Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 11:41
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shtyllat e agjërimit


Shtyllat e agjërimit janë:

1) Qëllimi (nijeti), me të cilin kuptojmë vendosmërinë e plotë dhe të sinqertë për agjërimin e këtij muaji, me qëllim bindjen ndaj Fjalës së Allahut xh. sh., dhe afrimin tek Allahu xh. sh. Si argument për këtë është fjala e Profetit alejhi selam: "Në të vërtete punët janë sipas qëllimit". Dhe nëse agjërimi është i obligueshëm atëherë nijeti duhet bërë deri para agimit.

Profeti alejhi selam thotë në një hadith: "Kush nuk e bën nijetin (me zemër) që natën, nuk ka agjërim për të." (Hadithin e transmeton imam Tirmidhiu). Kurse për agjërim vullnetar (nafile) lejohet bërja e nijetit edhe pas lindjes së diellit, edhe deri para drekës nëse nuk ka futur asgjë në gojë.

Argument për këtë kemi fjalën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) që thotë: Një ditë ka hyrë Profeti, alejhi selam, në shtëpinë time dhe tha: "keni gjë për të ngrënë? thashë që jo. Tha: "Unë jam agjërueshëm". (Hadithin e transmeton imam Muslimi)

2) Ndalimi dhe përmbajtja e vetvetes nga çdo gjë tjetër që e prish agjërimin, si p. sh.: ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet seksuale.

3) Koha e agjërimit, e cila është që nga agimi deri në perëndimin e diellit (aksham), sepse nëse një njeri agjëron natën dhe ha ditën nuk i pranohet agjërimi, kjo argumentohet me Fjalën e Allahut xh. sh. që thotë: Dhe plotësoni agjërimin deri në mbrëmje. (Kuran: Bekare 187)


Lexuar: 8024 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |