Sot është - E Shtunë | Data: 27-April-2024 | Ora: 04:32
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tubimi i Kuranit në kohën e Ebu Bekër Es-Sidikut


Përderisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte gjallë, Kurani nuk ishte tubuar gjatë jetës së tij i shkruar në një vend, por ishte i shpërndarë në pllaka të ndryshme si dhe në mjete të ndryshme të shkrimit, ashtu që nuk ishte nevoja për tubimin e Kuranit në një vend gjatë jetës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
 
E pasi Ebu Bekër es-Sidiku, Allahu qoftë i kënaqur me të, u bë kalif i muslimanëve, u paraqiten disa shkaqe për tubimin e Kuranit në një vend. Shkaku më i rëndësishëm ishte që Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte ngritur në shoqërinë e të Lartësuarit dhe shpallja ishte ndërprerë. Kjo ishte fatkeqësi e madhe për umetin dhe kjo u bë shkaku kryesor për tubimin e Kuranit në një vend.
 
E pastaj ndodhi fatkeqësia e madhe në Jemame, në të cilën humbën jetën një numër i madh sahabësh, ndër të cilët shumë hafëzë, gjë e cila e detyroi Omerin që të shkonte tek Ebu Bekri dhe të kërkonte prej tij që ta tubojë Kuranin dhe ta shkruajë në një vend që të mos humbë Kurani me vdekjen e hafëzëve. Kështu veproi Ebu Bekri, pasi fillimisht ishte në dilemë se si ta bënte një veprim të tillë, që Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk kishte bërë.
 
E pa dyshim se ndodhia e Jemames ishte shkaku kryesor nxitës për tubimin e Kuranit si dhe shkrimin e tij në një vend, që në gjuhën arabe quhet musaf. Na jep të kuptojmë nga të gjitha transmetimet se ai i pari i cili urdhëroi për tubimin e Kuranit nga sahabët ishte Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga një prezantim e konsultim nga Omeri, kurse ai i cili u obligua me këtë punë gjigante tubimin e Kuranit ishte Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku ai na tregon për fillimin e kësaj ndodhie. Në transmetimin që shënon Buhariu thotë: "Pas luftës në Jemame, më thirri Ebu Bekri, kur hyra tek ai, aty kishte qenë ulur Umeri. Ebu Bekri më tha: "Erdhi tek unë Umeri e më tha Lufta ka marrë përmasa të gjera me vrasjen e hafëzëve. Kam frikë se lufta do të vazhdojë dhe në çdo vend do të humbim ende hafëzë të tillë. Unë jam i mendimit që të urdhërosh të tubohet Kurani!” Unë i thashë: "Si të bëj atë që nuk bëri Pejgamberi?” Umeri më tha: "Kjo është në dobi!” Ma përsëriti disa herë derisa edhe mua m’u mbush mendja ashtu si Umerit !” E më tha Ebu Bekri: "Ti je i ri, je i zgjuar, te ti nuk kemi dyshim, ti shkruaje shpalljen e Pejgamberit, ti fillo dhe tuboje Kuranin!”
 


Shumica e ulemave thonë se Ebu Bekr es-Sidikut i takon një vlerë e veçantë për tubimin e Kuranit, pasi ishte i pari i nga sahabët që urdhëroi të tubohet Kurani në atë mënyrë aq precize duke urdhëruar që të tubohet Kurani nga të gjitha kopjet që ishin tek sahabët për shkak se derisa filloi Ebi Bekri ta tubojë Kuranin në mënyrë masive nga të gjithë sahabët, deri atëherë të gjithat shkrimet e Kuranit ishin individuale, mu për atë ky tubim kishte një rëndësi të veçantë në historinë islame e po ashtu për vlerën e mbërritjes shkallën tevatur (grup njerëzish që është e pamundur të bashkohen në gënjeshtër) si dhe rënia dakord e gjithë sahabëve në atë tubim e shumë cilësi të veçanta që kishte tubimi i Ebu Bekrit.
 


Është diçka e natyrshme, vëlla i nderuar, që të pyesësh se për çfarë arsyeje Ebu Bekri e zgjodhi Zejdin si njeriun me meritë më të madhe për tubimin e Kuranit nga të gjithë sahabët. Përgjigjja është për një varg shkaqesh si vijojnë:


• Për shkak se ishte një sahabi i ri dhe kjo ishte një përparësi për tubimin e Kuranit, gjithashtu ai që është i ri nuk ngutet që të vendosë vetë për një çështje e po ashtu e pranon këshillën më lehtë nga të tjerët.


• E po ashtu Zejdi ishte një sahabi shumë i mençur e kjo ishte gjithashtu një përparësi e veçantë për këtë autorizim.
• Po ashtu Zejdi ishte ndër ata sahabë që patën nderin që të shkruajnë shpalljen e Kuranit gjatë zbritjes së tij, ashtu që pati rastin të dëshmojë të gjitha llojet e zbritjes së Kuranit, rast i cili iu dha një numri shumë të vogël nga sahabët e ai shkrim mbeti si leximi i Kuranit që e lexonin sahabët derisa vdiq Muhamedi salallahu alejhi ue selem.


• Ish njeri shumë besnik, nuk kishte fije dyshimi në besnikërinë e tij e gjithashtu ishte i përqendruar në fe.


• Ishte nga hafëzët e Kuranit të Madhëruar që e dinte përmendësh me përpikëri e po ashtu ai pati nderin që Kuranin e mësoi përmendësh ashtu siç ia paraqiti Muhamedi salallahu alejhi ue selem e na transmeton se ai ishte prezent në shpalljen e fundit të Kuranit. Thotë Ebu Abdurrahman eSulemi: "Zejd bin Thabiti ia ka lexuar Kuranin të Dërguarit salallahu alejhi ue selem në vitin që vdiq dy herë e mu për këtë shkak Ebu Bekri dhe Omeri e zgjodhën për tubimin e Kuranit, ndërsa Uthmani e autorizoi për shkrimin e Kuranit.
 
 
E filloi Zejdi tubimin e Kuranit nga lëvoret e drunjve, eshtrat, lëkurat dhe nga gjokset e njerëzve nën përcjelljen dhe kujdesin e Ebu Bekrit dhe Omerit si dhe shumë nga sahabët më të dalluar. Urve ibn Zubejri thotë: "Kur humbën jetën shumë nga hafëzët e Kuranit në Jemame, Ebu Bekri pati drojën se po humb Kurani dhe i tha Omerit dhe Zejd Bin Thabitit të ulen në derë të xhamisë e kush t’ju vijë me dy dëshmitarë për ndonjë pjesë të Kuranit, shënojeni atë. Ibn Haxheri thotë se transmetuesit e këtij hadithi janë të vërtetë, edhe pse ka ndërprerje në zinxhir.
 
 
Me angazhimin e sahabëve në tubimin e Kuranit mori formën ky tubim si Ixhma Sahabe, ashtu që ranë dakord sahabët në tubimin e Kuranit në këtë mënyrë si dhe gjeti pranimin nga i gjithë umeti, duke u tubuar Kurani në metodën më të mirë e më të përsosur. E përfundojmë këtë punim me një fjalë të Aliut, i cili thotë: "Allahu e mëshiroftë Ebu Bekrin. Ka qenë njeri me shpërblimin më të madh për tubimin e Kuranit. Ai është i pari i cili tuboi Kuranin që ishte i shpërndarë në pllaka të ndryshme.” Ibn Haxheri thotë: "Kur shikojmë se çfarë shërbimi i bëri Ebu Bekri tubimit të Kuranit, biem në përfundim se Ebu Bekrit i takon nderi më i madh e sa për ilustrim të këtij shembulli mund të cekim hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, që thotë: "Kush bën një punë të mirë në Islam (që ka bazë fetare në të) e të tjerët e pasojnë, do të ketë shpërblimin e saj si dhe shpërblimin e të tjerëve (duke mos ua pakësuar atyre shpërblimin) deri në Ditën e Kiametit.” (Muslimi)
 
 
 
E pastaj thotë se nuk ndodh që dikush ta tubojë Kuranin pas tij përveçse do ta ketë Ebu Bekri shpërblimin si shpërblimin e tij deri në Ditën e Kiametit.

E kështu pra Allahu bëri që gjeneratë pas gjenerate të ketë njerëz që mësojnë Kuranin përmendësh dhe e ruajnë atë edhe nga devijimet më të vogla, si vërtetim i fjalës së Allahut në Kuran: "Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Hixhër: 9)

Ebu Bekri ishte njeriu i parë prej atyre që Allahu i zgjodhi për këtë punë të shenjtë. Allahu e shpërbleftë me shpërblimin më të mirë për këtë shërbim që ia bëri Islamit dhe muslimanëve! E lusim Allahun që të na bashkojë ne me të në xhenetet më të mira, ngase Allahu është ai që i dëgjon lutjet e besimtarëve dhe u përgjigjet atyre.

Përktheu nga arabishtja: Hevzi Kadriu


Lexuar: 1247 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-December-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |