Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 02:27
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Për ujin e mbetur nga abdesi i gruas


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga El Hakem ibën Amër el Gifari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar që burri të marrë abdes me ujin e mbetur nga gruaja (ku ka marrë abdes).”

E transmetojnë të pestët, vetëm se Ibën Maxheh dhe Nesai thonë: "Në enën ku ka marrë abdes gruaja”.

Tirmidhiu thotë se ky hadith është hasen, ndërsa Ibën Maxheh, pasi transmeton një hadith tjetër pas këtij thotë: "Por i saktë është hadithi i parë.” D.m.th.: hadithi i El Hakemit.

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lahej (merrte gusël) me ujin e mbetur nga Mejmune.

E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

Transmetohet gjithashtu nga Ibën Abasi nga Mejmune se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori abdes me ujin e mbetur në enë pas larjes së saj nga xhenabeti.

E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.

Transmetohet gjithashtu nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Një prej grave të Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri banjo në një enë me ujë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi të merrte abdes –apo të lahej- në atë enë, por ajo i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Unë isha xhunub (kur u lava me ujin e asaj ene)’. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Uji nuk bëhet xhunub’.”

E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, En Nesai dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih.

Them (autori) se shumica e dijetarëve janë të mendimit se i lejohet burrit që marrë abdes me ujin e mbetur nga larja e gruas dhe lajmet për këtë janë më të sakta.

Ndërsa Ahmedi dhe Is’haku e konsiderojnë të papëlqyeshme (të ndaluar) këtë, nëse ajo futet në enë. Kjo është edhe fjala e Abdullah ibën Serxhis. Hadithin e Mejmunes këta e kanë komentuar duke thënë se ajo nuk ka hyrë në të, duke bashkuar dhe harmonizuar kështu ndërmjet hadithit të saj dhe të el Hakemit.

Ndërsa larja e burrit dhe e gruas, si dhe marrja abdes e të dyve së bashku, nuk ka kundërshtim në lejimin e kësaj. Umu Seleme thotë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) laheshim me ujin e së njëjtës enë së bashku, dhe kjo për shkak të xhenabetit.” Ky hadith është muttefekun alejhi.

Gjithashtu transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) laheshim me ujin e së njëjtës enë dhe na ngatërroheshin duart me njëri-tjetrin në enë (kur merrnim ujë) dhe kjo ishte nga xhenabeti.” Ky hadith është gjithashtu muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: "Prej një ene të vetme dhe që të dy merrnim ujë me grushtat tanë prej saj.”

Ndërsa në një transmetim të Muslimit thuhet: "Prej së njëjtës enë që ishte mes meje dhe tij. Ai më kalonte mua (i fuste duart për të marrë ujë para saj) dhe unë i thosha: ‘Më lër mua! Më lër mua!’.”

Ndërsa në transmetimin e Nesait thuhet: "Prej së njëjtës enë dhe garonim njëri-tjetrin, saqë ai më thoshte: ‘Më lër mua!’ Dhe unë i thosha: ‘Më lër mua!’.”


Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"


Lexuar: 875 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |