Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 11:44
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Hixhamja


Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike.
 

Është e preferuar përdorimi i mjeteve bashkëkohore për kryerjen e hixhames sikurse është e nevojshme që çdo pacient të ketë mjetet e veta për të parandaluar ngjitjen e sëmundjeve gjatë përdorimit të mjeteve. Duhen përdorur gjithashtu edhe mjetet e dizinfektimit të plagëve dhe sterilizimi i mjeteve para përdorimit.
 

Disa hadithe për vlerën e hixhames.
 

1. Nga Enesi radi Allahu anhu transmetohet se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kush dëshiron të bëjë hixhame le të kërkojë ditën e 17 ose 19 ose 21. Te mos e lejë njeriu t'i ndizet gjaku se po u ndez e vret njeriun". Transmeton Ibn Maxheh dhe e saktësoi Albani nr 2808.
 

2. Transmeton gjithashtu Enesi radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kur dikujt prej jush i ndizet gjaku le të bëjë hixhame sepse gjaku kur ndizet e vret njeriun".
 

Ndezja e gjakut mund të jetë në disa raste si psh rasti i tensionit të lartë. Shih librin Zinxhiri i Haditheve të sakta të Shejh Albanit 6/562.
 

3. Transmetohet nga Xhabiri radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Hixhamja është shërim". Mut-tefekun Alejhi.
 

4. Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : "Hixhamja me barkun bosh është më e mirë. Ajo e shton mendjen dhe shton kujtesën". Transmeton ibn Maxheh, hadithin e saktësoi Albani nr 2810.
 
 

Llojet e hixhames.

1. Për mbrojtje
Ajo kryhet në kohët e përcaktuara dmth më : 17 ose 19 ose 21 të çdo muaji hënor. Ditët e javës në të cilat bëhet hixhamja janë : E hëna, e marta dhe e enjtja.
 

Vini re: Nëse përplaset data e përcaktuar me ditën e preferuar i jepet përparësi datës. Është e pëlqyeshme që të bëhet me barkun bosh dmth që të jesh disa orë pa ngrënë para hixhames e nuk dmth që ajo të kryeht vetëm në mëngjes sepse është transmetuar nga sahabet se ata e bënin hixhamen netët e Ramazanit.
 

2. Për raste të domosdoshme.
Nuk ka asnjë lloj kushti por kryhet në çdo gjendje dhe kohë siç e bëri profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem kur ra nga kali dhe i doli kyçi I këmbës nga vendi. (Shih librin e Ibn Maxhes nr 2823).
 

Vendet ku kryhet hixhamja :
1. Tek e buta e kokës (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël).

2. Maja e kokës, aty ku bashkohet kocka e parme me kockën e mbrapme të kokës.
 
3. Në dy anët e qafës.

4. Ndërmejt shpatullave.

5. Në kurrizin e këmbëve.

6. Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend)
 
7. Në fundin e kokës aty ku ndodhet një kockë pak e dalë. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibnul Kajimi në librin Zad El Mead ka thënë : Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë. Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trutit kur kryhet (në këtë vend) jo në raste të domosdoshme se rasti i ndezjes së gjakut. Por kur kryeht në raste të domosdoshme ajo është e dobishme).
 
 
 
Vini re: këto vende janë si për burrat ashtu edhe për gratë.
 

Dobitë e Hixhames
Ajo I shëron të gjitha sëmundjet sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka treguar këtë dhe ka thënë se ajo është shërim siç e treguam më sipër. Ajo mund të kryhet për burrat gratë edhe fëmijët.
 

Ndalesat e hixhames.
Nuk ka asnjë ndalesë për përdorimin e hixhames sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka treguar se ajo është shërim. Për këtë arsye ajo mund të kryhet për të gjitha moshat edhe për gratë shtatëzanë ose ato gjë japin gji fëmjëve ose grave me menstruacione ose lehoni ose atyre që nuk kanë menstruacione e lehoni.
 

Hixhamja për agjëruesin.
Lejohet kryerja e hixhames për agjëruesin sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : ka bërë hixhame kur ishte me ihram dhe ishte agjërueshëm" E transmeton këtë hadith Tirmidhiu nga Ibn Ab-basi. Hadithin e ka saktësuar Albani nr 622.
 
 
 
Ide të gabuara për hixhamen.

1. Nuk ka hadith të saktë që regon se gjaku duhet groposur.
 
2. Nuk ka hadith të saktë që flet për larjen pas hixhames.

3. Nuk ka hadith të saktë që tregon se hixhamja duhet bërë një herë në vit ose në pranverë ose ditën ose natën.

4. Nuk ka hadith të saktë në lidhje me nxjerrjen e gjakut prej damarëve veprimi I cili quhet "fasd".

5. Hixhamja me barkun bosh nuk dmth që të bëhet vetëm në mëngjes.

6. Hixhamja e mbaron proçesin e vet kur ndalon gjaku.
 
7. Gjaku që del prej hixhames nuk ëhstë gjak I keq.
 
8. Nuk ka hadithe të sakta që tregojnë për kupat e thata. (dmth pa prerje). Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka treguar se shërimi është tek prerja e hixhames.
 
9. Nuk ka argumente të sakta që tregojnë se mardhëniet seksuale pas hixhames janë të dëmshme.

10. Nuk ka argumente që vërtetojnë se pirja e qumështit ose nënprodukteve të tij janë të dëmshme pas hixhames.

11. Nuk është e saktë se hixhamja në kohëne shtatëzanisë është e dëmshme.

12. Nuk është e saktë se dalja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë mjaftojnë për gruan dhe nuk ka nevojë për hixhame.

13. Të gjitha vendet që treguam për hixhamen mund të kryehen tek pacienti njëherësh në të njëjtën ditë.

14. Mund të kryhet hixhamja në vende të tjera veç këtyre që u treguan në bazë të nevojës.

Përgatiti: Abdurrahim balla


Lexuar: 2197 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |