-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Merkurë | Data: 22-Shkurtë-2017 | Ora: 09:21
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kur'ani është argument për ty ose kundër teje


Ky nëntitull është marur nga hadithi të cilin e transmeton Imam Muslimi në "sahihun" e tij, hadith i cili i ndaka njerëzit në dy grupe:


Një: lexues i Kur'anit, për të cilin Kur'ani do të jetë argument për te në Ditën e Kijametit.

 
Ky është njeriu i cili e ka lexuar Kur'anin, ka vepruar sipas urdhërave të Kur'anit, largohet nga harami, hallallin e konsideron hallall, haramin haram, me te gjukon dhe ate e arbitëron, me gjykimin e tij është i kënaqur dhe mediton rreth kuptimeve të ajeteve të tij.


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend".(Sad: 29).

Ai vazhdimisht lexon Kur'an, e mëson përmendsh dhe e dëgjon, qoftë drejt për së drejti ose nëpërmejt audi kasetave.


Dy: lexuesi që lexon Kur'an, mirëpo ky Kur'an do të jetë argument kundër tij në Ditën e Kijametit. Ky njeri është ai që e lexon Kur'anin, mirëpo nuk vepron sipas urdhërave të Kur'anit, nuk largohet prej ndalesave të Kur'anit, hallallin nuk e konsideron hallall, as haramin haram, nuk gjykon me te as nuk arbitërohet te ai, nuk e pëlqen gjykimin e tij, nuk i intereson ta kuptojë, të meditojë rreth tij e as ta zbatojë në jetën e tij.
 


Ai e lexon ajetin:

"…mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve". (Ali Imran: 61).


Mirëpo parap se prapë i gënjen njerëzit gjatë bisedës, në premtime, në sjelljen e tij, në marëveshje, etj. Është për tu habitur që , kafirat disa herë i gjenë ma të drejtë se muslimanët në bisedat, sjelljet dhe premtimet e tyre.


Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thënë: Ka zbritur Kur'ani që të veprohet sipas tij, kurse njerëzit leximin e konsiderojnë vepër".


Disa njerëz e lexojnë Kur'anin, bile edhe përmendësh e mësojnë, mirëpo aspak nuk veprojnë sipas porosive që janë brenda në Kur'an. Sjellja e tyre është krejtësisht në kundërshtim me atë që është në Kur'an.


Disa të tjerë leximin e Kur'anit e kanë bërë profesion nga i cili fitojnë para. Kjo është e ndaluar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

"Lexoni Kur'anin dhe veproni me te, mos e teproni e as mos e leni pas dore, mos hani me te e as mos u pasuroni me Kur'an". (Ahmedi dhe të tjerët, hadithi është sahih).
 


"Lexoni Kur'an dhe kërkoni me te prej All-llahut, para se të vijnë disa njerëz, të cilët do të lexojnë Kur'an dhe do të kërkojnë me te prej njerëzve". (Ahmedi dhe të tjerët, hadithi është sahih).


Mos u largoni nga Kur'ani :
 


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


"E i dërguari tha: "O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!". (El-Furkan: 30).

Mushrikët e Mekës, kur u lexonte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Kur'an, ata nuk e dëgjonin, por bisedonin dhe e ngritnin zërin me biseda që mos ta dëgjojnë Kur'anin.
 
 
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Ata që nuk besuan thanë: "Mos dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!". (Fussilet: 26).

Mosbesimi dhe mosbindja në Kur'an është largim prej tij.
 

Moskuptimi dhe mosmeditimi mbi ajetet e tij është largim prej Kur'anit.
 

Mosveprimi me te, moszbatimi i urdhërave dhe moslargimi nga ndalesat është largim prej tij.


Mosgjykimi sipas tij dhe mosarbitërimi i tij është largim prej tij.
 

Mosleximi i tij është largim prej tij.


E lusim All-llahun që të na largojë nga ajo që e hidhëron dhe të na orijenton nga ajo që i pëlqen, siç është leximi i Kur'anit, memorizimi i tij dhe veprimi sipas tij gjatë natës dhe ditës, ashtu sikur e dëshiron dhe e pëlqen Ai.
 
Amin.


Jeta e sahabve është përplot shembujsh interesantë mbi interesimin e madh që e kanë pasur ndaj leximit të Kur'anit.
 
 
 

Në vijim do t’i sjellim vetëm disa prej tyre:


1- Abdull-llah ibn Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha: lexoje krejt Kur'anin për një muaj. I thashë: mundem edhe ma tepër. Më tha: lexoje për 20 netë. I thashë: mundem edhe ma tepër. Më tha: lexoje për shtatë ditë, e mos i shto asgjë kësaj". (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar Abdull-llah ibn Amrin që ta lexojë Kur'anin për ma pak se shtatë, ose sipas disa transmetimeve tjera, për më pak se tre ditë, sepse njeriu që e lexon krejt Kur'an për më pak se kaq ditë nuk mundet ta kuptojë, e aspak nuk mundet të meditojë rreth asaj që e lexon. Për këtë, po ta lexon një musliman krejt Kur'anin për shtatë ditë, kjo do të ishte një punë e vlefshme, sepse feja është lehtësim.



2- Musejeb ibn rafiu thotë: Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thoshte: bartësi i Kur'anit duhet të njihet gjatë natës, kur tjerët flejnë, duhet të dallohet gjatë ditës, kur tjerët hanë ushqim, duhet të jetë i mërzitur kur tjerët gëzohen, duhet të heshtë kur njerëzit përzihen tepër , duhet të ketë hushu, kur njerëzit kanë kibër. Bartësi i Kur'anit duhet të jetë qajtës, i mërzitur, i butë, i urtë dhe njeri që heshtë. Bartësi i Kur'anit nuk duhet të jetë i vrazhdë, as neglizhent (gafil), nuk duhet të bërtasë dhe nuk duhet të hidhërohet.



3- Junus ibn Xhubejri [rahimehull-llah] thotë: Ishim duke ecur me Xhundubin [radijall-llahu anhu], e i thashë: më këshillo. Tha: ke frikë All-llahun, kujdesu për Kur'anin, sepse ai është dritë në natën e errët dhe udhëzim gjatë ditës. Veproni sipas tij edhe nëse e keni rëndë dhe vështirë. Nëse të vjen ndonjë sprovë, jepe pasurinë tënde, e mos e jep fenë tënde. Nëse vazhdon kjo sprovë, jepe vetveten dhe pasurinë e mos e jep fenë tënde, sepse i prishur është ai që e ka prishur dinin e tij dhe i plaçkitur është ai të cilit ia kanë plaçkitur fenë. Dije se s’ka vështirësi pas xhennetit dhe pasuri pas xhehenemit".




4- Imran El-Xheuni ka thënë: Xhundubi thoshte: ishim fëmijë të vegjël dhe ecnim me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ne e mësuam imanin para se ta mësojmë Kur'anin, pastaj e mësuam Kur'anin, e me këtë e shtuam imanin.
 


5- Ata ibn Saibi thotë: Ebu Abdur-Rahmani thoshte: e kemi marur Kur'anin prej disa njerëzve që na tregonin se kur i mësonin dhjetë ajete, nuk i kalonin derisa nuk e mësoni çdo gjë që ishte në to. Ne e mësonim Kur'anin dhe veprimin sipas tij. Do ta trashëgojnë Kur'anin pas neve disa njerëz, që do ta lexojnë sikur që e pinë ujin, mirëpo nuk do tua kalon fytin.
 


6- Is’hak ibn Ibrahimi thotë: Fudajl ibn Ijadi lexonte Kur'an mërzitshëm, me këndje dhe ngadal, sikurse t’i flet ndonjë njeriut. Kur kalonte ndonjë ajet ku përmendej xhenneti e përsëritke disa herë.
 


7- Amr ibn Seleme [radijall-llahu anhu] thotë: e kishim fshatin përreth rrugës. Njerëzit kur vinin nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kalonin përreth fshatit tonë. Kur vinin, unë afrohesha dhe dëgjoja leximin e Kur'anit. Kështu vazhdova derisa memorizova shumë pjesë të Kur'anit. Njerëzit pritnin çlirimin e mekës që të publikojnë islamin e tyre. Kur u çlirua Mekeja, njerëzit vinin te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thonin: ne jemi delegatët e këtij fisi, të kam sjellur dëshminë se ata janë musliman, e kështu me radhë. Babai im shkoi si delegat i fisit tonë për t’i dëshmuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] islamin tonë. Dhe u kthye prap, e tha: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Jepni përparësi atij që di më së shumti Kur'an". Ata kërkuan njeriun që dinte më së shumti Kur'an, e nuk e gjetën askend që dinte Kur'an ma shumë se unë. Unë ateherë isha djalosh. (Ahmedi).
 


8- Zejd ibn Thabiti [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë: fisi im i thanë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ky djalosh i fisit Benu Nexhar, i dinë dhjetë sure e më tepër nga ajo që të është shpallur. I pëlqeu kjo Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: "Zejd, mëso shkrim leximin e gjuhës hebreje, sepse unë nuk u besoj çifutëve gjatë leximit të letrave që më vijnë". E mësova shkrimleximin e gjuhës së tyre pa kaluar 15 ditë. Unë ia lexoja letrat kur i vinin dhe ia shkruaja kur u përgjigjej. (Buhariu dhe Ahmedi).
 


Tregimet janë të shumta në këtë drejtim, mirëpo mendojmë se kjo mjafton të jetë nxitës për secilin musliman që të kujdeset për mësimleximin e Kur'anit, pastaj leximin e tij pa ndërprerë dhe memorizimin e tij sa ka mundësi. Këtu është shpëtimi ynë, përparimi dhe bereqeti. All-llahu na bëftë prej atyre që kurrë nuk ndahen prej Kur'anit, e lexojnë dhe mendojnë rreth asaj që e lexojnë, dhe në fund veprojnë sipas asaj që i poristë ky Kur'an.
Amin.


E pergaditi : Bekir Halimi


Lexuar: 640 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-Dhjetor-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |