Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:30
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Beteja e Bedrit


Beteja e Bedrit

17 Ramazan, viti 2-të hixhri – 12 Mars, 624 c.e

Ajo konsiderohet si beteja e njohur ne të gjithë historinë islame. Allahu i Madhëruar në librin e Tij e emërton këtë betejë, si dita e Furkanit (e ndarjes mes të kotës dhe të vërtetës), duke thënë "Dhe në atë që i kemi shpallur robit Tonë ditën e Furkanit (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Enfal;41).

Arsyet që çuan në ndodhinë e kësaj beteje ishin se i Dërguari i Allahut a.s përgjonte lajmet e kurejshëve dhe u qëndronte në pritë. Më pare ata e paten lënduar Profetin, duke e nxjerrë atë dhe shokët e tij prej shtëpive, duke ua zaptuar pasuritë dhe duke i burgosur e torturuar disa të tjerë.

I Dërguari i Allahut a.s mësoi se një nga karavanët e Kurejshëve po vinte nga Shami për në Meke dhe ishte shumë afër Medines. Shokët që kishte afër i inkurajoi që të dilnin me të dhe doli nxitimthi pa u përgaditur Atë e shoqëruan treqind e ca veta, shumica prej tyre këmbësorë. Ata kishin vetëm dy kuaj dhe shtatëdhjetë deve, sepse menduan se do të përballeshin vetëm me karvanin dhe nuk do të kishte një ballafaqim ushtarak.

Udhëheqësi i karvanit (të kurejshëve) ishte Ebu Sufjan bin Harbi. Ai druhej për pasurinë e karvanit dhe për këtë arsye ai mblidhte lajme, sepse kishte frikë nga muslimanët. Ai mësoi se Profeti a.s kishte dale në kërkim të karvanit të tyre, prandaj e ndërroi rrugën që përshkohej zakonisht dhe mori një rrugë tjetër në afërsi të bregut të detit, pra, mori një rrugë që nuk e mendonin muslimanët. Njëkohësisht Ebu Sufjani u dërgoi lajmi kurejshëve në Meke dhe i nxiti që të shpëtonin karvanin nga Muslimanët. Forcat kurejshite nën udhëheqjen e Ebu Xhehl Hakem bin Hishamit dolën menjëherë për të shpëtuar karvanin. Bashkë me të dolën burrat, trimat dhe krerët e mohimit të Allahut, armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij a.s.

Ebu Sufjani ia doli mbanë dhe e shpëtoi karvanin nga muslimanët. Ai iu afrua Mekes dhe kur u sigurua për karvanin u dërgoi një delegate banorëve të Mekes, ku u tregonte se karvani kishte shpëtuar dhe u kërkonte që të ktheheshin në Mekë. Por kreu i mohuesve Ebu Xhehli këmbënguli për t`i sfiduar muslimanët me mendjemadhësinë dhe hipokrizinë e tij, duke u shprehur me të madhe se andej-këndej, se nuk do të kthehej derisa të shkonte në burimet e Bedrit, të therte devetë, të hante e të pinte verë dhe të dëgjohej muzika, me qëllim që arabët të lajrmoheshin për këtë ngjarje dhe Kurejshët të fitonin përgjithmonë dinjitet. Ata e vazhduan udhëtimin drejt Bedrit me qëllimet e tyre të qarta.

Profeti a.s u informua për lëvizjet e kurejshëve, prandaj i mblodhi shokët dhe kërkoi mendimin e tyre, siç e kishte bërë zakon, që në çështje të rëndësishme t`u merrte mendimin e tyre, edhe pse ishte i pagabueshëm dhe i udhëzuar (nga Allahu i Madhëruar). Këtë ai e bëri për dy arsye kryesore.

E para: Të bashkonte radhët dhe të gëzonte zemrat. Arsye të cilat ishin shum të domosdoshme veçanërisht për ensarët, sepse ishin të zotët e vendit.
E Dyta: Të arrihej në një mendim sa më konçiz.

Ai (Profeti) ua parashtroi këtë problem shokëve që e shoqëronin dhe ua tha "O Njerëz! Më jepni ndonjë mendim.” Aty folën një grup prej muhaxhirëve, si: Ebu Bekri, Omeri r.a etj. Prej atyre që folën ishte edhe Mikdad bin Amri, i cili tha: "Për Zotin, o i Dërguari i Allahut, ne nuk themi ashtu si i thanë Beni Israilët Musait a.s: ...” Shko ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (Maide: 24) Përkundrazi ne të themi: "Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të luftojmë bashkë me ju . Betohem në atë që të dërgoi me të vërtetën! Nëse do të na udhëhiqje në humnerat më të thella, ne do të vinim me ty derisa ta rrije atë.”

Profeti a.s u lut për të dhe përsëri tha: "Më jepni mendimin o njerëz,” Ai kërkonte mendimin e ensarëve, sepse ata ishin të zotët e vendit, më të shumtë në numër dhe me pak fjalë. Profeti a.s donte t`u fitonte zemra dhe të vepronte vetëm me dëshirën e tyre, me qëllim që të ruheshin radhët e muslimanëve, e veçanërisht kur kjo ishte përballja e pare mes Profetit a.s dhe ushtrisë së tij të përbërë nga muhaxhirë dhe ensarë me kurejshët dhe krerët e kufrit.

Sead bin Muadhi me të shpejtë e mori fjalën dhe tha: " Më duket se po na drejtohesh neve, o i Dërguari i Allahut!” "Po”, - i tha Profeti a.s Seadi filloi të lavdëronte Profetin a.s dhe i kujtoi se këto hynin në besën e dhënë, pastaj tha: "O i Dërguari i Allahut! Ec në atë që do. Betohem në Atë që të dërgoi me të vërtetën, se sikur të përshkosh detin, ne do ta përshkojmë bashkë me ty dhe nuk do të shmanget asnjëri prej nesh. Ne nuk e urrejmë takimin me armikun, jemi të durueshëm në luftë dhe të patrembur në ballafaqim.

Shpresojmë që Allahu të të mundësojë të na shohësh duke bërë atë që kënaq sytë e tu! Prandaj, ec me begatinë e Allahut .
Këto fjalë e gëzuan shumë të Dërguarin e Allahut a.s, prandaj ai u lut për të, për muhaxhirët dhe ensarët. Ai u qetësua me qëndrimin që kishte ushtria e tij për këtë ballafaqim. Rrugës ai u thoshte shokëve: "Ecni dhe gëzohuni, se Allahu i Madhëruar më ka premtuar fitoren mbi njërin prej dy grupeve (Këto dy grupe ishin: grupi që shoqëronte karvanin dhe grupi që vinte nga Meka për të mbrojtur karvanin) Këto fjalë përkojnë me fjalën e Allahut të Madhëruar që thotë: "Allahu u premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve (Suretu Enfal,7)

Ata marshuan në drejtim të Bedrit dhe ishin të bindur se do të hasnin në karvanin e kurjshëve, ose në ushtrinë e tyre. Marshimi u ndal pranë Bedrit nga ku përgjonin lajmet e armikut, ndërkohë Profeti a.s e dinte se numri i tyre ndryshonte nga 900 deri në 1000 veta dhe e dinte se kush ishte pjesëmarës nga krerët e kurejshëve. Ai tha: "Meka ju ka hedhur juve një pjesë nga mëlçia e saj (njerëzit më të zgjedhur). Ai bashkë me shokët e tij u bindën se ballafaqimi do të bëhej me grupin më të vështirë; me trimat dhe kalorësit e Mekës, dhe se karvani u kishte ikur nga duart.

Habab bin Mundhiri u paraqit tek Profeti a.s, ndërkohë që ushtria muslimane kishte zbarkuar në pjesën e poshtme të burimeve të Bedrit. Ai me shumë mirësjellje iu drejtua Profetit a.s për t`i propozuar një mendim të mire dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Vendi ku kemi zbarkuar është diçka që ta ka shpallur Allahu, apo është thjeshtë mendim lufte dhe strategj,” Profeti a.s i tha: "Jo është thjesht mendim luftarak dhe strategji,” Ai tha: "O i Dërguari i Allahut! Ky nuk është vend për të qëndruar. Kështu që merri njerëzit e të shkojmë në pjesën e poshtme të ujit, ku të pine njerëzit dhe qëndro aty. Pastaj të ndërtojmë rreth rreth e përqark burimeve një rezervuar të mbushur me ujë, që ne të pimë ujë e ata të mos kenë ku të pinë.”

Profeti a.s u lut për të dhe i tha: "Ke dhënë një mendim shumë të mirë.”
Qëndrimi i Profetit a.s si komandant na jep një mësim të madh, i cili tregon për marrjen parasysh të mendimeve edhe nga ushtarët për të arritur një përfundim sa më të mire, duke marrë parasysh të gjitha shkaqet jetësore dhe materiale, së bashku me mbështetjen tek Allahu i Madhëruar, e cila është themeli kryesor në të gjitha lëvizjet e tij a.s

I Dërguari i Allahut u tregonte atyre për vdekjen, që do të kishin disa nga udhëheqësit kurejshitë dhe për vendet ku do të vriteshin, gjë e cila ua shtonte bindjen në fitoren që do t`u jepte Allahu i Madhëruar. Sahabët i ndërtuan Profetit a.s një tendë në të cilën do të veçohej në një pjesë të kohës për t`u lutur e për t`u falur, pa lënë mënjanë qëndrimin e tij në krye të radhëve, sepse Profeti a.s ka qenë symbol i trimërisë.
Kurejshët mbërritën në vend para se të fillonte beteja dhe kur shkuan aty, Profeti a.s tha: "O Allah! Ata janë kurejshët idhujtarë, që kanë ardhur me kuajt dhe mburrjen e tyre për të të sfiduar Ty, dhe për të përgenjeshtuar të Dërguarin Tënd. O Allah më jep ndihmën që më ke premtuar! O Allah, thyeji e mposhti ata në këtë ditë!” (El-Megasi 1/59)

Disa kurejshitë të mençur u munduan ta zmbrapsnin popullin nga lufta dhe t`i bindin të ktheheshin në Mekë, por Ebu Xhehli dhe të tjerë nga krerët e mohimit që ngjasonin me të ua prishën këto mendime. Duke ua shtuar inatin ata i bindën që të përballeshin, për të kryer caktimin e Allahu për diçka që do të ndodhte patjetër.

Muslimanët bujtën natën e Bedrit duke lutur Allahun dhe duke iu përgjëruar Atij që t`u jepte fitore kundër armiqve. Kështu Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi ta. Ata u qetësuan dhe i kaploi një kotje e vogël. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: "Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë, si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi për t`ju pastruar nëpërmjet tij, për të larguar nga ju ndytësinë e djallit dhe për të forcuar zemrat dhe këmbët tuaja.” [Enfal:11]

Profeti a.s atë natë falej dhe qante me frikë ndaj Allahut dhe i kërkonte Atij, që të triumfonin besimtarët. Prej fjalëve që thonte atë natë në lutjet e tij, apo në mëngjesin e asaj natë ishin: "O Zot, kërkoj premtimin që më ke dhënë! O Zoti im, nëse sot do t`i zhdukësh muslimanët nuk do të adhurohesh kurrë më!” Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: "Të mjafton kjo lutje, o i Dërguari. Vërtetë ti u lutedhe i kërkove shumë Atij.” Profeti a.s doli me një mburojë në dorë, duke thënë: "Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t`ia mbathë. Më të vërtetë, Dita (e Kiametit) është takimi i premtuar dhe ajo Ditë do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.” [ Kamer; 45-46]

Nga ana tjetër idhujtarët kurejshitë bujtën me të ngrënë e me të pirë, me këngë e valle, duke u mburur me forcën dhe pajimet luftarake që dispononin të bindur në kufrin dhe idhujtarinë e tyre, të paluhatshëm në armiqësinë ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit të Tij a.s Në mëngjesin e ditës së betejës muslimanët u fallen pas të Dërguarit të Allahut dhe pas namazit Profeti a.s u foli duke i inkurajuar për luftë dhe durim.

Pas kësaj Profeti a.s filloi të merrej personalisht me rregullimin e reshtave të muslimanëve dhe orientimin e tyre. Prej gjërave që u tha ishte: "Kur të vijnë me numër të madh, gjuajini me shigjetat tuaja” [ Pjesë e hadihitit të Buhariut. Për më shumë shih "Fet`hul Bari” 15/173]. Profetit i pëlqente gjuajtja me shigjetë dhe nxiste për këtë. Kur Profeti a.s po regullonte rreshtat Seuad bin Guzejeh r.a kishte dale nga rreshti dhe Profeti e qëlloi me majën e një shigjete që kishte në dorë dhe i tha: "Drejtohu, o Seuad.” Më plagose o i Dërguari i Allahut, prandaj më le të hakmerrem, - i tha Seuadi. Profeti a.s zbuloi barkun e tij fisnik që ai të hakmerrej, por ai e puthi në vend që ta qëllonte. Profeti a.s e pytei: "çfarë të shtyu ta bësh këtë gjesht, o Seuad?” Ai tha " O i Dërguari i Allahut, po afrohet ngjarja që po e sheh. Unë desha që gjëja e fundin prej teje të ishte që lëkura ime të prekte lëkurën tende.” Kjo e shtyu Profeti a.s që të lutej për të.”

Njerëzit prisnin urdhërin e të Dërguarit të Allahut për fillimin e betejës, Profeti u kthye tek tenda dhe filloi t`i lutej Zotit të tij duke thënë: "O Zot Nëse e shkatërron sot këtë grup, nuk do të adhurohesh më. O Zot, plotësoje atë që më ke premtuar!” Ai vazhdoi të lutej dhe në krah kishte Ebu Bekrin r.a , të cilit i erdhi keq për të dhe i tha "O i Dërguari i Allahut! I kërkove Zotit tend dhe Ai do ta plotësojë atë që të ka premtuar.” Profeti a.s u kot për një çast dhe kur u përmend tha: "Përgëzohu o Ebu Bekr. Erdhi ndihma e Allahut! Ja, ky është Xhibrili, i cili ka kapur për freri kalin e tij.” Kjo gjë i gëzoi edhe muslimanët e tjerë pasi Profeti a.s doli, u tregoi dhe u lexoi fjalët e Allahut, ku thotë: "Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t`i mbathë. Me të vërtetë, Dita (e Kiametit) është takimi i premtuar dhe ajo Ditë do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.” [Kamer; 45-46].

Ai i inkurajonte njerëzit që të luftonin, u kujtonte Xhenetin dhe i përgëzonte me ardhjen e engjëjve, të cilët do të luftonin me ta. Allahu i Madhëruar i përmend ata duke thënë: "Ju kërkuatndihmë nga Zoti juaj e Ai u përgjigj: "Unë do t`ju ndihmoj me një mijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit.” [Enfal;9] dhe kur thotë: "(Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: "Unë jam me ju, prandaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohusve, prandaj goditni në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë.” [Enfal;12}

Edhe kurejshët kishin radhitur rreshtat dhe ishin bërë gati për luftë. Njëri prej kurejshëve u mundua të pinte ujë nga burimi duke depërtuar në rreshtat e muslimanëve, por atij ia preu rrugën Hamza bin Abdul Mutalibi dhe e vrau
Pas kësaj filloi dueli i pare mes palës së idhujtarëve; Utbe bin Rabia, djali i vëllait të tij Shejbe bin Rabia dhe djali i tij Velid bin Utbe, dhe palës muslimane; Hamza bin Abdul Mutalib, Ali bin Ebi Talib dhe Ubejde bin Harith, pra të gjithë ishin pjesëtarë të familjes së Profetit a.s. Ky dyluftim mbaroi me vrasjen e idhujtarëve dhe plagosjen e Ubejde bin Harithit, i cili më vonë ra dëshmor.

Dy grupet u përballen me njëri-tjetrin dhe filloi beteja. I Dërguari i Allahut mori një gursht me dhe e gjuajti mbi kurejshët, duke thënë: "U nxifshin fytyrat e idhujtarëve.” Për këtë rast zbriti fjala e Allahut të Madhëruar: "Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante me qëllim që t`u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.” [Enfal; 17]

Beteja mes të dy palëve u ashpërsua. I Dërguari i Allahut qëndronte në rreshtat e parë, saqë edhe sahabët ruheshin pas tij. Shumë sahabë treguan trimëri të rrallë në këtë betejë, prandaj filluan të dukeshin shenjat e triumfit.

Idhujtarët u mundën, gjithashtu dhe krerët e tyre si: Ebu Xhehli, Utbe bin Rabia, Umeje bin Halefi dhe shumë të tjerë u vranë. Numri i tyre arriti deri në shtatëdhjetë të vrarë, ndërsa ata që mbetën gjallë u larguan të shpartalluar pa pare se çfarë linin prapa.
Pas betejës muslimanët qëndruan në Bedër tri ditë, ku varrosën dëshmorët, numri i të cilëve kishte arritur në katërmbëdhjetë shehidë, ndërsa të vrarët e idhujtarëve i hodhën në pusin e Bedirt. I Dërguari i Allahut shkoi në buzë të posit dhe filloi t`i thërriste me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: "O filan, i biri filanit, a do të ishte më mire sikur t`i bindeshe Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne e gjetëm atë që na premtoi Allahu si të vërtetë. Po ju, a e gjetët atë që u premtoi Zoti juaj si të vërtetë?!” Omeri tha: " O i Dërguari i Allahut, pse u flet trupave që nuk kanë shpirt?!” Profeti a.s i tha: "Betohem në Atë, që ka në dorë shpirtin e Muhamedit! Ju nuk i dëgjoni më mire se ata fjalët që po u them”

Katadja thotë: "Allahu i ngjalli që të dëgjonin fjalët e Profetit a.s për t`i poshtëruar dhe për t`i nënçmuar, për t`i dëshpruar dhe për t`i bërë që të ndienin keqardhje (për mirësitë që humbën)
Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s dhe shokët e tij u kthyen në Medine shëndosh e mirë, bashkë me prenë e luftës, që kishin marrë. Atje i prinin muslimanët me gëzim të madh për kthimin shëndoshë e mirë të Profetit a.s si dhe për triumfin e qartë që korrën muslimanët në këtë betejë. Një grup tjetër në Medine u mllefosën nga triumfi i muslimanëve, Jehuditë, hipokritët dhe disa mbeturina idhujtarësh në Medine nuk donin që muslimanët të dominonin, të ishin të fortë, triumfues dhe krenarë.

Rreth betejës së Bedrit kanë zbritur disa ajete: "Njëri prej tyre është fjala e Allahut të Madhëruar, që thotë: "Zoti yt të nxori nga shtëpia (për të luftuar) për të Vërtetën, edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (liftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. Allahu u premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t`ua zhdukte rrënjët e mohuesve , për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe për ta zhdukur të pavërtetën, edhe pse keqbërësit e pafe e urrejnë këtë. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai u përgjigj: "Unë do t`ju ndihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit” Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mire, që zemrat tuaja të qetësohen me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu.

Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë, si shenjë sigure nga ana e Tij dhe lëshoi shi nga qielli për t`ju pastruar nëpërmjet tij, për të larguar nga ju ndytësinë e djallit dhe për t`i forcuar zemrat dhe këmbët tuaja. (Kujto, o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi egjëjt: "Unë jam me ju, pra forcojini ata që besojnë. Unë do të shti frikë në zemrat e mohuesve, prandaj goditni në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”.

Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër: (Ne u thamë atyre): "Ku është ndëshkimi, provojeni atë. Mohuesit i pret dënimi Zjarrit.” O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose për t`u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky! Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau! Kur gjuaje nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t`u bënte besimtarë një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
 
Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve. Nëse ju (jobesimtarët mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe luftat kundër të Dërguarit). Kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t`ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.” [Enfal; 5-19]

Në një vend tjetër, duke treguar ngjarjet e kësaj beteje Allahu i Lartësuar thotë: "Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefist të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngele në rrugë). Kjo nëse besoni në Allahun dhe në atë që i kemi shpallur robit Tonë ditën e fitores (luftën e Bedirt), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë.

Vërtetë Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës e ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t`i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta, edhe kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta . Vërtet Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. (Kujto) Kur Allahu të tregoi në endërr se ata janë pak. Sikur të të tregonte se ishin shumë, ju do të humbsnit guximin dhe do të ngrindeshit për arë çeshtje, por Allahu u shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja.Kur u përballët (me armikun) Ai u shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve u bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Enfal; 41-44]

Në suren Enfal vazhdoi trajtimi i disa çështjeve që lidhen me luftën, e veçanërisht me betejën e Bedrit, deri sa kjo sure filloj të quhej "surja e luftës”
Muslimanët vazhduan ta lexonin atë në të gjitha betejat çliruese, mandej deri në periudhën e udhëheqësve të drejtë, të cilët u kërkonin ushtarëve ta lexonin këtë sure, për shkak të rëndësisë që kishte mësimi dhe leximi i saj, për kuptimet dhe rregullat e luftës që gjendeshin në brendësinë e saj.

Beteja e Bedrit ishte triumfi i pare për muslimanët kundër idhujtarëve mekas,
Arabët i përhapën lajmet e kësaj beteje anembanë dhe njerëzit mësuan se muslimanët kishin krijuar forcë që duhej të merrej në konsideratë.

Dr. Abdulaziz El Umeri

Teuhid.net


Lexuar: 1162 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |