Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 16:16
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tubimi i Kuranit gjatë jetës së Muhamedit alejhi selam


Kurani është tubuar në dy periudha: në kohën e Pejgamberit dhe në kohën e hulefai rashidinëve dhe secila periudhë dallohet me veçoritë dhe karakteristikat e veta të posaçme. Fjala tubim ndonjëherë ka për qëllim nxënien e Kuranit përmendësh dhe ruajtjen e tij në kujtesë, ndonjëherë ka kuptimin e shkrimit, të shënimit të Kuranit në faqet e shkruara. Edhe njëra mënyrë e tubimit edhe tjetra janë zbatuar në kohën e Pejgamberit. Kurani, pra, është ruajtur në dy mënyra: duke e nxënë përmendësh, që është tubim në gjokse, dhe duke e shkruar.
 
 
Allahu e nderoi umetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem me një karakteristikë që nuk e kanë pasur fatin ta kenë umetet e tjera të mëhershme, e ajo është që atyre ua mundësoi ta mësojnë Kuranin përmendësh. Kjo ishte njëra nga shkaqet kryesore me të cilat Allahu i Lartësuar e ruajti librin e Tij të fundit të zbritur, Kuranin.
 
 
Numri i haditheve që tregojnë për vlerën e mësimit të Kuranit përmendësh është i njohur dhe i shumtë. Muhamedi salallahu alejhi ue selem i nxiste shumë sahabët që ta mësonin përmendësh atë që i zbriste nga Kurani dhe sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e mësonin përmendësh Kuranin duke e dëgjuar nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Njëra nga sahabet, Um Hisham, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se si e mësoi ajo suretu el-Kaf nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thotë: "Ne dhe familja e Resulullahut kishim vetëm një furrë dy vite me radhë dhe pata fatin që të mësoj përmendësh kaptinën Kaf nga gjuha e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.” (Muslimi)
 
 
 
Aq shumë i kushtonte rendësi Muhamedi salallahu alejhi ue selem mësimit përmendësh të Kuranit, saqë kur vinte ndokush nga vendet e huaja në shtetin islam në Medinë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem e drejtonte atë te ndonjëri nga sahabët që dinte Kuran dhe e urdhëronte atë që t’ia mësonte Kuranin përmendësh atij. Në lidhje me këtë na transmeton sahabi Ubade bin Samit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: "Kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte i angazhuar e kur vinte ndonjë njeri muhaxhir (ai qe shpërngulet nga vendi i kufrit në vendet islame), e dërgonte tek ne apo ndonjëri prej nesh që t’ia mësonim Kuranin.” (Ahmedi)
 
 
 
Gjatë jetës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem e mësuan përmendësh Kuranin shumë sahabë, saqë është e vështirë t’i përmendim të gjithë. Më të njohurit që e kanë mësuar më shumë përmendësh Kuranin kanë qenë hulefa errashidunët (Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Aliu), Talha, Sadi, Ibn Mesudi, Hudhejfe ibën Jemanë, Ebu Musa Eleshariu, Salim Mevla ebi Hudhejfeh, Abdullah ibn Omer si dhe shumë të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Në hadithin që transmeton Katadja, ai thotë: "E pyeta Enesin se kush e ka mësuar Kuranin përmendësh gjatë jetës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem?” Tha: "Katër, që të gjithë nga ensarët: Ubej bin Kabi, Muadhi, Zejd bin Thabiti si dhe një burrë nga ensarët i quajtur Eba Zejd.” (Buhariu dhe Muslimi)
 
 
 
Kurse nga sahabet që e kanë mësuar Kuranin përmendësh gjatë jetës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem është Umu Veraka, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilën Muhamedi salallahu alejhi ue selem e urdhëroi t’i bëhej imame familjes së vet. Hadithin e shënon imam Ahmedi në musnedin e tij.
 
 
Nga kushtimi i rëndësisë së madhe nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ata u përkushtuan që ta shkruajnë sa më mirë Kuranin në mënyrë që të ruhej nga humbja apo ndryshimi. Pasi Muhamedi salallahu alejhi ue selem urdhëroi që të ruhet Kurani në gjokset e sahabëve, urdhëroi gjithashtu që të ruhet edhe duke e shkruar në vargje. Gjithashtu në fillim ndaloi që të shkruhet Hadithi (fjalët e tij), nga frika se mund të ngatërrohej me Kuranin.
 
 
Në sahihun e Muslimit, në hadithin që transmeton Ebu Seid el Hudri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuhet se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thanë: "Mos shkruani nga unë. E kush ka shkruar nga unë përveç Kuranit, le ta shlyejë atë.” Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, lidhur me këtë hadith thotë: "Ka qenë ndalesa për shënimin e haditheve atëherë kur ishte frika se mos po ngatërrohej diçka nga hadithet me Kuranin dhe kur u sigurua nga ajo, atëherë u lejua shkrimi i haditheve.” Ibnu el-Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Ndalesa për shënimin e haditheve ishte vetëm gjatë zbritjes së Kuranit nga frika se ka mundësi që të përzihet me diçka nga Kurani.”

 

Po ashtu nga kushtimi i rëndësisë aq të madhe të ruajtjes së Kuranit nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur i zbrite diçka nga Kurani, thërriste njërin nga shkruesit e shpalljes dhe e urdhëronte që ta shkruante atë që i kishte zbritur nga Kurani e si ilustrim për këtë do të sjellim hadithin që transmeton Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem i diktoi ajetin: "Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndenjën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i gradoi në një shkallë më lart mbi ata që ndenjën (me arsye). Por të gjithëve Allahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndenjën (pa arsye) Allahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.” (Nisa: 95) E pastaj erdh ibn Umi Mektume e ia diktoi edhe atij. (Buhariu dhe Muslimi)
 

 
 
Sahabët e Resulullahut përdornin për shënimin e Kuranit atë që kishin mundësi, si lëkura, eshtra, pllaka guri, fleta hurmash, dërrasa që vendosen mbi shpinën e deveve etj. Nga Berau, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se kur i zbriti Muhamedit salallahu alejhi ue selem ajeti i lartpërmendur (Nisa 95), i tha Muhamedi salallahu alejhi ue selem: "Ma thirr Zejdin dhe le të marrë mjetet për shënim (ashtin e gjerë)”, dhe i tha: "Shkruaj.” (Buhariu)
 
 

Këto transmetime e shumë të tjera tregojnë se sa i kanë kushtuar rëndësi sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, shënimit të Kuranit dhe ruajtjes së tij e falë mirësisë së Allahut e pastaj këtij mundi të madh të sahabëve mbi shkrimin dhe mësimin përmendësh të Kuranit, mbeti i ruajtur në atë mënyrë aq të mrekullueshme, por nuk u tubua në musaf (quhet ai libër ku janë tubuar të gjitha suret e Kuranit në tërësi) gjatë kohës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Kastalani në lidhje me këtë thotë: "Kurani ishte i shkruar në tërësi në kohën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por nuk ishte i tubuar në një vend si dhe ende nuk ishte radhitur në sure siç është i radhitur tani në Kuran. Vdiq Resulullahu salallahu alejhi ue selem e gjendja e Kuranit ishte ashtu siç përmendëm tani.”
 
 
 
Ndokush ka të drejtë të pyesë se pse nuk është mbledhur Kurani Kerim në kohën e Resulullahut salallahu alejhi ue selem sikurse e tuboi Ebu Bekri apo Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ulematë kanë përmendur shumë shkaqe, por ne do të ndalemi te disa prej tyre:


• Nuk u paraqit nevoja e tubimit të Kuranit aq shumë siç u paraqit në kohën e Ebu Bekrit e të Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me ta.


• Në kohën e Muhamedi salallahu alejhi ue selem Kurani ishte në zbritje e sipër e ishte mundësia që disa ajete që zbritnin t’i anulonin disa të tjera.


• Kurani nuk kishte zbritur përnjëherë në tërësi, por ishte në zbritje pjesë-pjesë kohë pas kohe, që po të ishte përmbledhur në tërësi në një vend, atëherë do të ishin të detyruar që t’i ndryshojnë të gjitha shkrimet e Kuranit sa herë që zbritnin ajete apo sure.
 
 
Radhitja e ajeteve në sure dhe radhitja e sureve në Kuran


Prej çështjeve që ulematë mbi shkencat e Kuranit kanë hulumtuar është edhe radhitja e ajeteve në sure (kaptina) si dhe radhitja e sureve në Kuran.
 

Në çështjen e parë është ixhmaja e ulemave (uniteti i të gjithë dijetarëve islamë të një kohe), se radhitja e ajeteve në sure ishte çështje e caktuar e prerë nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem e nuk kishte lënë vend për hulumtim e supozime në këtë çështje. Nuk pati asnjë nga ulematë që e kundërshtoj këtë dhe argumentet për të janë të shumta. Ne më herët i përmendëm disa prej tyre e si pjesë plotësues tani po përmendim edhe një hadith që e transmeton Ibn Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: "I thashë Uthmanit: "Ky ajet i cili është në suren Bekare: 240: "Ata që vdesin nga mesi juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vit, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. Allahu është më i fuqishmi, më i dituri.” Këtë ajet pse e shënon kur dihet se e ka anuluar ajeti i mëvonshëm: "E ata që vdesin dhe lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. Allahu hollësisht e di çka veproni.” (Bekare: 236) E më tha: "O vëllai im, nuk e ndërroj asnjë ajet nga vendi i tij.” (Shënon Buhariu)
 

Kurse për radhitjen e sureve në musaf, mendimi më i saktë është se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia la umetit të tij që të vendosë për të e këtë radhitjen e sureve në Kuran e bën sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, sipas ixhtihadit të tyre.
 
 


E kjo ishte shkurtimisht ajo që deshëm të themi mbi tubimin e Kuranit në kohën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, që na jep të kuptohet se Kurani u shkrua në tërësi në kohën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem e kjo është një argument i fortë kundër atyre që supozojnë se Kurani nuk u përmblodh në tërësi në kohën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Në fund, lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që e mësojnë Kuranin dhe prej atyre që i ruajnë kufijtë e tij e që ia japin hakun atij në mësim, lexim, përsëritje e praktikë. Amin!

Përktheu: Hevzi Kadriu

 

Lexuar: 2008 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-December-2009
Shkruani një Koment
2 habibe  
0
nuk po kupptoj .... qysh jan rradhit suret edhe pse KUR'ANI quhet edhe musaf???? FLM

1 luljeta  
0
shum mirr ata qe e lexojn

Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 2
Copyright © 2010 |