Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 11:02
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gjërat që e prishin agjërimin


Gjërat që e prishin agjërimin
 
 
Shkaqet që çojnë në prishjen e agjërimit ndahen në dy grupe:
 
 
1 - Ajo që e prish agjërimin dhe e obligon agjëruesin që ta zëvendësojë atë ditë, dhe të kryejë dëmshpërblimin kundrejt atij gabimit.

Marrëdhëniet seksuale - Të bësh marrëdhënie seksuale gjatë ditës së agjërimit është një nga gjynahet më të mëdha. Pra, marrëdhëniet seksuale janë shkak për prishjen e agjërimit të atij personi mashkull qoftë apo femër, dhe kush e kryen këtë vepër gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që nuk është udhëtar dhe nuk është i sëmurë, ka obligim ta zëvendësojë atë ditë dhe të lajë një dëmshpërblim të madh për këtë gjynah.
 
Ky dëmshpërblim është:

a - Lirimi i një robi besimtar; nëse s’ka mundësi të gjejë një të tillë, atëherë:

b - Duhet të agjërojë 2 muaj rresht pa ndërprerje. Nëse nuk ka mundësi për ndonjë arsye të fortë (si sëmundja), atëherë:


c - Duhet të ushqejë 60 të vobektë dhe ky dëmshpërblim obligohet si për burrin ashtu edhe për gruan nëse ajo i është bindur atij me dëshire.

2 - Ato vepra që e prishin agjërimin dhe obligojnë agjëruesit vetëm zëvendësimin e asaj dite pa dëmshpërblim; këto janë:


a - Të ngrënit dhe të pirit me qëllim gjatë ditës së agjërimit

b - Të ngrënit dhe të pirit, edhe marrëdhënia seksuale, jo me qëllim për prishjen e agjërimit, por duke menduar se ka perënduar dielli dhe është koha e iftarit, dhe me vonë mëson se iftari s’ka ardhur akoma. Në këtë rast ka për obligim vetëm zëvendësimin e asaj dite.

c - Gjilpërat me efekt ushqyes. (duhet te kemi parasysh se pompat që përdoren për sëmundjen e asmave nuk e prishin agjërimin, po ashtu edhe ilaçet me pika që hidhen si në sy apo ne vesh).

ç - Nxjerrja e spermës me qëllim pa marrëdhënie seksuale, cilido qoftë shkaku i saj, si nga puthjet, prekjet dhe përqafimet e burrit ndaj gruas dhe anasjelltas. Duhet të kemi parasysh se dalja e spermës në ëndërr apo thjeshtë nga mendimet nuk e prishin agjërimin.
 
d - Marrja e gjakut për qëllim analizash nga damarët nuk e prish agjërimin, por nëse sasia e këtij gjaku është më e madhe se kaq atëherë është më mirë të shtyhet deri në kohën e iftarit, ne pamundësi të shtyrjes atëherë shejkh Ibn Baz thotë se është më mirë të zëvendësohet kjo ditë (të bëhet kaza).

Gjithashtu edhe rrjedhja e gjakut që del nga nxjerrja e një dhëmbi apo një çarje në trup nuk e prishin agjërimin edhe pse duhet të mundohemi gjithmonë shmangien e këtyre gjërave sipas mundësisë.

e - Agjërimi prishet gjithashtu kur femra është në periudhën e menstruacioneve dhe të lehonisë.

f - Shkak për prishjen e agjërimit është edhe dalja nga Islami dhe kthimi në kufër (mosbesim).

g - Të vjellurit me qëllim është gjithashtu vepër që ndikon në prishjen e agjërimit, ndërsa të vjellurit paqëllim nuk e prish atë. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: Kush vjell pa qëllim kur është agjërushëm nuk e prish agjërimin, (d. m. th. s’ka kaza për të) dhe kush vjell me qëllim le ta zëvendësojë atë ditë".

h - Shkak për prishjen e agjërimit është edhe prishja apo refuzimi i nijetit.


Lexuar: 10980 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
13 lami  
0
me falni aeprish agjerimimn derdhja e spermes ne gjum kur jam ninushem

12 Vigan  
0
kam nje pyetje per ta bere a e prish agjerimin leshimi i ndonje gazre

11 Agon  
0
Nese nje njeri fol me nje femer ose mashkull të panjohur dhe mundohet qe te formoj nje dashuri a prishet agjerimi

10 flamur  
0
pershendetje . Ni shok i imi ka vathin ngjit ne vesh, a e prish kjo ramazanin , kisha pas deshir me dit

9 flamur  
0
flamuri15@live.com

8 FATONI  
0
nese te qesin hunt gjak aepirsh agjermin te lutna ma ktheni qit pergjigje

7 arberi  
0
Selamalejkum kame nje pytje nje shoku imi me pyti a prishet agjerimi nese shikon pornografi dua ca kshilla pi hogjes

6 besi  
0
selamu alejkum
A prishet agjerimi nese qesim pika ne hunde ne ate rast kur jemi shume te bllokuar nga fyti dhe hundet ?

5 111  
0
a e prish agjerimin nese pshtyejm dhe nxjerrim gelbaz nga goja ?

4 elkalem  
0
we alejkum selam vlla Milaim marrja e tabletave apo tjeter diqka eshte e ndalune gjate agjerimit sepse ajo percilllet neper fyte dhe kalon ne lukth sipas , fetva te dijetareve kjo gje eshte e ndalune gjate agjerimit sepse e prishe agjerimin Allahu alem .selam alejkum

3 elkalem  
0
per edenit we alejkum selam vlla i nderuar rrjedhja e gjakut nga hunda nuk e prishe agjerimi, allahu alem

2 edenit  
0
Selamalejkum dhe kam nje pyetje per ta bere, a e prish agjerimin nese hundet qesin gjak... flm

1 milaim  
0
Selamalejkum......ju pershendes dhe kam nje pyetje.... gjat agjerimit a lejohet pirja e nje tablete kunder dhimbjes se kokes...... edhe se ajo nuk shohet si vlere ushqimore...... ju faleminderit

Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 13
Copyright © 2010 |