Sot është - E Premte | Data: 23-Qershor-2017 | Ora: 06:12
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Risitë e ditës së xhuma


Suneti para farzit të xhumasë: Thotë Ibn Kajim El-Xheuzij: "E kush mendon se ata (sahabet) pasiqë ka përfunduar Bilali (radijallahuanhu) me ezanin, janë ngritur të gjithë dhe i kanë falur nga dy rekatë, ai është njeriu më injorantë ndaj sunetit”.
 
 

Thotë Shejh Albani (rahimehullah): "Janë argumentuar me hadithin: "Ndërmjet çdo dy ezanave (ezanit dhe ikametit) ka namaz”, disa prej dijetarëve të vonshëm, se ka sunet para farzit të xhumasë, por ky është argumentim i kotë, ngase është vërtetuar në Sahihul-Buhari se nuk ka pasur në kohën e Muhamedit (salallahualejhiveselem), përveçse një ezan dhe ikamet, dhe ndërmjet tyre ka qenë hutbeja. Dhe të gjitha hadithet që kanë ardhur se ai (salallahualejhiveselem) ka falur sunet para farzit të xhumasë, secili transmetim prej tyre është më i dobët se tjetri.

Thotë Shejh Ibn Bazi (rahimehullah): Nuk ka sunet para farzit të xhumasë, ngase kjo nuk është vërtetuar prej Pejgamberit (salallahualejhiveselem), e as prej sahabeve (radijallahuanhum).
 
 
Minberi i gjatë: Thotë Shejh Albani: "Minberi i gjatë e ndërpret dhe e këput safin, nëse ai është në kundërshtim me minberin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), sepse minberi i tij ka qenë tri shkallë... dhe le ta din ai që nxitë në vëndimin e minberit të gjatë, se ai është ndërprerës i safave, dhe ka frikë që ai të hyjë në hadithin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): "Kush e ndërpret safin, Allahu i ndërpret lidhjet me të”.
 
 
bukurimi i minberit: Me gjithë vëndimin e minberit të gjatë, dhe ndryshimin e tij nga minberi i Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe i atyre që ishin pas tij prej hulefave të drejtë, ata i zbukuruan edhe me vizatime dhe gjëra tjera, dhe sikur të kishte mjaftuar vetëm me kaq, por ata nxorrën edhe risi tjera,si: Vendimi i perdes në hyrje të minberit, shkruarja e emrave të hulefave të drejtë, Ebu Bekr, Omer, Othman dhe Alij në minber, etj.
 
 
Thënia Amin me zë kur të bën imami dua në hutbeh: Prej gabimeve të atyre që falen në ditën e xhuma është ngritja e duarve të tyre, duke thënë Amin në lutjet e imamit. Ibn Abidini ka përmendur se ai që e vepron këtë, i ka bërë mëkat Allahut.
 
 
Lënia e tehijetul-mesxhid (namazin e përshendëtjes së xhamisë), kur imami është në hutbeh: Bile disa prej imamëve, e ndërprejnë hutben e tyre, për të kundërshtuar ata që i falin dy rekatë kur hyjnë në xhami, dhe kjo është kundër hadithit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe urdhërit të tij.
 
 
Falja e sunetit pas farzit të xhumasë, katër në xhami apo dy në shtëpi: Për këtë veçim nuk ka ndonjë argument, por e vërteta është se nëse i falë dy apo katër në xhami, është e lejuar, e nëse i falë ato në shtëpi, atëherë është më mirë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): "Namazi më me vlerë për njeriun është në shtëpi, përveç farzeve”. (Buhariu dhe Muslimi)
 
 
 
Leximi i Kur’anit apo mbajtja ligjeratë para hutbes së xhumasë: Nuk është vërtetuar prej Pejgamberit (salallahualejhiveselem) e as prej selefëve tanë të mirë, se dikush prej tyre ka lexuar Kur’an e të tjerët janë mbledhur përreth tij, apo mbajtja e ndonjë ligjerate, para se të hypë imami në minber, por atë që e kanë lejuar disa dijetarë, është mbajtja e ligjeratës pas namazit të xhumasë.
 
 

Shkroi: Shejh Ahmed Ez-Zugbij
Përktheu: Omer Bajrami


Lexuar: 388 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |