-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Martë | Data: 17-Janarë-2017 | Ora: 07:44
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushtet për prezantimin e femrës në xhami


Nuk i takon femrës dhe as nuk i lejohet burrit apo mbikëqyrësit të saj, t'i lejojë asaj që të shkojë në xhami përveç se duke zbatuar kushtet që i kanë përmendur dijetarët. Për disa nga këto kushte dëshmon tekstet nga Kur'ani apo Hadithi, e disa të tjera janë në lidhshmëri me argumentet, ngase përputhen në shkakun e njëjtë që e posedojnë (1).
 
 
 
Këto kushte janë:
 

1. Që mos të jetë e parfumuar ashtu siç është transmetuar nga Zejnebe eth-Thekafijeh e cila ka thënë: Na tha neve Resulullahu, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: "E nëse ndokush nga ato (femrat) shkon në xhami, mos t'i afrohet parfumit"(2), çka kuptojmë se nëse femra dëshiron të prezantojë në xhami, atëherë mos të parfumohet për arsye se parfumi është nga shkaqet e joshjes dhe nxitë epshet e meshkujve. I bashkëngjitet kësaj edhe zbukurimi, si p.sh.: rrobat që nxisin mendjemadhësi, shfaqja e stolive (arit, etj.), tingujt e hallhalleve në këmbë (3) si dhe gjëra të ngjashme me to. Andaj, femra gjatë shkuarjes në xhami, patjetër duhet të jetë në shkallën më të lartë të mbulimit dhe largimit nga çdo gjë që është shkak për tërheqjen e vëmendjes tek meshkujt.
 
 
 

2. Që ta ulë shikimin ashtu siç e ka urdhëruar Zoti i saj, e të mos shikojë tek meshkujt e huaj. Allahu i Lartësuar thotë: "E thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre (prej haramit).."(4) Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Do të thotë: Ajo çfarë ju është ndaluar atyre (femrave) nga shikimet tek burrat e huaj.” E për këtë shumica e dijetarëve kanë anuar nga mendimi se nuk i lejohet femrës që të shikojë tek meshkujt e huaj qoftë kjo me epsh apo pa epsh.(5)
Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Mendim i saktë që me të pajtohen dijetarët në përgjithësi, nga të cilët edhe shumica e sahabëve është se i ndalohet femrës shikimi i mashkullit të huaj, ashtu siç i ndalohet atij shikimi i saj.(6) Nuk ka dyshim se joshja është e barabartë. Pra, nëse të shikuarit e mashkullit tek femra shkakton joshjen, gjithashtu edhe shikimi saj tek ai shkakton joshjen.
 
 
 

3. Mos të ketë diç të rrezikshme në rrugën që të shpie në xhami. Pra, nëse rruga nuk është e sigurt edhe ka frikë për të nga keqbërësit, atëherë ndalohet të shkuarit e saj, për shkak se kjo mund të çojë deri te fitneja dhe të bëhet e mundshme ndodhja e gjërave të ndaluara (fesadit).
 
 
 
4. Që të jetë e mbuluar me mbulesë islame duke e mbuluar tërë trupin (7), (8).
 
 
 
 
5. Që të mos përzihet me meshkuj në rrugë e as në xhami. Mos të dalë në safat e meshkujve e as në vendet e tyre, por të falet pas e larg tyre. Për këtë është transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me te, që ka thënë: Resulullahu, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Safat më të mirë për meshkuj janë ata të parët, e më të këqijtë të fundit, ndërsa safat më të mirë për femra janë të fundit e më të këqijtë për to janë të parët"(9).
 
 
 
6. Mos ta ngritë zërin në namaz, as gjatë leximit, as në thënien Amin dhe as të ndërhyjë kur imami gabon, por asaj i mjafton të rrahurit e shuplakave, sepse Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "(Kur imami gabon, mënyra për ta përmirësuar është) thënia Subhanallah për meshkujt, kurse rrahja e shuplakave për femrat".(10)
 
 
 
7. Që të largohet (nga xhamia) para meshkujve për të mos u përzier në rrugë meshkujt me to apo në dyert e xhamive. Është transmetuar nga Ummu Seleme, radijallahu anha, që ka thënë: "Vërtet, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur ka dhënë selam ka qëndruar pak në vendin e tij (dhe nuk është kthyer me fytyrë nga xhemati)". Ibn Shihabi thotë: ‘Kuptojmë - e Allahu e di – që të dalin e të largohen femrat (nga xhamia) që mos t'i takojnë meshkujt ato.’(11)
Hafidh Ibn Haxheri thotë: "E nga hadithi përfitohet: Që imami të ketë në konsideratë gjendjen e atyre që falen pas tij; të larguarit nga çdo gjë që ka mundësi të shpie në mëkate; largimi nga vendet e akuzimit; urrejtja e përzierjes së meshkujve me femrat në rrugë e mos të diskutohet në vende të mbyllura....dhe se femrat kanë prezantuar në xhami.(12)
 
 
 
 
Fjala përmbledhëse mbi këtë çështje:
Femra është e obliguar të mbulohet dhe të largohet nga çdo gjë që nxitë meshkujt (drejt shthurjes) gjatë daljes së saj nga shtëpia qoftë edhe duke shku në xhami.
 
 

Femra muslimane duhet të ndalet në kufijtë që i ka caktuar Allahu dhe të jetë e bindur se Ai që e obligoi me namaz e ia lejoi që të shkojë në xhami, po Ai është që e obligoi me hixhab (mbulesë), modesti-moral, ndershmëri dhe me turp. E si t'i nënshtrohet Allahut në të parën e të bëjë mëkat në të dytën? Si të jetë e shpërblyer me praktikimin e veprës që e ka ndaluar Ligjvënësi (Allahu)? Si ta kryej të lejuarën kur rruga e realizimit të saj është e ndaluar? Vërtet, nuk është larg që namazi i saj të jetë i mangët, për arsye se mëkati nëse nuk asgjëson veprat, ai i pakëson ato në shpërblime.
 
 
 
Për femrën është obligim që të largohet nga shtyrja dhe fërkimi me meshkuj në hyrje, e në veçanti gjatë daljes nga xhamia. Pra, ajo ose duhet të presë derisa të kalojnë një grumbull njerëzish, ose le të shpejtojë të largohet pas selamit të imamit para se të fillojnë të dalin meshkujt. Andaj, është e pëlqyeshme për meshkujt që të qëndrojnë për një kohë derisa ata e vërejnë se femrat janë larguar, mirëpo shumë prej tyre nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj për fat të keq.
 
 

Më parësore është veçimi i hyrjeve për femra madje është më e kërkuar duke i pasuar kështu gjeneratat e para të këtij ummeti, ngase në këtë ka dobi të madhe (13).
 
 

----------------------------------------------
1 Shiko Edvaul bejan 6/236 2. E transmeton Muslimi, 443

3. Këtu hyn edhe zëri i takeve (sh.p.)

4. Nurë: 31

5. Tefsiri i Ibn Kethirit 6/46
6. Sherh en-Nevevij ala Muslim 10/353

7. Mbulimi i tërë trupit sipas sheriatit nënkupton që mbulesa duhet të jetë e gjerë dhe jo që vizaton e shfaq trupin prej ngushtësisë dhe prej tejdukshmërisë së saj, e sidomos vendet që nxisin me të madhe epshin. Kjo mbulesë e shëmtuar që ka nevojë për mbulesë është përhapur me të madhe në mesin e femrave muslimane duke u mashtruar nga fetvatë e atyre që janë larguar paksa nga rruga e të parëve tanë të devotshëm, sahabëve dhe atyre që i pasuan këta drejtë nga Imamët e katër medh'hebeve si dhe dijetarëve të tjerë që pati ky ummet në gjirin e vet. (sh.p)

8. Në lidhje me mbulimin e fytyrës dhe duarve dijetarët kanë rënë në mospajtim. Disa thonë se është obligim mbulimi i tyre e disa e lejojnë zbulimin e tyre dhe ky është mendimi i saktë. Pra, i lejohet femrës që të zbulojë fytyrën, duart dhe jo pjesët e tjera. Për më gjerësisht në lidhje me mbulesën e femrës sipas sheriatit lexoni librin "Mbulesa” nga Imam Albani, rahimehullah. (sh.p)

9. Transmeton Muslimi 440

10. Transmeton Buhariu 1145 dhe Muslimi 422
11. Transmeton Buhariu 802

12. Fet'hul Bari 2/336

13. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjatë kalifatit të tij kishte urdhëruar për hapjen e një hyrjeje të veçantë për femrat. (sh.p)

Marrë nga libri "Ahkamu Huduril Mesaxhid”


Lexuar: 557 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |