja tek arabët nuk kishte të drejtë trashëgimie. Sipas tyre, nuk bënte t'i trashëgonte askush përveç atyre që merrnin pjesë në luftë dhe mbronin njerëzit. Gruaja nuk ka pasur asnjë të drejtë te burri i saj; ai e ka shkurorëzuar atë sa herë ka dashur dhe numri i bashkëshorteve që ai mund të kishte nuk ishte i caktuar. Nëse burri vdiste dhe linte pas vetes grua dhe fëmijë që nuk i kishte me të, atëherë djali i madh gëzonte të drejtën kryesore ndaj gruas së babait (e merrte atë për grua) duke e konsideruar atë trashëgimi të ngjashme me pasurinë e trashëguar nga babai i tij.
 
 
 
Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi, i cili ka thënë: "Para ardhjes së Islamit, kur ndokujt i vdiste babai apo gjyshi, ai trashëgonte gruan e tij, nëse ka dashur e ka përvetësuar ose e ka ndaluar martesën e saj derisa e ka shpërblyer me vlerën e kurorëzimit të saj ose e ka penguar që të martohet derisa ka vdekur dhe e ka përvetësuar pasurinë e saj.
 
 

Periudha e pritjes së gruas për martesë pas vdekjes së burrit të saj ishte një vit i plotë. Gruaja pikëllohej për burrin e saj me mërzinë më të keqe që mund të paramendohej, vishte rrobat më të këqija, banonte në dhomën më të keqe, linte zbukurimin, parfumimin dhe pastrimin e trupit. Nuk lahej, nuk i priste thonjtë, nuk i rregullonte flokët dhe nuk shfaqej në mesin e shoqërisë. Kur kalonte viti, ajo dilte para njerëzve me pamjen e saj më të shëmtuar dhe me erë të keqe. Arabët para Islamit e urrenin zinanë me robëreshat e tyre, por merrnin fitimin prej tyre.
 
 
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Kurorëzimi para Islamit ishte katër llojesh. Lloji i parë është i ngjashëm me kurorëzimin e sotëm; ia ka kërkuar vajzën babait apo përgjegjësit të vajzës, ia ka dhënë dhuratën e kurorëzimit, pastaj është martuar me të.

 
Lloji i dytë është kur gruaja pastrohej nga menstruacionet dhe burri i saj i thoshte: -Të dërgoj ty tek filani (ia përmendte emrin), që të mbetesh shtatzënë me të. Burri i saj nuk flinte me të dhe as e prekte, përderisa të dihej se ajo kishte mbetur shtatzënë me atë burrë. Kur vërehej se gruaja e tij ishte shtatzënë, dashuria e tij ndaj saj rritej edhe më shumë. E tërë kjo ishte për shkak se ai dëshironte një fëmijë nga ai person.
 
 

Lloji i tretë është kur mblidheshin një grup burrash dhe që të gjithë kishin kontakt me një grua. Nëse ajo mbeste shtatzënë dhe lindte një fëmijë, disa ditë pas lindjes i thërriste të gjithë ata që kishin pasur kontakt me të dhe të gjithë e kishin obligim të shkonin e të paraqiteshin tek ajo. Pasi mblidheshin, u thoshte: -Ju e dini atë që keni bërë dhe unë kam lindur. Ai është djali yt filan,- duke ia përmendur emrin. -Emërtoje si të duash. Dhe kështu i jepej fëmija e burri nuk kishte të drejtë ta refuzonte fëmijën.
 
 
Lloji i katërt ishte kur mblidheshin një numër i madh njerëzish dhe shkonin (te shtëpia e një gruaje). Ato ishin prostituta të cilat vendosnin flamuj identifikues mbi dyert e tyre, që të dalloheshin. Ai që dëshironte, shkonte tek ajo e kur mbetej shtatzënë dhe lindte ndonjëra prej tyre, tuboheshin, mblidheshin tek ajo, radhiteshin para saj ata që i përngjanin sado pak fëmijës, pastaj fëmija i saj i bashkëngjitej atij që donin (ato) dhe prej këtu ai ishte babai i fëmijës pa të drejtë refuzimi."
 
 

Imam Buhariu në Sahihun e tij thotë: "Kur erdhi Muhamedi alejhi selam, Islami i shkatërroi të gjitha llojet e martesave përveç martesave që bëjnë sot."
Udhëheqësi i muslimanëve, Omer b. el Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Kur ishim para Islamit, gratë nuk kishin te ne asnjë vlerë, ndërsa kur erdhi Islami, Allahu i përmendi ato në Kuran dhe na tregoi për obligimet që kemi ndaj tyre." Transmeton Imam Buhariu.
 
 
Përktheu: Musli Zymberi
18.4.2008


Lexuar: 363 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-Maj-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |