Sot është - E Merkurë | Data: 17-April-2024 | Ora: 00:05
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vlera e agjërimit të muajit Shaban


Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: "I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk plotësoi agjërimin e ndonjë muaji përveç muajit të Ramazanit dhe as nuk e kam parë gjatë ndonjë muaji të agjërojë më tepër sesa gjatë muajit Shaban." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
 
Gjithashtu thotë: "Ai agjëronte vullnetarisht në muajin Shaban më shumë se në çdo muaj tjetër dhe ai e agjëronte shumicën e Shabanit."


Urtësia e shtimit të agjërimit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në këtë muaj

Kur i Dërguari i Allahut është pyetur lidhur me këtë, ai tha: "Ky është një muaj të cilit njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje, mes Rexhebit dhe Ramazanit, dhe është një muaj në të cilin veprat ngrihen deri tek Zoti i botëve. Unë dua që veprat e mia të ngrihen derisa jam duke agjëruar." (Shënon Ebu Daudi)
 

Ibn Rexhepi, Allahu e mëshiroftë, lidhur me fjalët e të Dërguarit: "Ky është një muaj të cilit njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje", thotë: "Nga kjo kuptojmë se gjatë kësaj kohe kur njerëzit janë të pakujdesshëm dhe nuk i kushtojnë vëmendje (për shkak se bie mes dy muajve të rëndësishëm, muajit të shenjtë të Rexhebit dhe muajit të agjërimit, njerëzit janë të preokupuar me këta dy muaj dhe nuk i kushtojnë vëmendje Shabanit), ky muaj duhet shfrytëzuar me adhurime dhe respekt ndaj Allahut dhe se kjo është një gjë e dashur për Allahun. Shumë njerëz mendojnë që agjërimi në muajin Rexheb është më i mirë se në muajin Shaban, ngaqë Rexhebi është një nga muajt e shenjtë, por kështu nuk qëndron puna. Ndaj, për muslimanin është e rekomanduar shpeshtimi i agjërimit gjatë këtij muaji, sipas mundësisë së tij.
 

Muslimani duhet t'i kujtojë fjalët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: " Agjërimi është mburojë." (Shënon Buhariu)
Si dhe: "Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu e largon fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë vjet." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Përgatiti: Almedin Ejupi


Lexuar: 1108 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |