Sot është - E Martë | Data: 19-Shtator-2017 | Ora: 18:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Biografia e Muhamedit-jetëpëshkrim për shpëtim në dynja dhe ahiret


Një njeri nga Spanja na ka treguar se pasi që e ka lexuar Siren (Bografinë pejgamberike), ka pranuar fenë islame. Sireja të thotë: Mos e përshpejto fitoren, se fryti nuk bën para se të piqet. Sireja të thotë: fama u takon atyre që brengosen thellë dhe kanë ambicie të larta dhe ato ambicie shkojnë vazhdimisht në lartësi kulmore derisa ti parakalojnë garuesit tjerë.
 

Biografia pejgamberike (sire ar) është shkencë nga e cila nuk jemi të pavarur për ta kuptuar Kuranin, po as jetën me domethënien e saj reale. Ajo biografi është më precizja që është shkruar ndonjëherë për ndonjë njeri. Është biografia më madhështore, rrëfim më i bukur, tregim më i vërtetë, jetëpërshkrim më fisnik dhe shembulli më i mirë për thirrjen në rizgjim për çdo kohë dhe për çdo vend.

Bografia pejgamberike – praktikisht – ty të thotë: pas vështirësisë vjen lehtësimi; mos u brengos! Allahu është me ne; ndihma vjen me sabër; përfundimi i mirë është i të devotshmëve; përfundimi i keq është për kriminelët; Allahun do ta keni të mjaftueshëm; ata bëjnë kurthe, por edhe Allahu bën kurth dhe Allahu është më i mirë nga ata që bëjnë kurthe.
Një njeri nga Spanja na ka treguar se pasi që e ka lexuar Siren (Bografinë pejgamberike), ka pranuar fenë islame.

Sireja të thotë: Mos e përshpejto fitoren, se fryti nuk bën para se të piqet.

Sireja të thotë: fama u takon atyre që brengosen thellë dhe kanë ambicie të larta dhe ato ambicie shkojnë vazhdimisht në lartësi kulmore derisa ti parakalojnë garuesit tjerë.
Nëse dëshiron ti realizosh shpresat tua, mbizotëroje dëshpërimin, se dëshpërimi ti shkatërron të gjithë gjërat.
 

Në siren pejgamberike do të hasësh si mishërohet urtësia te njeriu dhe si lëvizë morali mes njerëzve burra.
 

Nga shembujt që përputhen me siren, bëhu një nga ata që ishin të dalluar në sprova, e mos u bëj nga ata të lazdruarit të dështuar.
 

Sinqeriteti është fshehtësia e vetme mbrapa amshimit të veprave dhe përvojave.
Karakteri dominant te ata që besuan, emigruan dhe bënë xhihad është dukur në atë duke lënë dynjanë anash, ndërsa karakteri dominant te ata që bën strehim, ndihmuan dhe shpërndanë pasurin dukej në ndikim duke i dhënë përparësi tjetrit. Që të dytë, moslakmia dhe ndikimi janë dy të mbjella të cilat pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i kultivoi.

I kemi hasur në sire burrat përreth pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem. Prej tyre që ecën rrugës pejgamberit dhe ia arritën qëllimit. Por pat prej tyre ranë dhe ngecën. Problemi i tyre ishte në mos kuptimin e islamit.

Kontributin që dha Ebu Bekri , radijallahu anhu, për islamin, e tejkalon kontributin e të gjithë sahabëve.
 

I humbur dhe i dështuar është ai të cilin e ka dëbuar armiku me dëbim shpirtëror, dëbim pa luftë. Shpesh harrojmë se lufta mes të vërtetës dhe hakut është lufta mes qiellit dhe tokës.
I dështuar është ai që e ka lënë xhematin dhe ka mbetur i vetmuar. Labil pa vendim që ka mbetur në dilemë është nuk mund të zgjedh mes hakut dhe batilit. Ahmak budalla është ai që edhe pse mendon shumë, nuk bën dallim mes rrugën së hapur dhe qorrsokakut. Po edhe nuk mund të gjej më të humbur se ai njeri i cili jeton indiferent nga rruga e drejtë në rrugë të shtrembër.
 

Jeta e njeriut është e shkurtër shumë, por ajo zgjatet në përmendjen e njerëzve sipas sasisë që ka kontribuar për njerëzimin.
 

Nëse dëshiron të mësosh udhëheqësin, mësoje së pari ushtarllëkun.
Nuk hasim në komandant të mirë që më parë ai të mos kishte qenë ushtarë i mirë.
Sado që të kontribuojmë dhe të japim, nuk mundë të krahasohemi me sahabët. Vepra mund të jetë po ajo vepër, por zemrat janë të ndryshme. I lumtur do të jetë a ii cili bashkon në mes të dyjave: vlerave shpirtërore dhe trupore.

Libri më i vogël në lëmine e Sires, mund ta luan rolin e rrëzimit të ideologjisë shekullare – ndarjes fesë nga shteti. Në sire, vëlla i nderuar, sheh se feja dhe shteti mu këto janë islami.
 

Islami fe universale, përfshirëse, mesatare, aktuale dhe të gjitha këto gjëra i has në siren pejgamberike.
 

Temat e kësaj lëmie janë biografia personale, bashkësia – shoqëria dhe shteti.
Ngjarjet më të mëdha në Sire janë katër, asnjë tjetër nuk janë si ato: shpallja (vahji), hixhreti, beteja e Bedrit dhe marrëveshja në Hudejbije.
 

Në këtë lëmi, dallimi në mes nesh dhe të gjithë tjerëve se biografia e dërguarit tanë me të gjitha detajet dallohet me biografitë e të parëve të tyre. Te ata do të hasësh një të kryqëzuar që adhurohet, apo ndonjë lopë rreth së cilës sheh njerëz të përkulur, apo ndonjë yll nga i cili shpresojnë se do tu sjellë ndonjë fat, apo gurë, e ndonjë filozof të panjohur.

Ata që mbjellin më pakë së sa ata që hanë, e kanë vlerën si dielli ndaj tokës. Andaj mendo sa është dallimi mes sahabëve dhe tjerëve.
Pse themi se fara e grurit është më e dobishme se sa fara e mollës?
Fara e grurit është nga gjërat themelore, ndërsa fara e mollës nga gjërat plotësuese. Ky është dallimi mes thirrjes së përgjithshme që u bën dobi të gjithë njerëzve dhe thirrjes pjesërisht nga e cila kanë dobi vetëm një grup.


Tulla e parë në projektin e rikthimit të famës islame është në domosdoshmërinë e të kuptuarit të drejtë të islamit. Nuk mundë ta ndihmon islamin a ii cili e ka keqkuptuar islamin. Nuk mund ta shpërndan islamin ai i cili ka marrë vetëm një pjesë të librit (Kuranit) dhe e ka mohuar pjesën tjetër. Ndihmësit e kësaj feje janë ata të cilët i përmbahen Kuranit dhe e kanë kuptuar islamin me kuptim të shëndoshë të kompletuar, metodologji për jetë të përsosur, status për shtet dhe ligj i drejtë.
 

Të "pagdhendurit” nuk ngritin civilizimin. Dy lloje njerëzish, nuk munden ti zbatojnë dispozitat e Allahut: labialët, të pavendosur dhe neglizhentët. Dispozitat e Allahut duhet të mirën me të dy duart. Me dorë serioze dhe vendimtare dhe me dorë mendimtari që elaboron. : " … veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni” Bekare 63

përktheu: Ali Shabani


Lexuar: 571 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Korrik-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |