Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 06:56
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushtet e agjërimit


Kushtet e agjërimit
 
Kushtet agjërimit janë: Islami, mendja (logjika e shëndoshë), puberteti, mundësia për agjërim dhe çlirimi nga gjërat që pengojnë agjërimin.

1 - Islami, d. m. th të jesh mysliman, sepse agjërimi nuk pranohet nga një mosbesimtar ( qafir) derisa të pranojë fenë Islame.

2 - Mendja (logjika e shëndoshë), sepse agjërimi nuk i pranohet një të sëmuri me aftësi të kufizuara derisa të shërohet. Si argument për këtë kemi fjalën e Muhammedit, alejhi selam, që thotë: Tre grupeve nuk ju shkruhet për gjynah: i mituri derisa të rritet, ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe të sëmurit me aftësi të kufizuara derisa të shërohet. Në këtë fazë mund të hyjnë edhe disa raste:

a - Ai që është i sëmurë me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës, se ka për obligim agjërimin, dhe as se ka për borxh ta zëvendësojë.

b - Ai që është herë në gjendje sëmundjeje e herë në gjendje të rregullt, ose ai që ka kriza në një kohe të caktuar, atij si prishet agjërimi, dhe gjithashtu nuk detyrohet ta zëvendësojë (kaza), sepse një pjesë të mirë të ditës ka qenë në rregull dhe ka pasur mundësi ta bëjë nijetin, dhe si ka ndodhur asgjë nga ato që ja prishin agjërimin.

c - Atij që i bie të fikët gjatë gjithë ditës agjërimi tij është i pavlefshëm dhe e ka borxh ta zëvendësojë atë ditë.

d - Gjumi nuk e prish agjërimin edhe sikur personi të flejë gjatë gjithë ditës.

3 - Puberteti (mosha madhore). Argument kemi hadithin e lartpërmendur, ku veçojmë:" I mituri derisa te rritet". Është mirë që prindi të ja ushqejë fëmijës së tij dëshirën dhe dashurinë për agjërim pa e stërmunduar, dhe pa e dëmtuar shëndetin e tij në mënyrë që të praktikohet në zbatimin e Urdhrit të Allahut, dhe mësimin e rregullave të agjërimit, të mirave të tij, me qëllim që kur te rritet të mos ta ketë të vështirë ta vënë në jetë këtë obligim.

4 - Mundësia për agjërim
Personat që s’kanë mundësi të agjërojnë ndahen në disa grupe:

a - Ai që nuk është në gjendje gjatë gjithë kohës si nga pleqëria e thellë ose nga sëmundjet e pashërueshme; për këto nuk është obligim agjërimi, dhe nuk e kanë borxh ta zëvendësojnë, por duhet që të ushqejnë çdo ditë një të varfër.

b - Ai i cili është i sëmurë përkohësisht dhe ka shpresë për shërim. Atij i lejohet të hajë nëse agjërimi ndikon në rëndimin e sëmundjes së tij ose i dëmton shëndetin, ose është shkak për zgjatjen e shërimit të tij.

c - Në këtë grup hyjnë gjithashtu nënat shtatzëna dhe ato nëna që i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht; nëse kanë frikë se agjërimi është shkak për dëmtimin e shëndetit të saj apo të foshnjës .
Këta njerëz nuk e kanë obligim agjërimin gjatë muajit të Ramazanit përveçse kanë borxh zëvendësimin e tij (kazanë). Nëse ata agjërojnë agjërimi i tyre është i vlefshëm.

5 - Qëndrimi. Me qëndrim kuptojmë: ndodhjen e agjëruesit në vendbanimin e tij, sepse udhëtari nuk e ka obligim agjërimin gjatë periudhës së udhëtimit, dhe e ka borxh ta plotësojë atë që ka lënë pasi të kthehet në vendin tij, por edhe nëse ai agjëron edhe kur është në udhëtim agjërimi i tij është i vlefshëm.

Duhet të kemi parasysh se nuk i lejohet askujt udhëtimi me qëllim lënien e agjërimit, se kjo vepër është e ndaluar rreptësishtë (haram); e nëse dikush bie në këtë gabim nuk i lejohet atij të hajë si ndëshkim për prishjen e qëllimit të tij (nijetit).

6 - çlirimi nga gjërat që e pengojnë agjërimin, nënkuptojmë me pengesa, si p. sh.: menstruacionet dhe lehoninë, sepse këto janë shkak për pengimin e besimtareve për agjërim. D. m. th.: femrat gjatë periudhës së lehonisë apo menstruacioneve se kanë për obligim agjërimin dhe nëse ato agjërojnë në atë gjendje, agjërimi i tyre nuk është i rregullt. Pra ato e kanë për obligim zëvendësimin e ditëve që s’kanë mundur të agjërojnë.

Dhe nëse dikujt i vijnë menstruacionet apo (koha e lindjes) dhe kalon në lehoni, qoftë edhe pak kohë para çeljes së iftarit, asaj i prishet agjërimi dhe e ka borxh zëvendësimin e asaj dite.
Nëse një femër pastrohet nga menstruacionet apo nga lehonia qoftë edhe pak kohë pas agimit asaj nuk i lejohet të agjëroje atë ditë, sepse agjërimi i saj është i pavlefshëm, por e zëvendëson atë.

Duhet të kemi parasysh nëse një femër pastrohet nga këto dy procese para agimit, agjërimi i saj është i rregullt edhe nëse ajo lahet pas agimit.


Lexuar: 1933 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |