Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 09:42
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tregime që dridhin zemrat --1--


TREGIMI 16


Në një vend jetonte një baba me të birin. Të dy ishin të dijshëm. Babai ishte punëtor e djali përtac.

Babai e nxiste të punojë duke i treguar për pasojat e papunës dhe përtacisë duke ia përkujtuar që Kur'ani udhëzon në punë me fjalët: "Ve en lejse lil-inseni il-la ma se'a" (Njeriut nuk i takon përveç ajo që ka punuar), dhe se nuk ka gjë më të mirë për njeriun se puna dhe përpjekja e tij.

Ndërsa djali i përgjigjej se Allahu i madhërishëm ia ka garantuar secilit nafakën me fjalët e Kur'anit: "Ve ma min dabbetin fil-erdi il-la alall-llahi rizkuha" (Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu nuk ia ka garantuar furnizimin). Babai i tha se e di këtë ajet kur'anor, por në pyetje është se çfarë nafake garantohet. Por djali edhe më tej qëndronte pranë mendimit të tij.

Një ditë, djali shprehi dëshirën që të shëtit nëpër botë dhe të provojë nafakën. Erdhi në një vend që i pëlqeu, por pasi i shpenzoi të hollat dhe askush nuk e pranoi, vendosi të kthehet në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e zuri nata në një mal dhe djali u strehua në një gërmushë.

Në mëngjes u zgjua herët dhe vërejti një dhelpër të sëmurë e cila mezi arriti te gërmusha dhe aty u ndal, ngase nuk mundi më larg. Djali mendoi në vete: "Kjo dhelpër qenka e sëmurë dhe vetë nuk mund ta gjejë nafakën", dhe ngeci tri net për të parë si do të arrijë dhelpra te furnizimi.

Pas tri netësh pa një ujk i cili mbante në dhëmbë një gjah të cilin e hodhi afër dhelprës.

Pas e hëngri të tërin i la vetëm eshtrat dhe shkoi. Dhelpra me mund duke u zvarritur shkoi deri te kockat dhe filloi t'i lëpirë dhe ngrënë nafakën e saj.

Pas kësaj ndodhie, djali vazhdoi rrugën. Kur erdhi në shtëpi, babai e pyeti si kishte kaluar. Djali ia tregoi ndodhinë e dhelprës dhe ujkut duke potencuar që ai kishte të drejtë, që Allahu xh.sh. secilit ia ka garantuar nafakën, bile edhe dhelprës së sëmurë. Babai në këtë u përgjigj: "Ah djali im, është e vërtetë se Allahu secilit ia ka garantuar nafakën, por çfarë nafake? Ti e ke parë dhelprën e sëmurë e cila tek pas tre ditësh, diç shijoi nga kockat e mbetur prej dikujt tjetër e përse nuk e vërejte, marre të qoftë, ujkun i cili e ushqeu veten por edhe tjetrit i la diç."


TREGIMI 17

Lexo dhe Mendohu!


Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani



Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.


Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. "Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. "Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, "E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet "kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, "Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, "Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, "Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave "Dhe vërtet i madh është kurthi juaj" (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj "degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: "Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.


 
TREGIMI 18

Dhurata e bukur e maturantit

"Selam Alejkum te gjthve muslimanve ju deshiroj lexim te kendshem"

Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.

Ditën e diplomimit, babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte. Me këtë rast, ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur'an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur, e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: "Me të gjitha ato para që ke, po ma jep një Libër të shenjtë?". Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë.

Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S'e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte ndërruar jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit. Ky duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë Kur'anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë.

Me lot në sy, e hap Kur'anin dhe fillon t'i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga Kur'ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur'anit. Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët "E PAGUAR".

Sa e sa herë ne nuk i vëmë re bekimet e Zotit nga arsyeja e thjeshtë se ato nuk janë paketuar ashtu si duam ne?!".


 
TREGIMI 19

Jezid Err-rrekashiu transmeton nga Enes Ibni Maliku i cili thotë: Një ditë Xhibrili erdhi tek i dërguari i Allahut,në një kohë që nuk ishte e zakonte të vinte. Atij i ishte ndryshuar fytyra. Kur i dërguari i Allahu e pa në atë gjendje e pyeti: Çfarë ëshët bërë me ty që ke ndryshuar edhe pamjen? Xhibrili ju përgjigj: O Muhamed! Erdha tek ti në kohën kur Zoti urdhëroi të stërndizet zjarri(i xhehenemit). Kështu që ai që e dinë se xhehenemi është hak,se zjarri është hak,se dënimi i varrit është hak,se dënimi i Allahut është edhe më i madh, i tilli nuk mund ti pushoj sytë derisa të sigurohet nga ky dënim i zjarrit.

Xhibrili tha: Po si! Vërtet Allahu kur e krijoi xhehenemin,urdhëroi të ndizet zjarri njëmijë vite,derisa ai është skuqur. Pastaj urdhëroi që të ndizet edhe njëmijë vite derisa është zbardhur,pastaj urdhëroi të ndizet edhe njëmijë vite derisa ai është nxirë. Pra ai (tani) është i nxirë i errësuar dhe nuk shuhet as flaka e as prushi i tij.

Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën, sikur ai të hapej se vrima e një gjilpëre,ajo do ta digjte tërë botën fund e krye nga vapa e saj..
Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur një rrobë e banorëve të zjarrit të varej ën mes të qiellit dhe tokës, të gjithë njerëzit do të vdisnin nga kundërmimi dhe vapa e saj,pra fund e krye nga nxehtësia e saj..
Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur gjatësia e një llërë të prangave që Allahu ka përmendur në Kur’an, të vendosej mbi një kodër,ajo do të shkrihej deri në tokën e shtatë..
Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur një njëri të dënohej në pendim,do të digjej edhe ai në lindje nga dënimi i madh i saj..

Nxehtësia e tij është e madhe,thellësia e tij është e largët, stolitë janë hekur,pija është llavë dhe qelb,rrobat janë copa të zjarrit, ai ka shtatë dyer,dhe secila derë ka nga një repart për burra dhe një repart për gra.


I dërguari i Allahut pyeti: Po a janë këto dyer sikurse dyert tona?


Ai tha: Jo! Por është i hapur,është i zbritur shtresë, shtresë, nga një derë deri tek tjetra është në distancë të udhëtimit prej 70 vitesh, secila derë ka nxehtësi më shumë se sa tjetra që pason për shtatëdhjetë herë më shumë. Aty sillën armiqtë e Allahut, dhe kur ata afrohen pranë derës,aty i presin Zebanitë me pranga dhe zinxhirë. Zinxhirët ju futën nga goja dhe ju nxirren nga mbrapa. i prangosët dora e tij e majtë,ndërsa dora e djathtë e tij i futet në zemër dhe i nxirret nga mesi i shpatullave. Lidhet në pranga dhe së bashku me secilin njëri lidhet edhe nga një shejtan. Pastaj tërhiqen zvarrë për fytyre Dhe rrahën nga engjëjt me kamxhik prej hekuri. Dhe sa herë që donë të dalin prej aty,rikthehen përsëri në te.

i dërguari Allahut pyeti:”Kush janë banorët e këtyre dyerve?”.


Ai u përgjigj:
Dera e parë:Në derën më të poshtme janë hipokritet(munafikët) si dhe ata që përgënjeshtruan Sofrën ( e Isaut a.s),pastaj janë familja e Faraonit. Kjo derë quhet:”El-Havije” ..
Dera e dytë: Aty hyjnë politeistët dhe quhet dera "El-Xhehim”.
Dera e tretë: janë saibunët dhe quhet me emrin:”Sekar”..
Dera e katërt: Janë Iblisi dhe pasuesit e tij,si dhe mexhusit dhe emri i saj është:”Ledhdha”..
Dera e pestë: janë hebrenjtë Dhe quhet me emrin:”El-Hutameh”.
Dera e gjashtë:Janë të krishterët dhe quhet me emrin:”El-Aziz”.
Më pastaj Xhibrili ndaloi të tregonte, nga trupi që kishte për të dërguarin e Allahut.
i dërguari i Allahut tha:”A nuk më tregon se kush janë banorët e derës së shtatë?



Ai shtoi: Aty janë vepruesit e mëkateve të mëdha të ymetit tënd,të cilët kanë vdekur pa u penduar.
(Kur dëgjoi këtë) Të dërguarit të Allahut i ra të fiktë. pastaj Xhibrili vendoi kokën e tij mbi prehrin e të dërguarit të Allahut dhe ashtu qëndroi derisa i dërguari i Allahut u këndell. Dhe pasi i dërguari i Allahut u këndell,tha:O Xhibril! Sa fatkeqësi e madhe për mua(ymetin tim) Dhe sa mu shtua pikëllimi. A edhe nga ymeti im do të hyjnë në zjarr!???



Po,tha Xhibrili. Ata që bëjnë mëkate të mëdha.


Pastaj i dërguari i Allahu filloj të qante, e së bashku me të qante edhe Xhibrili..

Pas këtij lajmi. i dërguari i Allahut,hyri në shtëpinë vet dhe u izolua nga njerëzit.Ai nuk dilte nga shtëpia përveç se për ta falur namazin dhe sërish kthej pa i folur asnjëri. Gjatë namazit qante Dhe përgjëronte Allahun e Lartëmadhruar.
Dhe në ditë e tretë, erdhi Ebu Bekri tek shtëpia e të dërguarit të Allahut dhe u ndal para derës së tij Dhe tha: Selami koftë mbi familjen e shtëpisë së mëshirës. A ka rrugë për tek i dërguari i Allahut? Por atij nuk ju përgjigj askush, ai u largua duke qar.
Më pastaj erdhi Omeri Dhe u ndal para derës dhe tha: Selami qoftë mbi banorët e shtëpisë së mëshirës! A ka rrugë për tek i dërguari i Allahut? Edhe këtij nuk ju përgjigj askush,kështu që edhe ky u largua duke qar.
Më pastaj erdhi Selman Farisiu Dhe u ndal tek dera dhe tha: Selami qoftë mbi familjen e shtëpisë së mëshirës! A ka rrugë për tek zotëria im,i dërguari i Allahut? (Edhe ky nuk mori përgjigje), u kthye, nganjëherë qante e nganjëherë rrëzohej,qante e rrëzohej derisa arriti tek shtëpia e Fitimes Dhe u ndal para derës së shtëpisë dhe tha: Selami qoftë mbi ju o vajza e të dërguarit të Allahut! i dërguari i Allahut është izoluar nga njerëzit dhe nuk del jashtë pos për të falur namazin Dhe nuk i flet askujt e as nuk lejon të hyjë tek ai askush..


Fatimeja vendoi një mbulesë të pambukut dhe erdhi tek dera e shtëpisë së të dërguarit të Allahut,aty u ndal Dhe tha: O i dërguari i Allahut! jam Fatimeja. i dërguari i Allahut -ndërkohë që kishte rënë në sexhde dhe qante-,ngrehu kokën lartë dhe tha:”Çfarë ka ngjarë me dritën e syve të mijë Fitimen që është izoluar nga unë! Hapni derën të hyjë!
i hapën derën Dhe ajo hyri. Dhe pasi shikoj të dërguarin e Allahut filloj të qante me sa mundej,ajo pa fytyrën e tij të lodhur e të dobësuar nga vaj dhe pikëllimi. Pastaj ajo pyeti O i dërguari i Allahut! Po çfarë të ka zbritur? Ai ju përgjigj: Oj Fatime! Më erdhi Xhibrili dhe mi përshkroi dyert e xhehenemit, dhe më tregoi se në derën e sipërme do të jenë në zjarr edhe njerëz të ymetit tim që kanë bërë mëkate të mëdha. Andaj kjo më pikëlloi dhe më bëri të qaj.
Fatimeja tha: O i dërguari i Allahut,si do të hyjnë!?



Ai tha Po, do ti tërheqin engjëjt në zjarr,por atyre nuk do tu nxihen fytyrat e as nuk do tu zverdhën sytë, e as nuk do tu mbyllën gojët e as nuk do të lidhën së bashku me shejtan e as nuk do të vendosën në zinxhirë dhe pranga.
Ajo tha: O i dërguari i Allahut! Po si do të tërhiqen për në zjarr?))
Ai tha: Burrat do të tërhiqen për mjekrave, ndërsa gratë për gërshetave dhe ballit..Ah sa nga pleqtë e ymetit tim do të kapën për mjekrave Dhe do të thërrasin:Ah pleqëri! Ah Dobësi! ..dhe sa e sa rini do të tërhiqen për mjekrave të tyre e do të sillën në zjarr,e ata thërrasin: Ah rini bre! Ah Bukuri bre! E sa e sa gra të ymetit tim do të tërhiqen për gërshetave dhe balleve e do të thërrasin: Ah Skandal bre! Ah Çnderim bre! Ata tërhiqen kështu deri sa të përfundojnë tek Maliku. Dhe kur Maliku i sheh këta mëkatarë pyet engjëjt: Kush janë këta,sepse nuk përmendur në listën e fatkëqijve. Çudë me këta njerëz! Nuk ju janë nxirë fytyrat e as nuk ju janë zverdhur sytë, as nuk ju janë mbyllur gojët e as nuk janë lidhur me shejtanët e as nuk ju janë vërë në qafët e tyre as pranga e as zinxhirë!!


Engjëjt thonë: Kështu u urdhëruam ti sjellim tek ti në këtë gjendje.
Atëherë Maliku ju thotë: O fatzinj! Kush jeni ju!? Ndërsa në një version tjetër thuhet: Kur ata merren nga engjëjt për në zjarr,thonë: Ah Muhamed bre! ..Por kur e shohin Malikun nga lemeria e harrojnë emrin e Muhamedit. Maliku i pyet ata: Kush jeni ju!? Ata përgjigjën: Ne jemi nga një ymet që i ka zbritur Kur’ani,ne jemi që kemi agjëruar ramazanin. Atëherë Maliku ju thotë: Po Kur’ani i ka zbritur ymetit të Muhamedit! Fatzinjtë kur dëgjojnë emrin e Muhamedit, këndellën dhe thonë: Po ne jemi nga ymeti i Muhamedit.

..
Atëherë Maliku ju thotë: A nuk ju ka mjaftuar Kur’ani si qortues për thyerjen e urdhërove të Allahut? Dhe kur ata sillën tek buza e xhehenemit dhe kur ta shikojnë Zebanitë dhe zjarrin,thonë: O Malik, na lejoj ta vajtojmë vetën tonë. Atyre ju lejohet, Dhe fillojnë të qajnë derisa ju shterohen lotët, e pastaj fillojnë të lotojnë gajk. Më pastaj Maliku ju thotë: Sa vaj i mirë është ky,sikur ky të bëhej sa ishit në dynja. Sikur ky vaj të ishte në dynja nga frika prej Allahut,nuk do t’u kapte sot zjarri juve..

Atëherë Maliku i urdhëron Zebanitë: Hidhini..hidhini në zjarr



Kur ata hidhen në zjarr, të gjithë përnjëherë thonë: LA ilahe il-lall-llah, atëherë zjarri zmbrapset nga ata, por Maliku i thotë: O zjarr, rrëmbej ata! Zjarri thotë: Po si ti marrë kur ata thanë: La ilahe il-lall-llah. Maliku i thotë zjarrit: Po merri! Kështu ka urdhëruar Zoti i arshit. Atëherë zjarri i rrembën ata, disa prej tyre përfshihen nga zjarri deri në zogjtë e këmbëve, disa të tjerë deri në gjunjë,disa të tjerë deri në bel e disa të tjerë deri një fyt. pastaj Maliku thotë: O zajrr! Mos ju djeg fytyrat e tyre sepse ata kanë rënë në sexhde për Allahun(Rrahmanin) në dynja. E as zemrat mos ua digj,sepse ato janë etur në dynja duke agjëruar muajin e Ramazanit. . Pastaj qëndrojnë në zjarr për sa kohë që donë Allahu.. Ata thonë: O Më i mëshirshmi mëshirues! O i dashur! O Dhurues! Dhe pasi Allahu zbaton vendimin e Tij kundër tyre, thotë: O Xhibril! Çfarë është bërë me mëkatarët e ymetit të Muhamedit? Xhibrili thotë: O Allah! Po ti e dinë më mirë se sa unë. Atëherë Allahu urdhëron e thotë: Shko Dhe shiko gjendjen e tyre..



Xhibrili a.s. shkon tek Maliku i cili qëndron në një minder mu në mes të xhehenemit. Dhe kur Maliku shikon Xhibrilin, në shenjë nderimi ngritët në këmbë. Pastaj i thotë: O Xhibril! Po çfarë të shtyri të hysh këtu në këtë vend? Ai thotë: Çfarë ke bërë me mëkatarët e ymetit të Muhamedit? Ai përgjigjet: S’ka më keq se sa gjendja e tyre dhe vendi i tyre është i ngushtë. U janë djegur trupat e tyre, ju është tretur mishi i tyre, ju kanë mbetur vetëm fytyrat dhe zemrat e tyre që shkëlqejnë nga imani.

Atëherë Xhibrili thotë: Heq kapakun ti shohë ata! Maliku i urdhëron rojat ta heqin kapakun. Dhe kur ata e shohin bukurinë e Xhibrilit , e kuptojnë se ai nuk është nga engjëjt e dënimit,thonë:Kush është kjo krijesë që nuk kemi parë kurrë më të bukur se sa ky? Maliku ju thotë: Ky është Xhibrili i nderuar, ky i sillte Muhamedit a.s. shpalljen. Kur fatzinjtë e dëgjojnë emrin e Muhamedit,këndellën dhe thonë të gjithë njëzëri: O Xhibril! Dërgoi selame të dërguarit të Allahut dhe tregoi se mëkatet tona na ndanë neve prej tij Dhe tregoi për gjendjen tonë të keqe.
Xhibrili kthehet tek Allahu. pastaj Allahu i thotë: Si e gjete ymetin e Muhamedit a.s.? Ai përgjigjet: O Zot! Sa në gjendje të rënde e të keqe ishin.


Pastaj thotë: A kërkuan nga ti ndonjë send? Ai thotë: Po o Zot! Kërkuan nga unë ti përcjell selamet e tyre Muhamedit a,s Dhe ti tregoj për gjendjen e tyre të keqe. Atëherë Allahu thotë: Shko dhe lajmëroje Muhamedin.
Xhibrili shkon tek Muhamedi a.s. i cili gjendet në një tendë nga perlat e bardha,ajo ka 4000 dyer, secila derë ka nga dy qemerë prej ari. pastaj thotë: O Muhamed! Po vije nga vendi ku ndodhën mëkatarët e ymetit tënd.. Ata të dërgojnë selame dhe tregojnë se janë në gjendje të keqe dhe në vend të ngushtë.
i dërguari i Allahut vije poshtë arshit dhe bije në sexhde Allahut dhe fillon ta lavdëroj me një lavdërim pa dëgjuar më parë.

.


فيقول الله تعالى : ارفع رأسك ، و سَلْ تُعْطَ ، و اشفع تُشفّع .

Pastaj Allahu i thotë: Ngrehe kokën lartë Dhe kërko do të gjesh dhe ndërmejtso se do të pranohet. Atëherë i dërguari i Allahut thotë: O Allah! Fatzinjtë e ymetit tim, ju është zbatuar vendimi Yt kundër tyre,prandaj më prano ndërmejtsimin për ta..
Atëherë Allahu i Lartëmadhruar thotë: Ta pranova ndërmejtsimin, shko tek zjarri Dhe nxirri prej aty gjithë ata që kanë dëshmuar:La ilahe il-lall-llah. Atëherë i dërguari i Allahut niset dhe kur Maliku e sheh të dërguarin e Allahut, ngritët në shenjë respekti për Muhamedin as.. Dhe thotë i dërguari i Allahut: O Malik çfarë është gjendja e mëkatarëve të ymetit tim?


Ai thotë: Janë në gjendje shumë të rëndë dhe të vështirë. Atëherë Muhamedi a.s thotë: Hape derën dhe heq kapakun! Kur banorët e zjarrit shikojnë të dërguarin e Allahut,këndellën dhe thonë O Muhamed! Zjarri na dogji lëkurat dhe mëlçitë tona. Ai i nxjerrë të gjitha ata dhe trupat e tyre janë të karbonizuara si pasojë e zjarrit. pastaj ai i merr ata dhe i sjell tek një lum pranë derës së xhenetit,që quhet me emrin lumi "El-Hajevan”. Ata pastrohen në atë lum dhe nga ai dalin të rinj pa qime në fytyrë, me sy të zbukuruar dhe fytyrat shndrisin si hëna. Në ballët e tyre shkruan: Xhehnemlitë që i liroi nga zjarri i Gjithëmëshirmi. pastaj hyjnë në xhenet, dhe kur banorët e zjarrin shohin se myslimanët janë nxjerr nga zjarrin thonë: Ah sikur edhe ne të ishim mysliman do të dilnim nga zjarri!

E kjo është thënia e Allahut të Lartëmadhruar:”Ndoshta ata që nuk besuan dëshirojnë sikur të ishin myslimanë”. (haxher 2).:


i dërguari i Allahut ka thënë:”Paramendojeni zjarrin si të doni,por nuk mund ta paramendoni ngase ai është edhe më i ashpër sesa ju që e paramendoni..Po ashtu thotë:”Më së lehti nga banorët e zjarrit që do të dënohet,është një njëri nën shputat e të cilit do të vendosët zjarr saqë nga sikleti do ti vlojnë trutë e tij,ai është sikurse bojler,veshët janë prush,dhëmbët janë prush,ndërsa buzët janë flakë e zjarrit. Organet e brendshme të trupit të tyre ju dalin nga këmbët. Dhe personi që dënohet me këtë dënim, mendon se askush nuk përjeton dënim më të madh, ndonëse ky është dënimi më i lehtë në zjarr.

Nga Mejmun Ibni Mehrani tregon se kur ka zbritur ky ajet:”Vërtetë xhehenemi është vendqëndrim i të gjithë atyre”. (Haxher 43). Selamni vendoi dorën e tij mbi kokë dhe doli duke ikur tre ditë, ai vazhdon të ikën derisa e kthyen në shtëpi..


O Allah! Na ruaj prej zjarrit! O Allah! Na ruaje prej zjarrit! O Allah! Na ruaje prej zjarrit!
O Allah Ruaje nga zjarri autorin e këtij mesazhi! O Allah! Ruaje nga zjarri lexuesin e këtij mesazhi!
O Allah Ruaje nga zjarri shpërndarësin këtij mesazhi..O Allah na ruaje nga zjarri neve dhe myslimanët..
Amin! Amin! Amin !

 
TREGIMI 20


Në Qytetin e Pejgamberit a.s.v.s. jetonte një njëri, që e quanin Ebu Kudame Eshshamijj. Këtij njeriu, All-llahu Isha ia pat dashuruar Xhihadin në rrugën e Tij dhe luftën kundër romakëve.

Një ditë prej ditëve, ishte ulur Ebu Kudame në Xhaminë e Pejgamberit a.s.v.s. dhe bisedonte me shoket e tij. Ata i thanë: Ebu Kadame! Na trego ndonjë ngjarje ndër më të çuditshmet që e ke parë në Xhihad !

Po, do t'ju tregoj-tha Ebu Kudameh.isha disa vite në Er-Rakkah (vend në Irak) dhe kërkosha, që të blejë një deve, për t'i bart armët e mia.

Një ditë prej ditëve isha ulur diku, kur ja më erdhi një grua dhe më tha: "Të kam dëgjuar, o Ebu Kudameh, duke folur për Xhihadin dhe duke i nxitur njerëzit për të. Ndërsa unë nuk kam mundësi me u përgjigjur për në Xhihad, por mua më janë dhuruar flokë që nuk i'u kan dhuruar asnjë gruaje tjetër. I kam shkurtuar, dhe me to e kam rregulluar një pengojcë (fre kali) dhe e kam zhytur me dhę, që të mos shikojë askush atë. Kam dëshirë, që ta marrish me vehte, kështuqë kur të arrishë në vendet e jobesimtarëve, e të fillojë lufta, ta përdorish pengojcën (frerin), nëse ke nevojë për të. E nëse nuk ke nevojë, atëherë jepi atë atij që ka nevojë. Merrni flokët e mia që të pluhurosen në rrugën e All-llahut s.v.t..

Unë jam një grua vejushë (e ve). Kam pasur burrin dhe disa vëllezër. Të gjithë kanë vdekur dëshmorë në rrugën e All-llahut. E po të më ishte obliguar edhe mua Xhihadi, do të kisha luftuar edhe unë.

Ma dha frerin e kalit, që e kishte përgaditur prej flokëve të saj dhe më tha: "O Ebu Kudameh, burri im kur vdiq, më la një djalë dhe një vajzë. Djali është prej djelmoshave më të mirë. E ka mësuar Kur'anin. Ka mësuar gjithashtu mjeshtërinë e kalërimit dhe gjuajtjen me shigjetë. Eshtë agjërues gjatë ditës dhe adhurues gjatë natës. Eshtë në moshën pesëmbëdhjet vjeçare. Ai tash nuk është prezent ngase ka shkuar pas një pasurie që ia pat lënë babai i tij, e ndoshta vie para se të nisësh për në Xhihad. Kështuqë kam dëshirë të ta jap me vehte, dhuratë All-llahut s.v.t. dhe kërkoj nga ti, që për hirë të All-llahut, të mos më largosh prej shpërblimit (sevapit) që kam kërkuar."

Mora frerin e kalit nga ajo dhe pashë se e kishte përgaditur prej flokëve të saj, pastaj ajo më tha: "Nëse ke mundësi, lëre tek plaçkat e luftës dhe rrobat e udhëtimit, ngase kam dëshirë që kur të kalosh pranë shtëpisë sime për në Xhihad, ta shoh e të më qetësohet zemra."

Mora atë me plaçkat e mia dhe dola nga Er-Rakkah (vendi ku isha vendosur ato ditë), ku me mua ishin edhe disa shoke. Ecëm derisa arritëm tek kalaja e Musel-lemeh bin Abdulmelikut. Kur arritëm aty, ja një kalorës më thëret prej mbrapa duke më thënë: "O Ebu Kudameh! Ndalu pak, All-llahu të mëshirofte !" U ndala.

Shokëve u thash: Vazhdoni ju rrugën se unë do të ndalem pak të shoh se kush është ky që më thërret. Kur u ndala, ja një kalorës arriti, mu afrua , më përqafoi dhe më tha:

Elh që All-llahu nuk më pengoi nga shoqërimi ytë dhe nuk më ktheu të dëshpruar.

Më zbulo fytyrën (ngase e kishte të mbuluar,pasiqë ishte në kalë) që të shoh se a është kërkuar nga ti lufta apo jo?- i thash kalorësit. Nëse është kërkuar nga ti, do të pranoj që të vazhdosh rrugën me ne për ku jemi nisur, e nëse nuk është kërkuar nga ti, do të të kthej.

Atëherë ai zbuloi fytyrën. Kur pashë se ishte fëmijë,shumë i ri. Por i shkëlqente fytyra si të ishte hëna pesëmbëdhjetëshe dhe vëreheshin shenjat e lumturisë në fytyrën e tij.

Pastaj i thash: A ke prinde?

Jo - më tha.

Unë do të vi me ty që të nxjeri hakun e babait tim,i cili ka ra shehid (dëshmor), e ndoshta All-llahu më begaton me shehidllëk edhe mua, ashtu siç e ka begatuar babain tim - shtoi vogëlushi.

A ke nënën ? - i thash.

Po. - më tha.

Atëherë kthehu dhe kerkoj leje nënës - i thash. Nëse ajo të lejon, mund të vish me ne , përndryshe rri tek ajo, sepse respektimi i saj, për ty është më mirë se të vish në Xhihad, ngase xhenneti, siç është nën hijen e shpatave, poashtu është edhe nën shputat e nënave.

Ai më tha: "O Ebu Kudameh, a nuk më njeh?"

Jo - i thash.

Unë jam biri i asaj gruas që të ka dhuruar frenin,ajo është nëna ime më është betuar, që mos të kthehem më dhe më ka thënë: "O biri im, nëse takohesh me jobesimtarët (qafirat ), mos ua kthe shpinën, por dhuroje vetën për All-llahu s.v.t.dhe lute Atë që të pranon shehid dhe të bashkon me babain tënd dhe vëllezërrit tu të mirë, në xhennet. Nëse All-llahu të begaton me shehidllëk, më ndërmjetëso Ditën e Gjykimit. Kam dëgjuar se dëshmori ndërmjetëson për shtatëdhjetë të afërm të familjes së tij dhe shtatëdhjetë fqinjë."

Pastaj më përqafoi dhe më shtrëngoi për gjoksin e saj , ngriti kokën lart në qiellë dhe tha:

"Zoti im, Zotëria dhe i Dashuri im! Ky është djali im, aroma dhe loçka e zemrës sime, fryti i shpirtit tim. Ta dorëzova Ty. Pra pranoje dhe afroje te babai i tij ."

Kur dëgjova fjalët e fëmiut - thotë Ebu Kudameh - më shpërtheu vaji, ngase më vinte keq për bukurinë dhe mirësinë e këtij fëmiu si dhe mëshirën e nënës së tij dhe njëkohësisht, isha i habitur me durimin e saj që kishte ndaj tij.

Kur më pa duke qarë, më tha vogëlushi:

"Pse o xhaxha po qan? Nëse qan se jam i vogël dhe për atë të dhimbem , All-llahu dënon edhe atë që është më i vogël se unë, nëse ai nuk e respekton Atë dhe bënë mëkate."

Atëherë i thash:

Nuk po qaj për moshën tënde të vogël, por po qaj për zemrën e nënës sate, si do të mbetet pas?!

Pastaj pushuam atë natë -vazhdon Ebu Kudameh - e të nesërmen në mëngjes, prap vazhduam rrugën.

Fëmiu nuk ndalej nga të përkujtuarit e All-llahut s.v.t.

Mandej vërejta gjatë udhëtimit se ishte kalorësi më i mirë prej të gjithëve. Shërbente kur pushonim. Sa më shumë ecnim aq më shumë forcohej, e i shtohej lumturia, i pastrohej zemra, dhe shenjat e gëzimit vëreheshin në fytyrën e tij.

Kështu pra, ecëm deri në mbrëmje duke perënduar dielli, ku arritëm te vendet e mushrikëve.U ulëm të pushojmë, kurse fëmiu na përgadiste ushqim, që të bënim iftar, ngase ishim agjërues.

Duke përgaditur ushqim, e mori një kotje gjumi ashtu, dhe flejti gjatë. Përderisa ai ishte duke fjetur u buzëqesh në gjumë. I thash shokëve se apo e shihni se si buëqeshet në gjumë! Kur u zgjua, i thash:

"O Vogëlush, të pashë pak para u buzëqeshe ne gjumë?"

Pashë një ëndërr, më pëlqeu dhe më bëri të qeshi. - tha fëmiu.

Po çfar ke par, që të bëri të qeshish? -i thash.

Tha: Pashë sikur isha në një kopsht të bukur të gjelbër, e unë shetitja në te. Pashë një pallat prej argjenti, ballkoni i të cilit ishte prej diamanti dhe margaritari, dyert i kishte prej ari, kurse perdet ishin të lëshuara, e kur vashat i ngritnin perdet, dukeshin fytyrat e tyre shkëlqenin si hëna. Kur ato më panë, më thanë:"Mirë se ke ardhë!"

Desha që t'ia zgjas dorën njërës nga ato, mirëpo ajo më tha:-"Mos u ngut se ende nuk është koha për të".

Dëgjova disa nga ato i thoshin të tjerave se ky është burri i të pëlqyeres dhe mua më thanë:-"Afrohu, All-llahu të mëshiroftë!"

Atëherë eca para, ku pashë në majë të pallatit ishte një dhomë prej arit të kuq. Në të ishte një shtrat prej akuamarine (gurë të çmuar me ngjyrë gurkali) i gjelbër, këmbët e të cilit ishin prej argjendi të bardhë. Në të gjindej një vashë, fytyra e së cilës shëndriste si të ishte dielli. Po të mos ma kishte forcuar All-llahu shikimin tim, do ta kisha humbur të pamurit dhe do të më kishte ikur mendja prej bukurisë së asaj dhome, që gjendej edhe vasha në të, e cila kur më pa, më tha:

-"Urdhëro dhe mirë se na erdhe o miku i All-llahu dhe i dashuri i Tij. Ti je për mua dhe unë jam për ty."

Desha që ta përqafoja por ajo më tha:

-"Ngadal, mos nxito! Ti ende je largë këtyre gjërave. Takimi mes ne, do të jetë nesër pas namazit të drekës. Për këtë, përgëzohu!"

Ebu Kudameh tha i thash: "Ke pa mirë, ke pa mirë -dhe kaluam natën të çuditur me ëndrrën e vogëlushit.

Kur u zgjuam, shpejtuam dhe i hipëm kuajve, kur ja thirri thirrësi duke thënë "O ti kalorës i All-llahu, shpejto dhe fito xhennetin e Tij", dhe lexonte fjalën e All-llahut:

"Dilni (në luftë) le t'ju vije (lufta) e lehtë ose e rëndë, luftoni për hirë të All-llahu me pasurinë tuaj dhe me vetën tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për, ju nëse e kuptoni."

et-Tevbeh 41

Nuk kanë kaluar vetëm disa çaste, kur ushtria e kufrit -All-llahu e mposhtë- arriti, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë. I pari prej nesh, që filloj luftën, ishte vogëlushi. Ai shpërndau tubimin dhe ndau grupin e tyre. Futej në mesin e tyre. Mbytte shumë burra dhe mposhte guximtarë.

Kur e pashë kështu, vrapova drejtë tij, kapa litarin e kalit të tij dhe i thashë: "O vogëlush, kthehu, se ti je i vogël dhe ende nuk e di tradhëtinë (mashtrimin) e luftës!"

Ai më tha: "O xhaxha, a nuk e ke dëgjuar fajlën e All-llahu ku thotë:

"O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e jobesimtarëve, mos u'a ktheni shpinën." el-Enfalë 15

A do që të hy në zjarr?!- vazhdoi vogëlushi.

Gjersa ne bisedonim, armiqtë na sulmuan të gjithë së bashku përseri, si të ishin një trup. Kështuqë, na ndanë me vogëlushin dhe secili prej nesh, ishte i nxënë me vehtën e tij. Kështu pra, në këtë betejë u vranë shumë muslimanë.

Kur mbaroi lufta dhe u ndanë dy grupet, të mbyturit nuk numëroheshin. Sillesha me kalin tim mes të vrarëve. Gjaku u rrjedhte në tokë, e fytyrat nuk u dalloheshin prej pluhurit të madh dhe gjakut të shumtë. Derisa isha në mesin e të vrarëve, kur ja e pashë vogëlushin mes thundërave të kalit të tij. E kishte mbuluar pluhuri dhe ai rrotullohej në gjakun dhe thoshte:

-"O ju vëllezër muslimanë, ju lutem për All-llahu, ma dërgoni xhaxhain tim, Ebu Kudameh."

Shkova drejtë tij ma vrap dhe dëgjova zërin e tij, por nuk e dalloja fytyrën e tij prej gjakut të madh, pluhurit dhe shkeljes së kafshëve dhe i thash se unë jam Ebu Kudameh.

"Pasha All-llahun e Qabës, më është realizuar ëndrra. Unë jam biri i zonjës së frerit të kalit. -tha vogëlushi.

Atëherë hedha vehtën drejtë tij, e putha mes dy syve, ia fshira pluhurin dhe gjakun prej fytyrës dhe i thash:

-"O vogëlush! Mos e harro xhaxhain tënd, Ebu Kudameh, në ndermjetësim në Ditën e Gjykimit." E ai më tha:

-"A harrohet njeriu si ti, o Ebu Kudameh! Mos ma pastro fytyrën me petkun tënd, se petku im më shumë e meriton të zhytet, se petku yt. Lëre e mos më pastro, o xhahxa, e ta takoj All-llahu me të. O xhaxha, kjo është vasha e xhennetit që të tregova për të. Eshtë ngritur në këmbë tek koka ime dhe pret që të dorëzoj shpirtin dhe më thotë shpejto….shpejto, ngase jam përmalluar për ty. Për All-llahun, o xhaxha, nëse të kthen All-llahu në shtepi shëndosh e mirë, meri këto rroba të mia kështu të zhytyra me gjak dhe dërgoja nënës sime të mjerë, të shkretë e të pikëlluar dhe dorëzoja asaj, që ta di se unë nuk kam lënë pas dore porosinë e saj. E as që kam ndier frikë kur jemi përleshur me mushrikët. Përcjelli selam nga unë dhe thuaj se All-llahu e ka pranuar dhuratën tënde.

Unë, o xhaxha, kam një motër të vogël, dhjet veçare. Sa herë që kthehesha në shtepi, ishte e para që më priste dhe më përshëndette dhe, kur dilja, e fundit më përcillte. Ditën kur dola, më përcolli dhe më tha: "Pash All-llahu, o vëlla, mos u vono!" Pra, nëse e takon, dërgoj selam nga unë dhe thuaj, vëllau yt ka thënë se All-llahu do të jetë mbikëqyrësi yt deri në Ditën e Gjykimit.

Pastaj-thotë Ebu Kudameh- u buzëqesh vogëlushi dhe tha: "Eshhedu en lailahe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu sadeka va'dehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" (Dëshmoj se nuk ka, që me të drejtë, e meriton adhurimin, pos All-llahut që nuk ka shok. E ka realizuar premtimin. Dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Tij). Kjo është ajo që na ka premtuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij. Të vërtetën e kanë thënë." Pastaj i doli shpirti.

E varrosem me rrobat e tij dhe e mbuluam me dhę. All-llahu qoftë i kënaqur me të dhe na bëftë ne të kënaqur me Të.

Kur u kthyem prej luftës dhe arritëm në er-Rrekkah, dertin më të madh e kisha, se si të shkoj të shtëpia e nënës së vogëlushit. Kur ja e pashë një vogëlushe që i ngjante shehidit të ri në pamje dhe bukuri; e ngritur në këmbë, rrinte tek dera dhe i thoshte çdokuj që kalonte pranë saj:

"O xhaxha, prej nga vjen?"

"Prej lufte"- i përgjigjëshin.

"A nuk është kthyer me ju vëllau im?" -pyeste ajo.

"Nuk e njohim."- thonin ata.

Kur e dëgjova, iu afrova e ajo më tha:

"Prej nga vjen, o xhaxha?"

"Prej lufte" - i thash

"A nuk është kthyer me ju vëllau im? -më pyeti vogëlushja

"Jo, nuk e njoh vëllaun tënd"

Pastaj filloi të qaj dhe tha: C'është kjo, të gjithë po kthehen e vëllau im ende nuk është kthyer.

Në atë moment më shpërtheu vaji dhe më rrjedhën lotët.

"Oj vogëlushe -i thash, thuaj nënës sate Ebu Kudameh të pret në derë."

Ma kishte dëgjuar e ëma e saj zërin, e doli me vrap dhe i kishte ndryshuar fytyra. I dhash selam e ktheu selamin dhe më tha: A ke ardhë të më përgëzosh apo të më ngushëllosh?

I thash: Ma dallo përgëzimin nga ngushëllimi, All-llahu të mëshiroftë?

"Nëse djali im është kthyer i gjallë, ti je ngushëllues, e nëse është mbytur në rrugën e All-llahut, ti je përgëzues." -tha ajo. Atëherë i thash:

"Përgëzohu, se All-llahu ta ka pranuar dhuratën!"

Filloi të qajë dhe tha:

"Elh, falënderoj All-llahun, që ma ka bërë djalin tim pajisje për Ditën e Gjykimit."

Pastaj e pyeta se si është motra e vogëlushit? Më tha, ajo është që pak para të foli. Ajo erdhi tek unë, e i thash se vëllau yt të dërgon selam dhe të thotë: "All-llahu është kujdestari yt, deri në Ditën e Gjykimit. Ajo bërtiti dhe ra me fytyrë në tokë dhe kishte humbur vetëdijen. E leviza pas një çasti, por ajo kishte ndrru jetë.

Ia dhash rrobat e vogëlushit nënës së tij, e përshëndeta dhe u ktheva i mërzitur për vogëlushin dhe motrën e tij dhe njëkohësisht i habitur me durimin e nënës së tyre.



Autori i këtij tregimi tha: "Kur ka dëgjuar këtë tregim Hafidh Ebu Mudhafer ibn El-xhevzi, ka tubuar flokë sa ka mundur dhe i ka përgaditur treqinë fre kuajesh."



Këtë ngjarje e ka transmetuar Ibnu n-Nuhas ed-Dimjati në librin e tij të quajtur "Meshariul Eshvak ila Mesariil Ushshaak". Gjithashtu tregimin e kanë treguar edhe shumë të tjerë; si Ahmed ibn el-Xhevzi ed-Dimeshki ne librin e tij "Sukul Arus ve Unsu en-Nufus".

Allahu na bëftë prej luftëtarëve në rrugën e Tij, ashtu që të fitojmë atë që fitoi vogëlushi.

Amin Amin Amin



TREGIMI 21

Njeri nder shembujt me te shkëlqyer te respektimit te urdhrave te Allahut dhe te rrugës se Tij është edhe shembulli i floktares, se bijës se faraonit. Një dite prej ditësh, ndërsa floktarja ia krihte flokët bijës se faraonit, asaj i kishte rene krehri ne toke dhe kur ajo kishte dashur ta merrte atë, kishte thënë: " Bismil-lah – Me emër të Allahut ". Bija e faraonit e kishte dëgjuar floktaren dhe i kishte thëne: Babai im është Allahu ? Floktarja i qe përgjigjur: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu. Atëherë bija e faraonit i kishte thëne: Do ta informoj babanë tim për këto fjale. Dhe ajo vërtet ashtu kishte bere. Kështu qe faraoni i kishte thëne floktares: A ke Zot tjetër pos meje ?! – Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – i kishte thëne floktarja. Faraoni kishte pyetu: A ka floktarja fëmije ? Po, i ka 4 fëmije, madje njërin ende e ka ne gji. – i kishin thëne faraonit.

- M’i sillni fëmijët e saj, - kishte urdhëruar faraoni – dhe sillmani edhe një kazan te madhe me ujë, kurse nen te ndizeni një zjarr te forte qe te vloje uji.

( Përpiqu qe ta imagjinosh se fare kishte ndodhur dhe vere veten tende ne vendin e floktares )


Faraoni kishte marre fëmijën e madh te floktares dhe i kishte thëne asaj : A ti ke Zot tjetër pos meje ?

- Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – kishte thëne floktarja.

Faraoni e kishte hedhur fëmijën ne zjarr para syve te nenës se tij dhe fëmija kishte filluar te bërtiste deri sa ishte djegur i tëri...

Faraoni kishte bere kështu edhe me fëmijën e dyte dhe te trete. Edhe ata i kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait te trete. Edhe ata kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait të tyre të madh dhe, e gjithë kjo, madje para syve të nënës së tyre, e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pastaj radha i kishte ardhur fëmijës, i cili akoma ishte në gji. Zemra e floktares kishte filluar të dridhej, kurse kraharori t’i ngushtohej, sakaq fëmija i foli asaj: Oj nëna ime, duro, sepse ti, pa dyshim, je në rrugën që është e vërtete !

Pas kësaj, faraoni i kishte hedhur ne zjarr fëmijën dhe nenën e tij...

E kuptoj se ky tregim ka bere qe zemrat tuaja të qajnë, kurse sytë të lotojnë...


I Dërguari ( paqja dhe lavdërimi i Allahut qofte mbi të ) me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Isras dhe Mi’ raxhit, ka thëne: " Ndërsa po udhëtoja në qiell, kam ndier një aromë të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaje pyeta Xhibrilin : O Xhibril, ç’është kjo aromë ? Ai më tha: Është aroma e floktares që ia ka krehur flokët bijës se faraonit dhe aroma e katër djemve te saj "


O Zot! Syri qan gjatë pikëllimit, por ai qan edhe gjatë gëzimit !


" Te durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë” Zumer 10

( Vepra e vetme, për të cilën nuk dihet shpërblimi, është durimi. )


Vërtet, s’ka dyshim se më i madhi durim, është të durosh në rrugën e Allahut dhe për fenë e Tij.


Lexuar: 3419 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |