Sot është - E Premte | Data: 23-Qershor-2017 | Ora: 06:06
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Me çfarë pastrohet muslimani


I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë - : "Pastërtia është gjysma e imanit.”

Me çfarë pastrohet muslimaniPastërtia është ndër çështjet e rëndësishme në Islam, saqë Allahu i Lartësuar e ka bërë kushtin themelor për pranimin e shumë ibadeteve, si: abdesin për namaz, pastrimin nga jashtëqitja, pastrimin e trupit për atë që është xhunub, pastrimin e femrave që janë me të përmuajshmet dhe lehonës, pastrimin e rrobave dhe vendit nga ndyrësitë kur duam që të falemi, e rregulla të tjera të sheriatit.
 
 
Pastërtia në Islam ka një vend të posaçëm dhe konsiderohet gjysma e imanit (besimit) siç ka thënë i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - : "Pastërtia është gjysma e imanit.” (kjo është një pjesë e hadithit të cilin e transmeton Muslimi). Nga ky hadith kuptojmë se gjysma e besimit është në pastërtinë dhe largimin nga ndyrësitë.
 

Besimtari i pastër i largon të gjitha ndyrësitë. Allahu i ka lavdëruar banorët e Kubës sepse ata pastroheshin me ujë dhe i kushtonin rëndësi pastërtisë. Allahu i Lartësuar thotë: "…Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit". (Et-Teube: 108).
 
 

Mospastrimi bëhet sebep për dënimin e varrit

Moskushtimi rëndësi pastërtisë dhe largimit të ndytësive bëhet sebep për dënimin e njeriut në varr, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit të Allahut ku transmetohet prej tij se ka kaluar pranë varreve dhe dëgjoi dënimin e dy njerëzve në varret e tyre. I Dërguari i Allahut tha: "Këta të dy po dënohen dhe nuk po dënohen për diçka të madhe, njëri prej tyre nuk është pastruar prej stërpikave të urinës (nuk i ka kushtuar rëndësi pastrimit nga ndytëritë), ndërsa tjetri ka bartur fjalët”. Më pas i Dërguari i Allahut kërkoi që t’i sjellin një degë të hurmës, e mori dhe e ndau në dy pjesë dhe njërën e vendosi te varri i njërit dhe tjetrën te varri i tjetrit dhe tha: "Ndoshta ju lehtësohet dënimi deri sa nuk thahen.” (Transmeton Ebu Davudi dhe gjendet në dy sahihat).
 
 
 
Domethënia e të Dërguarit të Allahut: "Nuk po dënohen për diçka të madhe” d.m.th. se këta po dënohen për një gjë të lehtë dhe jo të vështirë, sepse kanë pasur mundësi për ta larguar dhe nuk kanë pasur vështirësi për ta lënë. Muslimani duhet që të jetë i kujdesshëm në çështjen e pastërtisë dhe largimit nga ndyrësitë sepse pastërtia është pjesë e rëndësishme në jetën e besimtarit. Nuk plotësohet imani i njeriut përderisa ai nuk pastrohet prej të gjitha ndytësirave. Allahu i don penduesit dhe i don të pastrit, prandaj, edhe i Dërguari i Allahut ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit.” (Muslimi)
 
 

Me çfarë pastrohet muslimani

1- Pastrohet me ujë.
Në origjinë, pastrimi bëhet me ujë të pastër sipas thënies së Allahut të Lartësuar: "Ne lëshuam nga qielli ujë të pastër …” (El-Furkan: 48) Uji i cili është pastrues në vetvete i largon papastërtitë, i pastron rrobat dhe vendin prej ndyrësive. I dërguari i Allahut ka thënë: "Ujin nuk e ndot (nuk e bën të papastër) asgjë, ai ndotet vetëm nëse i ndryshon era, shija dhe ngjyra për shkak të rënies së ndonjë ndytësie në të” (Ka nxjerrur Ibn Maxhe 543 dhe Bejhakiu në synenin e tij)
 
 

2- Pastrohemi me dhe.
Nëse nuk gjendet uji, pastrohemi me tejemum sipas thënies së Allahut të Lartësuar: "… Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. Allahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” (El Maide: 6)
 
 

Llojet e ujërave

Ujërat ndahen në tri lloje :
1- Uji i pastër dhe pastrues i cili i largon ndytësirat.
2- Uji i pastër por jo pastrues, d.m.th. nuk bën që të merret abdes ose të lahet me të, megjithëse ai është i pastër, si p.sh.: uji i përdorur prej abdesit. (uji i mbetur nga dikush që ka marrë abdes).
3- Uji i ndotur, i papastër. Ky ujë nuk bën që të përdoret për pastrim ose për të hequr papastërtitë.
 
 

Lloji i parë: Është uji absolut i cili është ujë i pastër në vetvete dhe pastrues, si: Uji i shiut, borës, breshërit, i burimeve, puseve, lumejve, ujërat e brendshme të cilat dalin nga brendësia e tokës, qoftë i nxehtë ose i ftohtë, gjithashtu edhe uji i deteve. Këto ujëra janë të pastër dhe pastrues.
 
 

Sa i përket ujit që zbret nga qielli –uji i shiut – është i pastër, Allahu i Lartësuar thotë: "Ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të …” (El-Enfal: 11).
Edhe uji i detit është i pastër. E ka pyetur një sahabi të Dërguarin e Allahut alejhi selam: O i Dërguari i Allahut ne lundrojmë në det dhe me vete marrim pak ujë, nëse marrim me të abdes do të na kaplojë etja, a të marrim abdes me ujin e detit? I Dërguari tha: "Ai është i pastër dhe ngordhësira e tij është e lejuar.” (Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Davudi).
 
 

I Dërguari Allahut, alejhi selam, i shpjegoi se uji i detit është i pastër dhe pastrues, lejohet që të merret abdes me të dhe të lahemi, gjithashtu këtu i Dërguari i Allahut, alejhi selam, i shpjegoi pyetësit një rregull tjetër që është shtesë nga pyetja e tij, e kjo është: U janë lejuar ngordhësirat e detit, nëse deti nxjerr ndonjë ngordhësirë si peshku, etj., lejohet ngrënia e tij. Kjo gjithashtu tregon se prej mirësive të fetvave është përgjigjja më e gjatë sesa që ka pyetur pyetësi.
 
 
 
Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: "Atë të cilin nuk e pastron uji i detit nuk e ka pastruar Allahu.”
 
 

Me kuptimin pastrues këtu është fjala për ujin i cili i pastron ndyrësitë, d.m.th. që lejohet me marrë abdes dhe me u la me të. Ky ujë është ai ujë që nuk i ka ndryshuar njëra prej tri cilësive: ngjyra, shija ose aroma. Nëse uji ndryshon ndonjërën prej këtyre cilësive nuk lejohet marrja e abdesit me të.
 
 

Lloji i dytë: Është: uji i pastër por jo pastrues, është uji i përdorur, si p.sh.: uji i cili kullon prej njeriut gjatë marrjes së abdesit ose gjatë larjes së tij kur në trup nuk ka pasur ndonjë ndyrësirë. Ky ujë është i pastër në vetvete por nuk është pastrues dhe nuk bën që të mirret abdes me të ose për ta përdorur për pastrim për herën e dytë se e ka humbur veçorinë e pastrimit.
 
 

Si argument se ky ujë është i pastër kemi veprimin e sahabëve të cilët afroheshin te abdesi i të Dërguarit të Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- dhe fshinin me të fytyrat e tyre si bereqet. I Dërguari i Allahut nuk i ka ndaluar ata nga ky veprim dhe sikur ky ujë të ishte i papastër ai sigurisht do t’i ndalonte sahabët në mënyrë që të mos iu ndoteshin rrobat e tyre, sepse patjetër që do të prekte në rrobe ndonjë pikë e ujit gjatë marrjes së abdesit. Kjo argumenton pastërtinë e tij, por nuk është pastrues siç e sqaruam më lart .
 
 

Lloji i tretë: Është uji i ndotur (i papastër) në të cilin ka rënë ndyrësirë – uji ka qenë pak – dhe ndyrësira ia ka ndryshuar ndonjë cilësi si: shijen, ngjyrën ose erën. Ky ujë nuk bën që të përdoret për t’u pastruar me të ose për të hequr ndytësirat (papastërtitë) si dhe nuk bën që të lahen me të rrobat as të lahet me të trupi në bazë të thënies së të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të: "Ujin nuk e ndot asgjë vetëm nëse atë e mundin era, shija ose ngjyra. (Ibn Maxhe, Ebu Davudi).
 
 
Bejhakiu transmeton me shqiptim: Uji është i pastër, përpos nëse i ndryshon era, shija ose ngjyra e tij me ndonjë ndytësirë që ka rënë në të.
 
 

Ndytësia ndikon në ujë, edhe nëse sasia e ujit është e vogël dhe edhe nëse sasia e ujit është e madhe. Realisht, kjo nuk ndikon në pastërstinë e ujit përveç nëse ndryshon njëra nga cilësitë e tij, si: shfaqja e erës së keqe, ndryshimi i shijës ose ngjyrës së tij.
 
 

Sasia e ujit:
Rreth çështjes së sasisë së ujit dijetarët kanë mospajtime. Shafiu dhe Ahmedi kanë përcaktuar dy qypa (160 litra ujë) dhe për këtë janë bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut ku thotë: Nëse sasia e ujit është kil-letejn nuk bart ndyrësi. (Tirmidhiu, Ebu Davudi).
 
 

Tirmidhiu ka thënë: Nëse sasia e ujit është kil-letejni nuk e ndot ujin përderisa nuk i ka ndryshuar era ose shija e tij. (Kjo është thënie e Shafiut, Ahmedit dhe e Is’hakut).
 
 

Ebu Hanifja ka thënë: Sasia e ujit është 10 kuti me 10 kuti, që nëse lëviz njëra anë nuk lëviz ana tjetër …dhe këtë e argumenton me atë që është transmetuar në dy sahihat; të Buhariut dhe Muslimit se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Mos të urinojë ndonjëri prej jush në ujë të palëvizshëm e pastaj të lahet me të.” (Buhariu dhe Muslimi) .
 
 
 
Me këtë argumentojnë se nëse uji është i palëvizshëm atë e ndot çdo gjë që bie në të prej papastërtive, sepse i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – ka ndaluar që njeriu të marrë abdes ose gusël me ujin në të cilin ka urinuar në të dikush prej njerëzve.
 
 

Sa i përket ujit të lëvizshëm: Nuk e ndot asgjë vetëm nëse ndryshojnë cilësitë e lartëpërmendura sepse papastërtitë nuk qëndrojnë në ujin e lëvizshëm por qëndrojnë në ujin e palëvizshëm. Nëse uji ndryshon me rënien e gjetheve të pemës ose dheut lejohet që të merret abdes me të.
 
 

Ebu Hanifja thotë se uji i palëvizshëm ndotet nëse bie ndonjë papastërti në të, duke u bazuar në atë që e transmetojnë dy Shejhat (Buhariu dhe Muslimi) nga i Dërguari i Allahut, alejhi selam, se ka thënë: "Kur të zgjohet dikush prej jush prej gjumit mos t’i fusë duart e tij në enë deri sa t’i lajë tri herë sepse nuk e din se ku i kanë qëndruar duart. (Buhariu dhe Muslimi).
 
 

Hadithi argumenton se uji i palëvizshëm ndotet me rënien e ndonjë papastërtie, ndërsa nëse sasia e ujit është e madhe, hukmi i tij është si uji i lëvizshëm i cili nuk ndotet vetëm se nëse i ndryshojnë cilësitë. Allahu e din më së miri!
 
Marrë nga libri: "Ahkamus salat ue tahara”
Përshtati: Merita Rexha


Lexuar: 1123 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |