Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 06:32
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Sexhdeja, llojet dhe rregullat


"Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, kur i vinte ndonjë lajm që e gëzonte ose që gëzohej në të shkonte në sexhde në shenjë falënderimi ndaj Allahut.”

Përveç sexhdeve që bëjmë në namaz, ka edhe disa lloje të tjera sexhdesh për të cilat do të sqarojmë në vijim:

Sexhdei tilaveh (sexhdeja pas leximit)

Në Kuran ka 14 ajete ku bëhet sexhde pas leximit të tyre, e para është në fund të sures Araf, pastaj në suret në Rrad, Nuh, Isra, Mejrem, në fillim të sures Haxh, në Furkan, Nemël, Sexhde, Sad, Fussilet, Nexhm, Inshikak dhe Alak.

Vendimi i sheriatit për sexhden tilaveh

Kjo lloj sexhde nuk është farz, por është mustehab. Kjo sexhde mund të bëhet në namazet farz, nafile, por edhe jashtë namazeve, domethënë në çdo kohë. Gjatë lindjes së Diellit, në perëndim dhe kur është në zenit. Drejt Kiblës ose jo drejt saj, me abdes apo pa abdes. Argument se sexhdja tilaveh nuk është farz është hadithi: "Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, kur lexoi suren Nexhm, në ajetin e sexhdes bëri sexhde.” Kurse kur lexoi Zejd b. Habani para Resulullahut paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, nuk bëri sexhde, me qëllim që të tregojë se nuk është detyrim”. (Buhariu dhe Muslimi). Ashtu siç e përmend Ibën Haxheri në komentin e Buhariut.

Ibën Hazmi thotë: "Për sa i takon bërjes së kësaj sexhde pa abdes dhe jo në drejtim të Kiblës, në çfarëdo forme ngase nuk është namaz, Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi, të ka thënë: "Namazi i natës dhe i ditës është dy rekate, dy rekate.” (Ebu Davudi).

Nga ky hadith nënkuptojmë se çfarë nuk është 2 rekatë, nuk është namaz, përveç nëse kemi argument, siç është vitri, namazi i xhenazes, kurse nuk kemi argument se kjo sexhde është namaz.

Vlera e sexhde tilaveh

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur ta lexojë i biri i Ademit ajetin e sexhdes e të bëjë sexhde, largohet shejtani prej tij duke qarë dhe duke thënë: "Është urdhëruar të bëjë sexhde dhe e ka bërë, e për këtë fiton xhenetin, kurse më urdhëroi mua të bëj sexhde e nuk e respektova, për këtë më takon xhehenemi.”

Çfarë thuhet në sexhde tilaveh

Posa të bësh sexhden thua tre herë: "SUBHANE RABBIJEL AËLA”, dhe pas kësaj thua atë që Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, na e mëson: "Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, kur bënte sexhde-tilave gjatë leximit të Kuranit natën thoshte: "SEXHEDE VEXHHI LIL-LEDHI HALEKAHU UE SHEKKA SEM-AHU UE BESAREHU BI HAVLIHI UE KUVETITHI”[1]

Sexhde shukër (sexhdeja për falënderim)

Është e pëlqyer që kur të të ndodhi diçka e mirë, shpëton nga ndonjë e keqe, ose përgëzohesh me diçka që të gëzon, të bësh sexhde, si shenjë e pasimit të Resulullahut paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të. Ebu Bekrete Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: "Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, kur i vinte ndonjë lajm që e gëzonte ose që gëzohej në të shkonte në sexhde në shenjë falënderimi ndaj Allahut.”

Vendimi i sheriatit për këtë sexhde është njësoj si ai i sexhde-tilave.

Sehui sexhde – sexhdeja në rast gabimi

Shumë argumente na tregojnë se Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, bënte gabime gjatë namazit dhe thoshte: "Unë jam njeri, harroj sikurse harroni edhe ju e kur të harroj diçka më përkujtoni.” (Sahih)

Dhe për këtë gjë përcaktoi për umetin e tij rregulla, nga të cilat ne mund të përmendim këto:

1 – Kur ngrihej nga rekati i 2-të, duke mos u ul në teshehudin e parë

Abdulla b. Behineh Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: "Na fali Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, dy rekate prej një namazi, pastaj u ngrit e nuk u ul në teshehud, edhe njerëzit u ngritën pas tij. Kur e kreu namazin pritnim të japi selam. Pasi e kreu namazin mori tekbir, bëri 2 sexhde, duke qenë ulur pastaj dha selam.” (Buhariu dhe Muslimi)

Mugire b. Shube thotë: "Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur ndokush prej jush ngrihet plotësisht, le të mos ulet, por le t’i bëjë dy sehui sexhde.” (Ebu Davudi, Ibën Maxhe – sahih).

2 – Nëse i fal 5 rekate

Abdullahi Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: "Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të e fali Drekën 5 rekate e thanë: "A u shtua namazi, a?” Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të tha: "Pse po pyesni kështu:” i thamë: "I fale 5 rekate”, dhe atëherë i bëri dy sexhde pasi kishte dhënë selam.”

3 – Nëse jep selam në 2 rekate, ose në 3 rekate (domethënë para se të kryhet namazi).

Ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: "Resulullahu, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, dha selam pasi i kreu 2 rekate, atëherë Dhul Jedejni i tha: "A u shkurtua namazi o Resulullah, apo harrove?” Resulullahu tha: "A të vërtetën e thotë Dhul Jedejni?” Njerëzit thanë: "Po”. Atëherë Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të u ngrit, i fali edhe dy rekate, pastaj dha selam, pastaj i bëri dy sexhde, pastaj u ngrit.”(Muslimi)

4 – Kur nuk di sa ke falur

Na përcjell Ibrahimi nga Alkame, i cili thotë: "Abdullahu ka thënë: "U fal Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të dhe shtoi diçka në namaz, e kur dha selam i thamë: "O Resulullah, a u ndërrua diçka në namaz?” Ai tha: "Çfarë ndodhi?”. I thamë që shtove diçka. Ai i mblodhi këmbët, u drejtua nga ne me fytyrën e tij dhe tha: "Po të ndryshonte diçka në namaz do t’ua lajmëroja, por unë jam njeri, harroj sikurse harroni ju. Nëse dikush prej jush dyshon në namazin e tij, le të mundohet të zgjedhi të vërtetën mbi të, le të plotësojë namazin pas selamit dhe le t’i bëjë dy sehui sexhde plus një selam.”

Zgjedhja e së vërtetës ndodh duke u përkujtuar se çfarë ka lexuar në namaz, i kujtohet se ka lexuar dy sure, e me këtë i bëhet e qartë se ka falur 2 rekate e jo një, ose i kujtohet se ka bërë teshehudin e parë e me këtë i bëhet e qartë se ka falur dy rekate e jo një, ose i kujtohet se ka falur tre ose dy, pastaj i kujtohet se ka lexuar Fatihanë dy herë, e kështu i bëhet e qartë se i ka falur 4 rekate, e jo 3. E kështu me radhë. E kur përpiqet të zgjedhë atë që është me afër së vërtetës, me këtë largon dyshimin. S’ka dallim këtu a falesh si imam apo vetëm. (Ibën Tejmije).

Mirëpo nëse nuk i qartësohet atij, atëherë bazohet në të sigurtën, që është më e paktë, siç tregohet në hadith: "Ebu Seid Hudriu Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: "Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Nëse ndokush prej juve dyshon në namazin e tij e nuk e di sesa ka falur 3 apo 4 rekate, le ta hedhi poshtë dyshimin e le të bazohet në atë që është e sigurtë, e pastaj le t’i bëjë dy sexhde para se të japi selam, nëse fal 5 rekate namazi i tij çiftëzohet me sehvi sexhde, e nëse i ka falur 4 është kundështim i dëshirës së shejtanit.”

Vendimi i sheriatit për sehui sexhden

Mendimi më i vërtetë është thënia, e cila bën dallim ndërmjet shtimit dhe mangësimit në namaz, ndërmjet dyshimit në zgjedhjen e së vërtetës dhe dyshimit, me të bazuar në të sigurtën për shkak se në këtë mënyrë veprojnë në të gjitha tekstet e nga ana tjetër është dallim i logjikshëm.

Por nëse në namaz bëhet mangësim, p.sh., lënia e teshehudit të parë, atëherë duhet të plotësohet namazi, e plotësimi i namazit bëhet para selamit, ngase me dhënien e selamit vetëm se kemi dalë nga namazi. Por nëse ndodh në namaz shtesë, p.sh., ndonjë rekat më shumë, atëherë nuk është e udhës që në namaz të bëhen dy shtime, por bëhet sexhde pas selamit, pasi kjo gjë është kundështim i dëshirës së shejtanit, ngase kjo ka pozitën e një namazi të pavarur me të cilat sehui-sexhdeja e plotëson atë mangësi, edhe pse Resulullahu paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të i ka konsideruar dy sexhdet një rekatë.

Gjithashtu nëse dyshon e zgjedh të vërtetën, ai e ka plotësuar namazin e dy sexhdet janë për ta kundërshtuar dëshirën e shejtanit, e këto bëhen pas selamit. E nëse jep selam para se të kryhet namazi, pastaj i plotëson, atëherë selami (i parë) është shtim, e të bërit sexhde duhet të bëhet pas selamit, në shenjë kundërshtimi të shejtanit, mirëpo nëse dyshon e nuk i qartësohet e vërteta, në këtë rast ose i ka falur 4 ose 5, e nëse i ka falur dy sexhdet ia çiftëzojnë namazin domethënë konsiderohet sikur t’i kishte falur 6 rekate, për këtë sexhdja duhet para selamit. Ky mendim që ne po përkrahim, është një mendim i cili i përdor të gjitha hadithet, asnjë hadith nuk e le pa përdorur, plus duke përdorur kijasin e vërtetë për atë formë që s’kemi tekst, duke krahasuar formën që s’kemi tekst me formën që kemi tekst, duke i futur kështu në një shkallë, kështu thoshte Ibën Tejmie.



Lexuar: 2984 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |