Sot është - E Martë | Data: 12-Dhjetor-2017 | Ora: 00:10
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dajak apo edukim për gruan?!


Feja islame edhe pse vazhdimisht i thërret njerëzit drejt ideales dhe përkryerjes në një shkallë të lartë, ai po ashtu nuk e anashkalon anën e dobësisë dhe të devijimit, që mund të ndodhë në çdo aspekt të jetës, por edhe në atë të sistemit familjar. Nga ky realitet, që Islami nuk e anashkalon është edhe ajo që mund të ndodhë, si mospajtimi apo sjelljet e këqija mes dy çifteve.

Natyra e jetës është që mund të çojë drejt mospajtimit dhe grindjeve. Por kjo nuk do të thotë që burri të përdorë dhunën në zgjidhjen e këtij problemi, apo të shkëpusë lidhjen martesore për gjënë më të vogël dhe për shkaqe nga më të lehtat Urtësia dhe vullneti i Allahut i ka paraprirë njerëzve, që lidhja martesore të jetë koncepti i ndërtimit të këtij universi. Allahu i Madhëruar thotë: "Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!”


Kështu u krijua njerëzimi nga ata edhe çiftet, ku nëpërmjet tyre plotësohet ruajtja e kësaj krijese dhe vazhdimësia në këtë jetë. Të jetë mëkëmbës në tokë në pëlqim me ligjin e Allahut.


Allahu i Madhëruar thotë "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.” As jeta njerëzore, as shoqëria njerëzore nuk mund të ketë stabilitet përderisa të mos ketë një koncept të qartë në lidhje me çiftin martesor dhe përcaktimin e pozicionit të çdonjërit prej tyre në këtë jetë.


Koncepti islam mbi gruan:


Islami ka treguar një kujdes të veçantë në përmirësimin e gruas dhe lidhjeve mes çifteve mbi baza të natyrshmërisë që Allahu ka futur në këtë krijesë. Si dhe në anën e barazisë në aspektin njerëzor dhe të ndershmërinë njerëzore, që duhet të zotërojë krijesa njeri, qoftë mashkull apo femër.


Allahu i Madhëruar thotë: "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, që ju krijoi juve prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.”


Një kujdes të veçantë të barazisë mes çifteve e kemi edhe në raportet me krijuesin dhe shpërblimet tek Ai. "Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: "Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër.”


Allahu i Madhëruar e ka krijuar çiftin njerëzor në përputhje me punët, që ata janë të ngarkuar në këtë jetë, që të anojnë dhe të tërheqin njëri-tjetrin.


Islami këtë lidhje, apo bashkim e rregulloi duke mos e lënë që të jetë rrëmujë apo të ushtrohet dhunë, as nën mëshirën e nepsit që shpije çdo herë tek e keqja, as të emocioneve të pakontrolluara, e as të jenë pre’ e epshit të egër. Islami e legjitimoi martesën për plotësimin e nevojave trupore, shpirtërore tek të dy pjesëtarët e çiftit, ku çdonjëri ka nevojë për tjetrin.


Kjo është natyrshmëria e krijimit, ashtu si ka nevojë njeriu për veshje që të mbulohet dhe të ruhet nga ndikimet e motit, ose nevoja për të gjetur strehim diku. Allahu i Madhëruar thotë: "Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.”


Islami kujdeset për t’i sqaruar të drejtat dhe detyrimet mes anëtarëve të familjes, rregullat e lidhjeve dhe komunikimit mes anëtarëve të saj për realizimin e drejtësisë dhe të vërtetës. Allahu i Madhëruar urdhëron e thotë: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi...”


Të gjithë këtë e ka lidhur me besimin dhe ka bërë që devotshmëria të jetë siguri në përmbajtjen e këtyre detyrimeve, të punohet me to dhe mos të thyhet ky rregull, dhe secili prej tyre duhet të zbatojë këtë për veten e vet para se të kërkojë të drejtë prej tjetrit, duke qëndruar kështu larg nga padrejtësia dhe mizoria. Allahu i Madhëruar thotë: "Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!”


Familja është e patjetërsueshme në bazë të natyrshmërisë psikologjike dhe sociale:


Rregulli familjar është diçka e patjetërsueshme, që e kërkon natyrshmëria dhe nevoja shpirtërore e thellë e njeriut, gjë të cilën nuk e gjejmë tek gjallesat të tjera. Për këtë Islami e ka lartësuar pozitën e familjes dhe ka treguar një interes shumë të madh: në themelimin e saj, në përkujdesjen dhe mbikëqyrjen pasi të krijohet ajo. Për këtë ka legjitimuar dispozita të forta, të sakta për ruajtjen e unitetit dhe mos-shembjen e saj. Pastaj u përkujdes për vendosjen e masave të ndryshme, që parandalojnë çarjen e saj.


Në rastet kur ndodhin stuhi dhe goditet ajo, atëherë premtimi duhet të çohet në vend që kësaj shtylle të shoqërisë t’i gjendet ilaçi i suksesshëm pas një diagnoze të saktë të sëmundjes, e cila e ka çuar atë deri në atë gjendje, dhe njohjes së shkaqeve të devijimit, që e largon nga stabiliteti dhe serioziteti drejt lëkundjes së shtyllave të saj.


Realiteti dhe idealizimi në sistemin e familjes:


Feja islame edhe pse vazhdimisht i thërret njerëzit drejt ideales dhe përkryerjes në një shkallë të lartë, ai po ashtu nuk e anashkalon anën e dobësisë dhe të devijimit, që mund të ndodhë në çdo aspekt të jetës, por edhe në atë të sistemit familjar. Nga ky realitet, që Islami nuk e anashkalon është edhe ajo që mund të ndodhë, si mospajtimi apo sjelljet e këqija mes dy çifteve.


Natyra e jetës është që mund të çojë drejt mospajtimit dhe grindjeve. Por kjo nuk do të thotë që burri të përdorë dhunën në zgjidhjen e këtij problemi, apo të shkëpusë lidhjen martesore për gjënë më të vogël dhe për shkaqe nga më të lehtat. Për këtë burrit i ndalohet, që mos të ngutet në prishjen e kësaj lidhje. Islami e ka bërë divorcin gjënë më të urryer. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Gjëja më e urryer e lejuar tek Allahu është divorci ”.


Gjithashtu, e ka ndaluar gruan të kërkojë divorc pa arsye. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Çdo grua që kërkon nga burri i saj divorc pa arsye, e ka të ndaluar ta shijojë erën e xhenetit.”


Ka ndaluar prishjen reciproke mes çifteve dhe e ka klasifikuar këtë nga mëkatet më të mëdha. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush i prish lidhjet e gruas me burrin e saj, nuk është nga ne.”


Islami projekton skicën e masave të sigurta në parandalimin e dhunës së mundshme në raste mospajtimi. Çiftet duhen t’i përmbahen kësaj skice për mënjanimin e mospajtimeve dhe marrjen e ilaçit të suksesshëm për kthimin në gjendje normale të familjes .


Masat parandaluese për të penguar çarjen:

Islami bën një skicim për burrin, për shërimin e marrëdhënieve në rast se ai i druhet mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga gruaja e tij, e cila mund të ndikojë në shtëpi apo organizmin familjar dhe bashkësinë shoqërore, apo në rrëzimin e saj dhe kjo arrihet me tre masa edukative të shkallëzuara: ideologjike, psikologjike dhe materiale. Allahu i Madhëruar thotë: "Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!”


Dispozita:

Në ajetin e sipërpërmendur janë të cekur tre masa parandaluese, ku pas këtyre vijnë edhe dy të fundit, njëra është alarmi për divorce dhe e fundit ilaçi i urryer divorci.


Masa e parë është që në raste të tilla burri duhet ta këshillojë gruan, duke i përkujtuar frikën që duhet të ketë ndaj Allahut dhe respektimin e të drejtave ndaj burrit të saj. Po qe se kjo masë nuk bën dobi, atëherë nuk duhet ta pranojë gruan në shtrat. Qëllimi i ajetit kuranor "(e, nëse kjo s’bën dobi, (pra, këshilla) mos i pranoni në shtrat”. Ibën Kethiri përmend se qëllimi është mos bashkimi në shtrat dhe të mos kontaktosh seksualisht me gruan.


Në rast se gruaja vazhdon të rebelohet ndaj burrit të saj dhe kjo masë nuk është e dobishme, atëherë burrit i lejohet ta rrahë lehtas. "dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas)...”. Në këtë ajet shihet qartë, se çfarë rëndësie i jep Islami ruajtjes së familjes dhe mbyll dyert për mos-shkatërrimin e saj. Por shumë njerëz në mungesë të informacionit mbi Islamin qoftë nga vete muslimanët apo edhe nga jomuslimanët përdorin vetëm këtë pjesë të ajetit për t’ia ulur imazhin Islamit.


Disa muslimanë, që nuk kanë kuptim të drejtë mbi Islamin ushtrojnë dhunë me pretekstin, se Islami e ka lejuar rrahjen e gruas dhe kështu thyejnë çdo normë njerëzore dhe fetare mbi padrejtësinë, që ata ua bëjnë grave të tyre. Të tjerë, nga jo muslimanët të cilët në mungesë të informacionit të duhur për Islamin, shfrytëzojnë rastin për ta sulmuar Islamin me pretekstin, se Islami ushtron dhunë mbi gruan, duke mbledhur fonde, hapur organizata të ndryshme dhe mbajtur konferenca të ndryshme madje edhe në vendet muslimane për ta ruajtur gruan nga dhuna.


Por çfarë fshihet pas kësaj rrahje të lehtë?
Nëse hapen të gjitha librat që komentojnë Kuranin Famëlartë do të shohim, se qëllimi i kësaj rrahje të lehtë është edukative e nuk ka si qëllim dhunën apo lëndimin.


Ibën Kethiri thotë se nëse këshilla dhe largimi nga shtrati nuk bëjnë dobi, atëherë rrihini me një rrahje të lehtë, që nuk lëndon. Këtë mendim e mbështet Ibën Abasi dhe të tjerët. Hasan Basriu thotë: Qëllimi është: që mos të lërë gjurmë. Fukahatë thonë: Nuk guxon të thyhet ndonjë gjymtyrë e as të lërë gjurmë. Atai thotë: e kam pyetur Ibën Abasin: Çfarë është rrahja pa lëndime? Ai ka thënë: Rrahja të bëhet me misvak.


Nëse kjo është qëllim si parandalim për mos ardhjen deri te divorci e ajo është t’i mbështetesh një gjykate familjare nga familjet e të dy palëve, për rregullimin e raporteve dhe largimin e shkaqeve të çarjes me gjykimin e njerëzve, që janë besnikë nga të afërmit e çifteve. Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre. Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.”


Atëherë si mundet dikush, që në emër të kësaj rrahje edukative të ushtrojë dhunë, e dikush ta sulmojë Islamin, se është fe e dhunës.
Po qe se këto masa parandaluese për të penguar çarjen nuk kanë sukses dhe vazhdon mospajtimi dhe prishja, atëherë nuk ka problem që t’i ktheheni divorcit, si ilaç i urryer për këtë gjendje.



fusnotat:
Jasin, 36
Rrum, 21
Nisa, 1
Ali Imran, 195
Bekare, 187
Bekare, 228
Bekare, 231

Shënuar nga: Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe Hakimi në Mustedrekun e tij dhe ka thënë se është i vërtetë sipas kushteve të Muslimit.
Shënuar nga Ebu Davudi, Termidhiu.
Shënon Taberaniu.
Nisa, 34
Nisa, 35.

Burimi:Albislam.org


Lexuar: 828 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |