Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 14:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vlerat e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit dhe të natës së Kadrit


Vlerat e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit dhe të natës së Kadrit
 
 
Në të vërtetë po afrohen disa ditë të begatshme dhe disa orë të pakta, ato janë dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan të cilat dallojnë nga ditët e tjera të këtij muaji të begatë me anë të disa veçorive që do ti përmendim më poshtë.

Nga veçoritë e mira të këtyre ditëve dallojmë:

1 - Adhurimi dhe veprimtaria e Muhammedit, alejhi selam, gjatë këtyre dhjetë ditëve e netëve kanë qenë më të shumta se në ditët e tjera të këtij muaji. Këtë e dëshmon fjala e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që thotë: "Muhammedi, alejhi selam, në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit e ka shtuar ibadetin e tij më shumë se në ditët e tjera". (Imam Muslimi / 1175 ).

2 - Muhammedi, alejhi selam, e ka kaluar gjithë natën në ibadet (duke u lutur dhe u falur, siç tregon Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që: "Muhammedi, alejhi selam, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit e ka kaluar gjithë natën duke u falur dhe ju lutur Allahut xh. sh., dhe e ka zgjuar familjen e tij (për ibadet), dhe s’ka fjetur me gratë e tij që ti përkushtohej sa më shumë ibadetit".

Vëlla, motër ... Kujdes dhe mundohu të ndjekësh shembullin e Profetit, alejhi selam, dhe përkushtoju ibadetit që të mos të kalojnë këto ditë e netë të shenjta pa punë e vepra të mira, dhe se shpërblimi i veprave të mira në këto dhjetë ditë të fundit është shumë i madh. Dhe kërko në mesin e këtyre netëve Natën e Kadrit, që ti shtosh sa më shumë veprat e mira, namazin dhe lutjet që të fitosh Faljen dhe Mirësinë e Allahut xh. sh.

Vëlla mysliman apo motër myslimane!

Jeta e popujve dhe fiseve të ndryshme flet për ndodhi të paharruara dhe për ditë të lavdishme, që mbajnë në vetveten e tyre gjëra që ta gëzojnë zemrën dhe të bëjnë të ndihesh krenar. Dhe ymeti i Muhammedit, alejhi selam, është nderuar, shpërblyer dhe veçuar me shume gjëra të tjera, ditë dhe net të shenjta. Një nga begatitë e Allahut për ymetin e Muhammedit, alejhi selam, është një natë e veçantë të cilën Allahu xh. sh. e ka cilësuar të begatë, për të mirat dhe vlerat e shumta që ka.

Një nga të mirat e kësaj nate është se Kur’ani famëlartë është zbritur në këtë natë. Allahu ka treguar që në këtë natë caktohet e ndahet çdo çështje ne mënyrë të prerë; pra caktohet çdo gjë që do të ndodhë për një vit të tërë; shkruhen në të gjallët dhe të vdekurit, të shpëtuarit dhe të humburit, të lumturit dhe të humburit, krenari dhe i poshtëruari etj, nga ato që Allahu dëshiron të ndodhin për atë vit.

Allahu thotë në Kur’anin e madhërueshëm: Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’ju tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. (E zbritem) Nga mëshira e Zotit tënd, në të vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe i Dijshmi. (Kuran: Ed-Duhane 3 - 6).

Dhe thotë gjithashtu për këtë natë të begatë: Ne e zbritem atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre në të (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. (Kuran: El-Kadr 1 - 5)

Vlerat e kësaj nate janë të shumta nga to veçojmë:

1 - Allahu xh.sh. në këtë natë të begatë e ka zbritur Kur’anin, ku në të është udhëzimi i njerëzve dhe është shkak për lumturinë e tyre si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.

2 - Vlerësimin që i ka bërë Allahu xh. sh. kësaj nate, e ka shprehur atë në ajetin e Kur’anit në mënyrë pyetësore; "E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?".


3 - Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj, d. m. th. është më e vlefshme se tetë dhjetë e tre vite.

4 - Në këtë natë zbresin Engjujt (Melaikët), dhe zbritja e tyre është e shoqëruar me shumë të mira, Begatinë dhe Mëshirën e Allahut.


5 - Ajo është shpëtim, për vlerat që i ka dhënë Allahu xh. sh. kësaj nate që të na shpëtoje nga dënimi dhe nga vuajtjet me anë të namazit, lutjeve të shumta dhe adhurimit që bëhet gjatë kësaj nate të begatshme.

6 - All-llahu xh. sh. ka zbritur në Kur’an një kaptinë (sure) të plotë që flet mbi vlerat dhe begatitë e kësaj nate dhe që lexohet deri në Ditën e Gjykimit.

Nga veçoritë të kësaj nate është edhe ajo që ka përmendur Muhammedi, alejhi selam, në një hadith, që transmetohet nga Ebu Hurejra, që thotë: Kush falet natën e Kadrit me iman (besim të plotë) dhe me bindje se do shpërblehet nga Allahu xh. sh., do ti falen atij të gjitha gjynahet që ka bërë (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)


Vëlla mysliman apo motër myslimane !

Kërkoje këtë natë të begatë në dhjetë ditshin e fundit të muajit të Ramazanit, sidomos në netët teke; d. m. th. në natën e 21, 23, 25, 27 dhe 29, këtë e dëshmon fjala e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që Profeti, alejhi selam, ka thënë: Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditshin e fundit; në netët teke" (Buhariu / 2017) dhe hadithi i transmetuar nga Ibn Abasi që Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit.

Nata e Kadrit mund të qëllojë natën e 29, ose të 27 ose të 25 " (Buhariu / 2021)

Nata e kadrit ka shumë mundësi të jetë në shtatë netët e fundit, dhe për këtë ka ardhur në një hadith të Ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe babain e tij, që njeri nga (sahabet) shokët e Profeti ka parë në ëndërr që nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit, Profeti, alejhi selam, ka thënë: E shoh atë që keni parë ju dhe qëndron në shtatë netët e fundit dhe kush nga ju do ta kërkoje natën e Kadrit le ta kërkojë atë në shtatë netët e fundit. (Ky hadith është transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).

Nata e Kadrit nuk vjen gjithmonë në të njëjtën natë. Ibn Haxher ka thënë në "Fethul Bari" që: "Mendimi më i saktë është se nata e Kadrit gjendet në netët teke të dhjetë netëve të fundit të muajit, dhe e vërteta është se ajo nuk vjen çdo vit në të njëjtën natë, porse ndryshon."

Allahu xh. sh. më Mëshirën e Tij ka bërë që njerëzit mos ta dinë se kur është Nata e Kadrit, me qëllim që njerëzit ta shtojnë ibadetin (adhurimin), në kërkim të kësaj nate kaq të çmuar dhe të vlefshme, dhe netët teke janë të pakta edhe pse shpërblimi ndaj veprave është tepër i madh.

Vëlla mysliman apo motër myslimane!

Përkujtoje Allahun dhe lutu sa më shumë, sidomos me lutjen që Profeti, alejhi selam, i ka mësuar Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila e ka pyetur Profetin, alejhi selam, se çfarë të thonte nëse e kuptonte se mund të ishte nata e Kadrit? Ai ka thënë: Thuaj: "Allahume in-neke Afuwun tuhib-bul afve feafu an-nij" e do të thotë: "O Zoti im, Ti je Falës i gjynaheve dhe e do atë (faljen), mi fal mua gjynahet e mij (Hadithin e transmeton imam Tirmidhi).

Vëlla mysliman apo motër myslimane!

Shtoje ibadetin tënd, namazin, lutjet, pendohu për mëkatet dhe frikësoju Allahut, në këtë muaj të begatë e sidomos në dhjetë netët e fundit të muajit, dhe përfito nga çdo minutë, nga çdo sekondë që të bësh sa më shumë vepra të mira, dhe ruaju nga bidatet dhe nga veprat që si ka bërë as Profeti e as shokët e tij, por ndjek shembullin e Profetit dhe të shokëve të tij, që të të pranohen ty lutjet dhe veprat tuaja.

O Zoti ynë na i fal ne gjynahet tona dhe na mëshiro, na e fal dhe na e mbulo ne çdo gabim, dhe na mbaj ne në këtë besim deri ditën që të takohemi, O Allah na e shto begatinë tënde në veprat tona dhe në kohen tonë dhe na ndihmo ne të shtojmë ibadetin dhe veprat e mira, o Allah na shpëto ne, baballarët e nënat tona nga zjarri i xhehennemit, e na i fal gjynahet neve, prindërve tanë dhe mbarë muslimanëve.

Paqja e shpëtimi i Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, alejhi selam, familjen e tij, dhe mbi gjithë shokët e tij.


Bazuar në përmbledhjen "Silsiletu fetawa we resail lil muxhtema" e Ahmed bin Salih El-Hulejf, si dhe në "40 dersen limen edreke Ramadan" e Abul Melik El-Kasim

Lexuar: 2515 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |