-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Premte | Data: 31-Tetor-2014 | Ora: 13:31
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

ISRAJA DHE MIRAXHI - mësime dhe shembuj


Isra është udhëtimi tokësorë të cilin ia mundësoi Allahu të dërguarit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] prej Meke në Kuds, prej Mesxhidi harami(Qabe) deri në Mesxhidi Aksa.
Ky udhëtim është bërë natën, ndërkaq Miraxh është udhëtimi prej toke në qiell, prej Kudsi në qiellrat e lartë, deri në atë horizont qiellor ku nuk ka arritur asnji njeri, deri në Sidretu-l-munteha, për të cilat thellësira qiellore din vetëm Allahu xh.sh.

Këto dy udhëtime kanë qenë stacion i rëndësishëm në jetën e të dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] si dhe rrjedhën e misionit të tij në Meke, pas gjitha torturave dhe mundimeve që i përjetoi nga Kurejshët.
 

Allahu xh.sh. ia mundësoi këtë udhëtim të dërguarit të Vet, që të jetë ngushëllim dhe relaksim për të nga ajo që përjetoi, të jetë kompenzim për atë që maltretua dhe t’ia bëjë me dije Allahu xh.sh. se nëse prej teje kanë hekur dorë njerëzit në tokë, dije se ty të bështesin ata që janë në qiell, nëse njerëzit të refuzojnë, Allahu të fëshiron mirëseardhje, pejgamberët tjerë të ndjekin dhe të marrin për imam të vet.
 
 
Ky udhëtim ka qenë kompenzim dhe nderim nga ana e Allahut xh.sh. për të dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], poashtu ky udhëtim ka qenë edhe përgatitje për të dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për periudhën e ardhshme.Kjo, ngase i dërguari i Allahut pas disa vitesh, thuhet se kanë qenë tre vite, e disa tjerë thonë se bëhet fjalë për 18 muaj sepse nuk dihet saktë koha kur ka ndodhur Israja, por sigurt dihet se ka qenë para hixhretit, shkoi në hixhret, ndërkaq Israja dhe Miraxhi ka qenë përgatitje për periudhën pas hixhretit-migrimit.
 
Pas hixhretit kemi periudhën e xhihadit dhe rezistencës së armatosur, sepse i dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] do të ballafaqohet me gjithë arabët, gjithë arabët bashkarisht do ta sulmojnë atë, do të hapen fronte të shumta kundër thirrjes së tij botërore.
Në ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit, vëmendjen duhet përqëndruar në dy çështje:a) Mesxhidi Aksanë, sepse këtu shihet se si e lidhi Allahu xh.sh. Mesxhidi Haramin(Qaben) me Mesxhidi Aksanë.Allahu xh.sh. me këtë na bëri me dije se Mesxhidi Aksaja ka qenë për synim në këtë ndodhi, sepse përndryshe Ai kish mundësi ta bart të dërguarin e tij drejpërdrejt prej Meke në pikën më të lartë Sidretu-l-munteha.
 

Pra, patjetër duhet të shohim se pse është bërë udhëtimi tokësorë i natës-Isra prej Mesxhidi Harami në Mesxhidi Aksa, pse nuk është ngjitur i dërguari i Allahut drejtpërdrejtë prej Mesxhidi Harami në sferat e larta qiellore?
 

Kjo na tregon se kalimi në këtë stacion të shenjtë, kalimi në Bejtu-l-Makdis në këtë tokë të cilën Allahu e bekoi për njerëzit, kalimi në Mesxhidi Aksa, ka qenë qëllim në vete.Poashtu, namazi i të dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Bejtu-l-Makdis imam i të dërguarve tjerë të cilët e pritën, ka domethënien dhe mesazhin e vet, gjegjësisht flet se udhëheqësia është transferuar te një popull tjetër dhe te një i dërguar tjetër, te një pejgamberi-mision me karakter ndërkombëtar e cila nuk u ka ngjarë pejgamberive tjera ku i dërguari ka qenë i dërguar te populli i vet, por kjo pejgamberi është e përgjithshme, e amshuar për gjithë njerëzit, mëshirë për gjithë krijesat, për gjithë vendet dhe kohët, kjo është pejgamberi e përhershme deri në ditën e gjykimit.Gjithpërfshishmëria dhe amshueshmëria e kësaj pejgamberie ka qenë çështje e patjetërsueshme, e për këtë flet namazi me të dërguarit e Allahut.Poashtu, shkuarja deri në Mesxhidi Aksa, në tokën e pejgemaberive të vjetra, tokën në të cilën ishte Ibrahimi Is’haku, Musa dhe Isa, është kumtesë për transferimin e udhëheqësisë.Udhëheqësia u transferua në popullin e rij dhe në pejgamberinë e re e të amshueshme botërore.
 

Kjo lidhje ndërmjet Mesxhidi Haramit dhe Mesxhidi Aksasë është bërë që ta dijë muslimani se të dy xhamitë janë të shenjta.Prej njërës faltore filloi Israja-udhëtimi tokësorë i natës- e te tjetra faltore mbaroi, dhe sikur kjo sinjalizon në atë se ai i cili nuk e ka mbrojtur Mesxhidi Aksanë, ka mundësi që mos e mbroj edhe Mesxhidi Haramin(Qaben).Nëse nuk e ka mbrojtur mbarimin e Israsë, ka mundësi që mos e mbroj edhe vendfillimin e Israsë.Allahu xh.sh. deshi që ta bëjë lidhjen ndërmjet këtyre dy faltoreve në vetëdijen e muslimanit, poashtu e konfirmoi vlerën e Mesxhidi Aksasë me bekimin e rrethinës së saj, gjegjësisht Allahu xh.sh. këtë faltore e cilësoi me bekimin e saj.
 
 
Kjo qe para se të ndërtohet xhamia e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Medine, sepse xhamia e të dërguarit të Allahut është ndërtuar pas migrimit-hixhretit në Medine.Allahu xh.sh. deshi që ta ngulit dhe forcoj këtë kuptim në mendjet dhe zemrat e muslimanëve ashtu që mos të jenë neglizhent ndaj ndonjërës xhami.Ai i cili është neglizhent ndaj Mesxhidi Aksasë, është shumë afër mendjes që të tregohet neglizhent edhe ndaj Mesxhidi Haramit(Qabes), sepse Mesxhidi Aksaja është xhamia e cila u lidh për Isranë dhe Miraxhin në drejtim të kësaj xhamie muslimanët u falën një kohë të gjatë.
 
 
Kur u bë farz namazi, muslimanët faleshin të drejtuar kah Bejtu-l-Makdisi(jerusalemi).Bejtu-l-Makdisi ka qenë drejtimi-kibleja e muslimanëve tre vite në Meke dhe 16 muaj në Medine.Ata u falën në drejtim të këaj xhamie dhe të këtij qyteti, ai ka qenë kibleja e parë e muslimanëve, toka e Israsë dhe Miraxhit, kjo xhamia është një prej tre xhamive bashk me Qaben dhe xhaminë e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] te të cilat mund të bëhet udhëtim special për t’i vizituar si ibadet-adhurim.Pra, për këtë shkak Kudsi është qyteti i tretë i madhëruar në Islam pas Mekes dhe Medines.
 
Kështu duhet ta kuptojnë muslimanët rëndësinë e Kudsit në historinë e tyre si dhe rëndësinë e Mesxhidi Aksasë në fenë, besimin dhe jetën e tyre.Nisur nga kjo, gjatë gjithë historisë muslimanët janë orvatur që kjo faltore të jetë në dorët e tyre.
Allahu xh.sh. deshi që ta lidh këtë faltore me këtë ndodhi ashtu që çdo vit kur përkujtohet Israja dhe Mirxhi në fund të muajit Rexheb nga ana e muslimanëve në çdo vend, të na përkujton kjo edhe këtë çështje të rëndësishme, këtë problem mjaft serioz, këtë kauzë të shenjtë të cilën nuk mund ta lëmë pas dore.
 
 
Nëse ebrejt kanë ëndëruar për ngritjen e shtetit të tyre dhe arritën që ta realizojnë ëndërn e tyre, edhe ne duhet të ëndërojmë se nuk mund ta neglizhojmë faltoren tonë, po bile edhe nëse shohim se realiteti i hidhur nënshtrohet dhe pëson disfatë në këtë mënyrë, ne nuk guxojmë të ecim në këtë rrugë të dështuar.
 

Ne duhet të jemi të bindur se Allahu xh.sh. është me ne, Ai na ndihmon ne dhe do ta bëjë që feja e Tij të ngadhnjejë mbi të gjitha fetë, Ai do t’u ndihmojë besimtarëve.Imam Ahmedi dhe Taberaniju transmentojnë prej Ebu Umame El-Bahilijut r.a. se i dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Një grup prej popullit tim do të vazhdojë të qëndrojë besnik në të vërtetën, ta mpoashtin armikun e tyre, nuk do t’i dëmtojnë ata që i kundërshtojnë me përjashtim të asaj që i ka goditur prej strehimit derisa të vin urdhëri i Allahut dhe i gjen ata në atë gjendje.
 
 
E pyetën të dërguarin e Allahut:O i dërguar i Allahut, ku janë ata?Ata janë në Bejtu-l-Makdis dhe rreth Bejtu-l-Makdisit”.
Pra, ky është shembulli i parë prej ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit.

Shembulli i dytë është poashtu i përhershëm:namazi.Është e njohur se namazi u bë farz-obligim në këtë natë madhore.Ne në kohën tonë e kemi të qartë se kur ka diçka të rëndësishme, e lajmëron ambasadorin e vet e nuk mjafton thjesht t’ia dërgojë atij një letër në postën diplomatike, por e thirr ambasadorin që të prezentoj personalisht, e Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ambasadori i Allahut xh.sh. te krijesat e Tij, e Allahut i takon shembulli më i lartë, për atë Allahu xh.sh. e thirri ambasadorin e Vet te krijesat, e dërgoi natën në Kuds pastaj e ngjiti lart në Sidretu-l-munteha dhe atje iu obliguan pesë namazet e njohura.
 

Të gjitha ibadetet-adhurimet janë obliguar në tokë, kurse namazet janë obliguar në qiell dhe kjo është argument për rëndësinë e këtij adhurimi dhe obligimi apo shtylle Islame, ky obligim është ajo vepër praktike që ka mbetur deri në amshim nga ky udhëtim e që konsiston në ngjitjen-miraxhin e çdo muslimani, ngjitjen-miraxhin shpirtërore apo besimore ashtu që të ngritet me këtë te Allahu xh.sh. I dërguari i Allahut erdhi me dhuratë nga ky udhëtim madhështor, kjo dhuratë për çdo musliman është namazi që ta adhuron Allahun xh.sh.
 

Nisur nga kjo, ne në veçanti duhet ta apostrofojmë namazin sepse namazi është i lidhur me Mesxhidi Aksanë.Kjo, ngase kur u bë obligim namazi, muslimanët deri në shpërnguljen e muslimanëve për në Medine faleshin në drejtim të Mesxhidi Aksasë, kjo faltore ka qenë kibleja-drejtimi i faljes e parë e muslimanëve.
 
 
Nëse mendimi më i afërt është se Israja dhe Miraxhi ka qenë në vitin e dhjetë të shpalljes, atëherë kuptohet se muslimanët janë falur në drejtim të Kudsit tre vjet, poashtu edhe pas hixhretit-shpërnguljes janë falur gjashtëmbëdhjetë muaj në drejtim të Kudsit, e pastaj Allahu xh.sh. i urdhëroi që të drejtohen kah Mesxhidi Harami(Qabja):<<...dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë...>>
 

Ebrejt që ishin në Medine ngritën shumë pluhur për këtë çështje:<> .Poashtu, ata propagandonin edhe atë se namazi i atyre të cilët janë falur gjatë kësaj periudhe kah Mesxhidi Aksaja, është i pa pranuar, shpërblimi i tij ka humbur, poashtu edhe vlera e tij ka humbur, por Allahu xh.sh. ua demantoi atyre këtë propagandë duke thënë: . Me termin "besim” në ajet aludohet në namazin, pra Allahu nuk e humb namazin tuaj, ndërkaq namazin e ka shprehur me termin "besim” sepse namazi është shprehje e besimit.
 

Namazi është ngjitje qiellore-miraxh për çdo musliman.Nëse Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ngjitur në sferat e larta qiellore, edhe ti vëllau im musliman ke ngjitje-miraxh shpirtëror përmes të cilit mund të ngritesh lartë, e ky miraxh është namazi për të cilin Allahu xh.sh. në hadithi kudsij thotë:”Unë namazin e kamë ndarë ndërmjet Meje dhe rrobit Tim në dy pjesë, e rrobit Tim i takon ajo që e kërkon.
 
 
Kur thotë rrobi im:<>, Allahu thotë:”Më madhëroi rrobi Im”, e kur thotë rrobi:<>, Allahu thotë:”Më lavdëroi rrobi Im”, e kur thotë:<>, Allahu xh.sh. thotë:”Më lartësoi rrobi Im”, e kur thotë:<>, Allahu thotë:”Kjo është ndërmjet Meje dhe rrobit Tim, dhe atij i takon ajo që e lyp”, e kur thotë:<>- e deri në fund të kaptinës El-Fatiha-, Allahu xh.sh. thotë:”Kjo i takon rrobit Tim, dhe atij do t’ia jap atë që e lyp”.

Allahu a’ëlem-Allahu e di më së miri.

/islamonline/


Lexuar: 450 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Korrik-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 | Create a website for free