Sot është - E Enjëte | Data: 21-Shtator-2017 | Ora: 23:50
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rëndësia e mësimit të Kuranit


T’ia mësosh Kuranin dikujt është farz kifaje, ndaj gjithashtu dhe të mësuarit e tij përmendësh është farz kifaje, në mynyrë që të mos ndërpritet transmetimi i tij. Nëse e mësojnë atë disa përsona, bie obligimi nga të tjerët. I Dërguari i Allahut na tregon se njerëzit më të mirë janë ata që mësojnë Kuranin dhe ia mësojnë atë të tjerëve.
 
 
 Transmetohet nga Uthmani se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ia mëson të tjerëve.”
 
Abdurrahman es Sulemi -i cili e ka transmetuar këtë hadith nga Uthmani- thotë: "Ky hadith më bëri që të ulem 40 vite me rradhë në xhami dhe t’ua mësojë njerëzve Kuranin.”
 
Ndërsa në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut thotë: "Ai i cili nuk ka në gjoksin e tij ndonjë pjesë nga Kurani është si shtëpia e prishur.”
 
 
 Etika e leximit të Kuranit Ai që e lexon Kuranin duhet të ketë parashysh këto kritere:
 
 
1. Të drejtohet nga kibla, nëse ka mundësi.
 
2. Të përdorë misvakun si pastrim dhe respekt të Kuranit.
 
3. Të ketë abdes.
 
4. Të ketë rrobat dhe trupin e pastër.
 
5. Ta lexojë Kuranin me meditim dhe përkushtim.
 
6. Të jetë prezent me zemrën e tij kur e lexon Kuranin në mënyrë që kjo të ndikojë më shumë dhe ti lërë bisedimet gjatë leximit të Kuranit.
 
7. Preferohet që gjatë leximit të Kuranit të qajë, e nëse nuk qan, atëherë të bëjë sikur po qan.
 
8. Të zbukurojë zërin e tij gjatë leximit ,e nëse nuk e ka zërin e bukur duhet të përpiqet ta zbukurojë atë, aq sa ka mundësi.
 
9.Të tregohet i sjellshëm gjatë leximit të Kuranit, mos të qeshë dhe mos të luajë dhe mos të shikojë gjëra që ia tërheqin vëmendjen dhe përqëndrimin nga Kurani.
 
10. Gjithashtu, kur të fillojë leximin e Kuranit të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Gjithashtu edhe ai që e dëgjon Kuranin duhet që ta dëgjojë me zemër të përkushtuar, të meditojë në kuptimet e ajeteve dhe domethënieve të tij dhe mundësisht të heshtë gjatë dëgjimit të Kuranit, duke përkujtuar fjalën e Allahut:
 
 "Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.”
 
 
Përgatiti: Shaban Murati


Lexuar: 609 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-Dhjetor-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |