Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 14:05
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Si të përfitojmë nga Kur'ani


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Në të gjitha këto ka përkujtim, për atë që ka zemër, ka hedhur dëgjimin dhe është dëshmitar". (Kaf: 37).


Nëse dëshiron të përfitosh nga Kur'ani, përmbledhe zemrën gjatë leximit, hedhe dëgjimin, konsidero vehten se All-llahu të drejtohet me këto ajete, pasiqë All-llahu ti ka dedikuar këto ajete ty. Për tu arritur dobia nga leximi i Kur'anit duhet të ketë element që ndikon, vend qe e pranon këtë ndikim, kushti për tu realizuar ndikimi dhe largimi i pengesës që e pengon realizimin.
 
 
Përbmushja e këtyre katër kushteve mundëson arritjen e efektit të plotë. Këto gjëra ajeti i lartcituar i përmbledhë dhe i sqaron me sqarim të plotë.


Pjesa e ajetit: "Në të gjitha këto, ka përkujtim", dmth në ajetet që kanë kaluar nga sureja Kaf deri në këtë ajet. Ky është elementi ndikues.

"Për atë që ka zemër", është vendi që e pranon ndikimin. Qëllimi është zemra e gjallë që kupton atë që ia thotë All-llahu, sikurse thotë në ajetin tjetër:

"…ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë. Për t'ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë…". (Jasin: 69-70). Dmth atij që ka zemër të gjallë.


"Dhe ka hedhur dëgjimin". Dmth ka drejtuar dëgjimin e tij dhe e ka angazhuar këtë shqisë që të dëgjon atë që i thuhet. Kjo është kushti që të arrihet ndikimi me fjalë.


"Dhe është dëshmitar". Dmth është i pranishëm me zemër, nuk është duke munguar.


Ibn Kutejbeja [rahimehull-llah] thotë: dëgjo Librin e All-llahut duke qenë i pranishëm me zemër dhe kuptim, e jo gafil dhe i pakujdesshëm.
 
Me këtë ka aluduar në pengesën e cila mund të pengon arritjen e dobisë, që është neglizhenca (gafleti) dhe pakujdesi ndaj asaj që i thuhet dhe mendimi rreth asaj që i thuhet.
 
Pra, nëse gjindet elementi ndikues, që është Kur'ani, vendi që e pranon ndikimin, që është zemra e gjallë, ekziston kushti, që është dëgjimi dhe largohet pengesa, që është angazhimi i zemrës dhe moskujdesi ndaj asaj që i thuhet dhe marja me gjëra tjera në atë kohë, do të arrihet ndikimi, që është pasja dobi nga Kur'ani i madhëruar.



Si ta lexojmë Kur'anin



All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"…dhe Kur'anin lexoje me vëmendje". (El-Muzzemmil: 4).

Dmth, lexoje ngadal, me kujdes që të ndihmon ta kuptosh Kur'anin dhe të meditosh rreth ajeteve të tija.

E kanë pyetur Ummu Selemen [radijall-llahu anha], si e lexonte Kur'anin Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Është përgjigjur:
 
 Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lexonte Kur'an, e ndalte leximin në secilin ajet. Lexonte bismil-lahir-rahmanir-rahim, pastaj ndalej, lexonte el-hamdulilahi rabbil-alemin, pastaj ndalej, lexonte er-rahmanur-rahim, pastaj ndalej, lexonte maliki jeumid-din, pastaj ndalej. Kështu vepronte deri në fund të sures". (Transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).
 


Është e pëlqyer që leximi i Kur'anit të bëhet ngadal, të zbukurohet zëri dhe mos të nxitohet.



Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"Zbukuroni zërin e juaj gjatë leximit të Kur'anit, sepse zëri i bukur ia shtonë bukurinë Kur'anit". (Ebu Davudi dhe tjerët, hadithi është sahih).


Kurse Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: "Mos e lexoni Kur'anin sikur kur e hedhni rërën e as sikur kur e lexoni poezinë, por lexoni ngadal dhe ndaluni në mrekullitë e tija, lëvizni zemrat dhe mos ta keni qëllim përfundimin e sures". (Buhariu).


Është e pëlqyer që pasi të lexon Kur'an të bëjë lutje dhe të kërkon prej All-llahut ndonjë gjë që i nevojitet, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:


"Kush lexon Kur'an, le të kërkon prej All-llahut me këtë vepër çka të dëshiron". (Tirmidhiu, hadithi është hasen).


 
 
 
 

Lexuar: 1023 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-December-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |