Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:27
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

El-Hasan El-Basriu



"Si mund të devijojë një popull kur ka dikë si el-Hasan el-Basriun?!” (Mesleme b.Abdulmeliku).

Një ditë, Ummu Selemes, gruas së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], i erdhi me vrap një lajmës e gëzuar se robëresha e saj e liruar Hajra lindi një djalë.

Zemrën e nënës së besimtarëve, [radijAllahu anha], e kaploi gëzimi, e nga fytyra e saj bujare filluan të rrjedhin lot gëzimi. Menjëherë nxitoi që nënën dhe fëmijën e porsalindur ta marri në shtëpinë e saj që të palojë periudhën e lehonisë.

Ummu Seleme shumë e çmonte dhe nga zemra e donte Hajren, kështu që me padurim prita ta shohë djalin e saj të parë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Hajra arriti tek ajo, me fëmijën e porsalindur në krahë. Porsa e pa fëmijën, menjëherë i hyri në zemër dhe ndjente kënaqësi të papërshkruar.
Djali ishte i bukur, me vija të qarta në fytyrë, i kthjellët, i zhvilluar mirë, kështu që sillte gëzim dhe i kaplonte zemrat e cilitdo që e shihte. Duke u drejtuar ng ajo, Ummu Seleme e pyeti Hajrën:
-Oj Hajrë, ia ke ngjitur emrin?

-Jo ende jo, nënë – u përgjigj dhe shtoi:
-E kam lënë që ta zgjedhësh dhe t`i vesh emrin që të pëlqen ty.
-Me bekimin e Allahut do t`ia vëmë emrin Hasan. – I tha këto fjalë dhe i ngriti lart duart, duke e lutur Allahu për të.

Mirëpo për lindjen e Hasanit përveç Ummu Selemes, nënës së besimtarëve, u gëzua edhe familja tjetër në Medine. Ishte shtëpia e as`habit të njohur Zejd b. Thabitit, shkruesi i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], shkrues i Shpalljes Hyjnore. Kjo ishte sepse babai i fëmijës, Jesari ishte njeri i mbrojtur në shtetin islam dhe ishte njëri prej personave më të çmuar dhe më të dashur.

Hasan b.Jesari, më vonë i njohur si el-Hasan el-Basriu, u rrit në shtëpinë dhe njërën prej dhomave të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].

Për të është kujdesur gruaja e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] Hinda bint Suhejli, e njohur me emrin Ummu Seleme. E Ummu Seleme nëse nuk e din, ka qenë njëra prej grave më të zgjedhura, më mendjemprehta dhe gruaja më e vendosur ndërmjet të gjithë arabët. Po ashtu ishte gruaja e arsimuar e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe transmetuese e pare e haditheve, e ato nëpër librat e hadithit janë regjistruar treqind e tetëdhjetë e shtatë hadithe. Pos kësaj, ajo ishte nga grate e ralla të arsimuara në periudhën para Shpalljes.

Lidhja ndërmjet djaloshit me nënën e besimtarëve, Ummu Selemen, nuk mbaron me kaq. Përkundrazi ajo është shumë më e thellë dhe e gjërë.

Kur nëna e Hasanit, për t`i kryer disa punë nënës së besimtarëve, dilte shpesh nga shtëpia, djaloshi ndonjëherë qanta nga uria, e Ummu Seleme e merrte në krahë, për ta qetësuar derisa t`i kthehet nëna e vet, nxirte gjirin e saj dhe i jepte, kështu që nga dashuria e madhe ndaj tij qumështi vetëm ridhte e fëmija thithte dhe qetësohej.

Në këtë mënyrë Ummu Seleme iu bë Hasan el-Basriut nënë nga dy anët: - nga njëra anë si besimtar, sepse gratë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] sipas Kur`anit janë nëna të besimtarëve, dhe nga ana tjetër nënë qumështi, sepse e ka ushqyer me gjirin e saj.

Lidhjet e ngushta ndërmjet grave të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], nënave të besimtarëve dhe afërsia e dhomave të tyre me njëra – tjetrën ku edhe u rrit djaloshi i lumtur, i dhanë rast që t`i vizitojë të gjithë, të hyjë në dhomat e tyre, dhe nga të gjitha ato të marrë diçka e të mësojë dhe t`i bartë gjatë tërë jetës së vet.

Ai – siç tregonte për veten – vraponte nëpër të gjitha dhomat e tyre, luante nëpër to dhe sillte jetë e gëzim… po aq sa edhe të kërcente nëpër dhomat e nënave të besimtarëve.

Kështu Hasani i vogël, nga dita në ditë, vazhdonte të rritej në një atmosphere ku ende rrezatonte freksia, aroma dhe shkëlqimi i Pejgamberisë, duke pirë nga burimet e kthjellëta të fesë me të cilat dhomat nënave të besimtarëve ishin të mbushura plot e përplot dhe njëkohësisht, në xhaminë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], vijon shkollën e Islamit, ku mësuesit e tij ishin as`habët më të njohur, si Othman b.Affani, Ali b.Ebu Talibi, Ebu Musa el-Esh`ariu, Abdull-llah b.Omeri, Abdull-llah b.Abbasi, Enes b.Maliku, Xhabir b.Abdull-llah e shumë të tjerë.

Mirëpo pos të tjerëve, Hasani e deshi shumë sunduesin e besimdrejtëve Ali b.Ebu Talibin [radijAllahu anhu]. Djaloshin e mahniste foca e tij ne fe, dorëzimi në ibadet, largimi nga kjo botë dhe stolitë e saj dhe e magjepste shumë mjeshtëria e të folurit, meqë fjala e tij rrezatonte me mençuri të thellë dhe me fjalë të përmbledhura, grafullonte me këshilla që depërtonin në zemra. Prandaj nuk duhet habitur që edhe ai, duke i parë mësuesit e tij u pajis me devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe u nis rrugës për kërkimin e diturisë me fjalot të pasur, të paparë deri ne atë kohë.

Kur Hasani i mbushi të katërmbëdhjetat dhe nga djalosh u bë burrë, bashkë me familjen e tij, u shpërngul në Basër. Prej këtu merr llagapin el-Basri, pra, nga qyteti i Basrës dhe gjatë të gjithë historisë bëhet i njohur si Hasan el-Basriu.

Basra në kohën kur ishte imam Hasan el-Basriu, në të gjithë perandorinë islame ishte një prej kështjellave më të mëdha të diturisë. Xhamia kryesore e qytetit çdoherë ishte e mbushur plot me as`habë dhe tabi`inë të njohur, të cilët kishin ardhur aty të jetojnë. Secili kënd jo vetëm brenda, por edhe në oborr, vlonte nga grupet e shumta me njerëz në të cilët kërkohej dhe ofrohej dituria.

Hasani nuk ndahej nga xhamia, sidmos nga grupet, të cilët i udhëhiqte Abdull-llah b. Abbasi, dijetari i madh i Ummetit të Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], prej të cilit dëgjoi dhe mësoi tefsirin, hadithin dhe kiraetet (mënyrat e leximit të Kur`anit). Prej tyre si dhe prej disa të tjerëve mësoi fikhun, disiplinat gjuhësore dhe shumë dituri të tjera, kështu që u pajis me dituri të përgjithsme, sidomos nga lëmia e drejtësisë islame.

Shum shpejt, përreth tij filluan të tubohen njerëzit të dëgjojnë ligjerata e tij dhe të pijnë ujë nga burimi i pasur i diturisë. Ligjeratat ishin aq prekëse saqë i zbutnin edhe zemrat më të forta dhe te dëgjuesit shkaktonte derdhjen e lotëve. Të gjithë dëshironin t`i dëgjonin mendimet e tij, të cilat kaplonin zemrën dhe frymëzonin jetën e tij të paste që rrezatonte me një freski dhe me erë më të këndshme sesa era misku.

Emi i Hasan el-Basriut u perhaps shumë shpejt në tërë botën islame dhe filluan të puesin për të sunduesit dhe mëkëmësit e tyre.

Prej Halid b. Safuanit se ka thënë:
-Në Hirë jam takuar me Mesleme b. Abdulmelikun, kurse ky më pyeti:
-O Halid, më trego ç`ka ndonjë të re prej Hasan el-Basriut! Them se ti di më shumë për të sesa të tjerët?

-O komandant, Allahu të dhashtë të mira! – u përgjigja. – Une me të vërtetë e njoh mire, sepse e kam fqinjin e pare dhe i ndjek regullisht ligjeratat e tij. Mendoj se askush në Basër nuk e njeh më mire sesa unë.

-Mirë, më trego për të! – më luti ai, e i thashë:
-Ai është njer që është njësoj si ajo që ka brenda dhe atë që tregon haptazi dhe nuk ka dallim prej asaj që ka në gjuhë dhe asaj që vepron. Kur kërkon prej të tjerëve të bëjnë punë të mira, së pari fillon prej vetes, e kur kërkon që të mos bëhet punë të këqija, i pari është që e le vetë atë punë. Është i pavarur prej njerëzve dhe nuk lakmon atë që kanë ata, kurse të tjerët i drejtohen dhe kërkojnë atë që ka ai.

Mandej Mesleme i tha Halidit:
-O Halid, mjaft më, të gjitha i the! Si mund të devijojë një popull kur ka një njeri si ai ?!
Kur Haxhaxh b.Jusuf Thekafiu mori pushtetin në Irak, u forcua dhe filloi të ushtrojë dhunë mb popullin, Hasan el-Basriu ishte prej të rrallëve nga ata që e kundërshtuan tiraninë e tij, fliste haptazi pë padrejtësitë që bënte, ia thonte të vërtetën në sy dhe e mbronte atë.

Tregohet se Haxhaxhi, në qytetin Vasit, ndërtoi një pallat për vete dhe kur e përfundoi, i thirri njerëzit që ta shohin dhe me duanë e tij ta bekojë. Hasani nuk deshi t`i shpëtojë rasti që t`i drejtohet masës, kështu që shkoi edhe ai. Ai shkoi me të vetmin qëllim që t`i drejtohet njerëzve me këshilla që të kenë kujdes nga kënaqësitë e tepruara në këtë botë dhe t`i nxitë të kërkojnë kënaqësitë e përhershme tek Allahu i Lartësuar në botën tjetër.

Kur arriti atje pa njerëzit duke u rotulluar nëpër pallat, të mhanitur prej madhësisë dhe bukurisë së tij, me dhoma të mëdha dhe stoli të ndryshme, ai u ngrit dhe mes tjerash tha:
-Pamë se çfarë ka ndërtuar zullumqari më i madh. Kemi pare se edhe faraoni para tij ka ngritur ndërtesa edhe më të forta dhe më të mëdha, e Allahu [subhanehu ve teala] ia mori shpirtin dhe ndërtesat e kullat e tij i rrafshoi përtokë…
-Sikur ta dinte Haxhaxhi se sa e urrejnë ata në qiell dhe sa e mashtrojnë këta në Tokë dhe fshehin ne vetvete dyftyrësinë!

Duke e dëgjuar se si po fliste, njëri nga të pranishmit aty, duke u frikësuar nga hakmarja e Haxhaxhit, iu afrua që mos të dëgjojnë të tjerët e i tha:
-Mjaft më, o Ebu Seid, mjaft më ! – e Hasani iu përgjigj:
-Allahu [subhanehu ve teala] ka marrë detyrimin nga dijetarët se do t`ua sqarojnë njerëzve të vërtetëm dhe nuk do ta fshehin prej askujt…
Të nesërmen Haxhaxhi u bë si i tërbuar nga hidhërimi, vrapoi në divanin e tij dhe u bërtiti bashkëbiseduesve:

-Mjerë për ju! Çfarë njerëz jeni kur keni lejuar që një rob nga Basra të marrë guximin e të flasi para botës ç`të dojë për ne, e askush prej jush të ngrihet e ta kundërshtojë?! Ju jeni qyqarë, vAllahu, së shprejti do të pini nga gjaku i tij!
Më pas urdhëroi që t`i sillet shpata dhe lëkurën, e cila vendoset nën të gjykuarin me vdekje, me prerjen e kokës, e ia prunë. Mandej e thiri xhelatin, i cili erdhi shumë shpejt dhe urdhëroi rojet që t`ia sjellin Hasanin…
Shum shpejt Hasani u gjend përpara tyre. Duke pritur se çdo të ndodhë me të, të gjithë shikimet e të njerëzve ishin drejtuar tek ai, e zemrat kishin pushuar së rrahuri.

Kur e pa shpatën, lëkurën dhe xhelatin, Hasani pëshpëriti diçka me buzë, e mandej me krenari dhe modesti, si besimtar, musliman dhe thirrës në fenë e Allahut, i qetë u drejtua tek Haxhaxhi.

Duke e pare punën kështu, i futi aq frikë dhe respekt Haxhaxhit ndaj vetes saqë vetëm ai thotë:
-Urdhëro, urdhëro, o Ebu Seid! – duke treguar dhe duke i bërë vend afër tij. Të pranishmit nuk po merrnin veten nga habia kur u afrua dhe i tregoi atij t`i ulet afër në mindet.
Kur u ul Hasani dhe u rregullua, Haxhaxhi u kthye nga aid he filloi t`i parashtrojë pyetje të ndryshme lidhur me fenë, e Hasani i qetë dhe i sigurtë, me shkathësi dhe me retorikë të madhe i përgjigjej, derisa Haxhaxhi në fund pranoi:

-O Ebu Seid, dijetar si ti deri tani nuk kam pare!
Mandej urdhëroi t`ia sjellin miskun më të mirë, ia parfumosi mjekrën dhe me nderimet më të mëdha e përcolli.

Kur doli Hasani nga ai, pas tij doli rojtari i Haxhaxhit, i cili shikoi krejt atë që ndodhi dhe e pyeti dijetarin:
-O Ebu Seid, a e di se Haxhaxhi të pat thirur me qëllim tjetër!
Kur hyre dhe shikove shpatën, lëkurën dhe xhelatin, pashë se diçka lexove me vete. A më tregon se çfarë lexove?
Hasani iu përgjigj:

-Kam lexuar: "O Ti që më furnizon me të mira dhe në fatkeqësi më mbron, bëje që hidhërimi i tij të bëhet për mua i butë dhe shpëtimtar, siç bëre që zjarri i Ibrahimit t`i bëhet i ftohtë dhe shpëtues!”

Ka shumë ndodhi të tilla me Hasanin që ballafaqohej me mëkëmbës dhe komandantë. Prej të gjitha ballafaqimeve dilte fitues edhe më i madh në sytë e njerëzve me pozitë dhe më i përmbajtur tek Allahu [subhanehu ve teala], dhe ishte çdoherë nën mbrojtjen e Tij.

Kur halifeti kaloi pas vdekjes së halifes se devotshëm Omer b. Abdulazizit në duart e Jezid b. Abdulmelikut dhe ky i fundi emëroi për mëkëmbës të tij në Irak, Omer b. Hubejr el-Feraziun, e pak më vonë, vendos nën udhëheqjen e tij edhe Horosanin. Më pas Jezidi filloi dalëngadalë të sillet ndryshe ndaj nënshtetasve të vet nga paraardhësit e tij, duke u dërguar mëkëmësve të tij, ndërmjet tyre edhe Omer b. Hubejrin, letra të njëpasnjëshme me kërkesa të vazhdueshme që të rriten tatimet për arkën e shtetit, duke thyer të drejtat elementare të nënshtetasve. Omer b. Hubejri thërret dy dijetarët më të mëdhenj të drejtësisë islame në Irak, Hasan el-Basriun, dhe Amir b. Shurahbilin, i njohur edhe me emrin esh-Shabi, të këshillonte me ta se ç`mund të bëjë me urdhërat që kishte marrë.

Kur u paraqitën tek ai, Omeri u tha:
-Sunduesi i besimdrejtëve, Jezid b. Abdulmeliku, të cilit Allahu [subhanehu ve teala] i ka besuar kujdesin e robërve të Tij dhe i urdhëroi njerëzit t`i nënshtrohen, siç dini, së pari na besoi administratën mbi Irakun, e mandej edhe mbi Persinë. Tani ja, më dërgon letra me kërkesa për të rritur tatimet që i dërgojnë në arkën e shtetit, e unë nuk jam i sigurtë se a është e drejtë një gjë e tillë. Prandaj ju lus juve të më tregoni mendimet tuaj, në qoftë se veproj sipas udhëzimeve të tij, a më mjafton përpara Allahut arsyetimi për padrejtësinë që ndoshta do t`i bëhet ndokujt?!...
Duke iu servilosur halifes dhe mëkëmbësit e tij, esh-Shabiu i dha një përgjigje të tillë që mund të arsyetonte veprimin e halifes, ndërsa Hasani heshti dhe nuk deshi të përgjigjet.

Omer b. Hubejri u kthye nga Hasani dhe e pyeti:
-O Ebu Seid, ç`thua ti për këtë?

-O ibn Hubejr, mos harro se në çdo çast mund mund të të vijë Meleku i Vdekjes i hidhëruar e ta mer shpirtin, i cili kur urdhëron Allahu [subhanehu ve teala], urdhërin e Tij e kryen menjëherë, të kap nga minderi yt dhe nga ky pallat i gjërë dhe i bukur, të shpërngul në errësirë dhe ngushticën e varrit ku nuk ta gjesh Jezidin, por punët e tua me të cilat duke u përpjekur t`i kënaqesh dëshirat e Jezidit, ke bërë mëkat ndaj Zotit të Jezidit!

-O ibn Hubejr, në qoftë se je me Allahun e Lartësuar dhe Atij i nënshtrohesh në këtë botë, Ai do të mbrojë nga fatkeqësitë e Jezidit në këtë botë dhe në botën tjetër, e në qoftë se je me Jezidin e nuk i nënshtrohesh Allahut [subahenu ve teala] në kë botë, Allahu në botën tjetë do të lerë me Jezidin, e ai le të mbrojë nga Allahu [subhanehu ve teala]!

-O ibn Hubejr, dije se askush, asnjë krijesë nuk është i detyrar t`i nënshtrohet, në qoftë se ky nuk i nënshtrohet Krijuesit të Lartësuar.

Kur i dëgjoi këto fjalë, ibn Hubejri filloi të qajë si fëmijë i vogël, saqë iu lag mjekra nga lotët e tij.

Pas kësaj, në vend të Shabiut, dëgjonte se çfarë do ta këshillonte vetëm Hasani që e nderonte dhe e respektonte aq shumë.
Kur dolën nga Omeri dhe u drejtuan nga xhamia, e përreth tyre u mblodhën njerëz që t`i pyesin se si kaluan te mëkëmbësi i halifes së Kufes dhe Basrës, shabiu iu drejtua atyre me fjalët.

-O njerëz, kushdo që prej jush është në gjendje në çdo cast të argumentojë se është më i dashur Allahu se çdo gjë, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, le të bëjë atë! Pasha Atë, në dorën e të Cilit është jeta ime, Hasani nuk i tha ndonjë gjë Omer b. Hubejrit që unë nuk kam ditur, vetëm se unë desha të arrij dashurinë e ibn Hubejrit që unë nuk kam ditur, vetëm se unë desha të arrij dashurinë e ibn Hubejrit, e Hasani dashurinë e Allahut [subhanehu ve teala], e Allahu më largoi nga ibn Hubejri, e ia afroi zemrën dhe mbolli dashuri ndaj Hasanit.
Hasan el-Basriu jetoi rreth tetëdhjetë vjeç dhe për kohën e vet me diturinë, mençurinë dhe urtësinë në fe, u bë dijetari më i njohur në tërë botën.

Këshillat që u la trashëgimi brezave të ardhshëm, me shekuj përcillen nga brezi në brez dhe janë si freskia e pranverës që kaplon zemra e besimtarëve.
Ligjeratat e tij edhe sot e kësaj dite dredhin shpirtrat, i japin jetë çdo poreje të raskapitur të trupit, të devijuarit i udhëzon në rrugë të drejtë dhe i bën njohës të Allahut [subhanehu ve teala], kurse të pakujdesshmit i zgjon nga gjumi i gafletit dhe para syve të tyre zbulojnë të kaluarit e kësaj bote dhe fatin e njeriut në të.
Kështu që pasi e lutën që ta përshkruajë këtë botë dhe botën tjetër, në një rast pat thënë:
Më pyet për këtë dhe botën tjetër
kurse dallimi ndërmjet tyre është
si ai i Lindjes dhe Perëndimit.
Sepse sa herë që t`i afrohesh njërit prej tyre,
aq je larguar prej tjetrës!
Kërkon prej meje ta përshkruaj këtë botë,
e ç`kam për ta përshkruar:
kur fillimi është vuajtje, e fundi humbje,
kur do të përgjigjet edhe për atë që është e lejuar,
e për atë që është e ndaluar dënohet dhe kur
atij që i jepet sprova i pëlqen,
e atij që nuk i jepet, do t`i vijë keq?! Një tjetri që e luti t`i pëshkruajë njerëzit, i thotë: Mjerë për ne se ç`bëmë me veten?!
Fenë tonë e sollëm në asht e lëkurë,
e dunjasë barqet ua lamë,
nderin dhe edukimin i përbuzëm,
kurse shtratin dhe rrobat i ndërruam me të reja,
në një këmbë me ndihmën e shkopit mbështetemi,
e me tjetrën në varr kemi shkelur,
por prapë, të huajën e marrim dhe me të ushqehemi.
Ç`të thuhet tjetër për atë që han të huajën,
të cilën pa paguar nga frika, e shërben,
i cili nga ëmbëlsira kërkon thartinë,
nxehtë pas të ftohtit
freskët pas të thatës,
e kur të ngopet,
me zë gogësin,
e posa i lëshohet pak barku,
shërbëtorit prapë i bërtet:
Sill diçka të hamë dhe zhveshim!
I çmenduri, a nuk e di:
Se vAllahi, me dhëmbët e tij e ushqen fenë e vet… kur nuk di apo nuk don të
pyetet:
A kam unë fqinj të varfër?
A ka diku jetimë të uritur?
A është i uritur ai lypësi që po shoh?
A është kjo vetëm e imja apo Allahu në këtë gjë
u ka dhënë të drejtë edhe tjetërve?!
Ku është fati që të jetë ashtu i vetëdijshëm,
se në këtë botë ka vetëm një jetë
që çdo ditë i është, kur të dali dielli,
për një ditë jeta më e shkurtër bëhet,
dhe me perëndimin e diellit,
pa kthim i ka shkuar edhe një pjesë e jetës së tij!!!

Në prag të xhumasë së pare të muajit rexheb, vitin njëqind e dhjetë hixhri, Hasab el-Basriu iu përgjigj thirrjes së Zotit të vet, sepse duhej të shpërngulej tek Ai.
Në mëngjes kur u dëgjua lajmi për vdekjen e Hasan Basriut, e gjithë Basra u drodh dhe u vesh me pikëllim…

Pasi e lane së pari dhe e përgatitën , pas namazit të xhumasë, para xhamisë kryesore të Basrës, ku kishte qenë si imam dhe mësues, duke thirrur në fenë e Allahut [subhanehu ve teala ], dhe kishte kaluar jetën, iu fal xhenazja.

Prej aty e gjithë Basra u nis ta përcjelli në vendbanimin e fundit.
Atë ditë në xhaminë kryesore të Basrës nuk u fal namazi i ikindisë, sepse nuk kishte njeri në ta. Prej kur ishte ndërtuar xhamia në Basër, nuk mbahej mend që për ndonjë namaz të ketë qenë e zbrazur e të mos kishte qenë ndokush në të të falet, përveç se në ditën kur vdiq Hasan el-Basriu.
 
Abdurrahman Ra`fat el-Basha Teuhid.net


Lexuar: 1635 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |