Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 18:01
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Llojet e zemrave në Kuran (2)


Të nderuar besimtarë!

Në hytben e kaluar shpjeguam tetë llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Ato ishin:

1.Zemra e pastër
2.Zemra e kthyer
3.Zemra e bindur
4.Zemra e frikësuar
5.Zemra e përkushtuar
6.Zemra e udhëzuar
7.Zemra e qetë
8.Zemra e gjallë
Me këto lloje zemrash besimtari duhet të mishërohet.

Në këtë hytbe do të flasim për llojet e tjera të zemrave, por kemi të bëjmë me zemra të cilat nuk janë të lavdëruara dhe kanë një përshkrim negativ. E lusim Allahun që t’i ruajë zemrat tona nga llojet që do të përmendim në vazhdim!

Duhet të njihemi me këto zemra të këqija, duhet ta dimë e ta mësojmë të keqen, jo që të bëjmë keq e ta kultivojmë atë, por të dimë se si të ruhemi nga e keqja.

Allahu im, ruaji zemrat tona nga e keqja!

1.Zemra epshore
Zemra e cila është goditur nga sëmundje si dyshimi, hipokrizia dhe sëmundjet e epsheve të ndaluara. Allahu i Lartësuar thotë:

يٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلاَ تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلاً مَّعْرُوفاً

"O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (Ahzab, 32)

10. Zemra e verbëruar

Është zemra e cila nuk e sheh të vërtetën dhe nuk merr mësim prej saj. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ

"Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)

11. Zemra e hutuar

Zemra e hutuar nga Kurani, e angazhuar me gjërat e pavlera të kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë:



"Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: "A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?” (Enbija, 3)

12. Zemra gjynahqare

Është zemra e cila e fsheh dëshminë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلاَ تَكْتُمُواْ الشَّهَادَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ

"Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.” (Bekare, 283)

13. Zemra e mendjemadhit

Tregon mendjemadhësi ndaj teuhidit dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar. Ai thotë:

قلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ

"...zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi. ” (Gafir, 35)

14. Zemra e vrazhdë

Nga kjo zemër është larguar mëshira dhe butësia. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ

"Sikur të ishe i ashpër dhe me zemër të vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Aliimran, 159)

15. Zemra e vulosur

Nuk e pranon udhëzimin dhe as që do të dëgjojë për të. Allahu i Lartësuar thotë:

وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ

"...duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën.” (Xhathije, 23)

16. Zemra e ashpër

وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً

Nuk zbutet për imanin, nuk ndikohet nga dëgjimi i dënimeve të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:

"...dhe ua bëmë zemrat të ashpra.” (Maide, 13)

17. Zemra mospërfillëse

Nuk e përfill kujtimin e Allahut, por është e ndikuar nga epshi. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا

"Mos dëgjo atë, zemrën e të cilit e kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë.”

18. Zemra e mbuluar

Është aq e mbuluar, saqë nuk arrin dot fjala e Pejgamberit të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ

"Zemrat tona janë të mbuluara.” (Bekare, 88)

19. Zemra e prirë

Kjo zemër anon drejt së vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë:

فأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ

"Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta...” (Aliimran, 7)

20. Zemra e dyshimtë

Është një zemër që hamendet dhe vazhdimisht dyshon. Allahu i Lartësuar thotë:

وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ

"...dhe që zemrat e tyre dyshojnë.”

Të nderuar muslimanë!

Këto janë njëzet llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Është shumë e rëndësishme për çdo besimtar që ta dijë dhe ta mendojë mirë se në cilin lloj bën pjesë zemra e tij.

E lus Allahun e Lartësuar që zemrat tona të kenë model vetëm tetë llojet e para të zemrave.

Allahu im, përqendroji zemrat tona në fenë Tënde!



Përgatiti: Ulvi Fejzullahu



Lexuar: 1510 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
2 elkalem  
0
Selam alejkum Allahu na dhashte shendet , rriske te hallallit , dije te dobishme dhe verper te pranuar dhe na shperblefte me xhennet amin amin amin insha-allah

1 anjjeza  
0
jeni shum te mir veq vashdoni kjo na duhet ma shum te vedisohemi se kerka nuk jem

Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 2
Copyright © 2010 |