Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 03:29
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Lotët e njeriut më të shtrenjtë


Më lër, vëlla i dashur, të të njoftoj me disa raste, në të cilat ka qarë i dashuri ynë i zgjedhur Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), para shokëve të tij të ndershëm (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Pas betejës së Uhudit profeti (alejhi selam) zbriti në fushëbetejë dhe filloi të vështrojë shehidët (dëshmorët) prej muslimanëve dhe gjeti në mesin e tyre xhaxhanë e tij, luanin e Allahut, Hamza ibn Abdulmutalib, të vrarë, me hundë e me veshë të prerë, me bark të shqyer, mëlçia e tij ishte hequr dhe pasi ishte hequr një pjesë e saj (mëlçisë) ishte hedhur mbi trupin e tij. Profeti (alejhi selam) qau e nga të qarët e tij të shumtë filluan të qajnë të gjithë shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Dhe ja një moment tjetër nga jeta e tij. Njëherë Profeti (alejhi selam) ishte me shokët e tij duke u kthyer nga njëra prej betejave të tyre. Gjatë rrugës Profeti (alejhi selam) qëndroi te një varr i vjetër, i vetmuar në shkretëtirë, asgjë nuk kishte përreth këtij varri, u ul dhe filloi të qajë me një të qarë të madhe. Kur erdhën sahabët, e pyeti atë Umer ibn Hatabi për shkakun e kësaj të qare të madhe te ky varr dhe ai u përgjigj: "Ky është varri i nënës time, i kërkova leje Allahut për ta vizituar atë e më dha leje, i kërkova leje që të kërkoj falje për të e nuk më dha leje.”

Sikurse që e di, vëlla i nderuar, se nëna e Profetit (alejhi selam) Emineja nuk ka qenë në Islam dhe se ajo ka vdekur shumë kohë para profetësisë së të dërguarit të Allahut dhe se kërkimi i faljes nuk lejohet për jomuslimanët, mirëpo Profeti (alejhi selam) me mëshirën e tij dhe me dashurinë që ndien një bir për nënën e tij qau me këtë të qarë të fortë.

Dhe, së fundi, e mbyllim këtë përkujtim me një rast të tretë, në të cilin ka qarë Profeti (alejhi selam). Kjo ka ndodhur kur Ebu el Asi ra rob në duart e muslimanëve pas njërës nga luftërat (e në atë kohë Ebu el Asi ka qenë idhujtar) dhe ky ishte bashkëshorti i Zejnebes bijës së Profetit (alejhi selam), ndërkohë që martesa me idhujtarët nuk ishte ndaluar ende. Zejnebja erdhi që ta lironte bashkëshortin e saj dhe me vete nuk kishte të holla, përveç një varëse që e kishte trashëguar nga nëna e saj Hatixhja, dhe kur e pa Profeti (alejhi selam) këtë varëse kujtoi bashkëshorten e tij të mirë e të sinqertë e cila kishte ndërruar jetë dhe qau.


Lexuar: 1104 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |