Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:15
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vlerat e agjërimit


Vlerat e agjërimit
 
 
Muhammedi a. s. ka thënë shumë hadithe që flasin rreth vlerave të agjërimit, përmendim disa prej tyre.

1 - " Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i xhehenemit "...(Imam Ahmedi dhe disa të tjerë)

2 - " Kush agjëron një ditë për hir të Allahut xh. sh., Allahu e largon fytyrën e tij 70 vjet larg zjarrit të xhehenemit, si shpërblim për agjërimin e asaj dite." (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

3 - " është një derë në xhenet që quhet Raj-jan, në të cilën do të hyjnë agjëruesit Ditën e Gjykimit, nuk mund të hyjë askush tjetër përveç agjëruesve përmes kësaj dere, ata do të thirren: ku janë agjëruesit? Do të ngrihen dhe do të hyjnë përmes saj, e pasi të hyjnë ata, kjo derë do të mbyllet dhe askush s’do mund të hyjë më prej saj. (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Obligimi i muajit të Ramazanit - Kur’ani, syneti dhe konsensusi i dijetareve musliman vërtetojnë obligimin e agjërimit të muajit të Ramazanit.

Allahu xh. sh. thotë: Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë . (Kuran: Bekare 185)

Muhammedi a. s. ka thënë: Feja Islame është e ndërtuar mbi 5 shtylla:
 
1 - Shehadetin (dëshminë se s’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhammedi alejhi selam është rob i tij edhe i dërguari i Tij).
 
2 - Falja e namazit
 
3 - Dhënia e zeqatit
 
4 - Kryerja e haxhit
 
5 - Agjërimi i muajit të Ramazanit. (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Lexuar: 8355 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |