Sot është - E Merkurë | Data: 26-Prill-2017 | Ora: 08:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Drejtuar çdo gruaje..


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Rruga e shkurtër drejt zemrës së burrit tënd !
Kjo është një thirrje drejtuar çdo gruaje, kudo që të jetë ajo.
Drejtuar çdo gruaje, e moshuar apo e re, e moshuar qoftë ajo edhe gjyshe, e re po edhe nëse është fëmijë.

Pyetje: A e din se pse All-llahu I Lartmadhëruar të ka krijuar? Pse All-llahu e krijoi femrën?
Dhe të dhuroi All-llahu ty këto talente dhe aftësi?
A e din se pse All-llahu të krijoi me këtë pamje?
Në këtë mënyrë? Me këtë formë?
A e din se pse All-llahu Subhanehu ve Teala ta dhuroi ty këtë bukuri?
Dhe pse All-llahu të dhuroi ndjeshmërinë dhe mprehtësinë?
Dhe pse All-llahu të dhuroi mëshirën, mirësinë, qetësinë, dhe pasionin?

Nuk ka dyshim se çdo grua të cilës ia drejtoj këtë pyetje do të reagojë duke u përgjigjur, dhe ndoshta mund që të shprehet me fytyrën e saj apo me duart e saj apo me ndonjë gjest tjetër : "Unë nuk e di, por unë me të vërtetë jam vetëm një grua e rastit dhe kjo çështje mbaron në këtë pikë."

E unë po të them: Më lejo që të përgjigjem ndaj përgjigjes tënde.
Thirrja ime është drejt çdo gruaje po edhe nëse ajo nuk është muslimane ! Ndalu një moment e ta kuptojmë së bashku. Pse All-llahu I Lartmadhëruar të krijoi në këtë pamje?

Vetëm se ka krijuar All-llahu krijesa, Ai është I Urti, I Dijshmi, dhe Ai është I Gjithëdijshmi dhe I Lajmëruar hollësisht për gjithçka, dhe tha I Lartmadhëruari: "A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë". [El Mulk 14]

Krijoi All-llahu krijesa, Ai Subhanehu ve Teala në dy lloje, ka thënë Xhele Xhelalu : "Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (Madhështinë e Zotit). Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen." [Edh Dharijat 49-51]

Vetëm se ka krijuar All-llahu Xhele Xhelalu prej çdo sendi dy gjini, dhe është veçuar I Lartmadhëruari me Njëshmërinë e Tij, ka krijuar All-llahu Azze ve Xhel krijesa dy nga dy, meshkuj dhe femra.

A e kuptove tash se pse All-llahu Azze ve Xhel krijoi femrën?
Që me ty të plotësohet krijimi.

Pra çdo krijesë e gjinisë mashkullore është i nevojshëm për një krijesë si shembulli i tij, prej gjinisë femërore. All-llahu është Ai I Cili I krijoi krijesat në këtë mënyrë, prandaj ti je krijuar që të plotësosh pjesën tjetër, je krijuar në këtë formë plotësuese.

Të Tradhëtojnë, Të Gënjejnë kur ata të thonë ty: "Ti je e pavarur !" Atëherë kur të thonë ty: "Ti je e lirë !" Atëherë kur të thonë ty se ke mundësi të kujdesesh për vetveten. Të Tradhëtojnë, Të Gënjejnë!!!

All-llahu I Cili të krijoi ty, të lajmëron se pse të krijoi ty ? Tha I Lartmadhëruari: "Dhe nga faktet (e Madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." [Er Rrum 21]

All-llahu Subhanehu ve Teala na lajmëroi se për çfarë arsye e krijoi nënën e parë Havanë, thotë I Gjithëfuqishmi: "Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t’u qetësuar pranë saj...” [El-A'raf 189]

Është e qartë dëshmia në këtë ajet "për t’u qetësuar pranë saj." A e kuptove?

Dije se All-llahu të krijoi në këtë formë në këtë mënyrë, All-llahu të krijoi me këtë trup, me këtë dobësi, me këtë passion dhe rritëm, dhe më këtë zemër, ... që burri të gjen pushim në ty, që ta plotësosh jetën e tij.

Pra ai pa ty: Në mjerim, dhe ai pa ty : Në humbje, i mangët, ...

Motër! Nuk jam duke të nënvlerësuar por jam duke të njoftuar me të vërtetën dhe realitetin tënd. Kurse ata të cilët të tradhëtojnë dhe të mashtrojnë, të tradhëtojnë për interesin e tyre.Të tradhëtojnë dhe të mashtrojnë për dëshirat e tyre. Të tradhëtojnë për epshet e tyre, mendimet e tyre, dhe interesat e tyre.

A e shikon se si të shfrytëzojnë ty, e shfrytëzojnë bukurinë tënde dhe ëmbëlsinë tënde, që të të shesin lirë, që nderin tënd ta shëndrojnë në një reputacion dhe famë të keqe, për të të bërë ty të nënqmuarë.

Mirëpo All-llahu, Fisniku, Bujari, Krijuesi, I Madhërishmi, të ngriti atëherë kur pozitën tënde në legjislacionin Islam e vendosi si nënë e nderuarë, dhe dije se bashkëshortja është gjysma e burrit, që ta ndihmon atë në pjesën e fesë së tij, dhe më pas ai le t'i ketë frikë All-llahut për pjesën tjetër.

Motër ke kujdes! Me të vërtetë ky fëmijë i cili është në prehërinë tënd, me të vërtetë ky fëmijë I cili është pranë duarve tua, mund që të jetë ai i cili do ta udhëheq botën kur të rritet, dhe bota pret ardhjen e tij !
Ndoshta atje diku ekziston një karrike që pret uljen e tij!
Atje diku ndoshta ka ushtri e cila pret udhëheqësin dhe prijësin e tyre !

Motër! Ndoshta do të thuash: Si t'ia arrij? Si të arrijë gjithë këtë që po thoni juve ? Që në realitet të jemë nënë e një udhëheqësi?

Çdo nënë ka dëshirë që fëmiu i saj të jetë më i miri në sipërfaqe të tokës; që fëmiu i saj të jetë zotëriu i botës !!

Dhe me të vërtetë, si të jesh nëna e tij ? Si të ndërtosh një të tillë ?

E përgjigjeja është se i domosdoshëm është edukimi yt para edukimit të tij, dhe përgaditja yte para përgaditjes së tij. E nëse thua të edukohem për çfarë ? E për çfarë të përgaditem?

Përgjigjeja është shumë e qartë dhe specifike: Duke qenë vetëm robëreshë e All-llahut të Lartmadhëruar; do të bëhesh zotëresh e botës. Robëreshë e All-llahut dhe vetëm për All-llahun Një të Vetmin, e Jo "për makiazh", dhe Jo "për fustana", dhe Jo "për modën e re", dhe Jo "për salonet e bukurisë", dhe Jo "për apartmanet", dhe Jo "për mobilje", dhe Jo "për ahengje" .... Me të vërtetë ti je robëreshë e All-llahut Një të Vetmit të Gjithëfuqishmit. Me këtë të krenohesh, dhe për këtë të veprosh si dhe për këtë të jetosh.

Hixhabi yt, hixhabi yt ; nga fakti se All-llahu të urdhëroi me këtë.
Namazi yt, namazi yt ; për shkak se All-llahu të ftoi për të bërë këtë.
Të përmendësh All-llahun e Lartësuar në vazhdimësi, mos neglizho.

Dhe All-llahu e mëshiroftë bashkëshorten e njërit nga selefët, atëherë kur ajo ia ofroi atij ushqimin dhe ajo tha: "Ha se pasha All-llahun, nuk është përgaditur ky ushqim vetëm se me tesbih, dhikër dhe madhërim ndaj All-llahut Fuqiplotë."

Po, nuk ka gjë dhe ti duke qëndruar në kuzhinë je duke përgaditur ushqimin tënd, apo duke pastruar shtëpinë tënde, apo je duke bërë punët tua, apo edhe duke I dhënë gji fëmiut tënd .... Pse gjuha yte nuk punon? Pse zemra yte nuk punon?

Kur'ani, Kur'ani : Fjala e All-llahut të Lartmadhëruar është ushqimi yt dhe ilaqi yt, Kur'ani është shërim, Kur'ani është mjekim, thotë I Lartmadhëruari: " Ne të shpallëm Kur’anin që është shërim për besimtarët,..." [El Isra 82]

Dhe kështu duke qenë ummet mund që të bëhesh zojë e botës. Bëhu robërshë e All-llahut Një të Vetëm e jo për dikë apo diç tjetër. E jo për tradita, dhe jo për zakonet, dhe jo për famë dhe jo për rrethana. Nuk je ummet përpos se vetëm për All-llahun Një të Vetmin. Atëherë kur të gjitha veprat tua do të jenë të emërtuara si Nënshtrim dhe Përulje ndaj All-llahut Azze ve Xhel.

Respekti për burrin tënd, sjellja dhe kujdesi i mirë ndaj tij, me të vërtetë këto burojnë nga të qenurit All-llahu I kënaqur me ty ... pra ti e respekton atë për ta kënaqur All-llahun Subhanehu ve Teala. Dhe All-llahu e ngulit dhe e mbjell dashurinë ndaj teje në zemrën e tij, prandaj ai do të don ty më shumë sesa burrat i duan gratë e tyre.

A e shikove këtë rrugë të shkurtër drejt zemrës së burrit tënd ?!

Pra zemrat e krijesave janë në mes dy gishtave prej gishtave të All-llahut Fuqiplotë, dhe i rrotullon kah dëshiron Ai Subhaneh.

Më pas kur ti të shëndrohesh robëreshë e All-llahut në realitet, do të jetosh vetëm për hirë të Tij. Dhe do ta edukosh fëmiun tënd jo që të thonë: biri i filanes, e ka edukuar filanja ... Me të vërtetë ti nuk do të lavdërohesh me të nëpër tubime; biri im ka këtë e këtë, arriti këtë e këtë, punon këtë .... Me të vërtetë ti do ta edukosh atë vetëm për hirë të All-llahut si dhe All-llahu të jetë I kënaqur me ty. Ashtuqë All-llahu I Madhërishëm të ta edukon fëmiun tënd.

E lusim All-llahun që të na i edukonë fëmijët tanë, t'i përmirëson gratë tona, dhe t'i mbush shtëpitë e muslimanëve me mirësi dhe begati.

Shejkh:Muhammed Husejn Jakubb.
Përktheu: Ummu Muhlisa


Lexuar: 670 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |