Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 16:31
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Aliu r.a dhe çifuti


Në kohën e hilafetit të Aliut r.a gjykatës ishte Shurejhu. Aliu r.a kishte humbur mburojën që e pëlqente më së shumti. Një ditë, teksa lëvizte në tregun e qytetit, ai e sheh mburojën e vete në duart e një çifuti, i cili dëshironte ta shes.

Kur e pa Aliu r.a i tha çifutit: "Kjo mburojë është e imja. Ajo më ka rënë nga deveja duke u kthyer prej Siffinit.”

Çifuti ia kthen: "Në fakt, është mburoja ime. Ajo është në duart e mia, si pretendon se është e jotja.”

Aliu i thotë: "Për Zotin, mburoja është e imja, as nuk e kam shitur, as nuk ia kam dhuruar dikujt. Unë habitem se si ka arritur tek ti!”

Çifuti tha: "Vetëm gjykatësi Shurejhu mund të na e ndajë këtë punë”
"Dakord” tha Aliu r.a

Kur arritën tek gjykatësi, Shurejhu i tha Aliut: "O Ali (nuk i tha o prijës i besimtarëve), ulu pranë të akuzuarit”.
"Çfarë thua ti, o prijës i besimtarëve?” i tha Shurejhu.

Aliu r.a tha: "Kjo mburojë është e imja, më ka rënë në filan vendi, kur ishim duke udhëtuar për në Siffin. Habitem se si ka arritur tek ky njeri”.

Më pas Shurejhi i tha çifutit: "Po ti, çfarë ke për të thënë?”

Çifuti tha: "Mburoja është e imja dhe ajo ndodhet në pronësinë time. Megjithatë, unë nuk e akuzoj prijësin e besimtarëve për gënjeshtër”.

Me edukatë dhe respekt Shurejhu i tha Aliut r.a: "O prijës i besimtarëve! Unë jam i sigurt që ti thua të vërtetën, dhe se mburoja është e jotja, por duhet të sjellësh fakte.” Këtu duhet të potencojmë se gjykatësit musliman nuk i lejohet të gjykojë sipas bindjes dhe njohurve personale, por sipas argumenteve.

Aliu r.a tha : "Po, kam ish skllavin tim, Kanberin, dhe djalin tim, Hasanin. Ato dëshmojnë se kjo mburojë është e imja.”

Gjykatësi Shurejh i tha: "O prijës i besimtarëve, dëshmia e djalit në favor të babait është e papranueshme.”

Aliu tha: "! Si nuk u patoka dëshmia e një njeriu që është nga banorët e xhenetit!? A nuk e ke dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s që ka thënë: "Hasani dhe Husejni janë fisnikët e të rinjve të xhenetit.”

Më pas iu drejtua çifutit: "Betohu që kjo mburojë është e jotja!” dhe ai u betua. Shurejhu i tha: "Merre mburojën dhe largohu!”

Çifuti e morri mburojën, eci disa hapa, dhe u kthye përsëri e tha: "Për Zotin, unë dëshmojë që kjo mburojë është e jotja, o prijës i besimtarëve. Unë jam i mahnitur nga fakti që Prijësi i besimtarëve ka pranuar si gjykatës mes tij dhe meje, gjykatësin që e ka emëruar vet. Dhe po ky gjykatës, më jep të drejtë mua dhe jo prijësit të besimtarëve.
 
 
Unë dëshmoj se kjo fe është e drejtë dhe dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguar i Tij. Dijes o gjykatës i drejtë se mburoja është e prijësit të besimtarëve. Unë isha pas ushtrisë që shkonte drejtë Siffinit dhe e gjeta pasi që kaloi ushtria.”

Atëherë Aliu r.a tha: "Meqë pranove islamin, unë të dhurojë ty këtë mburojë, dhe bashkë me të, të dhurojë edhe këtë kalë.”

Pa kaluar disa ditë, ky çifut u pa duke luftuar në krah të ushtrisë së Aliut r.a. dhe pas betejës u gjet i vrarë. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet.


Lexuar: 1376 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |