-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Premte | Data: 20-Janarë-2017 | Ora: 02:37
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rregullat e Bajramit


Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata të cilët janë pasues të rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.
 

Për shkak të afrimit të Bajramit të Ramazanit, të cilin Allahu e ka bërë për ne dhe për të gjithë muslimanët lumturi, krenari, begati dhe nder, vëllezër të dashur musliman po i përmendim disa rregulla dhe sunete, të cilat i kryen besimtari ditën e Bajramit.

Sunnet e Bajramit dhe rregullat e tij:
Tekbiret në ditën e Bajramit, duke filluar në natën e Bajramit dhe kështu vazhdohet deri në përfundim të namazit të Bajramit.
Allahu thotë: "Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni." (Bekare, 185)

Ndaj, forma e tekbireve duhet të bëhet ashtu siç është transmetuar nga shokët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Forma e tekbireve është: (Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il Allah, Allahu Ekber ue lilahi lhamd)

Pastrimi për namazin e Bajramit.
Veshja e rrobave më të mira.
Parfumosja.
Ngrënia e disa hurmave apo diçkaje tjetër para daljes nga shtëpia.
Këndimi i tekbireve gjatë shkuarjes për në namaz të Bajramit.
Ndryshimi i rrugës gjatë kthyerjes nga namazi.

Sunet është falja e namazit të Bajramit jasht xhamisë, në vend të hapët, mirëpo nëse nuk ka mundësi atëherë lejohet falja e namazit të Bajramit në xhami.
Sunet është që gratë t'i marrin me vete fëmijët pa dallim moshe. Madje kanë të drejtë të prezantojnë edhe gratë me menstruacione por jo ta falin namazin.
Falja e namazit të Bajramit.

Dëgjimi i ligjëratës (hutbes) së Bajramit me vëmendje.
Përshendetja në këtë festë. Transmeton Xhabir bin Nefir i cili thotë: "Kanë qenë shokët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur janë takuar në këtë festë i thoshin njëri tjetrit: Allahu na i pranoftë neve dhe juve!"
Shkëmbimi i vizitave dhe urimeve pas faljes së namazit, te të afërmit, komshinjtë etj.

Dëfrimi me pjestarët e familjes dhe te afërmit në ato gjëra që i lejon feja islame.


E lusim Allahun të na i pranojë veprat e mira e të na i falë gjynahet, të na pastrojë zemrat e të na bashkojë në bindjen e Tij!


Përgatiti: Erion Sula


Lexuar: 439 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |