Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 12:55
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Musai a.s. dhe Faraoni (pjesa 1)



Qoftë i lavdëruar Allahu! Musai a.s. deri atëherë nuk dinte për këto mrekulli mbinatyrore. Për te shkopi ishte vetëm shkop, por përse u transformua në gjarpër që lëvizë?

Nga: Dr. Aid el-Karni

Në ligjëratën e sotme jemi me Musain a.s., birin e Imranit, trimin e heroin e tregimeve kuranore të cilat Allahu ia shpalli Muhammedit s.a.v.s. dhe shokëve të tij për t'i gëzuar, ngushëlluar dhe forcuar dhe nga këto tregime për të marrë mësim e përvojë:

"Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson." (Jusuf, 111)
 

Disa dijetarë kanë thënë: "Diskutimi që u zhvillua në mes Musait a.s. dhe faraonit ka qenë njëkohësisht dialektik, teorik, ushtarako-strategjik, ekonomik dhe pedagogjik." Për këtë qoftë mëshira e Allahut në këtë hero dhe trim, paraprijës i atyre që kanë ftuar në fenë e Allahut, i cili në ujërat e da'ves kësaj thirrje më fisnike, notoi më shumë se pesëdhjetë vjet.
Ejani që së bashku të dëgjojmë sesi Kurani tregon tregimin për këtë pejgamber fisnik.
 

Musai a.s. është në shkretëtirë, në dorën e djathtë mban shkopin i ulur në hijen e një peme, i lodhur nga ruajtja e bagëtisë së tij. Në këtë moment Allahu i tregon kujdesin e Tij dhe mëshirën dhe me shpalljen e Tij hyjnore e urdhëron të shkojë te zullumqari i madh i tokës, vrasësit, terroristit dhe kryelartit, te faraoni i humbur, i cili ka mbytur fëmijët e posalindur, popujt i robëronte dhe në Tokë mbjellte parregullsi të mëdha.
 

"A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait?
Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes"."
(Ta Ha, 9-10)
 

Pastaj duke u afruar, përjetoi shok për të cilin assesi nuk kishte shpresuar:
"E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"
Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
 

Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!"
(Ta Ha, 11-13)
 

Musai a.s. pyet në vete: "Kush je Ti, cila është Qenia Yte, çfarë kërkon prej meje?"
Allahu atëherë i thotë:
"Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua."
(Ta Ha, 14)

Ky është Zoti i bot
 
 
ëve! Kjo është esenca e Tij te pasuesit ehli-sunnetit vel-xhema'at, andaj kur dikush të pyet: "Kush është Allahu?", ti përgjigju: "Allahu është Zot para të cilit nuk ka zota tjerë!"
Pastaj Allahu i madhërishëm me Musain a.s. fillon bisedë të butë, interesante dhe miqësore për t'ia mënjanuar nga ai hutinë dhe frikën, sepse situata në të cilën gjindej, ishte tejet e komplikuar dhe e rëndë të cilën qenia njerëzore nuk e përballon lehtë.
 
 
 
Paramendoje që je duke biseduar me Allahun e madhërishëm dhe dëgjon urdhërat e Sundimtarit e gjithë sundimtarëve! Zemra e Musait a.s. gati i doli nga krahërori, andaj Allahu i drejtohet me të folur të butë, dhe që të mos frikësohej i tha:
"O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde?"
(Ta Ha, 17)
 

E kuptoi Musai a.s. përse i drejtohet kështu dhe nuk tha: "Ky është shkopi im", e pastaj të heshtë. I pëlqeu që Allahu iu drejtua kështu bukur, thjeshtë dhe me butësi, andaj përgjigjen e tij pak e zgjeroi, e zbukuroi në mënyrë që me Zotin e Lartëmadhëruar sa më gjatë të bisedojë: "Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera."
(Ta Ha, 18)
 

Ka thënë Ibn Abbasi r.a.: "Allahu e mëshiroftë Musain a.s.! Ka qenë e mjaftueshme që në pyetjen e Allahut për atë çfarë ka në dorë të përgjigjej: "Ky është shkop". Mirëpo, ai në bisedë me Zotin e tij është kënaqur dhe bisedën pak e zgjati."
Allahu e pyet për shkopin e tij, sepse ky shkop do të bëhej pjesë e historisë si dhe leksion për gjeneratat e ardhshme për të marrë mësim.
 
 
"Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atë, O Musa!"
Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi." (Ta Ha, 19-20)
 
 

Qoftë i lavdëruar Allahu! Musai a.s. deri atëherë nuk dinte për këto mrekulli mbinatyrore. Për te shkopi ishte vetëm shkop, por përse u transformua në gjarpër që lëvizë? Dhe Musai filloi të ikë i tmerruar! Ndërsa Allahu e qetësoi duke i thënë:
"(All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!" (Ta Ha, 21)
 

Pastaj Allahu i tha Musait:
"Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër." (Ta Ha, 22)
 

Musai në shkretëtirë në errësirën e natës e pa zjarrin dhe u gëzua. Shkoi për të marrë ndonjë gacë për të ngrohur familjen e tij, sepse nata ishte e ftohtë, e është e njohur se netët në shkretëtirë janë shumë të ftohta. Shkoi për të marrë zjarr ose udhëheqës për udhëtim nate, por aty hasi në befasi të madhe. Ishte zjarri që nuk ngroh trupin por shpirtin. Ishte zjarr që udhëzon në udhëtim të gjatë.
 

Zemra dridhet, qenia njerëzore tronditet, kur njeriu mendon këtë skenë. Musai tërësisht i vetmuar në errësirë, e nata e mbuluar me vellon e zezë.
Ky, atom i vogël, i dobët takon Krijuesin e Plotfuqishëm! Mendja njerëzore këtu ndalet, nuk mund të njoh dhe gjykojë, nuk mund të përcaktohet ky zë dhe çfarë ishte dhe as të definohet. Ky ishte urdhër i Allahut të cilin ne e besojmë se ndodh e nuk pyesim si, sepse mënyra e kësaj ndodhie është mbi njohjen dhe kuptimin njerëzor.
 
 
 
Pastaj Allahu e obligon që ta thërret faraonin në fenë e Tij, dhe kështu filloi udhëtimi i vështirë dhe i gjatë e i lodhshëm:
"Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)." (Ta Ha, 24)
 
 

Paramendoni Musain a.s. derisa dëgjon këtë urdhër të Zotit, e dimë që ai nga faraoni iku për shkak se e mbyti njeriun nga klani i tij dhe në mungesë të tij, faraoni e dënoi me vdekje.
Nuk e urdhëroi që të shkojë te suita e faraonit apo te ushtria e tij, as nuk e urdhëroi t'i shkruajë letër ose ngjajshëm, por e urdhëroi qartë që direkt të drejtohet te ky zullumqar, ngase në zullum e kaloi çdo masë duke derdhur gjakun e të pafajshmëve, mbytur fëmijët, duke mbjellur urrejtje, frikësim, rrënim qyteteve dhe shumë gjenerata duke i shkelur dhe shtypur me këmbë.
 
 
 
Çfarë kërkoi Musai a.s. nga Zoti i tij?
"Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Që ta kuptojnë fjalën time!" (Ta Ha, 25-28)
 

Musai a.s. nuk ka qenë elokuent, por i ka "përbirë" disa shkronja kur fliste, e që sado e pengonte. Kështu, ekzistonte mundësia që ky zullumqar i përbetuar ta përqesh e që në realitet edhe ndodhi, kur i tha:
"Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!" (Ez - Zuhruf, 52)
 
 
 
Sikur deshi të thotë: "Unë jam më i pasur se ai, kam pushtet më të madh, jam më elokuent se ai."
Gjithashtu, Musai a.s. nga Allahu kërkoi ndihmues në këto momente të vështira dhe e përmend me emër:
"Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
Harunin, vëllain tim,
Që me të të ma forcosh fuqinë time,
Bëma shok atë në punën time."
(Ta Ha, 29-32)
 

Sikur deshi të thotë: "Punë ka shumë, mundi i madh, andaj dëshiroj vëllain tim që të përkujdeset për mua që të më përkrah e fuqizoj kundër këtij zullumqari, dhe tërë kjo:
"Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
Dhe të përkujtojmë Ty shpesh."
(Ta Ha, 33-34)
 

Sepse dy vetë më tepër lavdërojnë dhe e përkujtojnë Allahun se një. Vëllai i mirë dhe i devotshëm tërheq vërejtjen kur harron, i jep fuqi të re. Kur e përfshin dëshpërimi dhe pashpresa:
"Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët."
(Ta Ha, 35)
 

Ti, o Zot i di më së miri dobësitë tona, andaj na ndihmo në kryerjen e kësaj detyre të rëndë.
Përgjigjja e Allahut ishte:
"Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
(Ta Ha, 36)
 

Pastaj Allahu i madhërishëm përkujton Musain a.s. për të kaluarën e tij dhe mirësitë me të cilat u begatua pandërprerë, duke ia përmendur ndodhitë nga fëmijëria e hershme dhe e vonshme:
"Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
 
(Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time."
(Ta Ha, 37-39)
 

Ti edukohesh nën mbikëqyrjen Time në prani të faraonit, armikut tënd dhe Timin, afër dorës së tij pa roje, pa askë për të mbrojtur. Mirëpo, syri i tij nuk të kap me të keq, sepse Unë të kam përfshirë me mëshirën Time.
 

Dora e tij nuk mund të bëjë kurrfarë dëmi, sepe ti je rritur nën mbikëqyrjen Time.
Nuk ka asnjë komentues që mund t'i shtojë çfarë është kjo shprehje mahnitëse kuranore që reflekton ndieshëm, këndshëm dhe fuqishëm:
"Ti edukohesh nën mbikëqyrjen Time." (Ta Ha, 39)
 
Si ta përshkruaj gjuha e njeriut krijesën që rritet nën mbikëqyrjen e Allahut? Kjo është një pozitë, kjo është fisnikëri në të cilën njeriu realizon momentin e përkujdesit. E çfarë pozite përjeton ai i cili edukohet nën mbikëqyrjen e Allahut?
 
Për këtë Musai ishte në gjendje të pranojë këtë thirrje të lartë që e morri.
O Musa, a ka nder më të madh sesa Zoti i Lartësuar e thërret me emër njërin prej robërve të Tij?
 


Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Lexuar: 1370 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 5
Copyright © 2010 |