Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 10:42
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ramazani dhe gjendja e njerëzve në të .


Falenderimi i takon Allahut i Cili e bëri ndërrimin e ditëve e të netëve përkujtim për ata që logjikojnë. E falenderojmë Atë për mirësitë e Tij të shumta që na ka dhuruar. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër me meritë veç Tij, i Cili është Bujar dhe falës i madh. Caktoi që kjo botë të jetë e përkohshme dhe nxiti që të furnizohemi për botën e pafundme. Dëshmoj se Profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, bartës i flamurit të besnikëve. Për të qoftë paqja dhe nderimet, mbi familjen dhe shokët e tij, të drejtët dhe besnikët, bujarët dhe të devotshmit!
 
 
Allahu i Lartësuar ka zgjedhur që gjatë kohës të ketë periudha për shtimin e bindjes ndaj Tij dhe, sigurisht, që në të ka zgjedhur disa ditë e netë, duke treguar bamirësi ndaj robërve të Tij besimtarë. Nuk ka dyshim se ky ymet (muslimanët) janë nderuar me ardhjen e një muaji në të cilin ata pastrojnë shpirëtrat nga gjynahet dhe kundërshtimet, trupat e tyre nga zakonet e këqia dhe veprat e ndyra.
 
 
Të devotshmit në këtë muaj e shfrytëzojnë kohën e tyre me bindje, lexim të Kuranit dhe me çdo punë të mirë, të cilat i afrojnë ata më afër me Krijuesin e tyre. Besoj se e kuptove se cili është ky muaj, o vëlla dhe ti o motër. Ky muaj është ai, hënën e të cilit besimtarët e presin me padurim në mënyrë që të shtojnë në të devotshmërinë, duke zbatuar kështu urdhërin e Zotit të tyre. " O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni të përkushtuar." Bekare, 183.
 
 
Ai është muaj i begatë të cilin muslimanët e presin duke shpresuar që të jetë falje gjynahesh për ta, nuk ka dyshim se ai është furnizim për shpirtin dhe zemrën dhe me anën e të cilit muslimanët përpiqen për rritjen e gradave . Ai është zotëria i të gjithë muajve. Në të zbriti Kurani mbi të dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). E pra ky është muaji i Ramazanit, për të cilin Allahu thotë: "Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)." Bekare, 185.
 
 
Ramazani është muaj ku pakësohen të këqiat dhe pastrohen shpirtrat, nxirren në pah besimet e sinqerta dhe në të hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:" Kur hyn Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit dhe në të prangosen djajtë (shejtanët)." (Mutefekun alejhi)
 
 
 
Në këtë muaj ndodhet një natë e cila është kurorë e vendosur në kryet e kohës, ajo është më e mirë se njëmijë muaj, nata e Kadrit për të cilën Allahu ka thënë: " Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa njëmijë muaj!" Kadër, 3. Nëse besimtari falet në të me besim dhe bindje i falen atij gjynahet e mëparshme.
 
 
Ramazani është muaj në të cilin shfaqet qartë besimi i sinqertë dhe dashuria ndaj Allahut. Ai është sekreti midis robit dhe Zotit të tij, ku ai e kryen atë të sinqertë vetëm për Allahun dhe duke kërkuar me të kënaqësinë e Tij. Me të shfaqen shenjat e njësimit, shtohet besimi dhe rrënjosen në zemrën e besimtarit bindja dhe devotshmëria.
 
 
E si të mos ndodh një gjë e tillë kur agjërimi është sikur e ka cilësuar Allahu në fjalën që transmeton prej Tij i dërguari ynë Muhamedi (salallahu alejhi ue selam): " Çdo punë e birit të Ademit është për të, me përjashtim të agjërimit, ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblejë atë." Ramazani është muaj i cili tregon bashkimin dhe njësimin e muslimanëve, në të janë të barabartë të pasurit dhe të varfërit, të mëdhenjtë e të vegjlit, burrat e gratë.
 
 
 
Të gjithë ata agjërojnë duke iu bindur kështu Zotit të tyre. Ata ndalohen prej ngrënies në të njëjtën kohë dhe e çelin iftarin po në të njëjtën kohë, janë të barabartë në agjërimin dhe urinë e tyre. Sigurisht që muaji i Ramazanit është hallkë e fortë që i bashkon muslimanët edhe pse ata janë të shpërndarë në vende të ndryshme. Në këtë muaj vërtetohet fjala e Allahut ku thotë:
 
" Dhe me të vërtetë që kjo feja juaj është një fe (Islami) dhe Unë jam Zoti juaj; kështu pra, m'u frikësoni (vetëm) Mua." Muminun, 52.
 
 
O ju muslimanë! Vërtet vlerat e muajit të Ramazanit janë të mëdha e të panumërta. Përgëzohu o ti i cili e ndërpret ngrënien dhe pirjen për Allahun duke agjëruar dhe je i bindur ndaj Tij me atë që Allahu i ka veçuar agjëruesit Ditën e Gjykimit. Allahu ka caktuar që agjëruesit të hynë në Xhenet nga dera Rejan (nga dera e atyre që nuk do t'i marrë etja kurrë).
 
 
 
Sehl ibni Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, në Xhenet është një derë, e cila quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit.
 
 
Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mundet tjetërkush të hyjë nga kjo derë, e pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mundet të hyjë askush tjetër.". (Mutefekun alejhi) Vallë a nuk mjafton si vlerë e këtij muaji që Allahu t'u falë gjynahet atyre të cilët e agjërojnë muajin e Ramazanit duke qenë të bindur në besimin islam?
 
 
Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t'i falen gabimet e tij të mëparshme." (Mutefekun alejhi) Nga vlerat e këtij muaji është se besimtari në të ka lidhje më të ngushtë se në muajt e tjerë me Kuranin.
 
 
Nuk përkujdeset dikush në këtë muaj madhështor për agjërimin e tij dhe leximin e Kuranit, vetëm se Allahu do të mundësojë që ata të dy të jenë ndërmjetësues për të Ditën e Gjykimit; atë ditë kur unë dhe ti do të kemi nevojë të thotë qoftë edhe dikush një dëshmi të mirë për ne, para Allahut.
 
 
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:" Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për besimtarin Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: O Zot, ia ndalove robit ushqimin dhe epshet, prandaj më bëj ndërmjetësues!' Kurani do të thotë: O Zot, e kam ndaluar robin tënd nga gjumi i natës, prandaj më bëj për të ndërmjetësues!' Dhe ndërmjetësojnë. (Ahmedi)
 
 
Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit, të cilat nëse dikush i kryen siç duhen do të hyjë në Xhenet.
 
 
Ibni Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka zot tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e Kabes dhe agjërimin e Ramazanit." (Mutefekun alejhi)
 
 
 
 Ndërsa Talha bin Ubejd (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se një arab me flokë të pushpuritura erdhi tek i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: "Më lajmëro për atë që më ka obliguar Allahu prej namazit!" Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia ktheu: "Faljen e pesë namazeve me përjashtim të asaj që dëshiron ta falësh vullnetarisht." Arabi pyeti përsëri duke thënë: "Më lajmëro për atë që më ka obliguar Allahu prej agjërimit!" Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia ktheu: "Agjërimin e muajit të Ramazanit me përjashtim të asaj që mund të agjërosh vullnetarisht." Pasi Profeti e lajmëroi atë për të gjitha obligimet e fesë islame, ai tha: "Pasha Atë i Cili të ka nderuar! Nuk shtoj e as nuk pakësoj asgjë nga ato që më ka obliguar Allahu." - dhe më pas shkoi. Pasi u largua, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Do të hyjë në Xhenet, nëse vepron ashtu siç tha." (Buhariu)
 
 
Për shkak se besimtari në muajin e Ramazanit shkëputet nga ngrënia e pirja, kënaqësitë trupore (si marrëdhëniet me bashkëshorten) dhe dëshirat e vetes, Allahu ka vendosur që këtë sakrificë ta shpërblejë më shpërblim të veçantë, shpërblim ky që nuk mund ta caktojë vetëm se Ai. Po ashtu, Allahu ka bërë që era e gojës së agjëruesit, prej të cilës neveriten e shtrembërohen shumë njerëz, të jetë më e mirë dhe më e dashur tek Allahu, se era e miskut (parfumit kundërmues).
 
 
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke transmetuar nga Allahu ka thënë: "Çdo punë e birit të Ademit është për të, çdo e mirë shpërblehet nga dhjetë deri në shtatëqind fish, me përjashtim të agjërimit, ai është për Mua. Unë do ta shpërblej atë, sepse ka lënë epshet e tij, ushqimin dhe pirjen për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, gëzim në kohën e iftarit dhe gëzim kur ta takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut." (Mutefekun alejhi)
 
 
Subhanallah! Sa shumë vlera ka agjërimi i muajit të Ramazanit! Për çdo ditë në të Allahu liron grupe njerëzish nga zjari dhe me çdo ditë agjërimi për Allahun, besimtari largohet nga zjarri shtatëdhjetë vite.
 
 
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur të jetë nata e parë e Ramazanit burgosen shejtanët dhe sëmuren xhindët, mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra prej tyre dhe hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra prej tyre dhe thërret një thirrës: "O kërkues i së mires, përgatitu! O kërkues i së keqes, ndalohu prej saj, sepse me të, vërtet, Allahu shpëton nga zjarri; e kjo në çdo natë të këtij muaji." (Tirmidhiu dhe Ibnu Maxhe)
 
 
Ndërsa, në një hadith tjetër Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, ia largon Allahu fytyrën e tij me këtë ditë nga zjarri shtatëdhjetë vjet. (Muslimi)
 
 
O Allah! Ty të lutemi të na lirosh ne dhe të gjithë muslimanët nga zjarri i Xhehenemit në muajin Ramazan! O Allah! Largoi fytyrat tona nga zjarri për çdo ditë agjërimi që bëjmë për ty! Vërtet, Ti je i Mëshirshëm dhe Bujar i Madh, nuk ka zot tjetër me meritë, veç Teje.
 
 
Allahu i Lartësuar, siç ka vendosur që ky muaj të jetë i begatë dhe me mirësi të pashtershme, ka bërë që me anën e tij edhe besimtarët të jenë të tillë në këtë muaj.
 
 
Nuk ka dyshim se rrethi i bamirësisë zgjerohet në këtë muaj madhështor, e kështu zemrat e besimtarëve shpejtojnë në nxitjen e tyre për bujari dhe çdo të mirë. Ndaj dhe feja e pastërt islame ka nxitur për një gjë të tillë, në mënyrë që të zgjerohen zemrat e bamirësve dhe të kurohet koprracia e të ligëve. Allahu thotë: " Kush është ai që dëshiron të lerë tek Allahu një hua të mirë, ashtu që Ai të mund t'ia shumëfishojë atë atij disa herë?" Bekare, 245.
 
 
Pasuria nuk pakësohet me bujarinë e sadakasë, porse ajo është hua e sigurtë tek Allahu, i Cili e shton begatinë e saj, dhe të cilën kur ta shohësh Ditën e Gjykimit do të thuash: "Ah, që nuk u tregova bujar edhe më shumë!" Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Çdo ditë në të cilën zgjohen njerëzit, zbresin dy melaike. Njëri prej tyre thotë: "O Allah, atij që jep për Ty zëvendësoja me më të mirën!" Ndërsa tjetri thotë: "O Allah, atij që është koprrac jepi vetëm shkatërrim!" (Mutefekun alejhi)
 
 
Kështu që i gjen besimtarët në këtë muaj të garojnë në dhënien e sadakasë dhe zgjidhjen e problemeve që kanë vëllezërit e tyre. Dhe e gjithë kjo arrihet, sepse pasanikët kur agjërojnë këtë muaj kuptojnë gjendjen e vëllezërve të tyre që nuk sigurojnë dot kafshatën e gojës, kujtojnë jetimët dhe vejushat, të cilëve u mungon ai që përpiqet për furnizimin e tyre. Nga ana tjetër ata marin në këtë vepër si shembull të dërguarin e tyre, i cili kur vinte Ramazani ishte për njerëzit më i dobishëm se era, e cila sjell shiun.
 
 
Abdullah bin Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Ramazan kur takonte Xhibrilin tregonte një bujari që nuk e kishte në muajt e tjerë. Ai Xhibrili e takonte atë për çdo natë të Ramazanit dhe e përsërisnin së bashku Kuranin. Kështu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) këtë muaj ka qënë për njerëzit më i dobishëm se era pas së cilës vjen shiu." ( Buhari dhe Muslimi)
 
 
O ju muslimanë! O ju të cilët Allahu ju ka nderuar me pasuri! Në këtë muaj ju ka hapur një derë, ndaj shfrytëzojeni rastin të hyni në të, para se ajo të mbyllet. Nëse ke mundësi që të mos të ta kalojë dikush, bëje, se vërtet garimi më i pëlqyer është garimi në të mira dhe gjithmonë kujtoje fjalën e profetit (salallahu alejhi ue selam) i cili ka thënë: "O biri i Ademit! Jepu (të varfërve e nevojtarëve), në mënyrë që të të jepet ty." Lum si ai i cili e shfrytëzon këtë muaj dhe përfiton prej asaj që ka vendosur Allahu në këtë muaj.


Lexuar: 1104 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 01-August-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |