Falënderimi i takon Allahut, atë e falënderojmë dhe prej Tij falje e ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata, të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Në këtë temë do shprehim disa thënie të sahabëve të nderuar se si e kanë shprehur frikën ndaj All-llahut s.v.t.!
Ebu Imran el-Xhuni,rahimehullah,transmeton se Ebu Beker es-Sidiku,radijallahu anhu,thoshte:
"Deshiroj te isha qime ne krahun e besimtarit".
Hasani,rahimehullah,tregon se Ebu Bekri,radijallahu anhu,po ashtu thoshte:
"Sikur te isha dru i prere dhe te me hanin."
Abdullah iben Isai,rahimehullah,thote se:
"Omeri,radijallahu anhu,i kishte dy vija ne fytyren e tij per shkak qarjes se tij te panderprere."
Omeri,radijallahu anhu,thoshte :
"Nese dikush nga qielli do te me lajmeronte se cdonjeri do te hyje ne Xhennet pervec nje njeriu,do te frikesohesha se ai njeri do te jem une ."`
Transmetohet nga Ebu Mejsara,rahimehullah,se cdohere qe ai shkonte te flinte thoshte :
"Sikur te mos me lindte nena!" Njehere gruaja e tij e pyeti se pse thoshte keshtu kur Allahu e ka dalluar dhe i ka dhuruar islamin.Ai tha:"Kjo eshte e vertete,por Ai gjithashtu na ka njoftuar se ne do t'i afrohemi Zjarrit dhe nuk na ka njoftuar se a do te dalim nga ai apo jo ."
Iben Abasin,radijallahu anhu,e kishin pyetur per ata te cilet kane frike.Ai tha :
"Zemrat e tyre jane te kenaqura me ate frike,syte e tyre lotojne dhe thone:Si mund te jemi te kenaqur kur vdekja eshte prapa nesh,varri para nesh,Dita e Gjykimit-premtim i vertete,Xhehennemi eshte ne rrugen tone dhe do te takohemi me Krijuesin tone ??!!"
|