Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 18:13
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E drejta e fëmijës ndaj prindit


E drejta e fëmijës ndaj prindit

Të gjithë i dëgjojmë dijetarët, ligjëruesit, hoxhallarët duke folur për të drejtat e prindërve ndaj fëmijëve, por shumë pak dëgjojmë për të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve. Vëllezër muslimanë, vazhdojmë në zbërthimin e të drejtave, pasi që biseduam në kapitujt e kaluar për të drejtat e gruas ndaj burrit, të drejta e burrit ndaj gruas, të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit, të drejtat e prindit ndaj fëmijës, takimi ynë në këtë kapitull me dëshirën e Allahut, në mënyrë që të plotësohet seria e të drejtave, do të flasim për të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve.



Të gjithë i dëgjojmë dijetarët, ligjëruesit, hoxhallarët duke folur për të drejtat e prindërve ndaj fëmijëve, por shumë pak dëgjojmë për të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve.


Pra, fëmijët a kanë të drejta? Kjo është tema jonë me lejen e Allahut.
E lusim Allahun që neve dhe juve të na bëjë nga ata që e dëgjojnë më të mirën dhe e pasojnë atë. Fëmija i ka të drejtat e tij para se të vijë në këtë jetë dhe pasi që të vijë në këtë jetë, para se fëmija yt të lindë, para se ai ta shijojë jetën i ka të drejtat e tij.



E drejta e parë është që për fëmijën tënd të zgjedhësh nënë të devotshme. Këtë të drejtë fëmija yt do ta kërkojë nga ti edhe në ditën e gjykimit para të Drejtit, duke thënë: O Zot merre të drejtën time nga ky, ky për mua nuk ka zgjedhur një nënë të devotshme, e cila do të lindë një lozë të mirë në trupin dhe në duart e saj


Bashkëshortja e devotshme nuk është vetëm e drejtë jotja, por ajo është pjesë e fëmijës tënd.


Një njeri hyri tek Omer ibni El-Hatabi – prijësi i besimtarëve – dhe i tha: O prijës i besimtarëve, biri im nuk më respekton. Pasi erdhi biri i tij, Omeri i tha: O biri im, pse nuk e respekton babanë tënd? I tha Omerit: O prijës i besimtarëve, Pejgamberi a.s. ka urdhëruar dhe ka thënë: "Kujdesuni se ku e hidhni farën tuaj".


E zgjodhi për mua nënën të shëmtuar, të zezë, të nënçmuar, të huaj dhe e cila nuk i dallon të mirën nga e keqja, pastaj më lindi mua prej saj, me të nënçmohem para shokëve; Pejgamberi na urdhëroi që fëmijëve t'ua mësojmë Kuranin, dashurinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të dërguarit, babai im nuk ma mësoi Kuranin. Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar që fëmijët tanë t'i emërojmë me emra të bukur, ndërsa babai im më ka emëruar "Xhuranen", ndërsa unë me të nënçmohem para shokëve të mi, Omeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – i shikoi babanë e fëmijën dhe i tha: O ti njeri, ti nuk e ke respektuar fëmijën tënd para se ai të të mos respektojë.


Këto të drejta, që fëmijës tënd t'i zgjedhësh nënë të devotshme, ta zgjedhësh emrin e mirë për të, në kohën tonë nuk respektohen sa duhet dhe për rrjedhojë shohim se në mesin tonë kanë hyrë emra të huaj që nuk kanë asgjë të përbashkët më fenë tonë dhe as me porositë e të dërguarit tonë – Allahu na ruajt nga të këqijat.


I Dërguari i Allahut ua ka ndërruar emrat shumë sahabëve të tij, nga emrat e këqij në emra që kanë kuptim, nga emrat e poshtëruar në emra të cilët poseduesit e tyre i bëjnë krenarë. Pejgamberi ynë na ka urdhëruar që fëmijët tanë t'i emërtojmë me emra që kanë kuptim.


Transmetohet nga Said ibni musejb bni Hazn se si Pejgamberi a.s. e ka pyetur gjyshin e Saidit për emrin e tij, ndërsa ai i tha: "Hazn - i Pikëlluar" Pejgamberi i tha: "Jo, por emri yt le të jetë Sehl – I lehtë". Mirëpo, ai tha se nuk e ndryshonte emrin të cilin ia ka vënë babai. Ibni Musejibi thotë: Pikëllimi ka vazhduar edhe një kohë të gjatë.


Pasi fëmija lind dhe nga barku i nënës vjen në këtë botë, në veshin e djathtë të tij thirret ezani, ndërsa në të majtin ikameti dhe kështu e para gjë që do të dëgjojë do të jetë madhërimi i Allahut dhe dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij.


Pastaj, nëse ke mundësi që për fëmijën tënd të therësh Akika (therje e një kurbani) – në ditën e shtatë, të katërmbëdhjetë apo të njëzetenjëtë të lindjes së tij, kjo është e drejtë e tij ndaj teje. Këtë duke u bazuar në fjalën e të dërguarit a.s.: Fëmija është i lidhur me Akiken e tij, për të theret në ditën e shtatë, emërohet dhe qethet koka e tij". Transmeton Tirmidhiu.


Ky është synet i fortë për atë që ka mundësi zbatimi dhe i trashëguar nga i dërguari i Allahut.


Ta qethësh kokën e fëmijës mashkull, ndërsa vajza nuk qethet dhe në peshën e atyre flokëve jep lëmoshë dhe në gojën e tij ta vësh një pjesë të hurmës, apo diç të ëmbël, këtë duke ia prekur gjuhën e fëmijës me ëmbëlsinë e saj – hurmës.


E drejta e dytë: Edukimi i mirë. Pejgamberi a. s. na ka urdhëruar që të kujdesemi për fëmijët tanë, të lozim me ta dhe t'ua mësojmë fenë e Allahut, e pastaj t'u themi: Ju kemi dorëzuar për të Gjallin, i cili nuk vdes.


Në vitet e shtata luajmë me ta dhe i edukojmë. Njëherë, kur Pejgamberi a.s. e puth nipin e tij, Hasan ibn Aliun në prezencën e Ekra bni Hasib Temimi, Ekra i thotë: Unë i kam dhjetë fëmijë, asnjërin prej tyre nuk e kam puthur, i Dërguari i Allahut e shikon dhe thotë: "Ai i cili nuk mëshiron nuk mëshirohet". Transmeton Buhariu.


Shumë prej fëmijëve, pasi të rriten ankohen nga edukimi i keq i prindërve të tyre, e shikon vajzën, pasi të martohet dhe t'i lindin fëmijët burri i saj, i përqafon ata, e ajo thotë: Kam jetuar në shtëpinë e babait tim njëzet vjet e ai asnjëherë nuk më ka përqafuar, apo që e ka dëgjuar problemin tim, për të ardhur keq shumë nga njerëzit përqafimin e fëmijëve e konsiderojnë paburrëri, por nga burrëria e plotë është që fëmijët e tu t'i përqafosh dhe t'i ledhatosh.


Pasi ata t'i mbushin shtatë vjet edukojini me edukatë të mirë, kujdesuni për shkathtësitë e tyre, nëse e vëreni se fëmija juaj ka shkathtësi të veçanta, këtë shfrytëzojeni për mësimin e Librit të Allahut, për arsye se mësimi i Kuranit nga fëmijët, ditën e gjykimit prindërve të tyre, jua dhuron kapelën e nderit dhe ata i dërgojnë në xhenete gjerësia e të cilëve është sa qielli e toka. Allahu na bëftë prej tyre.


Pastaj, kur ata i mbushin vitet adoleshencës kërkohet që ti të jesh i kujdesshëm se ku dhe me kë ata shoqërohen, të jesh i kujdesshëm për atë se çfarë veprimesh bëjnë ata.


Këtë më kujtohet tregimi i fëmijës, i cili ende nuk i kishte mbushur tetë vjet, por kishte filluar të lexonte Kuran në namaz, e dëgjoi Harun RASHIDI dhe e kuptoi se ai tashmë e ka mësuar Librin e Allahut – Kuranin. Pasi ai e pa këtë u habit nga ky fëmijë, e priti derisa përfundoi namazin, pastaj i tha: O djalosh, i biri i kujt je? Kush është babai yt? Tha: Babai im ka vdekur. I tha: Kush është nëna jote? Tha: Nëna mu ka vdekur, unë jam jetim pa baba dhe pa nënë, më ka edukuar daja im, vitin e kaluar e kam nxënë përmendsh Kuranin, duke i pasur vetëm shtatë vjet. Atëherë Harun Rrashidi i tha: A dëshiron që babai yt të jetë prijësi i besimtarëve dhe nëna jote të jetë Zubejde, gruaja e prijësit të besimtarëve? Tha: Kjo gjë më nderon mua, o prijës i besimtarëve, por nëse uritem, më ushqen mua? I tha: Po. Nëse më merr etja, ma shuan etjen? I tha: Po. Nëse kam nevojë për rroba më vesh mua? Tha: Po. Nëse vdes më fut në xhenet? Tha: Kurrsesi. I tha: Lërmë me Atë që me mua i bën të gjitha këto....


O vëlla i ndershëm musliman, ne në periudhën e verës, e cila është pushim për fëmijët tanë, çfarë u përgatitim atyre si prindër? Çfarë ka përgatitur shteti që të kujdeset për kohën e tyre?


Në realitet shteti nuk mund të bëjë asgjë për përmirësimin e fëmijëve tanë, për shkak se nuk është në mundësinë e tij, veçse nëse jepet shenja e gjelbër nga ata që e udhëheqin çështjen.


Medituesi në shoqëritë tona vëren se si të rinjtë i kanë vetëm dy rrugë:
Ose të përkushtohet me të rinjtë e sinqertë, të cilët janë vizitorë të rregullt të xhamive; ose të ecë me ata që thonë se një nuhatje e vetme të bën që ta harrosh botën dhe atë që gjendet në të.


Vërtet rinia është përgjegjësi në qafën tonë dhe në qafën e shtetit, çfarë kemi bërë për ta? Çfarë ka organizuar shteti për kohën e tyre të lirë?


E drejta e fundit që nënvizojmë këtu në këtë kapitull, e edhe nëse të drejtat e tyre janë të shumta, është që të zgjedhësh shokë të mirë për birin tënd dhe shoqe të mira për bijën tënde.


Mos lejo që bija jote të bisedojë me shokët e saj në telefon, me argumentin se ata janë shokë - ky është devijim, Allahu i madhërishëm këta nuk i dërgon në xhenet, atë që në familjen e tij vëren të këqija dhe hesht... ku është xhelozia?


Vajza jote të mos bisedojë veçse me shoqen e saj; nëna duhet që ta pyesë vajzën për shoqen e saj, kush është dhe bijë e kujt është, e ty të takon të dish se kush është babai i saj, mund që të jetë nga një familje e devijuar.


Nga ne kërkohet që çdo ditë të caktojmë një kohë, në të cilën bisedojmë me fëmijët tanë për problemet e tyre, dhe të përpiqemi që ato t'i zgjidhim sa më parë në mundësitë që i kemi.


Atëherë do të jem në kujdesin me të cilin edhe Allahu na ka urdhëruar.
"Çdonjëri nga ju është bari dhe do të përgjigjet për tufën e tij; burri është bari dhe përgjegjës për tufën e tij; gruaja është bareshë në shtëpinë e saj dhe do të përgjigjet për tufën e saj". Transmeton Buhariu.


Vëllezër të nderuar, armiqtë e Islamit dëshirojnë që ta shkatërrojnë atë në rruzullin tokësor, nëpërmjet shkatërrimit të familjeve. Unë jam plotësisht i bindur se të rinjtë tanë janë të gatshëm, por nëse ata shohin shëmbëlltyrë, të gjithë ata janë në të mirë nëse takojnë baba dhe nënë të devotshëm, përgjegjës dhe të sinqertë.


Përkatësi dhe vetëm përkatësi. Bëjini që të rinjtë së pari të jenë përkatës të fesë, pastaj do të vërejnë se ata do të jenë të dallueshëm në nderin dhe atdheun e tyre.


Mirëpo që lidhja të jetë mes të riut dhe fesë së tij, pastaj ti flasësh për përkatësinë, përkatësia duhet të jetë për fenë dhe të dërguarin e Allahut, për Islamin – fenë, i cili është babë dhe nënë, pastaj vjen përkatësia e atdheut, pjesë nga ruajtja e fesë së Allahut.

Mos i bëni pesimistë të rinjtë nga vetja e tyre, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, mos e errësoni të ardhmen, hapuani rrugët e shpresës, do të shihni shumë të mira për vendin dhe vetveten tuaj.


I dërguari a.s., kur numëroi shtatë grupe që do të jenë nën hijen e Arshit, atë ditë kur nuk ka hije tjetër, përveç hijes së Tij, tha: "I riu, i cili është rritur në nënshtrimin e Allahut". Me këtë kërkohet që ne t'i edukojmë të rinjtë tanë.


Njerëzit mendojnë se nëse i kryejnë pesë kohët e namazit, e japin zekatin, e agjërojnë ramazanin, e kryejnë haxhin, mendojnë se e kanë plotësuar fenë e tyre, dhe se nuk ka diç tjetër për ta, por harrojnë se duhet pasur një kujdes shumë të madh: ai është edukimi i bijve dhe bijave tanë, gjë që është rezultat i jetës së vështirë dhe preokupimi i prindërve për arritjen e furnizimit, preokupimi nënave me punët e shtëpisë.


Jemi të obliguar që, krahas këtyre, të mos i harrojmë fëmijët tanë, bijtë dhe bijat - edukimin e tyre, për shkak se ata janë në mesin e atyre që do të pyetemi ditën e gjykimit para Allahut.


A ke pyetur për birin tënd se si sillet në shkollë dhe për bijën tënde se çfarë bën?


Nga e drejta e vajzës sate është që ti ta edukosh për mbulesën e trupit të saj që nga mosha e pjekurisë, për shkak se femra e cila nga shtëpia e saj del pa mbulesë, melaiket e mallkojnë derisa të kthehet.


Allahu na ndihmoftë që t'i kryejmë detyrat tona.


Përktheu: Fatos Gërvalla
Të drejtat në Islam – Omer Abdul – Kafi



Lexuar: 2103 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |