Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 12:54
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rrëfimi per një pendim të vërtetë - All-llahu Ekber


Ky është një kallëzim interesant për fuqinë e teubes, pendimit të vërtetë ndaj All-llahut të Madhërishëm. Marokanezje Layla Al Helw lëngonte nga kanceri dhe mjekët nuk kishin mundësi që ta shërojnë. Specialistët më të mirë të Evropës nuk kishin shpresë për shërimin e saj, madje edhe vetë Layla kishte humbur të gjitha shpresat. Megjithatë, All-llahu, qoftë i Lartësuar dhe i Lavdëruar, ka fuqi të bëjë ç’të dojë.


Lejla rrëfen:


Para nëntë viteve kuptova se kam një sëmundje shumë të rrezikshme – kancerin. Secili e di se edhe vetëm përmendja e emrit të kësaj sëmundje tmerron. Besimi im në All-llahun ishte i dobët. Plotësisht isha larguar nga të përkujtuarit e All-llahut dhe konsideroja se bukuria dhe shëndeti do të zgjasin tërë jetën. Asnjëherë nuk kam menduar se do të sëmuren nga sëmundja siç është kanceri. Dhe kështu, kur kuptova për sëmundjen që e kam, u trondita shumë.
 

Mendoja për arratisje. Por ku? Ku mund të iki nga sëmundja që gjendet tek unë? Madje mendoja edhe për vetëvrasje! Megjithatë, shumë i doja burrin dhe fëmijët e mi. As që kam menduar për dënimin e All-llahut nëse bëj një krim të tillë, sepse, siç thashë, isha larg nga të përkujtuarit e All-llahut. Ishte vullneti i All-llahut që ajo sëmundje të jetë shkak për udhëzimin tim, po edhe shkak për udhëzimin e shumë njerëzve.
 

Shkova në Belgjikë ku vizitova shumë mjekë. Ata i thoshin burrit tim se së pari duhet të m’i heqin gjinjtë, e pastaj se më duhet të shkoj në terapi përkatëse. E dija se ajo terapi do të shkaktonte rënien e flokëve, se vetullat dhe qerpikët e mi do të humbasin, se do të shkaktohet paraqitja e mjekrës në fytyrën time dhe se thonjtë dhe dhëmbët do të më bijnë. Kështu që e hodha poshtë këtë solucion. "Më parë do të vdes me gjinjtë dhe dhëmbët e mi, si dhe me gjithçka që më ka krijuar All-llahu, se sa të jetojë pa to”, ishin fjalët e mia. I luta mjekët që të më japin një terapi tjetër e cila do të kishte më pak efekt dhe ata e bënë këtë.
 

U ktheva prapë në Marok. Fillova të shkoj në terapi dhe nuk kisha kurrfarë pasoje në trupin tim, gjë që më bëri shumë të lumtur. Mendoja: ndoshta mjekët kanë gabuar dhe ndoshta unë nuk kam kancerin. Megjithatë, pas gjashtë muajve, fillova të dobësohem shumë, ngjyra ime filloj të ndryshohet dhe ndjeja dhembje konstante. Mjeku im në Marok më këshilloi që të kthehem në Evropë, dhe këtë edhe e bëra. Atje në Belgjikë hasa në katastrofë! Mjekët i thanë burrit tim se sëmundja është përhapur në tërë trupin tim, se mushkëritë janë infektuar tërësisht dhe se tani nuk kanë kurrfarë zgjidhje për rastin tim.
 
 
I thanë: "Më mirë është që bashkëshorten tënde ta kthesh mbrapa në vendin tuaj, që atje të vdesë”. Burri im ishte i shokuar... dhe, në vend se të shkojmë në Marok, shkuam në Francë, duke menduar se atje do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Por në Francë nuk hasëm në asgjë më tepër se ajo në Belgjikë. Përfundimisht, vendosëm që të shkojmë në spital për të bërë operacionin për të hequr gjinjtë dhe të vazhdoj me terapi të fortë (të cilën ma kishin përcaktuar qysh më herët mjekët).
 

Megjithatë, burri im mendoi për diçka që kishin harruar gjithmonë - fatkeqësisht, diçka që gjithmonë ishte shumë larg mendjeve tona. All-llahu i Madhërishëm e frymëzoi burrin tim që të më dërgojë në Shtëpinë e shenjtë të All-llahut në Mekke. Ndoshta mund të qëndrojmë para All-llahut dhe ta lusim që të gjejmë rrugëdalje nga ky problem.
 

Lëshuam Parisin duke thënë: "All-llahu Ekber, La ilahe il-lall-llah” (All-llahu është më i madhi, nuk ka Zot tjetër pos All-llahut). Isha shumë e lumtur sepse ishte hera e parë që do të vizitoja Shtëpinë e shenjtë të All-llahut dhe ta shohë Qaben.
Mora një ekzemplar të Kur’anit nga Parisi, pasi më parë as që e kisha me vete. Dhe u nisëm për Mekke.
 

Kur hyra në Xhaminë e shenjtë dhe për herë të parë pashë Qaben, qava shumë - pamja, vendi ku janë falur të dërguarit e All-llahut, Xhamia e shenjtë, shumë muslimanë, Madhështia, Mirësia dhe Mëshira e Pastër e Zotit tim, All-llahut...
 

Qaja sepse me krejt këtë nuk mundesha të ballafaqohem lehtë, sepse më vinte keq për vitet e kaluara të cilat më kishin kaluar pa falur namaz dhe kërkim të ndihmës së All-llahut.
Thosha: "O Zot, mjekët ishin të pafuqishëm të më shërojnë... Ti ke ilaç për çdo sëmundje, të gjitha dyert më janë mbyllur. Nuk më ka mbetur asgjë tjetër përpos që të kërkoj para dyerve Tua, të lutem o Zot, mos m’i mbyll dyert Tua!”
 

Vazhdova të falem dhe t’i lutem All-llahut derisa sillesha përreth Qabes. E lutja që mos të më dëshpërojë dhe mos të më kthejë duarthatë. Siç thashë më parë, isha tërësisht e larguar kur ishte në pyetje feja e All-llahut. Atje shkova edhe te dijetarët dhe i luta që të më udhëzojnë në disa libra dhe lutje të cilat lehtë mund t’i lexoj. Më këshilluan që të lexoj sa më shumë nga Kur’ani. Gjithashtu më këshilluan që sa më shumë të bëj ted’hale me ujë zemzemi.(Ted’hale është të pirit e sasisë së madhe të ujit, përderisa uji të mos mbërrijë deri te brinjët). Gjithashtu më këshilluan që ta përmendi shumë All-llahun dhe të dërgoj salavate mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
 

Në vendin e shenjtë të All-llahut ndjehesha shumë e qetë dhe e relaksuar. E luta burrin tim që të më lejojë që mos të kthehem në hotel dhe që tërë kohën të qëndroj në Harem. Ai më dha leje. Në Harem pranë meje ishin disa motra nga Egjipti dhe Turqia, të cilat shihnin se po qaj shumë. Më pyetën për arsyen. U thashë se para se të vijë në shtëpinë e All-llahut, asnjëherë nuk kam menduar se do ta dashuroja aq shumë. Gjithashtu u tregova se e kam kancerin. Ato ishin pranë meje tërë kohën dhe nuk më lanë vetëm.
Gjithashtu morën leje nga burrat e tyre që të rrinë me mua në xhami.
 
Rrallë flinim. Hanim nga pak ushqim, por pinim shumë ujë zemzemi, ashtu siç thoshte i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Zemzemi është ujë për atë që pihet, nëse e pi me qëllim shërimi, All-llahu do të të shërojë. Nëse e pi për shkak të etjes, All-llahu do ta shuajë etjen... etj.”. Atëherë nuk ndjeja uri. Vazhdova të bëj tavaf dhe të lexojë shumë Kur’an. Në këtë mënyrë i kaloja ditët dhe netët. Kur erdha në shtëpinë e All-llahut, isha shumë e dobët, kurse pjesa e epërme e trupit tim dhe gjoksi im ishin përplot ënjtje nga gjaku dhe qelbi. Kjo ishte për arsye se kanceri ishte përhapur nëpër tërë pjesën e epërme të gjoksit. Motrat palodhshëm më lutnin që ta lajë pjesën e epërme të gjoksit me ujë zemzemi, por unë frikohesha që atë pjesë të trupit madje edhe ta preki. Frikohesha nga vetë përkujtimi për sëmundjen time, sepse atëherë sëmundja do të preokupon mendimet e mia, në vend se të përkujtoj All-llahun dhe t’i dorëzohem në tërësi.
 

Që atëherë gjithnjë e laja trupin tim pa kontakt direkt të pjesës e cila ishte e goditur nga kanceri. Pas pesë ditësh, mikeshat e mia insistonin që tërë trupin ta lajë me ujë zemzemi. Në fillim refuzova. Megjithatë, ndjeva se diçka më shtynte që ta bëjë atë. Ngadalë tentova që t’i kaloj pjesët të cilave gjithnjë u shmangesha. U frikova përsëri, por prapë ndjeva fuqi e cila më shtynte që edhe njëherë të tentoj. Isha në dilemë. Pas tentimit të tretë, e detyrova dorën time që të kalojë pjesën e epërme të trupit dhe, përfundimisht, përmbi gjoks! Ndodhi diç e pabesueshme - nuk kishte ënjte nga gjaku dhe qelbi!!!
 

Nuk munda të besoj në atë që e ndjeva. Kalova gjoksin edhe një herë, ishte e vërtetë! Po, kjo ishte e vërtetë! U rrëqetha. Ndjeva se All-llahu ka mundësi të bëjë çfarë të dojë Ai. E luta një mikeshë që të prekë trupin tim me dorë dhe të shikojë se a ka ënjtje. Ajo e bëri këtë dhe pastaj bërtitën: "Allahu Ekber! Allahu Ekber!”. Vrapova te burri im në hotel dhe i tregova për ngjarjen.
 
 
I thashë: "Shiko mëshirën e All-llahut!” I tregova se çfarë kishte ndodhur dhe ai nuk mund të besonte. Qante pandërprerë. Thoshte: "A e di se mjekët janë betuar se do të vdesësh brenda tre javësh?” Unë iu përgjigja: "Fati është në duart e All-llahut, Ai qoftë i Lavdëruar, askush nuk e din se ç’na sjell ardhmëria përveç Atij”. Mbetëm në Shtëpinë e shenjtë të All-llahut një javë. Iu falënderova Atij për mëshirën e pamasë. Pastaj shkuam të vizitojmë Xhaminë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medine.
 

Pas kësaj shkuam në Francë. Atje mjekët ishin të habitur dhe befasuar deri në çmenduri. "A je ti personi i njëjtë”, më pyetnin. Me krenari u përgjigja: "Po, kurse ky është burri im, ne iu kthyem All-llahut dhe tani nuk i frikohem askujt përveç All-llahut të Madhërishëm. Fati vjen prej Tij”. Ata më tregonin se ky është rast shumë i çuditshëm dhe shprehën dëshirë që të më kontrollojnë përsëri.
 

Këtë e bënë përsëri dhe nuk gjetën asgjë. Më parë, mezi se mund të merrja frymë nga ënjtjet. Megjithatë, kur shkova në Shtëpinë e shenjtë të All-llahut dhe e luta Atë që të më shërojë, kanceri humbi në tërësi. I kërkova librat nga biografia e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i lexova dhe qava shumë. Qava duke u mërzitur për tërë atë që e kisha lëshuar në jetë. Lëshova të kem dashurinë ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë, një rob i përulur i All-llahut, i cili duhej ta dojë All-llahun me tërë shpirt, harxhova dashurinë time, gjatë gjithë këtyre viteve, në gjërat e parëndësishme të kësaj bote.
 
 
Qaja për kohën të cilën e harxhova larg All-llahut, Krijuesit tim, për kohën të cilën të gjithë ne duhet ta harxhojmë në adhurimin e All-llahut, duke e dashur Atë me të vërtetë, duke shprehur dashuri ndaj të Dërguarit të Tij, duke pasuar shembullin e tij fisnik, Sunnetin e tij.
Lus All-llahun që të më falë mua, burrin tim dhe të gjithë myslimanët, si dhe të më pranojë si rob i sinqertë i Tij.
Amin!

Rrëfimi për shtimin e imanit, i rrëfyer në veten e parë, është marrë nga libri "Ata që u penduan para All-llahut”, i botuar në gjuhën frënge, kurse autor është Ibrahim Abdullah el Hazemi.

/mesazhiislam/


Lexuar: 1080 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |