Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 05:24
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Thenia “Amin” ne namaz


Hadithet qe tregojne se "Amini” behet me ze nga imami dhe ata qe falen pas tij:

Transmetohet nga Uail bin Huxhurse se i Derguari i Allahut (alejhi selam), pasi lexonte Fatihane, thoshte "Amin”, duke e ngritur zerin. (Buhariu, Ebu Daudi, Tirimidhiu, Ahmedi, Darakutni etj. dhe e kane saktesuar Tirimidhiu, Darakutni, Ibn Maxhja, Albani etj.)

Transmetohet se Ebu Hurejra ka thene: "E kane braktisur njerezit ‘Amin’-in, nderkohe qe i derguari i Allahut (alejhi selam), pasi lexonte fjalet ‘gajril magdubi alejhim ue le dalin’, thoshte ‘Amin’ dhe e ngrinte zerin, derisa e degjonin ata qe ishin ne safin e pare dhe oshetinte xhamia nga zeri i tyre. (Ebu Daudi, Ibn Maxhja)

Transmetohet nga Ibn Umeri se i derguari i Allahut (alejhi selam), kur thoshte "ue lad-dalin”, ngrinte zerin duke thene "Amin”. (Darakutni)

Transmeton Ibn Umi el Husejni nga nena e tij, se ajo u fal prapa Profetit (alejhi selam) dhe pasi ai lexoi fjalet "ue lad-dalin” tha "Amin”. Pra, ajo e degjoi ate duke qene ne safin e grave. (Is’hak bin Rahauei, Taberaniu)

Shejh Albani thote se edhe pse tre hadithet e fundit kane zinxhir te dobet transmetimi, prape ato e perforcojne njeri-tjetrin. E nese per kete teme nuk do te kishte asnje hadith tjeter, perveç hadithit te Uail bin Huxhurit (hadithi i pare), atehere edhe vetem ai do te mjaftonte.

Keto hadithe tregojne ligjshmerine e thenies "Amin” dhe pjese e Sunetit eshte qe ajo te thuhet me ze te larte.

Tirimidhiu ka thene: "Ngritja e zerit ne fjalen "Amin” eshte mendimi i me teper se njerit prej dijetareve te sahabeve, tabiineve dhe te tjereve pas tyre.”

Ibn Hazemi transmeton deri tek Abdurrezaku nga Ibn Xhurejxhi se ky i fundit ka thene: "e pyeta Atane se a e thoshte Ibn Zubejri "Amin”-in pasi mbaronte Fatihane dhe ai me tha: ‘Po dhe e thoshin ate edhe ata qe faleshin pas tij, derisa xhamia gumezhinte fort nga zerat e tyre.’”

Transmeton Ebu Kafi se Ebu Hurejra ishte muezini i Meruan ibn el Hakemit dhe e porosiste ate qe te mos e mbaronte leximin e Fatihase, derisa te bindej se ai (Ebu Hurejra) kishte hyre ne saf. E kur Meruani mbaronte Fatihane, Ebu Hurejra thoshte "Amin”, duke e zgjatur zerin dhe thoshte: "Nese "Amin”-i i banoreve te tokes korrespondon me "Amin”-in e banoreve te qiellit, u falen atyre gjynahet.” (Bejhakiu)

Shejh Albani ka thene: "Perderisa nuk saktesohet ndonje transmetim tjeter qe kundershton transmetimin e Ibn Zubejrit dhe Ebu Hurejres ne thenien "Amin” me ze (edhe nga xhemati), atehere zemra eshte me e qete ne pasimin e tyre dhe une deri tani nuk di asnje transmetim tjeter qe te jete ne kundershtim me ate qe eshte transmetuar nga keta dy sahabe.”
Gjithashtu ai ka thene: "Amini i xhematit thuhet ne te njejten kohe me aminin e imamit, pra nuk thuhet para tij – ashtu siç e ben shumica e falesve – dhe as pas tij. Ky eshte dhe mendimi i sakte per mua, si perfundim.”


Lexuar: 1089 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |