Sot është - E Martë | Data: 23-April-2024 | Ora: 14:26
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Imam Ebu Hanifja i bindej gjithmonë së ëmës


Tradita islame i kushton rëndësi të madhe nderimit të prindërve, e veçanërisht nderimit të nënës. Shumë ajete të Kuranit Fisnik thonë se besimtarët duhet të adhurojnë Zotin dhe të mos i bëjnë Atij shok dhe krahas kësaj t’i jenë mirënjohës dhe falënderues Zotit dhe prindërve.
 
 
Një thënie e famshme e Profetit Muhamed alejhi selam thotë se xheneti gjendet në këmbët e nënës. Një nga shembujt që tregon respektin dhe butësinë e madhe karshi nënës është ai i Imam Ebu Hanifes, njërit prej juristëve (fakihëve) më të mëdhenj islam.
 
 
Imam Ebu Hanifja dhe nëna e tij jetonin në qytetin e Kufës (pranë Naxhafit, në Irak). Babai kishte vdekur kur Ebu Hanifja ishte fëmijë, ndërsa nëna e tij jetoi deri afër të tetëdhjetave. Imami kujdesej për të me dashuri dhe mirësjellje të madhe.
 
 
Mamaja e tij kishte respekt të madh për disa nga dijetarët e asaj kohe, në mesin e të cilëve ishte edhe Amr bin Dharri, një dijetar i njohur i Kufës. Mendja e saj kërkuese dhe kureshtare kishte shumë pyetje rreth çështjeve fetare. Edhe pse i biri ishte një dijetar i madh, kur kishte një pyetje ajo e urdhëronte Imam Ebu Hanifen që të shkonte tek Amr bin Dharri dhe të merrte përgjigjen e tij.
 
 
Kjo situatë gjithmonë e vinte në siklet Amr bin Dharrin, i cili i thoshte Imam Ebu Hanifes: "Si mund të hap gojën përpara teje?” Imami e qetësonte duke i thënë: "Ky është urdhri i nënës sime.” Pastaj Imam Ebu Hanifja merrte përgjigjen e Amr bin Dharrit dhe kthehej tek e ëma.
 

Njëherë, qëlloi që Amr bin Dharri nuk e dinte përgjigjen. Ai i kërkoi Imam Ebu Hanifes t’ia përsëriste pyetjen. Në vend që të jepte një përgjigje pas dëgjimit të pyetjes, Amr bin Dharri i bëri një pyetje Imamit duke i thënë: "A të vjen keq nëse bëj unë një pyetje?” Imami ia ktheu se nuk kishte vërejtje dhe atëherë Amr bin Dharri i bëri atij pyetjen që nëna e tij donte të dinte, duke i thënë: "Nëse ta bëj këtë pyetje, cila do të jetë përgjigja?”
 
 
Imami e pa Amr bin Dharrin me një buzëqeshje, u mendua pak dhe dha përgjigjen. Amr bin Dharri ia përsëriti Imam Ebu Hanifes të njëjtën përgjigje dhe i tha: "Të lutem, thuaji nënës tënde se kjo është përgjigjja e Amr bin Dharrit.” Imami u kthye në shtëpi dhe ia tregoi përgjigjen së ëmës, duke e kënaqur atë.

Shkruar nga Muhammad Jakub
Përktheu: Eglantina Muça


Lexuar: 1222 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 14-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |