Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 22:44
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kur duhen ngritur duart në dua (lutje


Falënderimi i takon Allahut xh.sh.. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, duhet ditur se duaja është ibadet (adhurim), siç ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Duaja është ibadet". Çdo ibadet duhet bërë duke u bazuar në argumente dhe nuk lejohet të bëhet ndonjë lloj ibadeti pa argument.
Duart duhen ngritur bashkë gjatë duasë (lutjes), përveç nëse duaja bëhet brenda ndonjë ibadeti tjetër. Në këtë rast ngritja e duarve konsiderohet si vepër e tepërt në atë ibadet, p.sh. namazi, hytbeja, tavafi, etj..
 

Në namaz ka dua (lutje), siç është duaja në sexhde, në uljen e fundit etj., dhe nuk lejohet që në këto raste të ngrihen duart. Ai i cili vepron kështu ka bërë një bidat, sepse i ka ngritur duart brenda një ibadeti tjetër. Gjithashtu edhe ngritja e duarve në minber apo gjatë tavafit etj..
 

Por nëse ka argument se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka ngritur duart në ndonjë rast, atëherë lejohet, si për shembull ngritja e duarve gjatë duasë së kunutit. Në këtë rast duhen ngritur duart, edhe pse është brenda një ibadeti tjetër, sepse ka argument se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka ngritur duart.
 

E, nëse duaja bëhet jashtë ndonjë ibadeti tjetër, atëherë në këtë rast lejohet të ngrihen duart. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Me të vërtetë Allahu xh.sh. turpërohet prej robit të Tij që, kur t’i ngrejë duart drejt Allahut xh.sh., t’ia kthejë atij të zbrazëta."


Sa'd el Humejd
Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi


Lexuar: 991 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |