Sot është - E Martë | Data: 30-Maj-2017 | Ora: 12:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Çfarë thotë Kurani për të fshehtën (gajbin)?



Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshiëbërësit!


"Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).” [2:3]

(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.” [2:33]


"Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.” [3:44]


"Allahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por Allahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh. [3:179]


"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.” [4:34]
 

"O ju që besuat, Allahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose ssihjetat tuaja, për t’u dalluar te Allahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.” [5:94]
 

"Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?” [6:50]
 

"Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh).” [6:59]
 

"E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: "Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet "Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkreten, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.” [6:73]
 

"Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.” [7:188]


"Kur të ktheheni te ata, ata do t’ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar Allahu. Veprën tuaj
do ta shohë Allahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t’ju lajmërojë për atë që keni
vepruar.” [9:94]


"Dhe thuaj: "Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”. [9:105]

"Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e Allahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!” [10:20]

"Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e Allahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk u dhuroi atyre të mira. Allahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.” [11:31]
 

"Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.” [11:49]


"Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.” [11:123]

"Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet Allahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.” [12:52]
 

"Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”! [12:81] "Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.” [12:102]
 

"Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.” [13:9] "Vetëm Allahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Cështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. Allahu është i gjithfuqishëm për çdo send.” [16:77]
 

"Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta.” [18:22]
 

"Thuaj: "Allahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Cfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është
të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.” [18:26] "Ato janë xhennetet e Adnit, që
Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.” [19:61]
 
"A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej Allahut ndonjë premtim? [19:78]
 

"Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.” [21:49]
 

"Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë.” [23:92]
 
"Thuaj: "Askush veç Allahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!” [27:65]
 

"Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi” [32:6]
 

"E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. [34:3]
 

"E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” [34:14]
 

"Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.)” [34:53]

"Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari
thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre
që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-
llahu është e ardhmja.” [35:18]
 

"Nuk ka dyshim, Allahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.” [35:38]


"Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.” [36:11]
 

"Thuaj: "O Allah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin.” [39:46]

"S’ka dyshim se Allahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, Allahu sheh atë që punoni ju.” [49:18]
 

"Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.” [50:33]
 

"A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë? [52:41]
 

"A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka? [53:35]
 

"Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek Allahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se Allahu është i fuqishëm, mbizotërues.” [57:25]
 

"Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!” [59:22]
 

"Thuaj: "S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”. [62:8]
 

"Eshtë i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.” [64:18]


"Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.” [67:12]
 

"A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)? [68:47] "Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.” [72:26]


"Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).” [81:24]

Përmblodhi: Mr. Fehim Dragusha

 

Lexuar: 543 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-Dhjetor-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |