-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Shtunë | Data: 25-Shkurtë-2017 | Ora: 12:24
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi pastron shpirtin dhe largon nga mëkatet


Namazi është shtylla më e rëndësishme e Islamit pas shehadetit. Namazi në Islam është si koka në lidhje me trupin. Pra, siç nuk mund të paramendohet trupi pa kokë, ashtu nuk mund të paramendohet Islami pa namaz. Namazi është puna më e mirë, vepra më e pëlqyeshme dhe ibadeti më i vlefshëm. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Vepra më e mirë është namazi në kohë të vet."
 

Namazi është ibadeti i vetëm i cili përsëritet çdo ditë, pesë herë dhe ky obligim nuk bie në asnjëlloj të gjendjes: luftë apo paqe, frikë apo siguri, sëmundje apo shëndet, udhëtim apo qëndrim, i lirë apo rob, me punë apo papunë, përveç femrave kur janë me hajd ose nifas.
 

Namazi është rehati e shpirtit, qetësim i gjymtyrëve, dritë e zemrës, pastrim dhe çiltërsi e nefsit, argument i shpëtimit. Namazi është sigurim prej zjarrit, mbrojtës nga fatkeqësitë, e arrin me të xhenetin, t'i ngrit gradat, t'i fshin mëkatet. Gjithashtu, namazi është mjet për shpëtimin nga epshet, ndalon nga punët e këqija dhe veset e ndyra, largon sëmundjet e shpirtit dhe trupit.
 

Allahu i Lartësuar thotë në Kur'an: "Me të vërtetë namazi ndalon nga punët e shëmtuara dhe të ndyra." (Ankebut: 45)
 

Allahu ka shpjeguar në këtë ajet se namazi korrekt, i kryer me khushu’ (përulje) padyshim e parandalon kryesin e vet nga veprat e turpshme dhe të këqija dhe e çon atë në të mirë.
 

I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) e ka bërë të qartë se namazi i natës është parandalim nga mëkatet pasi e ndalon njeriun nga veprat e këqija dhe e nxit atë që të bëjë vepra të mira. Kështu, duke qëndruar të frikësuar, të përvuajtur dhe të nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar, duke qajtur zemrat tona për atë që e kemi lënë pas dore dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit tonë, ne kërkojmë afërsi ndaj Tij duke e thirrur Atë me Emrat dhe Atributet e Tij, duke e lutur Atë me ata emra që Ai të na udhëzojë (në rrugën e Tij) dhe që Ai të na sjell dobi nga namazi ynë dhe qëndrimi natën (në namaz).
 
Për këtë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ruajeni namazin e natës sepse ai është morali i njerëzve të mirë para jush, është afrim tek Allahu, ndalon nga gjynahet, i shlyen të këqijat, i largon sëmundjet nga trupi" (Transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu)
 

Profeti salallahu alejhi ue selem i ka thënë Theubanit: ''Bëj shumë sexhde për Allahun sepse për çdo sexhde që ti bën, Allahu ta ngre një gradë dhe ta shlyen një gjynah." (Transmeton Muslimi)
 

Gjithashtu, Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Ç'mendoni sikur tek dera e ndonjërit prej jush të ishte një lum i rrjedhshëm në të cilin lahet pesë herë në ditë, a do tw ngelte në të papastërti?" Thanë: "Jo." Tha:"Kështu është shembulli i pesë namazeve me të cilat Allahu i fshin gjynahet." (Mutefekun alejhi)
 

''Nuk ka musliman që kur i vjen namazi farz merr abdes mirë, përgatitet me frikë-respekt, e kryen mirë rukunë veçse do t'i falen gjynahet e mëparshme që i ka bërë për sa kohë që nuk bën gjynah të madh. Kjo vlen për gjatë gjithë kohës." (Transmeton Muslimi)
"Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë gjynahet në mes tyre nëse u largohet gjynaheve të mëdha." (Transmeton Muslimi)
 

Çdo namaz i cili kryhet me respekt dhe përulje i jep gjallëri zemrës dhe e stimulon atë që të bëjë vepra të mira mu ashtu si çdo vepër e mirë e cila kryhet jashtë namazit e shton khushunë’ e personit në namaz.
 

Kur namazi i robit arrin qëllimin e vet në parandalimin e tij prej mëkatit dhe mosbindjes, për të shkruhet në Ilijjinë siç është përmendur në hadith: "Nëse namazi kryhet pas një namazi tjetër dhe në mes tyre s’ka marrëzi (të folur të kotë), kjo shkruhet në Ilijjinë.”
 
Është transmetuar nga Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kur të dilni prej shtëpisë falni dy rekate, sepse ato do t’ju parandalojnë nga shkuarja drejt së keqes dhe kur të hyni në shtëpi falni dy rekate, sepse ato do t’ju parandalojnë nga hyrja në të keqen.”
 

Abdullah ibn Mes’udi (radiallahu anhu) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: Ju do të digjeni, ju do të digjeni! Nëse e falni namazin e sabahut, ai do t’i fshijë ato. Pastaj ju do të digjeni, ju do të digjeni! Nëse e falni namazin e drekës, ai do t’i fshijë ato. Pastaj ju do të digjeni, ju do të digjeni! Nëse e falni namazin e ikindisë, ai do t’i fshijë ato.
 
 
Pastaj ju do të digjeni, ju do të digjeni! Nëse e falni namazin e akshamit, ai do t’i fshijë ato. Pastaj ju do të digjeni, ju do të digjeni! Nëse e falni namazin e jacisë, ai do t’i fshijë ato. Pastaj ju do të flini dhe asgjë s’do të shkruhet kundër jush derisa të zgjoheni.”
 

"Faleni namazin në dy skajet e ditës dhe në afrimin e natës. Vërtet, veprat e mira i largojnë veprat e këqija. Ky është përkujtim për ata që përkujtojnë." (Hud: 114)
 

Ibn Umeri (radijallahu anhu) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kur robi falet, të gjitha mëkatet e tij mirren dhe vendosen në kokën dhe krihët e tij, dhe sa herë që përkulet apo bie në sexhde, mëkatet bien nga ai.”
 

Ebu Dherri (radijallahu anhu) ka thënë: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) doli në dimër kur gjethet binin. Ai mori një degë të lisit dhe gjethet filluan të bien prej saj.
 
 
Ai (salallahu alejhi ue selam) tha: "O Ebu Dherr.” Unë thashë: Në shërbimin tënd, O i Dërguar i Allahut. Ai (salallahu alejhi ue selam) tha: "Vërtet robi musliman e kryen namazin duke mos dashur tjetër me të përveç Fytyrës së Allahut dhe mëkatet e tij bien prej tij ashtu siç bien këto gjethe prej këtij druri.


Lexuar: 565 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |