Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:36
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pastrimi i lëkurave me regjje


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Një shërbëtori të Mejmunes i dhanë sadaka një dele e cila ngordhi. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi nga ajo, i tha: ‘Përse nuk ia merrni lëkurën ta regjni (ta thani) dhe ta përdorni atë?’
Thanë: ‘Por, ajo është e ngordhur?’ Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Asaj nuk i është ndaluar gjë tjetër përveç ngrënies së mishit të saj’.”

E transmeton grupi, me përjashtim të Ibën Maxhes, i cili e ka përmendur në hadithet e përcjella nga Mejmune dhe jo nga Ibën Abasi.

Ndërsa në transmetimet e Buhariut dhe të Nesait nuk përmendet regjja e tyre.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: "Një dele e Mejmunes ngordhi dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Përse nuk përfitoni nga lëkura e saj, duke e regjur (tharë), pasi që regjja e saj është si therja për kafshën’.”

Ky hadith tregon se regjja vepron ashtu si vepron therja e kafshës.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit dhe Darakutnit thuhet: "E pastron atë (lëkurën) uji dhe gjethja e akacieve.”

E transmeton atë Darakutni bashkë me disa hadithe të tjerë (në të njëjtën temë), pastaj tha: Këto hadithe janë të sakta.

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: "Çdo lëkurë që regjet, bëhet e pastër.”

E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu, i cili thotë se Is’haku ka përcjellë nga En Nadr ibën Shemil se ka thënë: "Është për qëllim lëkura e kafshëve që u hahet mishi.”

Transmetohet nga Ibën Abasi, nga Seude, gruaja e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e cila ka thënë: "Një dele e jona ngordhi dhe ne e thamë lëkurën e saj. Atë lëkurë e përdorëm derisa u vjetërsua fare.”

E transmeton Ahmedi, Nesai dhe Buhariu, por ky i fundit thotë: "Nga Ibën Abasi se Seude...” dhe jo "nga Seude”.

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: "I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dha urdhër që të përfitohet nga lëkura e kafshës së ngordhur, nëse ajo regjet.”

E transmetojnë të pestët, përveç Tirmidhiut.

Në një transmetim tjetër të Nesait thuhet: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u pyet për lëkurën e kafshës që ngordh dhe ai tha: "Regjja e saj është therje për të.”

Ndërsa në një transmetim të Darakutnit; nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Pastrimi i çdo lëkure bëhet duke e regjur atë.”

Darakutni thotë: "Transmetuesit e këtij hadithi janë të gjithë të besueshëm.”

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"



Lexuar: 947 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |