Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 13:42
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Veshja e femrës para femrave


Veshja e muslimanes është një çështje shumë delikate, posaçërisht për kohën tone, ku shumë shoqëri dhe rrethe trupin e femrës e konsiderojnë si një nga metodat më të sukseshme për të arritur qëllimet e tyre, qofshin fitimprurëse apo diçka tjetër. Gjithashtu, sot kemi një shpejtim të pabesuar të kreativitetit dhe modës rreth veshjeve të femrës, saqë vështirë që mund të përcillet nga dikush. Prandaj, është e pamundur që femra muslimane të mos ndikohet nga ky ndryshim, qoftë edhe në formë indirekte.
 
 
 
Kjo sjell edhe interesimin dhe pyetjet e shpeshta rreth veshjeve të femrave muslimane. Në këtë temë ne do të flasim për këtë çështje vetëm nga njëra anë që mund të them shumë pak flitet apo shkruhet te ne, ajo është rreth çështjes së të zbuluarit të femrës para femrës, apo çfarë i lejohet t'i shihet nga trupi i saj, femrës muslimanë para femrave.
 
 
 
Gratë e besimtarëve në kohën e Profetit (salallahu alejhi ue selem) arritën kulminacionin e dëlirësisë, ndershmërisë, turpit dhe modestësisë, e tërë kjo me bekimin e besimit që kishin në zemrat e tyre. Këto gra vishnin rrobe me të cilat mbulonin pjesët e trupit të tyre si para burrave të huaj, ashtu edhe para të tjerëve, prandaj nuk njihet nga asnjëra prej tyre se kanë veshur rrobe që nuk mbulojnë pjesët e trupit të tyre, kur kanë ndenjur në tubime me gratë apo edhe me meshkujt që i kanë mahrem (që nuk u lejohet të martohen me ta, si: babai, vëllai, xhaxhai, etj.).
 
 
 
Këtë praktikë e kanë vazhduar edhe gratë e gjeneratave, të cilat kanë ardhur më pasë deri në kohët tona, ku shumë prej grave e kanë marrë urdhërin kuranor për t'u mbuluar ashtu siç ka kërkuar Allahu i Lartësuar: "Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit" (Nur, 51). Dhe ne padyshim kemi mendim të mirë për to, por problemi është se ato bëjnë ca lëshime rreth formës së veshjes, posaçërisht kur janë në tubime dhe ndenja me gra. Prandaj, në vazhdim ne do të cekim se si është dispozita islame rreth veshjes së femrës para femrave.
 
 
 
Nga thëniet e dijetarëve (fukahave) rreth auretit (ajo që është e ndaluar të shihet) të femrës para femrës kuptojmë se ata e ndajnë këtë çështje në dy raste:
 
 
 
a) Në raste të zakonshme, në ndenje dhe tubime, femrës muslimane nuk i lejohet t'i duken nga pjesët e trupit të saj, përveç atyre gjërave që janë të natyrshme të duken si: koka, flokët, qafa, duart së bashku me krahët, këmbët së bashku me kërcirin. Kurse pjesët tjera si: gjoksi, barku, beli, shpina, kofsha etj., nuk lejohet të ekspozohen. Prandaj, veshjet me të cilat shihen apo janë shumë të ngushta që i tregojnë pjesët e trupit nuk lejohet të vishen.
 
 
 
E njejta vlen t'i shihet femrës kur është në prezencën e meshkujve që janë mahrem të saj, (burrat me të cilët nuk lejohet të martohet ajo si: babai, vëllai, xhaxhai, etj).
 
 
 
Prandaj, veshja e fustaneve të ngushta apo të shkurtëra, rrobeve që janë të tejdukshme apo të ngushta dhe tregojnë formën e pjesëve të trupit, janë të ndaluara dhe nuk i lejohet femrës muslimane që e konsideron vetën se pason urdhërin e Allahut dhe porositë e profetit (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) të veshë rrobe të tilla edhe para grave.
 
 
 
E njejta dispozitë vlen edhe për veshjen e pantallonave para grave, për shkak se pantallonat, edhe nëse themi se mbulon pjesët e trupit, nuk i plotëson kushtet themelore të mbulesës. Nga këto kushte është edhe të mos jetë rroba e ngushtë që tregon formën e trupit, duke ia bashkangjitur kësaj se ajo është e njohur si veshje e burrave.
 
 
 
Argumentet për këtë janë:
 
 
1. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vendosin shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden)…" (Nur, 31) .
 
 
 
Nga ky ajet kuranor kuptojmë atë që ka qenë praktikë e grave të sahabëve, se femrës i lejohet të zbulojë para mahremëve të saj (meshkujve që e ka të ndaluar të martohet me to) ato pjesë që zakonisht i zbulon gruaja, kur gjindet në shtëpinë e saj si: flokët, duart dhe krahët, qafën, këmbët.
 
 
 
Gjithashtu, në ajet vërejmë se së bashku me mahremët përmenden edhe gratë që nënkuptojmë se e njejta dispozitë vlen edhe para grave.
 
 
 
2. Në sahihun e Muslimit transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë:
 
 
 
"Dy grupe njerëzish prej banorve të zjarrit nuk i kam parë akoma; disa burra që mbajnë shkopinj (kamxhik) si bishtat e lopëve e godasin njerëzit me ta dhe gra që janë të veshura, por të zhveshura, përdridhen dhe bëjnë njerëzit të dridhen, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij dhe pse ajo ndjehet nga një largësi e madhe."
 
 
 
Në hadith flitet për një grup të femrave që veshin rrobe, por ato rrobe nuk e mbulojnë trupin, pra ajo është e veshur por në realitet e zhveshur, sikur ajo që vesh rrobë të tejdukshëm, apo të ngushtë dhe vizaton pjesët e trupit, apo rrobe të shkurtëra që nuk i mbulon trupin. Ky hadith është i përgjithshëm, prandaj në të hyjnë gratë që vishen me rrobe të tilla, pa marrë parasysh para burrave apo grave. Një gjë e tillë është e ndaluar dhe nuk lejohet të bëjmë lehtësime në këtë.
 
 
 
3. Usame ibn Zejdi thotë: Pejgamberi (alejhis selam) më dhuroi një manto koptijane, të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul Kelbiu, kurse unë ia dhashë gruas time që ta veshë. Një ditë Pejgamberi (alejhis selam) më tha: Përse nuk e vesh manton koptijane?' I thashë: E veshi gruaja ime.' Ai tha: Urdhëroje që të veshë diçka nën të, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saj." Veshja koptiane ishte një veshje që bëhej në Egjipt, imam Sheukani thotë se nga ky hadith nxjerrim se gruaja nuk lejohet të vesh rrobe që tregon formën e trupit.
 
 
 
4. Gjithashtu një nga ndalesat më të rëndësishme në jurispodencën islame është edhe çështja e mosgjasimit të veshjes së mosbesimtarëve. Pejgamberi (alejhis selam) thotë: "Ai që i përngjan një populli, është prej tyre."
 
 
 
Transmetohet nga Abdullah ibn Amri, i cili ka thënë: "Pejgamberi (alejhis selam) pa tek unë dy rrobe të verdha dhe tha: Këto janë tesha të jobesimtarëve, mos i vish!'"
 
 
 
Nga ky hadith kuptojmë se si profeti (salallahu alejhi ue selem) e ndalon sahabin në veshjen e rrobeve të jobesimtarëve. Kurse, këto rroba që nuk mbulojnë trupin e femrës si: fustanet e shkurtëra, pantallonat, bluzat me të cilat zbulohet barku, etj., janë veshje që janë të njohura te jobesimtarët, muslimanët janë larg nga ato.
 
 
 
b) Në raste të domosdoshme apo të nevojshme dhe pa qëllim lejohet të duken edhe disa pjesë të tjera të trupit. Si rast i domosdoshëm mund të ilustrojmë si rastin e sëmundjes, si shkuarja te gjinekologja apo ndonjë mjeke tjetër. Kurse, si rast të nevojshëm apo pa qëllim mund të themi, nëse femra i jep gji fëmijës në prezencën e ndonjë femre, nuk detyrohet ajo që të fshihet, apo në rast të ndërrimit të ndonjë rrobeje, apo disa raste të tjera si: zbulimi i disa pjesëve të femrës para motrës së saj, apo ndonjë të afërme, etj. Në raste të tilla që është vështirë të ruhemi, lejohet të zbulohen disa pjesë të trupit që nuk lejohet të zbulohen në raste të zakonshme.
 
 
 
Për këtë rast nënkuptohet edhe thënia e disa fukahave se aureti i femrës para femrës është sikur aureti i mashkullit para mashkullit, (pra nga kërthiza deri në gjunjë). Qëllimi i fukahave, asesi, nuk mund të kuptohet se gruas i lejohet të dalë para grave dhe t'i ekspozojë pjesët e tjera të trupit si: gjoksi, barku, beli etj. Këtë nuk e ka thënë kurrë askush nga dijetarët e mirfilltë.
 
 
 
Në fund i këshillojmë motrat muslimanë që janë të mbuluara apo dëshirojnë të mbulohen të kenë frikë Allahun në veshjet e tyre dhe të mos mashtrohen me ato veshje që tani, për fat të keq, janë bërë përditshmëri e popullit tonë. Të jenë të vendosur në principet islame dhe të krenohen me to edhe pse ndoshta dikush na sheh me sy të ngecjes dhe prapambeturisë, se ajo krenari për të cilën mashtrohen se e kanë është kalimtare, kurse ajo që është tek Allahu është e përhershme dhe nuk humb kurrë.
 
 
Përgatiti: Alaudin Abazi


Lexuar: 721 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-May-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |