-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Merkurë | Data: 22-Shkurtë-2017 | Ora: 09:18
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Çfarë thotë Kurani për Ademin alejhi selam?


Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

"Përkujto, o Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: "A do të vendosësh në tokë atë që bënë çrregullime dhe derdh gjaqet, kurse ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe të adhurojmë plotësisht!” Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!” [2:30]


"Ai (Zoti) i mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezantoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?” [2:31]


"(Engjëjt) Thanë: "Ti je pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Me të vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!” [2:32]


"(Zoti) Tha: "O Adem, njoftoi ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë e di më mirë fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe e di më mirë atë që ju e publikoni dhe atë që e mbani të fshehtë.” [2:33]


"E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar." [2:34]


"E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).” [2:35]
 


"E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.” [2:37]


"Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).” [3:33]


"Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu”! ai u bë.” [3:59]


"Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve” [5:27]


"Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.” [7:11]


"(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).” [7:19]


"Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t’i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?” [17:61]


"(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!” [18:50]


"Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.” [19:58]


"Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.” [20:115]


"Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”. [20:116]

"E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”. [20:117] Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” [20:120]


"Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.” [20:121]

Përmblodhi: Mr. Fehim Dragusha

 

Lexuar: 472 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-Dhjetor-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |