Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 01:51
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gjërat që nuk janë të pëlqyeshme gjatë agjërimit


 
Gjërat që nuk janë të pëlqyeshme gjatë agjërimit
 
Agjërimi ka dispozita dhe rregulla të cilat duhet ti zbatojmë me përpikëri në mënyrë që agjërimi ynë të jetë sa më i plotë e sa më i rregullt, që të arrijmë përmes tij mirësitë, begatitë dhe shpërblimin e Allahut dhe mos të na shkojë mundimi kot .

Profeti, alejhi selam, ka thënë: "Ka nga ata që agjërojnë dhe nuk kanë fituar asgjë nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes".
Agjërim, nuk do të thotë të largohesh vetëm nga ngrënia dhe pirja, porse duhet të largohemi nga çdo fjalë dhe vepër e ndaluar dhe e papëlqyer.

Disa nga të parët tanë kanë thënë: "gjeja më e lehtë në agjërim është të lesh të ngrënit dhe të piret, porse kështu nuk arrihet afrimiteti tek Allahu xh. sh., duhet të largohemi nga epshet, dhe nga çdo vepër apo fjalë që Allahu na ka ndaluar prej saj".

Muslimani ka për detyrë gjatë gjithë kohës të jetë larg fjalëve e veprave të ndaluara nga Allahu xh. sh. dhe në veçanti në muajin e agjërimit.

Siç dihet se ai që bën vepra të tilla jashtë muajit të Ramazanit meriton të dënohet për atë që ka bërë, kurse në muajin e Ramazanit përveç dënimit ka rrezik që edhe sevapin e agjërimit ta ketë të mangët ose edhe ta humbasë fare për shkak të fjalëve dhe veprave të tilla.

Agjërimi i saktë dhe i vërtetë është i atij që i ka agjëruar barku nga ushqimet dhe pijet, dhe i atij që gjymtyrët i kanë agjëruar nga gjynahet, i atij që gjuha i ka agjëruar nga fjalët e këqija si përgojimi etj, e i atij që veshi i ka agjëruar nga dëgjimi i muzikës dhe haramit, dhe i atij që syri i ka agjëruar nga shikimi në haram.


Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: Ai që nuk i lë fjalët e kota, Allahu s’ka nevojë që ai lërë të ngrënit dhe të pirët. (Ky hadith është transmetuar nga imam Buhariu)
Ёshtë mirë që agjëruesi të largohet nga disa vepra të cilat nuk e prishin agjërimin porse janë ndikues i fortë për përgjysmimin e sevapeve të agjërimit, dhe se përdorimi i tyre mund të çojë edhe në humbjen totale të sevapeve. Nga këto veçojmë:


1 - Përgojimi, thashethemet, gënjeshtra, gjërat e këqija dhe gjynahet janë të papëlqyeshme për agjëruesin, duke ditur se këto gjëra janë të ndaluara rreptësishtë që në origjinë.

2 - Humbja e kohës për shkak të gjumit, të lojërave të ndryshme apo dhe të punëve të kota është e papëlqyeshme për agjëruesin. 3 - Shikimi i pandërprerë me epsh i burrit ndaj gruas së tij apo robëreshës, dhe mendimi për marrëdhënie seksuale, janë gjithashtu të papëlqyeshme.

4 - Tejkalimi në shpëlarjen e gojës dhe hundës gjatë abdesit kur je agjërueshëm është vepër e papëlqyeshme. Argument për këtë është fjala e Profetit, alejhi selam, që thotë: Pastrojeni mirë hundën dhe gojën gjatë abdesit përveçse kur te jeni agjërueshëm. (Hathin e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Nesai dhe Ibn Huzejma)

5 - Prekjet dhe përkëdheljet me epsh nuk janë të pëlqyeshme për agjëruesin.

Lexuar: 881 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |