Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 14:32
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tregime që dridhin zemrat --2--


TREGIMI 1.
Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:
 
 
Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani.


Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres.


Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjith mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:


"A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …". (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.


Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur brengoseshte nxitonte në namaz… e thoshte: na rehato me namaz, o Bilal.
 

 
TREGIMI 2.

Ebu Salihu, i biri i motrës së Malik ibn Dinarit tregon: daja im, Malik ibn Dinari, kur të vinte nata, mbyllej në dhomë dhe tërë natën e kalonte në atë dhomë. Habiteshim, çka bënë daja jonë në këtë dhomë. Një natë u përvidha dhe hyra në këtë dhomë e u fsheha në disa qoshe të saja.


Pastaj hyri daja im e nuk më pa. E shtroi sexhaden e tij dhe dëshiroi të fillon të fal namaz. Mirëpo posa i ngriti duart për të marur tekbirin, qau dhe nuk mundej të ndalet duke qarë. Pasiqë u ndal pak u bë gati të mer tekbirin, mirëpo sërish nuk mundi nga të qarit e shumtë. Kështu vazhdoi deri në ezanin e sabahut. Kur thërriti ezani i sabahut e kapi mjekrrën e tij e tha: All-llahu im, kur të grumbullosh tërë njerëzit, privo këto thinja nga zjari i xhehenemit. …




TREGIMI 3


Maiz ibn Maliku [radijall-llahu anhu]…

Ky tregim gjindet në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, do ta sjellim sipas të gjitha transmetimeve:


Maizi ishte djalosh prej sahabeve..ishte i martuar në Medinë…


Një ditë shejtani i bëri vesvese…e mashtroi me një shërbëtore të një ensariut…

U larguan prej syve të njerëzve…kurse shejtani ishte i treti…i cili nuk u ndal duke ua zbukuruar njëri tjetrin derisa ranë në zina…

Pasiqë e kreu Maizi këtë krim…e u largua shejtani prej tij…filloi të qajë dhe ta llogarit veteveten…e qortoi dhe u frikua nga denimi i All-llahut [subhanehu ve teala]…iu ngushtua jeta… e kaploi gabimi nga çdo anë…derisa ky mëkat ia dogji zemrën…

Erdhi te mjeku i zemrave… u ndal para tij dhe bërtiti me të madhe, nga nxehtësia që e kishte ne brendësi, duke thënë:

O i Dërguar i All-llahut, ky njeri i largët ka bërë zina, më pastro…


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u largua prej tij…atëherë i doli në anën tjetër e tha: O i Dërguar i All-llahut…kam bërë zina, më pastro…


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, kthehu…kërko falje dhe pendohu te Zoti…

Shkoi, u largua pak…mirëpo nuk duroi dot…

Sërish u kthye te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: o i Dërguar i All-llahut më pastro…

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i thotë: kthehu e kërko falje dhe pendohu te Zoti yt…


U largua pak, mirëpo sërish u kthye dhe tha: më pastro o i Dërguar i All-llahut! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?! Pastaj urdhëroi të përzihet dhe e nxorën jasht…


I erdhi përsëri, e i tha: o i Dërguar i All-llahut kam bërë zina…më pastro…

I tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?!

Urdhëroi që ta nxjerin jasht dhe e nxjerën…

I erdhi për së treti, për së katërti…e kur e teproi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti për këtë: mos është i çmendur? I thanë: o i Dërguar i All-llahut nuk e njohim si të çmendur…

Tha: mos përdor alkool? U ngrit një njeri, i mori erë dhe nuk ndjeu aromë alkooli…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu drejtua e i tha: a e di se çka është zinaja?

Tha: po…kam pasur marëdhënie me një grua që e kam të ndaluar, ashtu siç bën njeriu me gruan e tij që e ka të lejuar…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: çka dëshiron të thuash?


Dëshiroj të më pastrosh, tha.


Ateher Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: po…urdhëroi të gurëzohet, e u gurëzua derisa vdiq…

Kur ia falën xhenazen dhe e varrosën, pran këtij varri kaloi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me disa shokë të tij. Pejgamberi dëgjoi prej shokëve të tij duke i thënë njëri tjetrit: shiko këtë, e mbuloi All-llahu, mirëpo ky e shaplosi vehten derisa u gurëzua sikurse qentë…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] heshti, e pas një kohe…kur kaluan pranë një gomari të cofur, të cilin e kishte djegur dielli, saqë ishte fryrë dhe i kishte ngritur këmbët…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ku janë filani dhe filani?

Thanë: ne jemi ata dy…o i Dërguar i All-llahut [subhanehu ve teala].

Hani nga ky gomar…

Thanë: O i Dërguar i All-llahut!! All-llahu ta faltë, po kush han prej këtij mishi, prej kësaj coftine?


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ajo që folet për nderin e vëllaut tuaj është më rëndë se të hani këtë mish, ai u pendua me një pendim që poqëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, ai tani jeton në lumenjt e xhennetit…


Lum për Maiz ibn Malikun…po, ra në zina…zbuloi mbulesën mes tij dhe Zotit të vet…mirëpo pasiqë bëri mëkatin…shkuan kënaqësitë… mbet keqardhja dhe pendimi.

Është penduar me një pendim që nëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…
 

TREGIMI 4


Ibn Xhevziu përmend në librin e tij "Dhemul-Heva", një njeri i cili jetonte në Bagdad, e lëshonte shikimin e tij në harame…ecte pas epsheve të tija…u përkujtua dhe këshillua, mirëpo nuk përfitoj prej këshillave, iu tërhjek vërejtja, mirëpo nuk u largua prej këtyre gabimeve…


Një dit, ky njeri, kaloi para derës së një krishteri…shikoi mbrenda shtëpisë së tij dhe pa një vajzë të bukur dhe u dashurua në te fortë. Tentoi të futet në këtë shtëpi, mirëpo nuk e lan. Tentoi të martohet me te, mirëpo nuk ia dhan.


Vazhdimisht interesohej për te, përcjellte lajmet e saja dhe i dërgonte letra, derisa edhe ajo u dashurua në te dhe u lidh pas tij. Filloi secili prej tyre ti dërgojë letër njëri tjetrit dhe tentonin të shihnin njëri tjetrin, mirëpo nuk ia arritën qëllimit.

U mallëngjua shumë për te saqë u sëmur në mendje. Andaj e dërguan në Maristan (shtëpi për të sëmurë mentalisht). Këtu e vizitonte vetëm një shok i tij, i cili kujdesej për të dhe hallin e tij. Dhe ia sillte lajmet e kësaj vajze në të cilën u dashurua. Një ditë i erdhi nëna, e ky as nuk e shikoi e as nuk i foli.

Nëna iu ankua shokit të tij, ky e mori për dore dhe e futi te ai në dhomë. I thotë shoku duke trilluar:Filaneja (ajo vajza në të cilën është dashuru) të ka dërguar letër me nënën tënde, degjoje letrën që ta ka dërguar. E shikoi nënën e vet dhe e pyeti për atë vajzën, çka bën dhe çka të ka thënë? Kjo nënë e mjerë, filloi të shpikë biseda dhe tregime e ndodhi. Sikurse fjalë se ajo të don, është e mallëngjuar për ty, ka interesim të madh për ty, etj. ndërkohë dëgjoi zërin e djalit të saj duke thënë: vazhdo më trego sa ma shumë për te. Iu shtua edhe më tepër dashuria ndaj saj dhe çmenduria për te.

Dolën nëna dhe shoku prej dhomës. Pas një kohe i erdhi shoku në vizitë. E pa se kishte ndryshuar, ishte dobësuar dhe ishte molisur. Tha o burrë, çka e ndryshoi gjendjen tënde? Tha: kjo është sëmundja e njeriut të pasionuar pas dashurisë (ashik)! E tha: shoku im, ka ardhur koha e exhelit…ka arritur koha e vdekjes…kurse unë nuk kam takuar shoqen time në dunja…mirëpo dëshiroj ta takoj në ahiret…I thashë: do të takosh gjëra edhe më të mira se kjo në ahiret…Tha: vetëm këtë e dua…

I thashë: nuk ka mundësi, sepse ti je musliman e ajo krishtere…


Ateherë rënkoi me zë të madh dhe tha: ajo është krishtere e unë musliman, nuk do të takohemi në ahiret, atëherë unë kthehem nga feja e Muhammedit….e i besoi Isaut dhe kryqit të madh…


I bërtita duke i thënë: ke frikën All-llahut…mos ban kufër..ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe e përhershme…filloi të qajë dhe filloi të rënkon derisa vdiq…pasi vdiq përgjegjësit e këtij spitali u kujdesën për te…

Pas vdekjes së tij, unë shkova te ajo grua…e gjeta të sëmurë…hyra dhe fillova ti flas për atë njeri….

Pasi kuptoi se ka vdekur i dashuri i sajë, bërtiti duke thënë: unë nuk kam takuar të dashurin tim në dunja…dëshiroj ta takoj në ahiret…dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut… dëshmoj se Muhammedit është rob dhe i dërguar i All-llahut… unë distancohem nga krishterimi…hyj në Islam.

Babai i saj e qortoi…ajo qau shumë…

Babi i saj tha: merrne me vehte, se nuk banoj me ate që del prej fesë së vet…Pas këtij rasti jetoj vetëm pak…dhe vdiq.


All-llahu na ruajtë nga mashtrimi dhe kurthet e shejtanit.


                                                 
TREGIMI 5


Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të sherohet në Britani.

Tregon e thot: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti je musliman?


I thash: po…


Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten… a mund të më degjosh?

I thash: po.

Tha: kam shumë pasuri…detyrë të mirë…diplom të lartë dhe i kam provuar të gjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool…kam bërë zina…kam udhëtuar në shumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërzi prej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kam menduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër…ku ska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë?


I thashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzoj në zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia:


- Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron?

Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse…

- Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron?

Dëgjo muzikë të qetë…

- Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron?

Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park…

I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë?


U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin…


I thashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pmaje të bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda…

I thashë: mirë…arritëm ku dëshirova…

Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu?

Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet…

Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim…


I thashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra ka kënaqësi të veçantë…nuk kënaqet me gjërat tjera…domosdo e ke të njohish gjërat që ta kënaqin zemrën…sepse ti duke dëgjuar muzikë, duke konsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk e kënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin…


U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time?

I thashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd…

Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi…

E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman…

Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:

"O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata". (Junus: 57).


 
TREGIMI 6


Ibn Xhevziu në librin e tij El-Muntedhem tregon se muslimanët kanë sulmuar një fortifikatë të romakëve, një fortifikate e fuqishme, e rrethekuan dhe zgjati ky rrethekim një kohë të gjatë…

Gjatë rrethekimit një grua romake shikoi nga fortifikata dhe e pa këtë grua një musliman që quhej ibn Abdur-Rahim, i pëlqeu dhe u dashurua në te. I dërgoi letër ku mes tjerash i shkroi: si mund të arrij deri te ti?

Iu përgjigj: nëse bëhesh i krishter dhe vjen te unë…

U bë i krishter dhe disi arriti deri te ajo…

I ngrati, mendoi se lumturia fitohet nëse martohet me një grua, ose nëse pin një got alkool, e haroi se lumturia më e madhe është shoqërimi i atyre njerëzve të zgjedhur, që falin dhe agjërojnë…lexon dhe lufton…


Kur e humbën këtë njeri u mërzitën shumë…


Rrethekimi zgjati gjatë kohë dhe nuk arritën ta hapin këtë fortifikatë, andaj edhe u larguan…

Pas një kohe, një grup i muslimanëve kaluan pran fortifikatës dhe e përmendën ibn Abdur-Rahmanin, dhe pyetën për te dhe në cilën gjendje është tani?!

E thërritën me emrin e tij: o ibn Abdur-Rahman…kurse ai hedhi një shikim mbi ta…

I thanë: a fitove atë që dëshirove…ku është Kur'ani dhe dija yte, çka u bë me namazin tënd?

Tha: më iku i tërë Kur'ani që dija përmendsh, vetëm një ajet më kujothet, e ai ajet është:


"Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë". (El-Hixhr: 2-3).


TREGIMI 7


Po edhe Fudajl ibn Ijadi ka qenë i tillë, ishte hajnë rruge. Kërceu mbi një shtëpi gjatë natës dhe dëgjoi një njeri duke lexuar Kur'an, duke lexuar ajetin:


"A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës". (El-Hadid: 16).


Qau Fudajli e tha: O Zot, erdhi koha, o Zot erdhi koha, pastaj shkoi kah xhamia, u pendua dhe u bë gati që ta takojë Zotin e vet… (te filloj te mesoje Islamin)

 


TREGIMI 8

Po kjo ka ndodhur edhe me Zadhan Kindiun, imamin dhe muhadithin e njohur, i cili më herët ishte i dhënë pas lozjes dhe argëtimit…

Një her ishte në treg dhe rreth tij këndonin shokët e tij. Kaloi pran tij Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] e kur i pa, ikën prej tij. E kapi Zadhanin e i tha: sa zë të bukur që ke, sikurse ta përdorish në lexim të Kur'anit?!

Pasiqë shkoi, Zadhani i pyeti shokët e tij: kush është ky? I thanë: Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu].


Tha: shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Thanë: po, shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Qau, e theu instrumentin dhe vrapoi pas Abdull-llah ibn Mesudit [radijall-llahu anhu]. Qau para tij dhe i tha: jam penduar nga kjo vepër që kam bërë. Kam luftuar Zotin tim, vall-llahi jam penduar nga ajo që kam bërë. Qau edhe Abdull-llah ibn Mesudi e i tha: mirë se vjen, ti që të do edhe All-llahu. Si mundet mos ta dua, ate të cilin e do edhe All-llahu.


Pastaj Zadhan Kindiu e shoqëroi Abdull-llah ibn Mesudin [radijall-llahu anhu] derisa mësoi Kur'an dhe u bë imam në dituri…


TREGIMI 9


Dëgjoni tregimin e Kanebiut, imamit dhe muhadithit të njohur. Ky kur ishte i ri pinte birë dhe shoqërohej me njerëz të prishur…

Një dit i thirri shokët e tij dhe qëndroi në derë duke i pritur..

Kaloi Shube ibn Haxhaxhi, imami dhe Muhadithi i njohur, kurse njerëzit ecnin pas tij…

Kanebiu tha: kush është ky njeri? Thanë: Shubeja. Tha: kush është Shubeja? I thanë: është muhadith.

U nis drejt tij, e me vehte kishte një këmishë të kuqe. i tha: me trego hadithe, pasiqë je muhadith? I tha: ti nuk je nxënës i hadithit që të tregojë hadithe…

E nxori thikën e tha: ose më trego hadithe ose do të therri?

U drejtua kah ai Shubeja e i tha: më ka treguar Mensuri, nga Rebiu, nga Ebi Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"Nëse nuk të vjen turp vepro çka të dëshirosh".

Kur e dëgjoi Kanebiu këtë hadith, rastisi një zemër të pastër, u kujtua mëkatet me të cilat lufton kundër Zotit me vite të tëra, e hodhi thikën dhe u kthye në shtëpi. E kapi verën që kishte në shtëpi dhe e derdhi, pastaj kërkoi leje nga nëna e tij që të udhëtojë në Medinë për të kërkuar dituri. Kaloi një kohë në shoqërimin e Imam Malik ibn Enesit dhe u bë dijetar dhe muhadith i madh e i dalluar.

Shkak i udhëzimit të tij ishte një këshillë kalimtare, mirëpo rastisi një zemër të gjallë dhe të kulluar…

MUHADITH, quhet ai njeri qe mirret me hadithet,fjalet dhe veprat e Pejgamberit alejhis selam


TREGIMI 10


Ngjarja fillon nga ketu ...
Alo urdheroni?-

-Selamu alejkum Rejhan, Bekimi ketu.

-Alejkum selam Bekim, si je a je mire?- u degjua zeri i Rejhanit e cila u gezua shume kur degjoi zerin e Bekimit. Menjehere e ndjeu nje lehtesim ne shpirt, pas atyre fjaleve qe ishin perhapur neper qytet kinse per ikjen e Bekimit, madje duke i shtuar edhe fjale te tjera, te cilat e kishin zemeruar shume Rejhanen.

-Rejhan me fal se nuk po kam shume kohe, por a mund te takohemi sot. Kam per te te thene nje gje shume me rendesi?! Menjehere fytyra e Rejhanes ndryshoi, preku shamine ne koke thuaja se po e rregullon, ndersa perceptori i telefonit filloi t i dridhet ne doren e saj te njome. 'O Zot, te verteta qenkan ato fjale qe po fliten ne qytet', mendoi ajo duke harruar se Bekimi edhe metej po pret pergjigje ne telefon. -Rejhan, a je aty ende, alo?- degjohej zeri i Bekimit.

-Po Bekim ketu jam, me fal se nuk degjohet shume mire- ne nje menyre u nxorr Rejhani nga situata e heshtjes se saj.-Nese po thua, do te shihemi por nuk e di se cka do te thone babai dhe nena?

-Thuaji se do te dalim te blejme dicka!- i tha Bekimi dhe pershendeti Rejhanin.-Ah- leshoi fryme nga brendia e saj Rejhani deri sa u mbeshtet ne parvazin e deres. 'Me te vertete cka do te ndodhe tash? Inshalla nuk ndodhe ate te cilen jam duke e menduar dhe ajo e cila eshte folur shume neper qytet e te cilave llafe nuk ua kam degjuar veshin'- thoshte me vetvete Rejhani.

-Kush ishte bije?- e zuri nena e saj ashtu te menduar.

- Bekimi ishte ne telefon- tha Rejhani mirepo me nje buzeqeshje paksa te zbehur.

– Cka te tha, he… tregom?!- kerkonte pergjigje nena e saj, edhe ajo e frikesuar nga thashethemet.

-Asgje nene, me tha qe te takohemi sot!

- Epo mire de, shko dil dhe shiko se cfar ka ai djale, se tashme e ke njeri kurore- I tha nena. Rejhani dalengadale krejt duke u menduar rreth takimit u pergatit.

Vendosi shamine mbi koke, nje shami te cilen ia kishte sjelle daja nga haxhilleku, e te cilen e ruante me kujdes te madh. E bukur u be ajo, ashtu sic ishte edhe pse sot bukurine po ia vrasin njemije dyshime, mendime te keqia, ndjellakeqe, te cilat I krijonin ne fytyren e saj nje merzi. Rruga per te ishte e gjate deri te vendi I takimit. Qellimisht kishin lene vendin e takimit ne nje vend publik, ku ka njerez shume, qe ta dijne te gjithe se ndermjet tyre eshte nje dashuri tashme e kurorezuar ne menyre te lejuar, dashuri e cila ka marre lejen e prinderve, dashuri e cila ndoshta do te marre edhe fund. Por per t'u perjetesuar ne zemrat e te dyve gjithmone.

-Selamu alejkum.

-Alejkum selam Bekim.

-Me fal qe aq ngutshem te thirra sot, por u desht te te takoj patjeter, se me duhet te them dicka, njeherit edhe te te lus per dicka?- tha Bekimi me nje shikim te bute, me nje ze te bute, karakteristik per te. Rejhani filloi te dridhej edhe me shume se ne momentin kur foli me te ne telefon, kur perceptori I telefonit I dridhej ne doren e saj. Ajo dridhjen filloi ta ndjeje edhe ne trupin e saj, ne brendi, ndersa mendimet tashme kishin marre hovin e tyre, krejt mbrapsht, krejt turbullt. 'Inshalla nuk ma thote ate qe jam duke e menduar, o Zot mos, mos!
Ky emocion u nderpre nga fjalet e Bekimit.
-Rejhan, une e kam ndermend... deri sa filloi t'i thote keto fjale syte e Rejhanit tashme filluan te derdhin lote, ....

-Fol Bekim, ma thuaj ma shpejt se nuk mund me te duroj, fol?- tha Rejhani duke i fshire lotet te cilat i shkonin rreke. –Ma thuaj nese e ke ndermend me u nda nga une, sepse ashtu ashtu gjate kohe kam degjuar per keto thashetheme, jam mbushur me, me mire t' degjoj llafet prej teje sesa prej botes- foli Rejhani me nje ton paksa me te ngritur, me nje mllef te brendshem. Vetem lotet e saj e ndalonin qe te bertiste, te çirrej dhe te ike nga ai vend.

-Jooo, jooo, nuk eshte ajo ne pyetje!- tha Bekimi me nje shikim te çuditshem.-Une nuk e kam ndermend qe te prish fejesen me ty, me vjen shume keq, por as qe me ka shkuar ndermend ajo. Po kush t'i ka thene keto llafe moj?!-pyeti me çudi Bekimi.

Me te degjuar keto fjale, Rejhani morri pak veten dhe duke shikuar Bekimin tha:

-Atehere per çka me ke thirrur, sepse ma largove nje brenge te madhe e cila me rendonte ne zemer!

-Rejhan, une e kam ndermend te udhetoj diku larg .... hmmmm... si ta shpjegoj... Une e kam ndermend te dal jashte shtetit tone!- tha Bekimi. Rejhani perbrenda u pajtua me gjithcka, vetem ndarja te mos vjen ne rend dite, madje do te duronte te gjitha. Ajo tashme ndjente veten me te shlirshme pas kesaj bisede, sepse ne mendjen e saj te gjitha mendimet e keqia, te gjitha thashethemet u heshten.Tashme ndjente nje siguri perbrenda, nje rehati per te degjuar fjalet e Bekimit, i cili se shpejti do te marre nje udhetim shume me rendesi per te.-Une do te shkoj deri ne vendet arabe, se kam pak pune atje, por do te kthehem inshalla!-tha Bekimi por tashme duke e zbutur tonin edhe me shume. Ai ndjente ne brendi te tij se ndoshta me nuk do ta shohe te dashuren e tij, te cilen e donte shume, ne te cilen ishte dashuruar qe ne shkollen fillore, ndaj se ciles pervec qe e dashuronte, ndjente nje respekt te vecante.
Ajo ishte tashme per te nje lule ne zemren e tij, lule e cila meriton te ujitet, te rritet, te frymoje bashke me te. Ishte nje vajze besimtare. Kjo ishte ajo qe Bekimin e gezonte me se shumti.

-Mire! - tha Rejhani me nje ze te miklueshem, duke e ulur koken teposhte. -Tash u rehatova dhe lirisht mund te shkosh ku te duash, por mos harro se ne jemi te fejuar, kemi lidhur zemrat e vetem Allahu mund te na ndaje!- ishin keto fjalet e fundit te Rejhanit, qe i tha ne kete takim.Bekimi e kishte shume te veshtire qe te dashures se tij saktesisht t'i tregoje se per ku e ka ndermend te niset, nga frika se nuk do ta kuptonte, nuk do te ishte ne gjendje te kuptoje se pse niset per atje.....Ne ndarje Bekimi shtrengoi doren e bute te Rejhanit, duke ia prekur unazen ne gishtin e saj. Shikimet e tyre u perpoqen; ajo e shikonte me nje buzeqeshje nga sinqeriteti i zemres, ndersa Bekimi shikonte syte e saj tashme te kthjellur nga lotet e meparshem. U nisen keshtu dalengadale drejt shtepise se Rejhanit, sepse Bekimi kishte vendosur ta percjellte ate deri ne shtepia e saj. Rejhani ndjente nje gezim ne zemer sepse tashme e gjithe bota po e sheh ate se i dashuri i saj nuk e ka lene, krejt thashethemet rane, krejt fjalet e liga per Bekimin deshtuan. 'Me siguri paskan marre gabim njerezit per ndarjen tone, ata paskan kuptuar se Bekimi do te udhetoje dhe e kane ngaterruar me ndarjen'- mendonte Rejhani.

Mu para deres se oborrit te shtepise, Rejhani dhe Bekimi u ndalen dhe shume shkurt kembyen edhe disa fjale. Ndersa Bekimi ma xhaketa e tij nxorri nje zarfe ne te cilen kishte futur nje fotografi. Ishte ajo fotografia kur Bekimi dhe Rejhani ishin kurorezuar te imami i qytetit, mirepo Bekimi kishte dekoruar ate, duke futur fotografine ne mes te nje kartoline e cila kishte dy zemra. Incialet e tyre B dhe R qendronin ne brendi te ketyre zemrave. Rejhani u buzeqesh:

- Do ta ruaj si syte e ballit deri kur te kthehesh!

-Mire, une shpresoj se do te kthehem shpejt, por me duhet ta them se ne ate rruge per ku jam nise, mund te ndodhe te mos kthehem. Kur Bekimi morri guximin dhe i tha keto fjale, Rejhani menjehere nderroi pamjen e saj.

-Pse ku do te shkosh?- tha Rejhani.Bekimi shikonte Rejhanin ndersa ne syte e tij u mbushen me lot. Ai tashme duhet patjeter t'i tregoje asaj, sepse nuk eshte ne rregull te mos i thuash. Nuk eshte mire qe ajo te mbetet ne pritje te perhershme per kthim, ne pritje e cila mund te zgjase tere jeten.

-Rejhan e dashur, une e kam ndermend te nisem per ne Palestine, ne Kuds.

-Po atje behet lufte Bekim, e di ti kete?- pyeste cuditerisht Rejhani.-Atje vriten njerezit, atje gjaku dhe baroti jane te dashuruar?- tha ajo nga frika qe e ndjente per te.

-E di Rejhan, mu per ate une do te shkoj. Moti kohe kam dashur te nisem per atje, por tash e kam vendose qe te nisem. Kur shihja vellezerit muslimane duke u vrare, cdo dite me vritej nje pjese e zemres sime, cdo dite kur shihja qe vritej ndonje vella i yni, ndjeja se ai doli fitimtar ndersa une cfar bera? Rejhan, kur pashe nje dite te vrare nje vajze te bukur palestineze, ndersa nena e saj qante afer saj, a me duhet mua arsyetim me shume per t'u nisur. Une nuk e ndjej veten musliman derisa mos te ndjej per muslimanet anekend botes vrasjen e tyre, maltretimet e tyre,nuk mund te qendroj duarlidhur. Fundja fundit, Allahu me therret, nuk kam se cka te bej. Rejhani shikonte edhe pse syte e mbushura me lot, por krenare sepse i dashuri i tij me te cilin lidhi kurore, kishte perbrenda aq force te besimit, aq ndjeshmeri per muslimanet, aq besim se Allahu po e therret. Ajo tashme e kuptoi krejtesisht qellimin e ketij takimi shpejt te thirrur. E dinte se ne ate rruge ndoshta kthim mbrapa nuk ka, por ndjenja e brendshme e imanit nuk e linte qe mos ti thote Bekimit:Mos shko. Perkundrazi, ajo e kuptoi se pasi qe qenka puna keshtu, madje edhe ajo ndente pergjegjesi ndaj muslimaneve, motrave te saj, nenave te cilat cdo dite vriteshin nga dora e felliqur e cionisteve.

-Mos fol me- nderpreu fjalet e Bekimit ajo, e cila tashme kishte marre krejt qendrim tjeter. Nuk ishte me ajo Rejhani e bute, e urte, e qete, me ze te ulur. Tashme ajo ndjente veten si nje luaneshe, fjalet e Bekimit e shtuan te ajo ndjenjen e imanit edhe me shume, tashme ajo po ndjen se mund te humb dicka ne kete bote, por te fitoje gjithcka ne boten tjeter.-Shko Bekim!-tha ajo me lote me sy.-Shko se gjaku te therret, gjaku i nenave, baballareve, motrave, gjaku i femijeve, shko se karvani i shehideve duhet te zbukurohet me ty. Bekimi u habit nga qendrimi i saj i menjehershem, u habit se priste nga ajo largimin e shpejt te saj pa kurrfare lamtumire, me lote ne sy. Por, kesaj here Bekimi e kuptoi shume mire se me cfare vajze ishte fejuar, se cfar te dashure paska pase.Ai tashme e kishte shume te qarte se Rejhani nuk ishte nje vajze e cila verberisht ka kape fene, e cila mendon vetem per çeiz, se si do te vishet diten e dasmes, se si do te jete e lumtur deri ne fund te jetes, se jeta e tyre mund te jete sikur ne perrallat e lexuara.

-Lamtumire Rejhan, e dashura ime. Inshalla shihemi shpejt- tha Bekimi edhe pse lotet tashme e tradhetuan. Duart e tij e kishte shume veshtire ti largonte nga duart e saj, por thirrja e Allahut ishte me e madhe se dashuria ndaj saj.

-Lamtumire Bekim, i dashuri im. Shko se njeriu nuk mund te kete iman te plote nese Allahu dhe Pejgamberi yne nuk jane me te dashur se te gjithe te tjeret.- i thoshte fjalet me ze te dridhur dhe me lote ne sy Rejhani, bukuroshja e nje muxhahidi. Filluan duart te ndahen, filluan zemrat te dridhen edhe me shume, filluan lotet te rrjedhin, syte e tyre edhe me shume ishin perqendruar edhe pse Bekimi filloi te humb ngadale nga pamja. Rejhani, ende pa u zhdukur nga pamja Bekimi, filloi te flase me ze te ngritur:-Me perkujto ne lutjet e tua.... me perkujto ne lutjet e tua.... mer perkujto... dhe zeri i saj tashme u zbut, dhe e mbeshtetur ashtu tek muri i oborrit filloi te qaje me ngasherim. Vendosi duart ne fytyre dhe qau e qau, mirepo mendja e saj nuk ishte e humbur.

Ajo perseriste duane:- O Allah, Ti e di se cfar ka zemra ime. O Allah, plotesoja deshiren Bekimit, se deshira e tij eshte e imja.

Pas nje kohe, me shume se tri jave ne dyert e shtepise se Rejhanit, trokiti nje njeri. Deren e celi Rejhani e cila gjithhere kur trokiste dikush ne dere, mendja i shkonte ne Bekimin. Kujtimet e saj nuk veniteshin aspak, gjithhere ne duate e saj ne namaz perkujtonte ate, lutej per te.

-Me falni zonjushe, ju jeni Rejhani.

-Po une jam.

-Kam nje leter per ty te cilen me kane thene se duhet t'ua dorezoj ne dore - tha njeriu i panjohur, i cili me t'u pershendetur me te shpejt u largua nga dera. Rejhani tashme menjehere e dinte se letra i kushtohej asaj, dhe e dinte se eshte nga Bekimi. Iku me te shpejte ne dhomen e saj, dhe as qe morri fryme. Mbylli deren e dhomes dhe u shtri ne shtrat. Ngutej te celte letren dedikuar asaj. Zemra filloi ti edhe me shume, ndersa letra dy here i ra prej dores nga shpejtesia me te cilen donte ta celte.

'E dashura Rejhan.Nuk mundja te mos e shkruaj te pakten nje leter deri sa gjendem ketu. Une tashme jam ne Kudsin e shenjte, ne vendin ku Muhammedi a.s. doli imam i te gjithe pejgambereve, prej ku i ngrit per ne miraxh, qytet ne te cilin me krenari hyri Salahudin Ejubi, ne vendin ne te cilin je me afer Xhennetit te Allahut.Kudsi qyteti i mesxhidul Aksase.Deri tash jam shendosh e mire, edhe pse kam qene pak i semure, ndersa mjeku me ka thene se kjo eshte nga nderrimi i klimes.Ashtu sic e paramendoja ishte Kudsi im. Kudsi me arome gjaku, me arome te trupave te shehideve,me arome te Xhennetit me te larte. Ne Kuds nuk bjen kurre shi. Po lahej me lotet e nenave, baballareve, vellezerve, motrave e femijeve per prinderit e tyre. Qyteti i karvanit te shehideve, qyteti i fytyrave te bukura te shehideve, i buzeqeshjes se tyre ne vdekje, i kemishave me gjak, te shpuara nga plumbat.Ky ishte Kudsi im.Por, krenaria e tij eshte shume e madhe, aq e madhe sa vdekja e njerezve ketu, ketu ishte porta per te shkuar ne Xhennet. Kudsi ishte bukuria e atij qe e do Allahun.Ti besoj se je shendosh e mire. Ne fillim doja te te shkruaj nje leter paksa me ndryshe. Nje leter ne te cilen do te kerkoja shume falje, por ne ndarjen tone te fundit e pashe se ti nuk ke nevoje per te kerkuar falje.Cdo dite me bie ndermend per ty, cdo dite pyes veten: Athua cka eshte duke bere, si eshte...?!Nje nate pashe nje enderr shume interesante.Ti ishe veshur ne te bardha ndersa une kisha veshur nje kemishe te bardhe, por krejt gjak. Ashtu duke mbajtur dasmen tone, erdhi Muhammedi a.s. dhe mori pjese ne dasmen tone.'Ti zgjodhe Xhennetin, ndersa ajo do te jete nusja jote e Xhenneti't, me tha nje ze. Kur u zgjova, syte filluan te me lotojne, sepse ndjeja nje paralajmerim, te cilin e quaj te mire une. Por, ti edhe po te me ndodhe dicka, mos u deshpero sepse une te kam ne duate e mia, nuk do te harroj, ndjenjat e mia ndaj teje vetem se jane shtuar edhe me shume. Te lutem, mos harro se Allahu eshte i dashur shume dhe ia ploteson duate muslimanit.Tash dua te perfundoj me kete leter.Te perqafoj nga larg, nga Kudsi i dashur.....Bekimi yt..Selamu alejkum.

Rejhani me te perfunduar letren, me lot ne sy ndjeu nje lehtesim, sepse tashme Bekimi i ishte pergjigjur, nuk e kishte harruar, e kishte ende ne zemer.... Preku unazen e fejeses te cilen me xhelozi te madhe e ruante, ndersa shikimin e drejtoi kah vitrina ku kishte vendosur afer Kur'anit fotografine te cilen ia kishte dhene Bekimi ne ndarje...Pas nje kohe, i njejti person thirri ne telefon duke kerkuar Rejhanin. Ajo e njohu se ishte ai i cili ia kishte dhene letren.

-Alo, selamu alejkum. Rejhan ju jeni.

-Alejkum selam, po une jam-tha Rejhani.

-Me falni por me duhet te te njoftoj dicka. E kam amanet nga Bekimi. Rejhani filloi te dridhej ndersa zemra filloi ti rrahe me shume. Nuk e dinte se cilat fjale do t'i thote personi ne telefon, shoku i Bekimit. Kishte frike mos eshte ndonje lajm jo i kendshem, mirepo prap mblodhi veten dhe pyeti:

-Jam duke ju degjuar, urdheroni.

-Me falni me duhet t'ju njoftoj se Bekimi dje ka vdekur ne Kuds. E vrane gjate nje aksioni nga bite e majmunave dhe derrave. Allahu shehid e kishte zgjedhur. Rejhani me te degjuar keto fjale filloi te qaje, ndersa leshoi telefonin sepse ndjeu se dora e saj ishte shume e dobesuar per ta mbajtur metej telefonin. Ashtu duke u dridhur dhe duke qare, per nje çast para syve te saj i dolen si imazhe kujtimet e diteve te lumtura, fytyra e Bekimit, dita e fejeses, takimi i fundit, enderra e tij e shkruar ne leter... Te gjitha keto kujtime per nje sekonde kaluan neper trurin e saj. -Alo, alo... a jeni aty?- thoshte njeriu ne telefonin e leshuar per toke.Rejhani degjoi zerin e tij, edhe pse fuqia e kishte leshuar, morri guximin qe te kape telefonin dhe te pergjigjet:

-Ppoo, me falni.

-Bekimi me ka thene edhe dicka para se te nisem kendej. Shkoni te ulesja ne qytet ku jeni takuar se fundi here. Pas uleses aty afer, gerryeni vendin dhe do te gjeni dicka te fshehur nga ai. Selamu Alejkum.

Rejhani mbeti e shtangur. Nuk dinte se c'te bente. Nena e saj erdhi nga dhomat lart, kur degjoi zerin e saj duke qajtur. Ajo e kuptoi se dicka paska ndodhe. Mirepo, Rejhani me lote ne sy, u nis drejt vendit ne te cilin kishte fshehur per te dicka Bekimi. Ajo tashme e kuptoi se Bekimi nuk eshte me ne mesin e te gjalleve, por eshte ne mesin e te gjalleve te Xhennetit. Ajo e kishte kuptuar edhe nje gje, se Bekimi ishte nje prej muslimaneve te rralle qe mund ta beje nje gje, te beje tregti me Allahun. Bekimi kishte bere tregtine me te mire, edhe pse Allahu ia kishte dhene shpirtin, Bekimi ia dorezoi shpirtin Atij per ta perfituar kenaqesine e Tij.Rejhani mberriti te ulesja ne te cilen se fundi here ishte takuar me Bekimin. Pa nje, pa dy, filloi te germoje token pas uleses. Ishte nje pjese e tokes e mbjellur me lule.

Ngutej me shpejt thuaja se do t'ia marre dikush ate qe eshte duke e kerkuar.Papritmas, ashtu duke gerryer, u duk nje lecke e bardhe. Filloi te gerryej edhe metej dhe nxorri ate lecken e bardhe. Ishte nje lecke e vogel dhe menjehere e celi. Mirepo, brenda leckes gjeja e fshehur kishte qene e mbeshtjellur me leter te bardhe. Kur e celi, c'ke per te pare: ... nje unaze me gur te bardhe, i gravuar mire, ndersa anesh kishte te gravuar inicialet B dhe R. Rejhani e morri unazen, e shikoi mire dhe filloi te qaje. Mori letren e mbeshtjellur dhe e drejtoi. Ne leter shkruante:'E DASHURA IME. MBAJE KETE UNAZE SEPSE TI DO TE JESH HYRIA IME NE XHENNET. DITEN E TAKIMIT TONE, UNE PARA ALLAHUT DO TE DESHMOJ ME GJAKUN NE RROBET E MIA, NDERSA TI ME UNAZEN NE GISHT.'MOS HARRO, SHEHIDI TE KA FEJUAR.BEKIMI.....Rejhani me lot ne sy buzeqeshi, duke e ditur vleren dhe rendesine e ketyre fjaleve. Ajo tashme e dinte se cka ka paralajmeruar Muhammedi a.s. per shehidin. U gezua qe Bekimi, nje musliman shqiptar, ishte nje prej deshmoreve te Kudsit, shehid i Allahut.....


TREGIMI 11

Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital.
Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: "E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i vdekur. Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të vdekur.

Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: "Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij). E përsëriti këtë fjalë disa herë. Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke vdekur...

Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët. Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh. Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha: "O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”


Marrë nga "Mewsuatu Garaib El Kisas" (El Kasem Eterbevi)


TREGIMI 12


Tregohet se një djalë erdhi te Ebu Derdai r.a. dhe kërkoi këshillë, e ky iu përgjigj:

"Djali im, përmende Allahun në mirëqenie, Ai do të përkujtoj kur je në fatkeqësi!

Djali im, bëhu dijetar (alim) ose nxënës (muteal-lim)ose dëgjues i mirë, e mos u bëj i katërt se do të shkatërrohesh!

Djali im, mesxhidi yt le të bëhet shtëpia jote, sepse kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. duke thënë: "Mesxhidi është shtëpia e secilit njeri të vetëdijshëm dhe të pastër".

Djali im, ai i cili e bën shtëpinë mesxhid , Allahu ia ka siguruar mëshirën e Tij dhe ia siguron kalimin nëpër urën e Siratit.

Një prej shkatërrimit të këtij ummeti është se ka të tillë që dëgjojnë ligjëratën (dersin) të shtunën, të dielën veç fillojnë të mbajnë vazë, ndërsa të hënën bëhen të ashtuquajtur dijetar!"

Shpëtimi është në vetëdijen e lartë dhe në vetëkontroll, siç thotë verseti kur'anor: "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (1)

Secili kërkon lumturinë dhe kënaqësinë por njerëzit dallojnë për mënyrën se si e arrijnë këtë. Dikush mendon se lumturia është në pasuri, dikush nëpërmes epsheve, dikush në gjëra të kota, dikush në alkool ose drogë, dikush në pushtet dhe nam, dikush në pozitë dhe privilegje, dikush në femra, dikush në rroba luksoze, etj.

Mirëpo sikur lumturia të ishte në pasuri, Karuni do të ishte njeriu më i lumtur në botë, sikur lumturia të ishte në pushtet dhe dominim dhe privilegje, Faraoni dhe Hamani do të ishin më të lumturit në botë.

Sikur lumturia të ishte në nam dhe rroba luksoze, "yjet" e njohur botëror nuk do të vdisnin në mjerimin më të madh.

Lumturia e vërtetë dhe kënaqësia është në bindje ndaj Zotit dhe ruajtja nga mëkatet. Ky është shkas i suksesit të përhershëm: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues". (2)

I Lartësuari gjithashtu thotë: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (3)

Njëri prej robërve të Allahut ka thënë: 'Të mjerët banorët e dynjasë! E lëshuan këtë botë e nuk e shijuan gjënë më të ëmbël në te?' - Dikush e pyeti: "E cila është gjëja më e ëmbël në dynja?" Robi i Allahut u përgjigj: 'Njohja e Allahut!'

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:

Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?
Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?
Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?
Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?
Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?
Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do; Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët; Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.



Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.

Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!"

Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi.

Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht.

Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë".

Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?"

Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës".

Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim".

Iblisa tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloi njeriun".


TREGIMI 13

Një njeri shkon te Ibrahim ibn Ed-hemi, i cili ishte mjek i zemrave dhe i thotë: "Unë po e teproj me veten time, më trego si të shërohem. Ibrahimi i thotë: Nëse i përvetëson katër cilësi, nuk do të jesh mëkatar i madh.

Njeriu, i cili kishte nevojë për këshilla tha: "Më këshillo cilat janë, o Ibrahim. I Thotë: "Nëse dëshiron për të mos e dëgjuar (respektuar) Allahun, atëherë mos ha prej furnizimeve të Tij”.
Ai njeriu u habit dhe tha me hamendje: "Po çka po thua kështu o Ibrahim, po të gjitha furnizimet janë prej Allahut!? – "Pasi që është ashtu e ti po e di, atëherë nuk është e drejtë ta shijosh furnizimin e Tij e të mos e dëgjosh, pra të mëkatosh?!” – (Ai përgjigjet) Jo.

- O Ibrahim a më jep këshillën e dytë?
Ibrahimi i thotë: "Nëse nuk dëshiron ta dëgjosh Allahun, mos jeto në vendbanimin e Tij”. Ai njeriu u habit më shumë se herën e parë, e tha: Çka po thua kështu o Ibrahim?! Të gjitha vendbanimet janë të Allahut. Ai i thotë: "Pasi që është ashtu, e ti po e di, – a është e drejtë edhe të jetosh në vendbanimit e Tij edhe të mos e dëgjosh, pra mos të mos mëkatosh?!”. – Jo.

- O Ibrahim më jep këshillën e tretë:
Ibrahimi i thotë: Nëse dëshiron të bësh mëkat, shko në ndonjë vend ku nuk të sheh askush.
- Po si po thua kështu o Ibrahim?! Po Allahu i di të gjitha të fshehtat (e sheh të fshehtën e të hapurën), e dëgjon të ecurit e buburrecit në mes të shkretëtirës, në errësirën më të thellë të natës!
Ibrahimi i thotë: "Pasi që është ashtu, atëherë pse bën mëkat?” Ai thotë: "Nuk do të bëj”.

- O Ibrahim më jep këshillën e katërt:
Ibrahimi i thotë: "Kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin thuaj: "Më jep edhe më afat”.
Njeriu i thotë: "Po çka po thua kështu o Ibrahim, kurse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: "Dhe kur ti vjen (njeriut) çasti i vdekjes, nuk mund ta shtyjë fare, e as nuk mund ta shpejtojë farë”. Atëherë i thotë: "Pasi puna është ashtu, atëherë si shpreson për të shpëtuar?!”. Thotë: "Po”.

- Më jep këshillën e pestë, o Ibrahim .
Ibrahimi i thotë: "Kur të vijnë melekët e xhehenemit të quajtur Zebanije, për të të marrë dhe për të të dërguar në xhehenem, ti mos shko”. Deri sa njeriu dëgjoi këtë të fundit filloi të qajë dhe t’i thotë: "Mjaftë më o Ibrahim, unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem te Ai, dhe do ta adhuroj deri ne vdekje”.


TREGIMI 14



Semrete bin Xhendeb transmeton: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur e falte namazin, kthehej në drejtim tonin dhe na thoshte: "Kush prej jush sonte ka parë ndonjë ëndërr?” Pastaj, nëse ndonjëri prej nesh kishte parë e tregonte, e Muhamedi s.a.v.s. thoshte: "Mashallah”. Një ditë na pyeti: "A ka parë ndonjëri prej jush ëndërr?”.
(Pasi që askush nuk tregoi, Pejgamberi a.s. rrëfen) Mbrëmë në ëndërr erdhën tek unë dy njerëz. Më morën për dore dhe më dërguan te vendi (toka) e shenjtë. Aty pashë një njeri ulur dhe një njëri tjetër në këmbë, i cili kishte shufër hekuri, ia fuste shufrat prej faqes e i arrinte deri në kafkë, kështu vepronte pa ndërprerë. Pasi që koka i qahej, i formohej përsëri dhe përsëri i veprohej ashtu. Pyeta: "Çka është kjo?” Më thanë: "Vazhdo”.
Pastaj vazhduam deri sa arritëm te një njeri i shtrirë me kokë për toke, dhe një njeri tjetër në këmbë, i cili ia troshiste kokën me gur. Pra, sa herë që i binte, koka i troshitej. (Guri rrokullisej) Ai shkonte për ta marrë, deri sa ai shkonte për ta marrë gurin, koka e tij riformohej, e ai kthehej dhe përsëri i binte. Pyeta: "Çka është kjo?”
 
Më thanë: "Vazhdo”.
 

Vazhduam derisa kemi arritur në një vend ku ishte një gropë e thellë, e cila në krye ishte e ngushte, në thellësi e gjerë, ndërsa nën të një zjarr i ndezur. Ndërsa në atë gropë, si kazan, përvëloheshin burra dhe gra të zhveshura. Kur ata ziheshin e shkrumboheshin, prapë riktheheshin në format e tyre. Pyeta: "Ç’është kjo?” Më thanë: "Vazhdo tutje”. Vazhduam deri sa arritëm në një lumë gjaku, ku qëndronte një njeri, ndërsa në mes një njeri tjetër, i cili para vete kishte gurë. Dhe ai njeriu tjetër, sa herë që dëshironte të dilte nga lumi, njeriu në mes e gjuante me gurë në buzët e tij, dhe e kthente ku ka qenë dhe çdo here që tentonte të dilte, ai i binte me gurë në buzë dhe e kthente në

pozitën e tij të mëparshëm. Pyeta: "Ç’është kjo?” Më thanë: "Vazhdo tutje”. Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të gjelbër, në mesin e të cilit ishte një lis i madh, në rrënjë të lisit një plak dhe fëmijë përreth. Afër atij lisi ishte njëri, i cili kishte në dorë mjet e zjarr dhe e ndizte zjarrin. Më hipën lart në lis më futën në një qytet të bukur, aq i bukur, sa kurrë më parë nuk kisha parë, në të cilën shtëpi kishte pleq e të rinj. Pastaj më hipën edhe më lart dhe më futën në një shtëpi, e cila ishte edhe më e mirë. U thashë atyre: "Sonte më shëtitët, a më lajmëroni çka kam parë?” Ata më thanë: "Po”.
Atij që i qahej koka, ai është njeriu gënjeshtar, i cili ka folur gënjeshtra, dhe iu është qarë koka, dhe vazhdimisht do t’i qahet deri në Ditën e Kijametit.
Atij, të cilit i troshitej koka, është njeriu, të cilit Allahu ia ka mësuar Kuranin, e ai natën ka fjetur, e nuk ka punuar me të, ashtu do të veprohet me të deri në ditën e Kijametit.
Ato, të cilët i ke parë në gropë janë prostitutat, ndërsa ai, i cili ka qenë në lumin me gjak është shfrytëzuesi i kamatës. Plaku në rrënjë të lisit është Ibrahimi, ndërsa fëmijët për rreth janë pasardhësit e tij të njerëzimit. Ai, i cili e ndizte zjarrin është roja e xhehenemit; shtëpia e parë është shtëpia e besimtarëve, ndërsa kjo shtëpi është shtëpia e dëshmorëve; ndërsa unë jam Xhibrili e ky Mikjaili. Ngrite kokën. Kur e ngrita kokën, kur pash një kështjellë të lartë sa retë. Kjo tha është shtëpia jote. I thash: "Më lejo të hyjë në të”. Më tha: "Ke ende jetë për të jetuar, pasi të të përfundojë jeta në botën tënde do të hysh në shtëpinë tende”.


TREGIMI 15


A dini se cila ishte përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit s.a.v.s., që për kuriozitet dhe nxitje ua parashtroi atyre.

Një herë Pejgamberi s.a.v.s. kishte parashtruar një pyetje para sahabëve (shokëve të tij) e që ishte: Cila gjë është më e dashur tek ju?


Ebu Bekri r.a. tha: Gjëja më e dashur te unë është shikimi im në ty , ndeja me ty, dhe shpërndarja e pasurisë për ty!

Omer r.a. tha: Më së shumti e dua të vërtetën, fjalën e vërtetë dhe largimin prej veprave e ndaluara!

Othmani r.a. tha: Unë më së shumti kam dëshirë të shpërndajë ushqim, ta përhap selamin – paqen, dhe faljen e namazit të natës kur të tjerët flenë!

Aliu r.a. tha: Më së shumti dua që ta respektoj mysafirin, agjërimin e Ramazanit gjatë verës, dhe luftën ndaj idhujtarëve me shpatë!

E përgjigjja më e çuditshme ishte ajo e Ebu Dherrit kur tha: E dua urinë, sëmundjen dhe vdekjen!

Pejgamberi a.s. tha. O Ebu Dherr, njerëzit nuk i duan këto gjëra që ti po i përmend, e ç’të shtyu ty ti duash ato?

Ebu Dherri tha: E dua urinë, sepse kur uritem zbutet zemra ime, e dua sëmundjen sepse kur sëmurem pakësohen mëkatet e mia dhe e dua vdekjen, sepse pasi të vdes do ta takoj Zotin tim.


Lexuar: 3713 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 22-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |