Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 02:49
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Porosi kuranore (22)


Si duhet të sillet muslimani me të drejtët - besnikët?

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ.


"O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.” (Teube, 119)

A lejohet mbrojtja e tradhtarëve nga ana e muslimanëve?

...وَلَا تَكُنْ لِلْخَائِنِينَ خَصِيمًا.

"...Mos u ngatërro për tradhtarët (mos u dil në ndihmë).” (Nisa, 105)

وَاسْتَغْفِرِ اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا.
"Kërkoj falje (për këtë) Allahut. Allahu falë, mëshiron.” (Nisa, 106)

Kush janë të nderuarit e të dy botëve?
 
 وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ.
 
 "Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.” (Mearixh, 32)

وَالَّذِينَ هُمْ بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ.
 
"Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).” (Mearixh, 33)
 
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ.
 
"Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.” (Mearixh, 34)
 
أُولَئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُكْرَمُونَ
 
. "Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar.” (Mearixh, 35)
 

Drejtësia, si duhet të gjykojnë muslimanët mes vete?
 
 إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَالْبَغْيِ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ.
 
 
"Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl, 90)
 
...وَإِذَا حَكَمْتُمْ بَيْنَ النَّاسِ أَنْ تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ إِنَّ اللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُمْ بِهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا.
 
"…dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si veproni. (Nisa, 58)
 

Si duhet gjykuar në mes njerëzve (jomuslimanë)?
 
 
 إِنَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ بِمَا أَرَاكَ اللَّهُ.
 
 
 "Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu.” (Nisa, 105)

Ç'janë muslimanët mes vete dhe si duhet vepruar nëse ata e luftojnë njëri-tjetrin?
 
 إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ.
 
 
 "S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” (Huxhurat, 10)

Si duhet të veprojmë kur dy grupe muslimanësh luftojnë ndërmjet vete?
 
 
 وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ.
 
"Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit.” (Huxhurat, 9)

Cilat janë pasojat e përçarjes së muslimanëve ndërmjet tyre?
 
 وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ.
 
"Dhe respektojeni Allahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake) Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” (Enfal, 46)
 
..وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ.
 
"Po kush mbështetet në Allahun, s’ka dyshim se Allahu është ngadhënjyes i urtë.” (Enfal, 49)

Si duhet të veprojmë me ata që e përçajnë fenë dhe ndahen në gupe?
 
إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ.
 
"Vërtetë ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Cështja e tyre është vetëm te Allahu, Ai do t’i njohë me atë që punuan.” (En’am, 159)
 

Autor: M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha

 

Lexuar: 930 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-December-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |