Sot është - E Martë | Data: 12-Dhjetor-2017 | Ora: 00:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dobitë e Mbulesës


Këto ditë jemi në një udhëtim për në Xhennet. Prej fillimit të këtij udhëtimi vërejmë një shenjë në rrugë, në të cilën shkruan: "Hixhabi të shpije në Xhennetin e Mëshiruesit”. Prandaj, jemi të detyruar që t’i dimë dobitë dhe përparësitë e hixhabit (mbulesës).



Hixhabi të bënë të devotshme

Ka thënë All-llahu i Madhëruar: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.” [El-Ahzab, 26] Dmth, All-llahu na ka zbritur dy lloje të petkut, petk për t’i mbuluar pjesët e turpëshme dhe pekt zbukurues "Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri."
 

Pra, petku i devotshmërisë dhe frikërrespekti nga All-llahu i Madhëruar është gjëja më e mirë me të cilën një femër zbukurohet, sepse pastërtia e brendëshme është shumë më e rëndësishme se bukurija e jashtëme. Siç thotë një poet:


Veshja më e mirë e femres është nënshtrimi ndaj urdhërave të All-llahut, dhe nuk ka dobi nga ajo, e cila ndaj krijuesit të vet është mëkatare.



Hixhabi është pastërti e zemrës

Thotë All-llahu i Madhëruar: "... E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...” [Al-Ahzab, 53]
 

Transmetohet nga Aishja [radijallahu anha] se Omer ibn Hatab [radijallahu anhu] ka thënë: O i dërguari i All-llahut, tek gratë tuaja hyjnë (për të pyetur për çështje fetare) të mirët dhe të këqinjtë, do të ishte mirë t’i urdhërosh që të vendojnë vello, dhe zbriti ajeti: "... E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...” [Al-Ahzab, 53]
 

Siç vërehet ky ajet na ka bërë të qartë se hixhabi është mjet mbrojtës i muslimanëve nga epshet dhe sprovat dhe hixhabi është një barikadë mbrojtëse nga lakmit dhe qëllimet e njerëzve me zemra të sëmura: "...andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” [Al-Ahzab, 32]
 


Hixhabi të bën të turpshme
 

Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] "Turpi është nga imani, ndërsa imani është në Xhennet”. (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
Nuk ka fare dyshim se hixhabi e bën muslimanen që ta përjetoj pozitën e saj të lartë që e ka nën hijen e ombrellës Islame. Jo vetëm kaq, por ai e bën te kujdesëshme që nga ajo të mos bëhet ndonjë nga veprat, të cilat janë në kundërshtim me pamjen e saj Islame dhe kështu hap pas hapi e shpije në shtimin e modestisë.
Ndërsa modestin ia mundësoj hixhabi. Dhe kështu një nënshtrim ndaj Krijuesit të shpije në një nënshtrim tjetër.
 
Ka thënë nëna e besimtarëve Aishja [radijallahu anha]: Kam hyrë në shtëpinë ku ishte i varrosur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe babi im, Ebu Bekri [radijallahu anhu], pa vello dhe thosha: Këtu është burri dhe babi im, ndërsa kur u varros Omeri [radijallahu anhu] pasha All-llahun hyja e mbuluar mirë sepse më vinte turp nga Omeri [radijallahu anhu]. (transmeton Ahmedi, Hakimi e ka bërë të vërtetë)
 
 


Hixhabi është thirje për mbulim
 

Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Çdo femër e cila e heq mbulesën në ndonjë shtëpi tjetër përveç shtëpisë së burrit të saj, e ka shkyrë mburojën mes saj dhe All-llahut.” (transmeton Ahmedi, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
Ajo, që është kujdesur për hixhabin e saj, ka shpëtuar me mburojën e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër do të jetë nga banorët e Xhennetit, i cili është vendbanim i mbrojtjes.


Hixhabi është nga natyrshmëria

Hixhabi dhe mbulimi i trubit është nga natyrshmëria e femrës dhe ajo nga natyrshmëria e saj nuk dëshiron që ta shohë askush. Saqë muslimanja, e cila është e turpshme turpërohet edhe nga burri i saj, të cilin All-llahu ia ka bërë të lejuar. Pra, nga natyrshmëria e njeriut është mbulimi, ndërsa nga natyrshmëria e kafshës është xhveshja.



Hixhabi është adhurim i All-llahut
 

Hixhabi me të vërtetë ështe dekor nga dekoret e adhurimit të All-llahut, sepse Ai që na ka obliguar këtë është All-llahu. Thotë All-llahu i Lartësuar: "le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre!” [En-Nur, 31] Ajo besimtare, e cila i nënshtrohet urdhërave të All-llahut, është ajo zemra e të cilës i është mbushur me iman (besim) dhe dashuri ndaj All-llahut, ndërsa çështja e hixhabit nuk është e ndarë nga normat e All-llahut dhe mënyra e jëtës Islame. Ajo është çështje e cila lidhet me besimin dhe normat Islame.


Hixhabi të shpije deri tek një përfundim i mirë
 

Thotë një nga të parët tonë: Nëse dëshiron ta dish pozitën tënde tek All-llahu, shiko se në çfarë pozite të ka lënë. Nëse All-llahu e ka lënë një motër besimtare që ta adhurojë Atë dhe ta vendos hixhabin të njëjtën pozitë do ta ketë tek Zoti i saj. Jo vetëm kaq por ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Nëse All-llahu dëshiron mirësi për robin e Tij atëherë atë e shfrytëzon. Është pyetur: Po si e shfrytëzon (sepse All-llahu s’ka nevojë për askend). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është përgjigjur: Ia mundëson që të veprojë punë të hajrit para vdekjes së tij dhe pastaj ia merr shpirtin.” (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
 
Nëse All-llahu ta mundëson që të mbulohesh sa të jeshë gjallë atëherë dije motër e nderuar se All-llahu ka dëshiruar të të shfrytëzojë, pra bëj sexhde falenderimi Zotit tënd o ti motër e pastër.


Hixhabi është mbrojtje nga dënimi

Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Dy grupe nga banorët e Xhehennemit ende s’i kam parë. Dhe ndër to përmendi: Gra të veshura por të xhveshura, kokat e tyre i kanë sikur gunga në shpinën e deves. Ato nuk do të hynë në xhennet e as do t'ia ndijnë erën e tij (e era e tij ndihet shum largë).” (transmeton Muslimi)
Ajo çka e ka veshur hixhabin ajo e ka larguar vehten e saj nga dënimi i All-llahut të Madhëruar.
 
 


Hixhabi është shenjë e një femre të lirë
Transmetohet nga Suda se kriminelët i kanë ofenduar gratë, të cilat dilnin natën, ndërsa kur kanë parë ndonjë femër, e cila ishte me hixhab e kanë lënë dhe kanë thënë: Kjo "është e lirë", ndërsa nëse kanë parë ndonjë grua, e cila nuk ishte me hixhab kanë thënë: Ofendoni këtë!
 

Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ka zbritur ajetin ku thotë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. [El-Ahzab, 59]

 

Hixhabi është nderë

All-llahu iu është drejtuar grave të moshuara, të cilat nuk ngjallin emocione tek gjinija mashkullore duke iu thënë: "E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre...” [En-Nur, 60]
 

Dmth, nuk ka gjynah që të dalë para burrave me fustan apo mantil të thjeshtë, i cili nuk i'a tërheq vëmendjen burrave dhe nuk ngjall epsh. Por, "... megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di”. [En-Nur, 60]
 
 

Nëse ajo grua e moshuar vendos hixhab dhe mbulohet sikur mbulohen të rejat atëherë kjo është më e mirë dhe më e pastër për të dhe do të ketë më shumë shpërblim.


Hixhabi është thirje për çdo besimtare
 
All-llahu i Madhëruar iu është drejtuar për mbulesë çdo besmitareje, e cila e llogarit vehten si ndjekëse e kësaj feje dhe e cila beson Ditën e Gjykimit.
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an: "..dhe grave të besimtarëve...” dhe "...dhe thuaji besimtareve...”, siç shihet se thirja është për të gjitha femrat muslimane. Ndërsa përgjigja do të jetë vetëm nga ato, të cilat e besojnë sinqerisht All-llahun dhe Ditën e Gjykimit.


Mahmud El-Misrij
Përktheu: Senad Ramadani


Lexuar: 590 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |