Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 15:14
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mbajtja e Xhenazes dhe percjellja e saj


Barjta dhe percjellja e xheazes eshte detyre,sepse eshte nje e drejte e muslimanit te vdekur qe duhet ta kryejne muslimanet e gjalle.Per kete do te permend vetem dy hadithe:


a)"Muslimani ka per detyre ndaj vellait te tij musliman pese gjera: 1)Kthimin e selamit, 2)viziten kur eshte i semure, 3)percjellejen e xhenazes, 4)t’i pergjigjet fteses, 5t’i thote"Jerhamuk-Allah!"(Te Meshirofte Allahu!)atij qe teshtin(88)

b)"Vizitoni te semurin,percillni xhenazet qe t’ua kujtojne Ahiretin."(89)
 
Percjellja e xhenazes nenkupton dy forma:


1)Percjellja e xhenazes nga familja,derisa t’i falet namazi;

2)Percjellja e xhenazes nga familja,deri ne fund te varrimit.


Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)i ka praktikuar te dyja format.Ebu Said el Hudriu(Radij Allahu anhu)tregon:
 

"Ne fillim,pas ardhjes se Profetit(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)ne Medine,kur ndonjeri ishte duke dhene shpirt,ne lajmronim Profetin dhe ai vinte e kerkonte falje per te,derisa jepte shpirt.Pastaj Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem) largohej me shoket e tij.Ndoshta,koha qe qendronte (Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)me xhenazen ishte e gjate.
 
 

Patem merak se mos Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)e kishte te veshtire te qendronte kaq gjate.Keshtu qe i tham njeri-tjetrit qe te mos lajmeronim Profetin para se njerzit(e semure per vdekje)te jepnin shpirt,por vetem pasi te vdisnin,me qellim qe (Profeti)te mos e kishte veshtire dhe te mos qendronte gjate.Dhe keshtu vepruam:e lamronim Profetin pasi njeriu vdiste,ai vinte e i falte xhenazen,pastaj,ose shkonte,ose qendronte derisa te varrosej i vdekuri.Keshtu vepruam per nje kohe.
 

Pastaj i thame njeri-tjetrit qe Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)te mos vinte me (as ne shtepine e te vdekurit),dhe ne t’i bartim xhenazet deri te shtepia e tij(Profetit),qe ai t’ua falte atje namazin,sepse keshtu do te ishte me e lehte per te,dhe ashtu vepruam."(90)


Nuk ka dyshim se forma e dyte eshte me e mire dhe me me shume shperblim se e para,sepse Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)thote:"Kush e shoqeron xhenazen nga shtepia e saj[Sipas nje varianti tjeter:"Kush e percjell xhenazen e muslimanit…],derisa t’i falet namazi(i xhenazes),me besim(te shperblimi i Allahut)dhe me qellimin e paster per hir te Allahut,duke kerkuar vetem shperblimin e Tij,ka si shperblim nje kirat,dhe kush e shoqeron derisa te varoset[Sipas nje varianti tjeter:"…deri ne fund te varrimit"]ka si shperblim dy karate."
 

Te pranishmit e Pyeten:"O i Derguari i Allahut,sa jane dy karate?"Ai tha:"Sa dy male te medha[Sipas nje varianti tjeter:"Cdo karat eshte sa uhudi(mal ne Medine)"]."


Ky shperblim kaq i madh per shoqerimin e xhenazeve eshte vetem per burrat,e jo per grate,sepse(Profeti Sal Allahu alejhi ue sel-lem)i ka ndaluar femrat qe te percjellin xhenazet.Megjithate,ky ndalim nuk eshte i forte.Ummu Atija(Radi Allahu anhu)ka thene:
 

"Ne na ndalonin nga percjellja e xhenazeve."[Sipas nje varianti tjeter:”Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)na ndaloi te shoqeronim xhenazet,por ndalimi nuk ishte i prere]."(91)


Nuk lejohet qe percjellja e xhenazeve te shoqerohet me diqka qe kundershtron sheriatin.Sipas Islamit,dy gjera jane te ndaluara ne shoqerimin e xhenazes:
 

1)Ngritja e zerit me vajtim.
2)Percjellja e xhenazes me zjarr apo temjan qe digjet per te leshuar ere te mire.

Keto dy veprime jane ndaluar nga Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem):"Xhenazja nuk ndiqet as me e as me zjarr."(92)


Ne ngritjen e zerit si ndalese futet edhe permendja e Allahut me ze te larte para xhenazes,sepse eshte nje rit bidat.Kajs Ibn Ubadi thote:”Shoket e Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)e urrenin ngritjen e zerit ne xhenaze.”Ngritja e zerit gjithashtu,eshte perngjasim me te krishteret.ata i ngrene zerat kur lexojne fragmete nga Ungjilli apo me shprehje te tjera,duke e zgjatur zerin me melodi e trishtim.
 

Me e shemtuar se kjo eshte percjellja e xhenazes me banda muzikore ne shenje hidhrimi,sic behet ne disa vende islame,duke imituar jomuslimanet.Allahu eshte Ai qe na ndihmon!Imam Neveviu(Allahu e meshirofte)ne librin”El Edhkar”thote:”Duke te dihet se forma e sakte dhe e rregullt,sipas se ciles vepronin selefet(Allahu qofte i kenaqur me ta!)gjate percjelljes se xhenazes,eshte heshtja,prandaj zerin nuk duhet ngritur as me lexim Kurani,as me permendje te Zotit dhe me asgje tjeter.
 
 
 
Qellimi i kesaj menyre shoqerimi eshte i qarte,sepse keshtu mendja eshte me e qete dhe mendimi eshte me i perqendruar ne gjerat qe kane te bejne me xhenazen.Kjo kerkohet prej cdo shoqerusi ne keto raste,dhe kjo eshte e verteta,prandja mos u mashtroni nga shumica qe kundershtron.Ebu Ali Fudejli ka thene:
 

"Ndiq fort rrugen e udhezimit dhe mos u lendo nga numri i paket i atyre qe ecin ne kete rruge:Ruaju nga rruget e humbjes dhe devijimit dhe mos u mashtro nga shumica e te shkatrruarve dhe e te humburve.”(93)
 

Neveviu vazhdon:”Me senedin tim kam percjelle thenien e Kjs Ibn Ubadit(qe sa u permend),e cila eshte nje deshmi per kete qe tahse.Ndersa kendimi (i Kuranit)gjate xhenazes,qe behet nga injorantet ne Damask e vende te tjera,duke sterzgjatur zerin dhe duke deformuar kuptimin e vertete te fjaleve,sipas te gjithe dijetareve pa perjashtim,eshte haram.
 
 
 
Ne librin”Adabul kiraeti”kam sqaruar me tej shemtine e ketij leximi,ndalimin e rrepte te tij dhe mekatin e madh qe merr ai qe ka mundesi t’i ndaloje keto apo t’i keshilloje,dhe nuk vepron.”
 

Kur percillet xhenazja,eshte vaxhib qe te shpejtohen hapat.Ecja duhet te jete e shpejte,por jo deri ne vaprim te lehte.
 

Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)thote:”Shpejtoni me xhenazen,sepse,nese ajo eshte e mire,ju e afroni dhe e coni drejt hajrit per te,dhe nese xhenazja eshte ndryshe nga e para,ateher eshte nje e keqe qe hiqni nga supet tuaja.”(94)
 

Urdhri ne hadith me nje veshtrim te pare,tregon qe te ecurit shpejt eshte vaxhib.keshtu thote edhe Ibn Hazmi.Nuk kemi gjetur prove tjeter qe te tregoje se shpejtimi eshte mustehab(i pelqyeshem),prandaj ky urdher mbetet ne fuqi si i tille(d.m.th. vepra eshte vaxhib).
 
 
Ibn Kajimi ne librin”Zadul Mead”thote:”Ecja e ngadalte e njerzve sot,nje hap tani e nje hap pastaj,eshte bidat i urryer,kundershtrues i Sunetit dhe ngjasim me cifutet.”
 
 

Eshte e lejuar ecja para dhe mbrapa xhenazes,ashtu si dhe djathetas dhe majtas saj,por gjithesesi duhet te ecet prane xhenazes,pa u larguar.Nga ky rregull perjashtohet hipesi i kafshes,sepse ky duhet te ece mbrapa xhenazes.
 

Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)thote:”Hipsi i kafshes duhet te ece pas xhenazes.Ai qe ecen ne kembe,ecen nga cila ane qe deshiron:mbrama,para,djathtas e majtas xhenazes,por duhet te jete afer saj,Femijes i falet xhenazja,ne te cilen i beht dua Allahut per dy prinderit e tij qe Ai t’i fale dhe t’i meshiroje.”(95)
 

Ecja para dhe mbrapa xhenazes e ka praktikuar vete Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem).Enesi(Radij Allahu anhu)ka thene:”I Derguari,Ebu Bekri dhe Omeri ecnin pepara dhe mbrapa xhenaze.”(96)
 

Me mire eshte ecja pas xhenazes,sepse per kete tregon thenia e Profetit(Sal Allahu alejhi ue sel-lem):”Ndiqni xhenazet”,dhe hadithe te tjera me kete kuptim.Ecjen pa xhenazes e perforcon fjala e Aliut(Radij Allahu anhu):”Ecja pas xhenazes eshte me e mire se ecja para saj,njelloj si epersia e namazit me xhemat ndaj namazit me vete.”(97)
 

Gjate shoqerimit te xhenazes lejohet hipja ne kafshe,me kushte qe te ecet mbas saj,Profeti(Sall Allahu alejhi ue sel-lem)thote:”Hipsi duhet te ece mbas xhenazes…”Megjithate,me e mire eshte ecja ne kembe,sepse vetem kjo praktike eshte e njohur nga Profeti(Sal Allahau alejhi ue sel-lem),madje Theubani thote:”Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)i prune nje kafshe qe te hipte(kur po percillte nje xhenaze),por ai refuzoi.
 
 
 
Kur u kthy(prej xhenazes),i prune perseri nje kafshe dhe asi i hipi.E pyeten per kete veprim.Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)tha:”Meleket po ecnin ne kembe,prandaj nuk doja qe une te isha hipr dhe meleket ne kembe.kur iken ata,une hipa.”(98)


Hipja pas kthimit nga xhenazja eshte e lejuar,pa qene mekruh.
 

Deshmi per kete eshte hadithi i Theubanit,i permendur me siper.Hadithi i ngjajshem eshte edhe ai i Xhabir Ibn Semuras,i cili thote:”Kur Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)po i falte xhenazen Ibn Dahdahut,ne kemi qene te pranishem[Sipas nje varianti tjeter:”Profeti doli ne kembe”],per te percjelle xhenazen e Ibn Dardahut,pastaj,kur u kthyem nga xhenazja,i sollem ne kale pa shale.
 
 
 
Nje burre mbajti kalin dhe Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)Hipi.Kalo filloi te vraponte lehte,me hapa te vegjel e te shpejte.Ndersa ne ecnim pas tij me shpejtesi.Nje burre qe shoqeronte Profetin,tregon:”Vertet Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)tha:”Sa shume vile te varura hurme ne Xhenet ka Ibn Dahdau!”(99)

 
Shoqerimi me makina:

Bartja e xhenazes me karroce ose makine te posacme,dhe percjellja e xhenazes me makina eshte jo e ligjshme,e ndaluar prerazi nga Sheriati,per disa arsye:
 

a)Kjo menyre e percjelljes se xhenazes eshte zakon i jomuslimaneve.Sheriati ka percaktuar qarte qe nuk lejohet kurrsesi perngjasimi me zakonet e tyre.Per kete ka shume hadithe,te cilat i kam permbledhur ne librin”Hixhabul Meretil-Muslimeti fil Kitabi ues-Sunneh”.
 

Disa nga keto hadithe nxisni dhe urdheronjne per t’i kundershtruar ne adhurime,ne veshjet dhe zakonet e tyre,ndersa disa hadithe flasin se si Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem),me praktiken e tij ka kundershtruar jomuslimanet ne gjerat e sipermendura(Ai qe deshiron t’i lexoje,le t’i kthehet librit te sipermendu).


b)Kjo lloj bartjeje eshte nje bidat ne adhurim dhe ne kundershtrim me Sunetin e Profetit(Sal Allahu alejhi ue sel-lem),Cdo gje e re ne fe eshte bidat dhe humbje,me pajtimin e te gjithe dijetareve.


c)Kjo menyre shoqerimi e humb qellimin e mbajtjes dhe percjelljes se xhenazes,i cili eshte perkujtimi i Ahiretit,sic e ka theksuar Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)ne hadithin e permendur ne fillimin e ketij kapitulli:”…percilni xhenazet qe t’u perkujtojne Ahiretin.”
 

Cdo perzon i zgjuar dhe i ditur e kupton qe mbajtja e xhenazes mbi supe dhe ta shohesh ate mbi koken tende,te perkujton me shume Ahiretin dhe te jep me tepr mesim,sesa percjellja me makina.Nuk e teproj nese them se ajo qe i beri jomuslmanet te percjellin te vdekurit ne ate menyre,eshte frika e tyre nga vdekja dhe cdo gje qe perkujton vdekjen,per shkak se tek ata mbizotron materializmi dhe se ata nuk besojne ne Ahiret.
 
 
d)Kjo behet shkak i forte per pakesimin e numrit te njerezeve qe e percjellin xhenazen dhe te atyre qe sunojne te fitojne shperblimin qe permendem,ngaqe jo sco njeri ka mundesi qe te faturojne taksi per percjelljen e xhenazes.
 

q)Kjo menyre nuk perkon aspak,qofte nga afer nga larg,me natyren e paster dhe te lehte te Sheriatit,sepse ai eshte larg formaliteteve,sidomos ne kete ceshtje te rendesishme,sic eshte vdekja.Te them te verteten,sikur ky bidat te mos pembante vetem se kete shkelje,do te ishte e mjagtueshme per mospranimin e tij.Po kur i bashkengjiten edhe shkeljet e permendura me lart,e te tjera qe nuk po i shkruaj?!


Ngritja ne kembe per xhenazen eshte pezulluar.Kjo do te thote qe,fillimisht,ne kohen e Profetit(Sal Allahu alejhi ue sel-lem),njerzit u urdheruan per t’iu ngritur ne kembe xhenazes,po pastaj me mosngritjen e Profetit(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)ky rregull u anulua.
 
 
Ngritja per xhenazen eshte dy llojesh:


A)Ngritja ne kembe kur kalon prane xhenazja.
B)Ngritja e shoqeruesit te xhenazes kur arrin te varri,derisa ajo te vendoset ne toke.

Aliu (Radij Allahu anhu):"ne fillim,Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)ngrihej ne kembe per xhenazen,e keshtu ngriheshim edhe ne.Me pas Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)nuk ngrihej,e keshtu edhe ne nuk ngriheshim."
 

Sipas nje varianti tjeter,thuhet:"Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)ngrihej ne kembe per xhenazet,por me pas nuk ngrihej.”
 

Kurse sipas ne tjeter varianti,i njejti hadith tregohet:”Profeti(Sal Allahu alejhi ue sel-lem)na pati urdheruar qe te ngriheshim per xhenazen,me pas ai vete nuk ngrihej dhe na urdheroi qe edhe ne te mos ngriheshim.”(100)
 

Per ate qe mban xhenazen eshte mustehab qe te marre abdes,sepse Profeti(Sal Allahu alejhu ue sel-lem)thote:”Kush lan ndonje te vdekur,le te marre gusel,dhe kush mban xhenazen,le te marre abdes.”


(88)Perzgjedhur nga Buhariu,Muslimi e te tjere.

(89)Shenuar nga Ibn Ebu Shejba ne"El Musan-naf",nga Buhariu ne"El Edebul Mufred"dhe te tjere.

(90)Perzgjedhur nga Ibn Hibbani.

(91)D.m.th.eshte ndalim mekruh.

(92)Perzgjedhur nga Ebu Daudi dhe Ahmedi.

(93)Neveviu citon ketu fjalet e autorit me kuptim,sic thote vete ne librin e tij.

(94)Perzgjedhur nga Buhariu,Muslimi e te tjere.

(95)Perzgjedhur nga Ebu Daudi.Tirmidhiu,Nesaiu e te tjere.

(96)Perzgjedhur nga Tahaviu.

(97)Perzgjedhur nga Ebu Shejba ne"El Musan-naf”,e te tjere.

(98)Perzgjedhur nga Ebu Daudi e te tjere.

(99)Perzgjedhur nga Muslimi e te tjere.

(100)Teksin e pare e ka perzgjedhur Muslimi e te tjere;te dytin:Maliku,Shafiu dhe Ebu Daudi;te tretin;Shafiu,Ahmedi dhe te tjere.


Muhamed Nasirudin Albani

Libri Xhenazja Ritet dhe Bidatet


Lexuar: 13158 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-May-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |