وَإِنْ أَحَدٌ مِنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلَامَ اللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْلَمُونَ.
"E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në më¬nyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vër¬tetën e fesë islame).” (Teube, 6)
Ç'duhet të bëjë muslimani në rast se jobesimtari e fyen?
وَاصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِاللَّهِ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ.
"Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!” (Nahl, 127)
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ.
"S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” (Nahl, 128)
Ç'duhet të bëjë muslimani në rast se jobesimtari e fyen me fjalë të ndyta?
وَاصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَاهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا.
"Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.” (Muzemil, 10)
Ç'duhet të bëjë muslimani në rast se jobesimtari i ndërpret lidhjet me të?
...وَإِنْ خِفْتُمْ عَيْلَةً فَسَوْفَ يُغْنِيكُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ إِنْ شَاءَ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ حَكِيمٌ.
"...Nëse i frikësoheni skamjes, Allahu me dëshirën e vet do t’ju pasurojë me mirësitë e Tij. Allahu është i gjithëdijshëm, është i urtë. (Teube, 28)
M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha